COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Btetor2020

215 Përshkrimi fizik

Fusha përmban të dhëna për veçoritë fizike të njësisë. Fusha përputhet me zonën e përshkrimit fizik në ISBD. Te përshkrimi i pjesës përbërëse fusha 215 përmban përshkrimin fizik të pjesës përbërëse dhe të dhënat për vendndodhjen në njësinë amë.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
215Përshkrimi fizikr
aPërcaktimi specifik i materialitnr
cHollësi të tjera fizikenr
dPërmasatnr
eMateriali shoqëruesr
fShtojca**nr
gNumërtimi - niveli tretënr
iNumërtimi - niveli i dytënr
hNumërtimi - niveli i parënr
kKronologjia*nr
oNumërtimi alternativ*nr
pNumërtimi alternativ – niveli i tretë*nr
qNumërtimi alternativ – niveli i dytë*nr
rNumërtimi alternativ – niveli i parë*nr
sKronologjia alternative*nr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

215a Përcaktimi specifik i materialit

Përcaktimi specifik i materialit dhe/ose shënimi i numrit të pjesëve (shih shembujt 16, 2232). Te monografitë e shtypura në një vëllim shënohen vetëm përmasat (numri i faqeve, shih shembujt 1, 2, 5, 17, 33).

Te pjesët përmbërëse shënohet numri i faqeve (faqja e parë dhe e fundit, shih shembujt 3639) ose përcaktimi specifik i materialit (shih shembullin 48).

215c Hollësi të tjera fizike

Të dhëna fizike për njësinë, të cilat nuk janë të shënuara në asnjë nënfushë tjetër të fushës 215, p.sh. të dhënat për ilustrimet, prania e ngjyrave, zërit etj. (shih shembujt 11, 17, 28, 29, 31, 43).

215d Përmasat

Përmasat e njësisë (shih shembujt 16, 19, 22, 30) dhe/ose dimensionet që janë të rëndësishme kur për përdorimin e njësisë është e nevojshme pajisja (shih shembullin 8). Te antikuaret shënohet formati bibliografik (shih shembullin 15).

215e Materiali shoqërues

Përshkrim i shkurtër i materialit shoqërues, i cili përdoret së bashku me njësinë (shih shembujt 1, 4, 17, 22, 25, 26, 32, 33). Përsëritet për lloje të ndryshme të materialeve shoqëruese (shih shembullin 18).

Në këtë nënfushë shënohen të dhënat për materialet shoqëruese më pak të rëndësishme dhe me përmasa më të vogla. Materiali shoqërues me përmasa më të mëdha, i cili për shkak të natyrës së tij kërkon përshkrim bibliografik më të hollësishëm, përshkruhet në fushën 421 – Shtojca.

215f Shtojca**

Kjo nënfushë është përdorur deri në 1991 për shtojcat te pjesët përbërëse.

215g Numërtimi - niveli tretë

Niveli i tretë i numërtimit të pjesëve përbërëse kur ekzistojnë më shumë se dy nivele numërtimi (shih shembullin 52).

215i Numërtimi - niveli i dytë

Niveli i dytë i numërtimit të pjesëve përbërëse, zakonisht viti (shih shembujt 36, 38).

215h Numërtimi - niveli i parë

Niveli i parë i numërtimit të pjesëve përbërëse, zakonisht numër (shih shembujt 36, 37, 38, 40, 44, 45, 48).

215k Kronologjia*

Viti, përkatësisht data e botimit të pjesëve përbërëse (shih shembujt 36, 37, 38, 42, 45).

215o Numërtimi alternativ*

Numrat alternatriv të faqeve për pjesët përbërëse (faqja e parë dhe e fundit, shih shembullin 38).

Nënfushat 215opqrs plotësohen vetëm kur një pjesë përbërëse del në një serial i cili është nënseri ose shtojcë e lidhur në një serial tjetër (e plotësuar nënfusha 011s).

215p Numërtimi alternativ – niveli i tretë*

Niveli i tretë i numërtimit të pjesëve përbërëse kur ekzistojnë më shumë se dy nivele numërtimi.

215q Numërtimi alternativ – niveli i dytë*

Niveli i dytë i numërtimit të pjesëve përbërëse, zakonisht viti (shih shembujt 39, 41).

215r Numërtimi alternativ – niveli i parë*

Niveli i parë i numërtimit të pjesëve përbërëse, zakonisht numër (shih shembujt 38, 39, 41).

215s Kronologjia alternative*

Viti, përkatësisht data e botimit të pjesëve përbërëse (shih shembujt 38, 39, 41).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në nënfushat 215acde shënohen të dhënat rreth veçorive fizike të njësisë (shih shembullin 134). Fusha përsëritet, kur për një komplet me material të përzier bëhet pëshkrimi fizik për secilën njësi veç e veç (shih shembujt 14, 32). Sipas ISBD-së nënfushat e përsëritshme 215 shfaqen njëra nën tjetrën, të zhvendosur në të djathtë për një simbol.

