COMARC/A | qershor | 2021 |
Fusha përmban pikëqasjen lëndore në formën e emrit të përgjithshëm.
Nënfushat x, y dhe z janë përshkruar në kapitullin Përcaktuesit, ndërsa nënfusha 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.
Kodi tregon kategorinë lëndore.
a | protagonistë Termat që prezantojnë shkaktarët, pjesëmarrësit, përfaqësuesit ose ekzekutuesit e një veprimi (individual ose kolektiv): grupet demografike, organizatat dhe organizmat. |
b | veprime Termat për llojet e ndryshme të veprimeve: aktivitetet, disiplinat dhe proceset. |
c | gjësende Termat që kanë të bëjnë me entitetet e prekshme ose abstrakte: format, objektet, lëndët, hapësirat, gjërat materiale dhe jomateriale. |
d | kohë Termat e lidhur me kohën: periudha dhe termat e tjerë kohorë. |
Kodi tregon nënkategorinë lëndore.
a1 | grupe demografike Grupet e personave, që nuk i takojnë asnjë organizate, dhe personat e veçantë si pjesë e grupit, i cili është përcaktuar bazuar në karakteristikat specifike, siç është sjellja, veprimtaria ose statusi (gjendja juridike, e punësimit, shoqërore, fizike ose mentale, statusi civil, lidhja familjare, gjinia, mosha, përkatësia gjeografike dhe kombëtare). Shembuj: Gjeologët, Të papunët, Beqarët, Sllovenet. |
a2 | organizata Komunitetet e njerëzve me aspirata të përbashkëta, pavarësisht faktit se si dhe me çfarë qëllimi janë organizuar. Organizatat me sektorë të ndryshëm të veprimtarisë, institucionet publike dhe pjesët e organizatave. Shembuj: Institucionet shëndetësore, Shoqërit kulturore, Muzetë, Gjykatat etj. Përjashtimet: Grupet e njerëzve që nuk janë të organizuar klasifikohen në "a1"; organizatat tek të cilat më e rëndësishme është struktura fizike (p.sh. fabrikat), se sa aspekti organizativ (siç e kanë bibliotekat), klasifikohen në "c2"; veprimtaritë ekonomike (p.sh. industria ushqimore), e jo organizatat që janë akterë kolektivë në këtë veprimtari (p.sh. siç janë bizneset ushqimore), klasifikohen në "b1". |
a3 | organizma Organizmat e gjallë (mikroorganizmat, bimët, kafshët, njerëzit), pjesët e tyre anatomike dhe grupet e organizmave. Shembuj: Fosilet, Qershia (bimë), Neandertalët, Mëlqia, Qentë e gjahut, Kolonitë (kafshë). Përjashtime: Grupet e personave klasifikohen në "a1"; bashkësitë bimore në hapësirë (pyjet etj.) klasifikohen në "c4"; përbërësit themelor kimik klasifikohen në "c5". |
b1 | veprime Veprimet që i kryen akteri direkt i përcaktuar qartë. Këta janë termat nga disiplina ose fusha të ndryshme: arti dhe letërsia, shkenca dhe teknika, ekonomia, drejtësia, historia, ushtria, politika, teologjia, shkencat e informacionit, sporti dhe rekrecioni, aktivitetet mendore, aktivitetet intepretuese etj. Këtu bëjnë pjesë edhe termat e përgjithshëm siç janë: veprimi, përdorimi etj. Shembuj: Muzika, Inovacionet teknologjike, Katalogimi, Lojrat olimpike, Tenisi, Beteja në Akcium (Romë, 31 p.e.r.). Përjashtime: Veprimet që nuk kanë akter direkt dhe krijohen nga një shkaktar (natyror, shoqëror etj.) klasifikohen në "b3"; kur mbulohen me terma të tjerë, përparësi u jepet këtyre të fundit. |
