COMARC/B | tetor | 2020 |
Fusha përmban numrin e klasifikimit, i cili i është ndarë njësisë në përputhje me skemën e Klasifikimit Dhjetor Universal me një tregues për botimin e përdorur.
Në këtë nënfushë vendoset numri i KDU-së në formë të shkurtuar, i cili përdoret për klasifikim në përgatitjen e bibliografive dhe për nevoja të tjera lokale. Rekomandohet përdorimi i listës lokale të kodeve.
Nëse në regjistrim vendosen disa grupe të KDU-së, regjistrimi në bibliografitë standarde klasifikohet në grupin e parë.
Në këtë nënfushë vendoset numri i KDU-së, i cili përdorert për kërkimin dhe klasifikimin e përmbajtjes në COBIB dhe në bazat lokale të të dhënave. Shënimi i të dhënave mbështetet nga lista lokale e kodeve, e cila është uniforme për të gjitha llojet e materialeve (shih Shtojca G). Nënfusha është e detyrueshme.
Në këtë nënfushë vendoset numrin KDU i shkurtuar, i cili përdoret për statistika të ndryshme. Rekomandohet përdorimi i listës lokale të kodeve.
Në këtë nënfushë vendoset numri i KDU-së për nevojat e tjera lokale. Rekomandohet përdorimi i listës lokale të kodeve.
Identifikimi i botimit të tabelës, nga e cila është marrë numri i vendosur në nënfushën a.
Kodi i gjuhë së botimit të tabelës, nga e cila është marrë numri i vendosur në nënfushën a.
Në nënfushën a vendoset numri nga tabelat e KDU-së, të cilat i përdor institucioni katalogues. Tabelat e KDU-së janë të botuara në gjuhë të ndryshme dhe kohë pas kohe përpunohen/redaktohen dhe publikohen si botim i ri. Çdo botim i publikuar i tabelave të KDU-së rrjedh nga UDCMRF (Universal Decimal Classification Master Reference File).
Për shkak se disa biblioteka i katalogojnë materialet para se të bëjnë përpunimin e tyre përmbajtësor, në nënfushën 675c mund të vendoset kodi i përkohshëm "fik". Gjatë përpunimit përmbajtësor kodi fiktiv zëvendësohet me numrin përkatës për kërkim.
Deri në vitin 1992 për printimin e botimit Bulletin Scientifique janë përdorur edhe nënfushat 675x dhe 675y.
675 ⊔⊔ a633.13-155(410) "18" v4 zeng (Numri i klasifikimit i formuar sipas botimit të 4-t anglez të tabelës së KDU-së, për veprën me titull Machinery for harvesting oats in Great Britain in the 19th century.) 675 ⊔⊔ a681.3.04.071.8:025.3:05:07 v4 zeng (Numri i klasifikimit për veprën me titull Data elements essential to the interchange of serials records.) * COBISS.net
675 ⊔⊔ a929Bogdani P. b929 c929 vUDCMRF 2006 (Fjala shënohet menjëherë pas numrit KDU, pa hapësirë. Te emrat vetjakë shënohet edhe shkronja e parë e emrit.) *
675 ⊔⊔ a025.3/.5:004.738.5 b02 c02 vUDCMRF 2011 (Nënfusha 675b përdoret për klasifikimin e njësive në bibliografi. Kjo nënfushë nuk është e detyrueshme.) *
*
675 ⊔⊔ a929Vidali V. b929 c929 s929 vUDCMRF12 675 ⊔⊔ a329.15(450):929Vidali V. c329 vUDCMRF12 (KDU për veprën me titull Vittorio Vidali: jeta e komunistit të Triestës në periudhën 1916-1956. Në fushë e parë 675, në nënfushën a dhe c vendoset numri i KDU-së, i cili bazuar në përmbajtjen e librit është parësor. Nënfusha 675b dhe 675s në regjistrim zakonisht shfaqen vetëm një herë.)