Shenjat e pikësimit ndërmjet nënfushave nuk shënohen, por ato shënohen brenda fushave të veçanta (shih shembujt 4, 16, 22, 26, 27). Informacionet e tjera për të dhënat në këtë fushë ndodhen në ISBD-të përkatëse. Lidhja midis nënfushave dhe elementeve të ISBD-së ilustrohet në tabelën poshtë.

NËNFUSHAEMRI I ELEMENTITPIKA ISBD(G)SHENJA E PIKËSIMIT
aPërcaktimi specific i materialit5.1zonë e re
cHollësi të tjera fizike5.2:
dPërmasat5.3;
eMateriali shoqërues5.4+

Te njësitë në disa vëllime/pjesë që dalin për më shumë se një vit (në nënfushën 100b është kodi "g"), përmes kllapave këndore "<>" në nënfushën 215a tregohet se e dhëna është e përkohshme (shih shembujt 20, 21). Pas botimit të vëllimit/pjesës së parë, në kllapa këndore shënohet vëllimi/pjesa e parë dhe viza. Kur janë botuar disa vëllime/pjesë, në kllapa këndore vendoset vëllimi/pjesa e parë dhe e fundit, ndërsa mes tyre është viza. Të dhënat e përkohshme ndryshohen pas botimit të secilit vëllim/pjesë të re. Pas botimit të vëllimit/pjesës së fundit fshihen kllapat dhe shënohet numri i përbashkët i vëllimeve/pjesëve.

Përshkrimi fizik dhe vendndodhja e pjesës përbërëse në njësinë kryesore (amë)

Gjatë përshkrimit të pjesëve përbërëse, në fushën 215 përveç përshkrimit fizik vendosen edhe të dhënat për vendndodhjen e pjesës përbërëse në njësinë kryesore (shih shembujt 3651).

E detyrueshme është nënfusha 215a, ku shënohet numri i faqeve ose përcaktimi specifik i materialit (shih shembullin 48). Fusha përsëritet kur përshkruhet pjesa përbërëse në dy apo tri pjesë, gjegjësisht vazhdime (shih shembujt 40, 41). Te pjesët përbërëse që dalin në më shumë se tri vazhdime nuk plotësohet nënfusha 215a (shih shembullin 42).

Shënimi i të dhënave për vendndodhjen (nënfushat 215agihkopqrs) varet nga lloji i njësisë kryesore (amë):

  1. Te pjesa përbërëse që ndodhet në monografinë (material libër dhe jolibër) e botuar në një vëllim/pjesë, plotësohet vetëm nënfusha 215a (shih shembullin 43).

  2. Te pjesa përbërëse që ndodhet në monografinë (material libër dhe jolibër), e botuar në disa vëllime/pjesë, plotësohen nënfushat 215agih (shih shembujt 44, 45, 48). Nëse njësia kryesore botohet në disa vite, plotësohet edhe nënfusha 215k ku shënohet viti i botimit të vëllimit/pjesës (shih shembullin 45).

  3. Te pjesa përbërëse që ndodhet në serial plotësohen nënfushat 215agihk (shih shembujt 36, 37, 40, 42, 46).

  4. Te pjesa përbërëse që ndodhet në serial, që është nënseri ose shtojcë e bashkëngjitur në një serial tjetër, përveç nënfushave 215agihk plotësohen edhe nënfushat për shënimin e numërtimit alternativ dhe kronologjisë 215opqrs (shih shembujt 38, 39, 41). Të dhënat në nënfushat 215agihk duhet të përputhen me të dhënat në botimin, ISSN e të cilit është e shënuar në nënfushën 011a. Të dhënat alternative në nënfushat 215opqrs duhet të përputhen me të dhënat në botimin, ISSN e të cilit është e shënuar në nënfushën 011s.

Sipas ISBD-së vendndodhja e pjesës përbërëse (nënfushat 215agihkopqrs) shfaqet te pjesa e identifikimit të njësisë kryesore, ndërsa të dhënat e tjera fizike dhe përmasat (nënfushat 215cd) te përshkrimi kryesor i pjesës përbërëse (shih shembujt 36, 40, 43).

Grupi i të dhënave alternative identifikohet me shenjën e barazimit, e cila shfaqet në fillim të grupit të të dhënave alternative. Grupi përfshin edhe titullin dhe ISSN-në (shih shembujt 38, 39, 41).

Udhëzimet e tjera ndodhen në botimin Udhëzime për përdorimin e ISBD-ve te përshkrimi i pjesëve përbërëse dhe në ISBD-të përkatëse.