b2 | diciplina Veprimet që janë të lidhura me veprimtari kërkimore, me grumbullimin dhe shpërndarjen e dijes dhe kanë strukturë organizative formale (qendrat kërkimore, institutet universitare, botimet shkencore etj.). Këtu bëjnë pjesë: shkenca, shkencat humane dhe natyrore, mjekësia, teknika dhe disiplinat për zbatim të përgjithshëm (p.sh. statistika, shkencat e informacionit). Shembuj: Paleontologjia, Leksikologjia, Etika, Bibliografia, Shkencat e mjedisit, E drejta penale. Përjashtime: Pseudodisiplinat (p.sh. astrologjia) dhe disiplinat në të cilat komponentet praktike qartë dominojnë mbi ato kërkimore (p.sh. kirurgjia), klasifikohen në "b1". |
b3 | procese Veprimet, të cilat nuk i shkakton një akter i vetëm (personi ose organizata), mirëpo kanë disa shkaktarë (natyrorë ose shoqërorë). Shembuj tipikë janë proceset biologjike (p.sh. sëmundjet) dhe proceset shoqërore (p.sh. lëvizjet kulturore). Këtu bëjnë pjesë proceset e ndryshme si: fizike, biologjike, kimike, psikologjike, mjedisore, ekonomike, kulturore, historike etj. Shembuj: Plakja, Ciklonet tropikale, Paqja, Budizmi, Religjioni dhe problemet shoqërore, Epidemitë, Lufta e Dytë Botërore (1939–1945). Përjashtime: Nëse bëhet fjalë për veprime, të cilat nuk i shkakton një akter i vetëm dhe në të njëjtën kohë pikëpamja e procesit nuk dominon, ato klasifikohen në "b1". |
c1 | forma Entitetet që janë lëndore, abstrakte ose frut i krijimtarisë njerëzore dhe kanë formën e tyre të të shprehurit (me shkrim, përmes muzikës etj.). Këtu bëjnë pjesë termat për "zhanret" dhe "format", që dokumentet i prezantojnë në mënyrë konkrete si formë fizike ose në mënyrë abstrakte si formë e veprimtarisë intelektuale. Përfaqësohen fusha të ndryshme të komunikimit: gjuha (shkrimi, figurat retorike), arti dhe aktivitetet interpretuese (skenarët, portretet), letërsia (llojet dhe zhanret letrare, letërsia popullore), muzika (zhanret dhe veprat muzikore). Shembuj: Librat, Metonimia, Gjuha shqipe, Përkthimet në gjuhën franceze, Përrallat, Simfonia. Përjashtime: Dokumentet, tek të cilat në plan të parë nuk është forma fizike, mirëpo mjetet për arritjen e një qëllimit (p.sh. statutet), klasifikohen në "c6". |
c2 | objekte Gjërat që mund të preken dhe janë të palëvizshme. Hapësirën mund ta zënë përgjithmonë ose përkohësisht (p.sh. zona e ndërtimit). Këtu bëjnë pjesë konstruksionet e ndryshme (p.sh. ndërtesat) dhe infrastruktura. Shembuj: Amfiteatret, Laboratorët, Ballkonët, Altarët, Konstruksionet bartëse, Fortifikatat, Kanalet. |
c3 | lëndë Gjërat që mund të preken dhe janë të lëvizshme. Këtu bëjnë pjesë edhe gjërat e përmasave shumë të mëdha, nëse janë potencialisht të lëvizshme. Dominon aspekti fizik. Shembuj: Talismanët, Kitara, Mbetjet arkeologjike, MAN (kamionë), Avionët. Përjashtime: Lëndët që nuk janë të lëvizshme klasifikohen në "c2" (nëse vetitë e të dyjave mbulohen, përparësi u jepet objekteve); bartësit fizikë të informacioneve, tek të cilët përmbajtja e të dhënave ose mesazhi janë në plan të parë, klasifikohen në "c1". |
