COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2023

6XX BLLOKU I ANALIZËS SË PËRMBAJTJES

LISTA E FUSHAVE

600Emër vetjak si emërtim lëndor
601Emër organizate si emërtim lëndor
602Emër familje si emërtim lëndor
604Emër dhe titull si emërtim lëndor
605Titull si emërtim lëndor
606Emër lënde si emërtim lëndor
607Emër gjeografik si emërtim lëndor
608Emërtimi lëndor kronologjik*
609Forma si emërtim lëndor*
610Emërtime lëndore të pakontrolluara
620Kërkimi me vend të botimit
627Fjalët kyçe - NUK
675Klasifikimi Dhjetor Universal (KDU)
676Klasifikimi Dhjetor i Djuit
680Klasifikimi i Bibliotekës së Kongresit
686Klasifikime të tjera

Në sistemin e përbashkët të katalogimit emërtimet lëndore vendosen në formë të strukturuar në fushat 600609 dhe sipas parimeve të sistemit të përzgjedhur për emërtimet lëndore (p.sh. lista e emërtimeve lëndore ose thesarët). Për klasifikim lëndor të unifikuar në katalogimin e përbashkët përdoret Lista e përgjithshme e emërtimeve lëndore COBISS (SGC), e cila është në dispozicion si bazë e njësuar, ndërsa në regjistrime mund të shtohen edhe emërtimet lëndore nga sistemet e tjera. Rregullat për klasifikimin lëndor përmes Listës së përgjithshme të emërtimeve lëndore COBISS (SGC) janë të përshkruara në udhëzimet Përcaktimi lëndor përmes SGC-së, të cilat janë të disponueshme na faqen elektronike SGC https://www.cobiss.si/sgc/. Nëse shtoni emërtime lëndore edhe nga sistemet e tjera, si udhëzime të përgjithshme apo kritere bazë për zgjedhjen e termave dhe formimin e rubrikave lëndore respektohen udhëzimet në Splošni slovenski geslovnik: navodila za predmetno označevanje knjižničnega gradiva in geslovnik. Ljubljana: Narodna in univerzitetna knjižnica, 2002, ose udhëzimet e sistemeve të tjera të vlefshme për klasifikim lëndor. P.sh. për klasifikim më të hollësishëm në fushën e mjeksisë përdoren termat nga MeSH (Medical Subject Headings).

Me krijimin e bazës së njësuar të të dhënave SGC dhe aplikimit të kontrollit të njësuar të emërtimeve lëndore në sistemin e katalogimit të përbashkët, ka ndryshuar mënyra e shënimit të të dhënave në fushat 60X. Emërtimet lëndore nga SGC nuk shënohen në mënyrë manuale, mirëpo ato transferohen nga baza e njësuar e të dhënave. Lidhja midis regjistrimeve të njësuara dhe emërtimeve lëndore në fushat 60X bëhet përmes nënfushës 60X3 – Numri i regjistrimit të njësuar.

Kur emërtimet lëndore janë të lidhura me SGC, format e papranuara nuk shënohen në regjistrimet bibliografike, ndërsa format për emërtimet e tjera lëndore vendosen në fushat 960969. Kërkimi bëhet njëkohësisht në fushat 600609 dhe 960969. Fushat 960969 lidhen me fushat 600609 përmes nënfushës 6, në të cilën, tek të dy fushat në lidhshmëri shënohet një numër dyshifror (01-99).

Te plotësimi i fushave 600609 dhe 960969 përdoret nënfusha 2, në të cilën shënohet kodi i sistemit të emërtimeve lëndore, i cili përzgjidhet nga lista e kodeve. Nëse përdorni sistemin lokal të emërtimeve lëndore në gjuhën vendase, kodi i së cilës nuk ndodhet në listën e kodeve, kjo nënfushë nuk plotësohet, në të kundërtën plotësimi në nënfushës 2 është i detyrueshëm.

Lista e mëposhtme me kodet e sistemeve të emërtimeve lëndore nuk është e plotë, por ajo ndryshon dhe përditësohet sipas nevojës:

CAEEmërtime lëndore të Bibliotekës Kombëtare të Kanadasë (Version në anglisht)
CAFEmërtime lëndore të Bibliotekës Kombëtare të Kanadasë (Version në frëngjisht)
EETThesar arsimor evropian
EET/slvThesar arsimor evropian/Përkthim në sllovenisht
EUROVOCEThesar EUROVOC (Version në anglisht)
EUROVOCSThesar EUROVOC (Version në sllovenisht)
GZLEmërtime lëndore për letërsi
INISSistemi i informacionit bërthamor ndërkombëtar: Thesar
INIS/slvSistemi i informacionit bërthamor ndërkombëtar: Thesar/Përkthim në sllovenisht
LCEmërtime lëndore të Bibliotekës së Kongresit

Lista e emërtimeve lëndore është e publikuar në adresën: https://id.loc.gov/authorities/subjects.html

LCCHEmërtime lëndore për fëmijë të Bibliotekës së Kongresit
MECHMECH - Inxhinieria mekanike

Lista e emërtimeve lëndore është e publikuar në adresën: https://meshb.nlm.nih.gov

MESHEmërtime lëndore mjekësore
MESH/slvEmërtime lëndore mjekësore/Përkthim në sllovenisht
NALEmërtime lëndore të Bibliotekës Bujqësore Kombëtare Sh. B.
NUKgeslovnik NUK-a (Listë e terma lëndorë NUK )

Fjalori ndodhet në faqen elektronike: https://sssg.nuk.uni-lj.si

PKKPredmetnik za katoliške knjižnice (Lista lëndore për Bibliotekat katolike)
RPLBR"kovodstvo za predmetizacja na literaturata v bibliotekite
SGCLista e përgjithshme e emërtimeve lëndore COBISS.SI

Lista e emërtimeve lëndore është e publikuar në adresën: https://plus.cobiss.net/cobiss/si/sl/sgc

TPITThesar i termave indeks për psikologjinë
TPIT/slvThesar i termave indeks për psikologjinë/Përkthim në sllovenisht
englista lëndore lokale në anglisht

Nënfusha 2 përdoret edhe në fushën 686, ku shënohen kodet nga lista e kodeve për sistemet e klasifikimit. Udhëzime më të hollësishme jepen në fushën 686.