NËNFUSHAEMRI I ELEMENTITSHENJA E PIKËSIMIT
aPërcaktimi specific i materialitzonë e re ose ,
gNumërtimi – niveli i tretëzonë e re
iNumërtimi – niveli i dytëzonë e re ose ,
hNumërtimi – niveli i parëzonë e re ose ,
kKronologjia(
oNumërtimi alternativ,
pNumërtimi alternativ – niveli i tretëzonë e re
qNumërtimi alternativ – niveli i dytëzonë e re ose ,
rNumërtimi alternativ – niveli i parëzonë e re ose ,
sKronologjia alternative(

Shenja e numërtimit vendoset midis shenjave NSB/NSE "ǂ " që të mos respektohet te klasifikimi dhe kërkimi (shih shembujt 36, 38, 44, 47, 50).

Lidhja e njësisë kryesore me pjesën përbërëse

Te pjesa përbërëse në serial lidhja bëhet përmes nënfushës 011a (shih shembujt 36, 37, 40, 46, 47, 50).

Te pjesa përbërëse në nënseri ose shtojcë të bashkëngjitur në serial lidhja bëhet përmes nënfushave 011a dhe 011s (shih shembujt 38, 39, 41).

Te pjesa përbërëse në monografi (material libër dhe jolibër) lidhja bëhet përmes nënfushës 4641 ku shënohet numri identifikues i regjistrimit për njësinë kryesore (shih shembujt 43, 44, 45, 46, 48).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

011aISSN, ISSN - artikull*
Në regjistrimin për pjesën përbërëse nënfusha përmban ISSN-në e njësisë kryesore.
011sISSN, ISSN e artikullit në seri me nënseri ose në shtojcë*
Në regjistrimin për pjesën përbërëse nënfusha përmban ISSN-në e serisë ose shtojcës së bashkëngjitur.
4641NJËSIA KRYESORE (MONOGRAFI), Numri identifikues
Në regjistrimin për pjesën përbërëse nënfusha përmban ID-në e regjistrimit për njësinë kryesore.
105aMATERIALI TEKST MONOGRAFIK, Kodet për ilustrimet
Të dhënat e koduara për llojet e ndryshme të ilustrimeve në nënfushën 105a duhet të përputhen me të dhënën në nënfushën 215c (shih shembujt 16, 17, 20, 32, 33).
106MATERIALI TEKST - PËRSHKRIMI FIZIK
(shih shembullin 24)
115PROJEKSIONET PAMORE, VIDEOREGJISTRIMET DHE FILMAT
(shih shembujt 27, 28, 32)
116MATERIALET GRAFIKE
(shih shembujt 30, 32)
117OBJEKTET TRIDIMENSIONALE DHE REALE
(shih shembullin 31)
120MATERIALET HARTOGRAFIKE - TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
(shih shembujt 22, 23, 32)
121MATERIALET HARTOGRAFIKE – PËRSHKRIMI FIZIK
(shih shembujt 22, 23, 32)
124MATERIALET HARTOGRAFIKE - PËRCAKTIMI SPECIFIK I MATERIALIT
(shih shembujt 22, 23, 32)
125REGJISTRIMET ZANORE DHE MATERIALET MUZIKORE TË SHTYPURA
(shih shembullin 25)
126REGJISTRIMET ZANORE - PËRSHKRIMI FIZIK
(shih shembujt 29, 32, 48)
130MIKROFORMAT - PËRSHKRIMI FIZIK
(shih shembullin 24)
135BURIMET ELEKTRONIKE
(shih shembujt 26, 34, 47)
140ANTIKUARËT – TË PËRGJITHSHME

