COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

606 Emër lënde si emërtim lëndor

Fusha përmban emrin e përgjithshëm, i cili përdoret si emërtim lëndor.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
606Emër lënde si emërtim lëndorr
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

606a Elementi hyrës

Shprehja në formën, të cilën e përcakton sistemi i përdorur i emërtimeve lëndore.

606x Përcaktuesi tematik

Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 2, 3, 6, 11, 12).

606y Përcaktuesi gjeografik

Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me temën, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 2, 4).

606z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me temën, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 5).

606w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembujt 7, 8, 11).

6062 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 606 të plotësohet gjithmonë.

6063 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin e përgjithshëm (shih shembujt 9, 10).

6066 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 606 me fushat përkatëse 966 (shih shembullin 11).

6069 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 606 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban të dhëna, të cilat janë vendosur në përputhje me sistemin e përdorur të emërtimeve lëndore.

Varësisht nga sistemi, në këtë fushë mund të vendosen vetëm emrat e përgjithshë (me pikëqasjet e njësuara nga fusha 250 sipas formatit COMARC/A) apo sikurse emra të përgjithshëm edhe entitete, që përcaktojnë zhanrin ose formën (me pikëqasjet e njësuara nga fusha 280 sipas formatit COMARC/A), kur përdoren si emërtimeve lëndore (shih shembullin 6).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

607EMËR GJEOGRAFIK SI EMËRTIM LËNDOR
Kur emërtimi lëndor është emër gjeografik, përdoret fusha 607.
609FORMA SI EMËRTIM LËNDOR*
Për përcaktimin e formës, zhanrit dhe/ose karakteristikave fizike të burimit bibliografik që përshkruhet, përdoret fusha 609.

SHEMBUJ

  1. 606⊔⊔aPulmonary artery xCatheterization xHandbooks, manuals, etc 2lc
    606⊔⊔aHemodynamic monitoring xHandbooks, manuals, etc 2lc
    606⊔⊔aHeart Catheterization xinstrumentation xhandbooks 2mesh
    606⊔⊔aHeart Catheterization xinstrumentation xnurses' instruction 2mesh
    606⊔⊔aMonitoring, Physiologic xhandbooks 2mesh
    606⊔⊔aMonitoring, Physiologic xnurses' instruction 2mesh
    (Regjistrimit për Memory bank for hemodynamic monitoring: the pulmonary artery catheter i janë shtuar emërtimet lëndore të Bibliotekës së Kongresit dhe listës së emërtimeve lëndore MeSH. Regjistrimi është krijuar para fillimit të përdorimit të nënfushave për përcaktuesin e formës.)
  2. 6060⊔aScaffolding xSafety measures 2lc
    6060⊔aConstruction equipment yGreat Britain 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Safety in construction work të Agjensisë Britanike për Siguri në Punë.)
  3. 6060⊔aNuclear energy xHistory 2lc
  4. 6060⊔aTrees yUnited States 2lc
  5. 6060⊔aArts, Modern z20th century 2lc
  6. 6061⊔aBiology xPeriodicals 2lc
    (Burimi bibliografik flet për burimin në vazhdim nga fusha e biologjisë.)
  7. 6061⊔aBiology wPeriodicals 2lc
    (Burimi bibliografik është burimi në vazhdim për biologjinë.)
  8. 6060⊔aVocal music wBibliography wUnion lists 2lc
  9. * COBISS.net

    606⊔⊔351560 aLidhja martesore 2SGC
  10. * COBISS.net

    606⊔⊔31342056 aSociologjia e religjionit 2SGC
  11. * COBISS.net

    606⊔⊔aShërimi natyral wManualët 2NUK 601
    606⊔⊔aKripërat dr. Schüßlerja xPërdorimi wManualët 2NUK 602
    966⊔⊔anatyropatia 2NUK 601
    966⊔⊔amineralet dr. Schüßlerja 2NUK 602
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin Në pulsin e jetës: mineralet dr. Schüßlerja.)
  12. * COBISS.net

    606⊔⊔aКнижевно преведување xЕкспресивна лексика 2MK