COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2001

676 Klasifikimi Dhjetor i Djuit

Fusha përmban numrin e klasifikimit që i është ndarë njësisë në përputhje me skemën e Klasifikimit Dhjetor të Djuit (Dewey).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
676Klasifikimi Dhjetor i Djuitr
aNumrinr
vBotiminr
zGjuha e botimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

676a Numri

Numri nga tabela e Klasifikimi Dhjetor të Djuit.

676v Botimi

Numri i botimit të tabelës nga e cila është marrë numri i vendosur në nënfushën a. Shkronja "a" pranë numrit tregon botimin e shkurtuar (abridged edition) (shih shembullin 6).

676z Gjuha e botimit

Kodi i gjuhës së botimit nga i cili është marrë numri i vendosur në nënfushën a.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në nënfushën a vendoset numri i marrë nga tabelat e përdorura prej agjencisë së katalogimit. Numri mund të përmbajë shenjën (/), e cila tregon vendet e miratuara në shkallë ndërkombëtare, tek të cilat numri mund të shkurtohet. Numri nuk duhet të përmbaj të dhëna shtesë që përcaktojnë kopjet e veçanta të njësisë.

Nënfusha z përdoret vetëm nëse versioni i përkthyer ndryshon nga origjinali, p.sh. kur pjesë të skemës së klasifikimit i janë përshtatur kërkesave lokale.

SHEMBUJ

  1. 676⊔⊔a943.0840924 v19
    (Numri i klasifikimit për librin me titull 'Kaiser Wilhelm II : new interpretations', koleksionin e eseve bigrafike për perandorin gjerman Vilhelm II., 1890-1917. Njësia është klasifikuar sipas botimit të 19-të të tabelës.)
  2. 676⊔⊔a823.912 v19
    (Numri i klasifikimit për librin me tregime për fëmijë me titull 'Paddington at the station'. Libri është klasifikuar sipas botimit të 19-të të tabelës.)
  3. 676⊔⊔a823/.912 v19
    (Numri i klasifikimit për të njëjtën vepër; institucioni përdor vizën e pjerrët.)
  4. 676⊔⊔a001.64/092/2 v19
    (Numri i klasifikimit për librin me titull 'Computer pioneers'.)
  5. 676⊔⊔aA823/.2 v19
    (Numri i klasifikimit për librin me prozë në periudhën 1890-1945. Tabelat lejojnë përdorimin e numrit klasifikues A823.2 për dallim nga numri 823.2 (që tregon prozën britanike në periudhën 1400-1558).)
  6. 676⊔⊔a914.3 v11a
    (Numri i klasifikimit nga botimi i 11-të i shkurtuar.)