SHEMBUJ

  1. 215⊔⊔a264 p., 24 leaves of plates cill., 17 facs. d21 cm e1map
    (Botim me ilustrime dhe faksimile, me 264 faqe dhe 24 fletë të shtojcës. Si material shoqërues ka një hartë. Njësia është matur përgjatë shpinës së librit.)
  2. 215⊔⊔ax, 32, 73 p., [1] leaf of plates cmaps d21 cm
    (Botimi përmban harta; ka tri numërtime të ndryshme faqesh dhe një fletë të panumëruar të shojcës.)
  3. 215⊔⊔a1 folder (6 p.) cmaps, plans, charts, portraits d21 x 30 cm
    (Dosje me harta, diagrame dhe portrete. Kur gjërësia është më e madhe se gjatësia shënohen të dyjat.)
  4. 215⊔⊔a3 vol. (49, 37, 18 p.) cill., col. maps d22 cm esound disk (16 min) : 33 1/3 rpm., mono., 17.5 cm
    (Botim në tri vëllime. Numërtimi i vëllimeve të veçanta vendoset në kllapa të rrumbullakëta pas numrit të vëllimeve. Vëllimet kanë ilustrime dhe harta me ngjyra. Materiali i bashkëngjitur është një pllakë gramofoni, e cila përshkruhet në përputhje me ISBD(NBM).)
  5. 215⊔⊔a35 S. c16 graph. Darst. d24 cm
    (Përshkrimi i njësisë me diagrame në gjermanisht.)
  6. 215⊔⊔a1 map cboth sides, col. d41 x 84 cm, folded to 22 x 10 cm
    (Hartë me ngjyra e printuar në të dyja anët Dimensionet e hartës së palosur janë të vendosura pas dimensioneve të hartës së hapur.)
  7. 215⊔⊔a1 globe ccol., mounted on metal stand d31 cm in diam.
    (Glob me ngjyra, me diametër 31 cm, i fiksuar në mbajtëse metalike.)
  8. 215⊔⊔a1 film reel (20 min., 570 m) cnitrate, b&w, si. d16 mm
    (Kasetë filmi (bobinë) pa zë, bardh e zi 16 mm. Kohëzgjatja 20 minuta, 570 metra i gjatë.)
  9. 215⊔⊔a1 videocassette (U-matic) (30 min.) ccol., sd.
    (Videokasetë në formatin U-matic, videoregjistrim me ngjyra, me zë, 30 minut.)
  10. 215⊔⊔a1 sound reel (100 min.) c19 cm/s., 4 track, adjacent
    (Bobinë për shirit magnetofoni me kohëzgjatja 100 minuta dhe shpejtësi 19cm./s.)
  11. 215⊔⊔a1 sound reel (50 min.) c38 cm/s., 2 track, stereo, Dolby processed
    (Bobinë për shirit magnetofoni. Zëri është regjistruar në teknikë stereo, kohëzgjatja 50 minuta dhe shpejtësi 38 cm/s. Është përdorur sistemi i zvogëlimit të zhurmave Dolby.)
  12. 215⊔⊔a1 sound disc c33 1/3 rpm, coarse
    (Pllakë gramofoni me shpejtësi veprimi 33 1/3 rpm. Kanali është shumë i gjerë.)
  13. 215⊔⊔a1 sound disc c78 rpm, vertical
    (Pllakë gramofoni me shpejtësi veprimi rpm. Drejtimi i kanalit është vertikal.)
  14. 215⊔⊔a3 filmstrips (96 fr.) ccol. d35 mm
    215⊔⊔a1 map ccol. d25 x 25 cm folding to 10 x 18 cm
    215⊔⊔a13 rocks and minerals din container, 14 x 9 x 2 cm
    215⊔⊔a1 wallchart ccol. d48 x 90 cm folding to 24 x 15 cm
    (Njësia përmban 3 shirita filmi, një hartë, 13 gurë e minerale në kuti dhe një grafikë. Kur njësia përmban pjesë nga mjedise të ndryshme dhe për çdo pjesë përbërëse është i nevojshëm përshkrimi fizik, përsëritet fusha 215. Çdo pjesë përshkruhet sipas rregullave të ISBD-së.)
  15. 215⊔⊔a340 p., 4 leaves of plates cill. d4° (19 cm)
    (Njësia është libër i ilustruar i periudhës së shtypit me dorë. Është shënuar formati bibliografik dhe më pas në kllapa rrumbullake dimensionet në centimetra.)
  16. * COBISS.net

    105⊔⊔aa
    215⊔⊔a2 vëll. (72 f., [1] fletë shtojcë; 72 f.) cme il. d30 cm
    (Botim në dy vëllime; vëllimi i parë ka fletë të panumërtuara të një shtojce. Të dy vëllimet janë të ilustruara; të dhënat në nënfushën 215c duhet të përputhen me të dhënat e koduara në nënfushën 105a. Lartësia e njësisë është matur përgjatë shpinës së librit.)
  17. * COBISS.net

    105⊔⊔aa
    215⊔⊔aXXXIII, 812 f. cme il., graf. d27 cm e1 f. errata
    (Faqet kanë numra romak dhe arab. Botimi përmban ilustrime dhe grafikë; të dhënat në nënfushën 215c duhet të përputhen me të dhënat e koduara në nënfushën 105a. Materiali shoqërues është një fletë me gabime e numërtuar.)
  18. * COBISS.net

    215⊔⊔a1 vëll. (numërtime të ndryshme) cme il. d17 cm elodër ekuti (19 x 28 cm)
    (Kur botimi përmban më shumë se tri lloje të ndryshme numërtimi të faqeve, vendoset përcaktimi "numërtime të ndryshme" ose ekuivalenti i tij me shkrim jo latin. Materiali shoqërues vendoset në nënfushat e përsëritshme e.)
  19. * COBISS.net

    215⊔⊔a1 pamflet ([6] f.) cme il. d21 x 23 cm
    (Pamflet me ilustrime me ngjyra. Faqet janë të panumërtuara, prandaj janë vendosur brenda kllapave katrore. Kur gjerësia është më e madhe se lartësia, shënohen të dyjat.)
  20. * COBISS.net