c4 | hapësirë Termat nga hapësira, krahina, zona dhe termat e tjerë që janë të lidhur me hapësirën, e jo me entitetin që e zë atë hapësirë. Këtu bëjnë pjesë edhe termat e lidhur me kozmosin. Shembuj: Kopshtet, Fshati, Llixhat, Shtetet e Bashkimit Evropian, Toka, Atmosfera, Yjet. Përjashtime: Nëse gjërat zënë përgjithmonë hapësirën fizike, e cila ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të ndërhyrjes njerëzore dhe jo për shkak të ndryshimit të krahinës, ato klasifikohen në "c2". Zonat e ndërtimit (p.sh. zonat banesore, zonat urbane) klasifikohen në "c2", kur aspekti i ndërtimit hedh hije mbi natyrën hapësinore të termit, domethënë nëse janë të përfaqësuara nga aspekti arkitekturor dhe inxhinierik dhe jo ai shoqëror, urbanistik ose ekologjik. |
c5 | substanca Termat që kanë të bëjnë me substancën (përbërja, vetitë, gjendja fizike) dhe vet substancat: elementet kimike, substancat kimike dhe fizike si dhe produktet ose materialet, që kanë pësuar transformim të caktuar, mirëpo ende nuk janë lëndë (ekstraktet, produktet e përpunuara, gjysëmproduktet). Këtu bëjnë pjesë edhe produktet, të cilat pavarësisht transformimit nuk humbin natyrën e tyre (ushqimet, medikamentet etj.). Shembuj: Mikrostruktura, Vetitë fizike, Natriumi, Mineralet, Uji, Tymi, Atomi, Vitamina C, Mjalta, Vera, Mishi i deles, Qershia (frutat), Antibiotikët. Përjashtime: Produktet e gatshme klasifikohen në "c3"; produktet jomateriale të veprimtarisë njerëzore klasifikohen në "c6" ose në "c1". |
c6 | mjete josubstanciale Gjërat, elementet, situatat dhe termat abstraktë, që janë mjete me anë të të cilave dëshironi të arrini diçka. Përmbajtjet lëndore janë dytësore (p.sh. bilancet, aktet ligjore janë kryesisht financiare dhe mjete ligjore, e më vonë edhe dokumente). Këtu bëjnë pjesë mjetet për përdorim të përgjithshëm, mjetet për vlerësim dhe mjetet e tjera të lidhura me disiplinat dhe veprimtaritë, siç janë mjetet ekonomike dhe ligjore, termat filozofikë, mjetet e shkencës dhe teknologjisë me konceptet e tyre, metodat dhe teoritë. Shembuj: Paratë, Pagat, Tregu financiar, Ligji, Të drejtat e grave, Skolastika, Ligji i Avogadros, Darvinizmi, Teoria e shumicës. Përjashtime: Dokumentet, tek të cilat në plan të parë është forma fizike dhe nuk janë vetëm mjete për arritjen e ndonjë qëllimi, klasifikohen në "c1". |
d1 | periudha Intervali kohor dhe periudha në historinë njerëzore dhe tokësore. Shembuj: Ditët, Gusht, Vera, Puberteti, Mosha, Neoliti, Mesjeta, Shekulli 1, 1980 (viti). |
d2 | koncepte të tjera kohore Termat e përgjithshëm, tek të cilët në plan të parë është aspekti kohor. Shembuj: Saktësia (koha), Vonesa, Orari i punës, Përvjetorët, Festat. |
Fusha përmban formën e emrit të përgjithshëm si pikëqasje lëndore, që është përcaktuar në përputhje me sistemin e emërtimeve lëndore.
Në SGC përcaktuesi përdoret vetëm në regjistrimet referuese.
250 ⊔⊔ aEducation yItaly 250 ⊔⊔ aConstruction industry xLaw and legislation 250 ⊔⊔ aBiology xPeriodicals * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ aAntropologjia * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ aSinteza organike (kimia) *
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ nc mc3 aTrobila * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ nb mb1 aTrafiku hekurudhor * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ na ma2 aSupermarketet * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ nc mc6 aLinux (sistem operativ) * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ nc mc2 aNdërtesa betoni * COBISS.net
152 ⊔⊔ bsgc 250 ⊔⊔ nc mc4 aMetropolet