COMARC/B | shkurt | 2021 |
Fusha përmban emrin e personit, i cili trajtohet në burimin bibliografik, dhe atë në formën e pikëqasjes, që mund të ketë informacione shtesë për lëndën.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
600 | Emër vetjak si emërtim lëndor | r | |
a | Elementi hyrës | nr | |
b | Pjesa tjetër e emrit | nr | |
c | Shtesa të emrit (jo datat) | r | |
d | Numra romakë | nr | |
f | Datat | nr | |
x | Përcaktuesi tematik | r | |
y | Përcaktuesi gjeografik | r | |
w | Përcaktuesi i formës | r | |
z | Përcaktuesi kohor | r | |
2 | Kodi i sistemit | nr | |
3 | Numri i regjistrimit të njësuar | nr | |
6 | Të dhënat për lidhjen | nr | |
9 | Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar* | nr |
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen* | |
⊔ | Nuk ka vlerë | |
0 | Nuk shfaqet** | |
1 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut** | |
2 | Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë** | |
3 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë** | |
2 | Mënyra e shënimit të emrit | |
0 | Shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri | |
1 | Shënohet mbiemri dhe emri |
Treguesi i dytë përcakton nëse emri është vendosur në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) apo në formë të përmbysur (mbiemri dhe emri).
Pjesa e emrit që në emërtimin lëndor përdoret si element klasifikimi dhe që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Nënfusha është e detyrueshme.
Pjesa tjetër e emrit (emri ose emrat), kur element hyrës është mbiemri (shih shembujt 1, 2, 5). Nëse kjo nënfushë është e plotësuar, vlera e treguesit të dytë duhet të jetë "1".
Shtesa të ndryshme të emrit (përveç datave) që nuk janë pjesë përbërëse e emrit, p.sh. titujt, nofkat etj. (shih shembujt 4, 7). Nëse janë disa shtesa të emrit nënfusha përsëritet.
Numrat romakë që janë pjesë e emrave të papëve, mbretërve dhe klerikëve. Nëse me numrin është e lidhur edhe nofka (ose emri shtesë), të dyja të dhënat vendosen në këtë nënfushë, edhe numri edhe nofka (shih shembullin 4). Nëse nënfusha plotësohet, treguesi i dytë duhet të ketë vlerën "0".
Datat e lidhura me emrin vetjak. Në këtë nënfushë mund të vendosen edhe shenjat që tregojnë llojin e datës (p.sh. data e lindjes, data e vdekjes, periudha e veprimtarisë), në formë të plotë ose të shkurtuar (shih shembujt 2, 5, 6, 8–10).
Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 3, 5, 10).
Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me personin, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 5).
Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me personin, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.
Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 600 të plotësohet gjithmonë.
Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.
Nëse fusha 600 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.
Fusha përdoret për vendosjen e emrave vetjakë si emërtime lëndore. Këto emërtime janë të formuara në të njëjtën mënyrë sikurse pikëqasjet për personat, të cilët janë përgjegjës për përmbajtjen e burimit bibliografik. Nënfushat a, b, c, d dhe f kanë formën e njëjtë sikurse në fushën 700, tek të cilat janë në dispozicion edhe shpjegimet shtesë për përmbajtjen e këtyre nënfushave.
Për dallim nga fusha 700, fusha 600 mund të përfshijë më shumë se vetëm emrin vetjak dhe shtesat e emrit. Emërtimit lëndor mund t'i shtoni termat për përcaktimin e detajuar të formës, temës, vendit ose kohës. Nënfushat janë krijuar në përputhje me sistemin e emërtimeve lëndore.
Nënfusha 6006 përdoret vetëm në rastet kur emri vetjak nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6003.
600 ⊔1 aBurroughs bEdgar Rice 2lc 600 ⊔1 aShakespeare bWilliam f1564-1616 wQuotations 2lc 600 ⊔0 aJesus Christ xNativity 2lc 600 ⊔0 aJesus Christ xTrial 2lc (Regjistrimi për veprëno Son of God: birth and trial of Jesus, i cili përmban dy emërtime lëndore.) 600 ⊔0 aGustavus dIIAdolphus, cKing of Sweden 21c 600 ⊔1 aEinstein bAlbert f1879-1955 xHomes and haunts yGermany yBerlin 2lc *
600 ⊔1 315783272 aKopernik bNikolaj f1473-1543 2SGC (Në nënfushën 3 është numri identifikues i regjistrimit të njësuar në bazën e të dhënave SGC.) *
600 ⊔0 31432168 aZevs cgrško božanstvo 2SGC (Kodi në nënfushën 2 tregon se emërtimi lëndor është marrë nga Lista e përgjithshme e emërtimeve lëndore COBISS.SI.) *
600 ⊔1 316026472 aCankar bIvan f1876-19182SGC * COBISS.net
600 ⊔1 aRugelj bSamo f1966- wKujtime 2NUK * COBISS.net
600 ⊔1 aScorsese bМаrtin f1942- xMotive 2BASH (Emërtimi lëndor për librin Njujorku në filmat e Martin Scorsese.)