    105⊔⊔ay
    210⊔⊔aPrishtinë cAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës d1971-<1997>
    215⊔⊔aVëll. <1-2> d24 cm
    (Botimi publikohet për më shumë se një vit dhe botimi nuk ka përfunduar. Numri i përkohshëm i vëllimeve/pjesëve vendoset brenda kllapave këndore. Pas marrjes së vëllimit/pjesës së fundit, kllapat fshihen dhe shënohet numri i vëllimeve/pjesëve. Nëse njësia nuk është e ilustruar, vendoset kodi "y" në nënfushën 105a.)
  21. * COBISS.net

    210⊔⊔aTirana cToena d2001-
    215⊔⊔aVëll. <1-> cme il. d24 cm
    (Është botuar vetëm vëllimi/pjesa e parë e botimit, i cili ka dalë për më shumë se një vit. E dhëna e përkohshme (vëllimi/pjesa e parë dhe viza ndarëse) vendoset në nënfushën 215a në kllapa këndore.)
  22. * COBISS.net

    120⊔⊔ab bb cy db dg
    121⊔⊔aa caa db ga
    124⊔⊔bd
    215⊔⊔a1 hartë cme ngjyra d68 x 78 cm, në 13 x 23 cm eindeks emrash (48 str. ; 20 cm)
    (Hartë me ngjyra. Dimensionet e hartës së mbyllur janë të vendosura pas dimensioneve të hartës së hapur. Harta shoqërohet me një broshurë që përmban indeksin e emrave. Elementet shtesë në përshkrimin e materialit shoqërues vendosen në kllapa rrumbullake. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushat 120, 121 dhe 124.)
  23. * COBISS.net

    120⊔⊔ab ba ca
    121⊔⊔aa caa db gc
    124⊔⊔ac ba
    215⊔⊔a1 atlas (144 f.) charta me ngjyra d34 cm
    (Atlasi në fushën 215 është përshkruar si monografi.)
  24. * COBISS.net

    106⊔⊔ag
    130⊔⊔ae ba dc fa ga hc
    215⊔⊔a32 mikrofisha cmbrojtëse argjendi, 35x d11 x 15 cm
    (Mikrofisha njëngjyrëshe me raport zvogëlimi 1:35, me bazë mbrojtëse prej argjendi. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushat 106 dhe 130.)
  25. * COBISS.net

    125⊔⊔aa ba
    215⊔⊔a1 partiturë (24 str.) cnota d31 cm e3 parte (22, 22, 20 f.)
    (Partiturë, materiali shoqërues përbëhet nga tri parte. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 125.)
  26. * COBISS.net

    135⊔⊔av bh
    215⊔⊔a1 disk optik (CD-ROM) cme ngjyra, me zë d12 cm, në kuti 2 x 22 x 16 cm
    (1 broshurë (15 f. : me il. ; 12 cm) (CD-ROM që përmban zë dhe shfaq ngjyra. Njësia është në një kuti me dimensione jo standarde, prandaj ato janë vendosur të veçanta. Material shoqërues është një broshurë që përshkruhet sipas ISBD(M). Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 135.)
  27. * COBISS.net

    115⊔⊔ac b017 cc da eh fo hc kc lb oc
    215⊔⊔a1 videokasetë (VHS, PAL) (ca 17 min) cme ngjyra, me zë
    (Videokasetë në formatin VHS dhe me numër standard të rreshtave (PAL). Marka ose një përcaktim i ngjashëm i sistemit teknik vendoset në kllapa rrumbullake, kur kjo është e rëndësishme për përdorimin e njësisë. Nëse është e mundur vendoset edhe kohëzgjatja. Videokaseta është kombinim bardh e zi dhe me ngjyra. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 115.)
  28. * COBISS.net

    115⊔⊔ac b172 cb da hb kb lk ei
    215⊔⊔a2 video DVD (172 min) cme ngjyra, me zë (Dolby Digital 5.1) d12 cm
    (Videoregjistrim me ngjyra, me zë të regjistruar në teknikën digjitale Dolby. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 115.)
  29. * COBISS.net

    126⊔⊔ai bg cb eh hf ic jd le
    127⊔⊔a050205
    215⊔⊔a5 CD (ca 321 min) cstereo, DDD d12 cm
    (Pesë CD me muzikë të regjistruar me teknikë digjitale dhe stereo, me kohëzgjatje të përbashkët. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 126 dhe 127.)
  30. * COBISS.net

    116⊔⊔ad bi dc gad
    215⊔⊔a2 pllakate cme ngjyra d99 x 67 cm, 97 x 136 cm
    (Pllakate me ngjyra me dimensione të ndryshme. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 116.)
  31. * COBISS.net

    117⊔⊔aaq bea bba cc
    215⊔⊔a1 komplet (144 pllaka druri, 144 etiketa me ngjyra të ndryshme) cdru, letër, me ngjyra dnë kuti druri 23 x 21 x 5 cm eudhëzime
    (Lodër prej druri me etiketa me ngjyra. Udhëzimet janë material shoqërues i saj. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 117.)
  32. * COBISS.net

    105⊔⊔aa
    115⊔⊔ab cb gl jf
    116⊔⊔ad bi dc gad
    120⊔⊔ab ba
    121⊔⊔aa caa db
    124⊔⊔aa bd
    126⊔⊔ai bg eh hr ic
    215⊔⊔a17 slajde cme ngjyra d32 cm ematerial tekst shoqërues (17 f.)
    215⊔⊔a2 vëll. (56, 32 f.) cme il. d26 cm
    215⊔⊔a1 CD cAAD d12 cm
    215⊔⊔a1 pllakat cletër, me ngjyra d79 x 116 cm
    215⊔⊔a2 vëll. cletër, me ngjyra d42 x 30 cm
    (Kur njësia përmban pjesë të mediumeve të ndryshme, fusha 215 mund të përsëritet për çdo pjesë që është e nevojshme të katalogohet më vete sipas rregullave të ISBD-së përkatëse.)
  33. * COBISS.net

    105⊔⊔aa
    215⊔⊔a164 f., [4] listë me tabela ctabela d23 cm eGazeta amerikane për kontabilitetin ([4] fletë të palosura)
    (Botimi përmban katër fletë të panumëruara me tabela. Titulli i materalit shoqërues merret nga njësia. Të dhënat në fushën 215c duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 105a.)
  34. * COBISS.net

    135⊔⊔av bh
    215⊔⊔a1 disk optik elektronik (CD-ROM) cme zë, me ngjyra d12 cm
    (CD-ROM, që përmban zë dhe shfaq ngjyra. Të dhënat në fushën 215 duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 135.)
  35. * COBISS.net

    135⊔⊔ad bi
    215⊔⊔a1 burim online (1 skedar PDF (480 f.))
    (Skedar tekst, në formatin PDF me faqe të numërtuara.)

Përshkrimi fizik dhe vendndodhja e pjesës përbërëse në njësinë kryesore

  1. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000
    215⊔⊔af. 95-123 cPortret iǂViti ǂ12 hǂnr. ǂ107/108 kprill/maj 2000
    (Pjesë përbërëse në një serial. Kur seriali del me dy numra ata ndahen me vijë të pjerrët "/". Të dhënat rreth hollësive të tjera fizike shfaqen te përshkrimi i pjesës përbërëse, ndërsa vendndodhja te identifikimi i njësisë kryesore. Pjesa përbërëse lidhet me serialin përmes fushës 011.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    STEINER, George

    Vdekja e tragjedisë / George Steiner ; përktheu Katarina Jerin. - Portret. – Teksti është përkthim i kapitullit të nëntë i librit Vdekja e tragjedisë, i George Steiner.

    Në: Literatura. - ISSN 0000-0000. - Viti 12, nr. 107/108 (prill/maj 2000), f. 95-123.

  2. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000
    215⊔⊔af. 437-467 hǂViti ǂ63 k2003
    (Pjesë përbërëse në serial. Niveli i parë i numërtimit është viti.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    STAFAJ, Leon

    Ndikimi i pronësisë në suksesin e biznesit / Leon Stafaj. – Bibliogr.: f. 461-462. - Summary.

    Në: Ekonomia. - ISSN 0000-0000. - Viti 63 (2003), f. 437-467.

  3. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000 s0000-0000
    215⊔⊔af. [36-38] iǂViti ǂ20 hǂ[nr.] ǂ8/9 k15. mar. 2001 of. XVI-XVIII rǂNr. ǂ1 s2001
    (Pjesë përbërëse në shtojcën e bashkëngjitur në një serial. ISSN e shtojcës se bashkëngjitur vendoset në nënfushën 011s, ndërsa numërtimi i saj në nënfushat për të dhënat alternative. Numrat e faqeve në nënfushën 215a duhet të përputhen me numrat e faqeve në nënfushën 215o. Numërtimi i njësisë kryesore nuk ndodhet në shtojcë, prandaj është vendosur në kllapa katrore.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    LITWAK, Mark

    Interneti – mundësitë dhe kurthi i distribucionit filmik / Mark Litwak ; përktheu Peter Kos.

    Në: PP. - ISSN 0000-0000. - Viti 20, [nr.] 8/9 (15. mar. 2001), f. [36-38] = IP. – ISSN 0000-0000. - Nr. 1 (2001), f. XVI-XVIII.

  4. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000 s0000-0000
    215⊔⊔af. E87-E89 hǂNr. ǂ3 k1990 qǂ Viti ǂ27 [i. e. 28] rǂnr. ǂ6 s1990
    (Pjesë përbërëse në nënserinë e një seriali. ISSN-ja e nënserisë vendoset në nënfushën 011a, ndërsa numërtimi i saj në nënfushat 215ahk. Korigjimi i gabimeve të printimit vendoset në kllapa katrore të paraprira nga fraza "i.e." ose ekuivalentja e saj në shkrim jo latin.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    Dodaj, Floriana

    Lindja e idealit / Floriana Dodaj. – Për historinë e Ring Lardner.

    Në: Probleme. Ese. - ISSN 0000-0000. - Nr. 3 (1990), f. E87-E89 = Probleme. - ISSN 0000-0000. - Viti 27 [i. e. 28], nr. 6 (1990).

  5. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000
    215⊔⊔af. 32-35 iǂViti ǂ7 hǂnr. ǂ63 kmars 2000 cMe il.
    215⊔⊔af. 33-37 iǂViti ǂ7 hǂnr. ǂ64 kprill 2000 cMe il.
    215⊔⊔af. 19-22 iǂViti ǂ7 hǂnr. ǂ65 kmaj 2000 cMe il.
    (Pjesë përbërëse në tri vazhdime që janë publikuar në një vit. Nëse pjesa përbërëse publikohet në dy apo tri vazhdime, fusha 215 përsëritet.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    BILAN, Ozren

    Kabllot lidhëse të zmadhuesve / Ozren Bilan. – Me il.

    Në: Bota e elektronikës. - ISSN 0000-0000.Viti 7, nr. 63 (mars 2000), f. 32-35.Viti 7, nr. 64 (prill 2000), f. 33-37. Viti 7, nr. 65 (maj 2000), f. 19-22.

  6. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000s0000-0000
    215⊔⊔af. 38-39 hǂNr. ǂ9 kprill 2001 qǂViti ǂ9 rǂnr. ǂ9 sprill 2001
    215⊔⊔af. 34-35 hǂNr. ǂ10 kmaj 2001 qǂViti ǂ9 rǂnr. ǂ10 smaj 2001
    (Pjesa përbërëse në shtojcën e bashkëngjitur është botuar në dy vazhdime. Nëse pjesa përbërëse botohet në dy ose tri vazhdime, përsëritet fusha 215.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    SHANTO, Lea

    Shkojmë në muze! : vizitë familjare e muzeut / Lea Shanto. – Në shtojcën e revistës Gruaja.

    Në: Gruaja. - ISSN 0000-0000.

    Nr. 9 (prill 2001), f. 38-39 = Trashëgimia. - ISSN 0000-0000. - Viti 9, nr. 9 (prill 2001). Nr. 10 (maj 2001), f. 34-35 = Trashëgimia. - ISSN 0000-0000. - Viti 9, nr. 10 (maj 2001).

  7. * COBISS.net

    011⊔⊔
    215⊔⊔cPortret iǂViti ǂ67 hǂnr. ǂ1-ǂnr. ǂ5/6 kjan. 2003-maj/qer. 2003
    (Pjesa përbërëse është botuar në pesë vazhdime brenda një viti. Kur janë më shumë se tri vazhdime të dhënat vendosen në një fushë 215, ku e dhëna e parë dhe e fundit lidhen me vizë. Numri i faqeve nuk shënohet.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    BASHAJ, Arta, 1958-

    Me Kadarenë në rrugët dhe teatrot e Parisit : 10 tetor - 29 nëntor / Arta Bashaj. - Portret. - Bibliografia me shënimet në fund të faqeve.

    Në: Iliria. - ISSN 0000-0000. - Viti 67, nr. 1-nr. 5/6 (jan. 2003-maj/jun. 2003).

  8. * COBISS.net

    215⊔⊔aF. 17-19 cMe il.
    464⊔11125716480
    (Pjesë përbërëse në monografi. Kur njësia kryesore është monografi lidhja bëhet përmes fushës 464.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    ABAZI, Alketa

    Dialektet e gjuhës shqipe / Alketa Abazi. – Me il.

    Në: Gjuha shqipe dhe zhvillimi i saj në shek. 19 / Alketa Abazi. - Tiranë : Buzuku, 2003. - ISBN 000-0000-00-0. - F. 17-19.

  9. * COBISS.net

    215⊔⊔af. [41]-52 hǂVëll. ǂ2
    464⊔11108933632
    (Pjesë përbërëse në monografinë në disa vëllime. Shënohet numri i vëllimit që përmban pjesën përbërëse. Faqja e fillimit nuk është e numërtuar, për këtë arsye numri i faqes shënohet në kllapa katrore.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    NDRECAJ, Lucia

    Vlerësimi i përmbushjes së standardeve / Lucia Ndrecaj. – Bibliogr.: f. 51-52.

    Në: Kosova në procesin e integrimit europian / redaktor Mejdi Blakaj. - Prishtinë : Instituti i Historisë i Kosovës, 2000. - ISBN 961-90658-1-6. - Vëll. 2, f. [41]-52.

  10. * COBISS.net

    215⊔⊔af. 74 hǂVëll. ǂ9 k1960
    464⊔111859652
    (Pjesë përbërëse në monografinë në disa vëllime, që është publikuar disa vite. Shënohet numri dhe viti i botimit i vëllimit që përmban pjesën përbërëse.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    ZEKA, Selim

    Gjergj Fishta / Selim Zeka

    Në: Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë. - Shkodër : Instituti Albanologjik i Shqipërisë, 1925-1991. – ISBN 86-7131-047-7. - Vëll. 9 (1960), f. 74.

  11. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000
    215⊔⊔aF. 66-72
    464⊔1128238637
    (Pjesa përbërëse është publikuar në numrin tematik të serialit. Regjistrimi për pjesën përbërëse dhe regjistrimi për numrin tematik lidhen mes tyre edhe përmes fushës 011 edhe 464.)
    001⊔⊔an ba cm
    2251⊔aMaska x1318-0509 vǂletn. ǂ23, ǂšt. ǂ113/114
    (Në regjistrimin për numrin tematik, në fushën 225 vendosen të dhënat për serialin dhe numërtimin e tij.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    PLLANA, Marina

    Në anën e errët të Alpeve = On the dark side of the Alps / Marina Pllana ; përktheu Tanja Pason. - Me il. - Teksti paralel në shqip, përkthimi në anglisht. – Bibliogr.: f. 72.

    Në: Nature / [redaktorë, editors Karla James & Edita Gjata]. - Tiranë : Maska, 2008. - (Maska, ISSN 1318-0509 ; viti 23, nr. 113/114). - F. 66-72.

  12. * COBISS.net

    001⊔⊔an bl ca d2
    011⊔⊔a1580-4240
    135⊔⊔ad bi
    215⊔⊔hǂŠt. ǂ95 k9. dec. 1998
    230⊔⊔aArtikull elektronik
    (Pjesë përbërëse e publikuar në një serial online. Në regjistrim duhet të plotësohen të gjitha fushat e përcaktuara nga ISBD(ER) për atë lloj të materialit.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    BORAK, Neven

    Slovo neodvisnih [Burim elektronik] / Neven Borak. - Artikull elektronik.

    Mënyra e qasjes (URL): http://www.finance-on.net/vpistem.php. - Tit. nga ekrani. – Përshkrimi i burimit i dt. 23.10.2000. - Rubrika: Gospodarstvo in politika.

    Në: Finance [Burim elektronik]. - ISSN 1580-4240. - Št. 95 (9. dec. 1998).

  13. * COBISS.net

    001⊔⊔an bj ca d2
    215⊔⊔akompozimi 5 hCD 2
    464⊔11275335
    (Pjesa përbërëse është kompozim. Njësia kryesore është botuar në disa pjesë. Vendndodhja e pjesës përbërëse tregohet përmes termave që i përcakton ISBD(NBM) dhe i përshtaten llojit të materialit. Në regjistrim duhet të plotësohen të gjitha fushat që i përshtaten llojit të materialit. Kur njësia kryesore material jolibër, lidhja bëhet përmes fushës 464.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    BACH, Johann Sebastian

    Kleines harmonisches Labyrinth, BWV 591 [Regjistrim zanor] / Johann Sebastian Bach ; Peter Hurford.

    Në: The organ works [Regjistrim zanor] / Bach. - London : DECCA, 1995. - CD 2, kompozimi 5.

  14. * COBISS.net

    215⊔⊔aF. 597-599
    464⊔111558440416
    (Pjesë përbërëse në monografi. Numri i faqeve shfaqet te pjesa e identifikimit të njësisë kryesore. Kur njësia kryesore është monografi, lidhja bëhet përmes fushës 464.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    FRASHËRI, Kristo, 1920-2016

    Diskutim rreth kumtesës së F. Palit / Kristo Frashëri

    Në: Konferenca e dytë e studimeve albanologjike / [redaksia A. Kostallari (red. përgjegjës) ... [et al.]]. - Tiranë : Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1969. - (1969), f. 597-599.

  15. * COBISS.net

    011⊔⊔aY990-8404
    215⊔⊔af. 133-227 hǂnr. ǂ4 k1956
    (Pjesë përbërëse në serial. Numri i faqeve shfaqet te pjesa e identifikimit të njësisë kryesore. Kur njësia kryesore është serial, lidhja bëhet përmes fushës 011.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    BUDA, Aleks

    Prospekti i historisë së Shqipërisë gjatë shek. V-XX / Aleks Buda, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo.- Bibliografia në fund të faqeve.

    Në: Buletin për shkencat shoqërore. - ISSN Y990-8404. - Nr. 4 (1956), f. 133-227.

  16. * COBISS.net

    011⊔⊔a0000-0000
    215⊔⊔af. 5 gǂViti ǂ184 iǂlib. ǂ481 hǂnr. ǂ1/2 kjanar-shkurt 2008
    (Pjesë përbërëse në serial. Njësia kryesore ka tri nivele të numërtimit.)