COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Atetor2022

243 Pikëqasja e njësuar – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare

Fusha përmban pikëqasjen e njësuar për emrin/titullin konvencional për tekstet ligjore dhe fetare, të botuara nën juridiksionin e caktuar (zakonisht të shtetit) ose të kishës. Pikëqasjet e njësuara për tekstet ligjore dhe fetare zakonisht formohen me emrin e juridiksionit apo kishës dhe me titullin konvencional.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
243Pikëqasja e njësuar – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetarenr
aElementi hyrësnr
tTitulli konvencionalnr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Mënyra e shënimit të emrit
1emër i shënuar sipas shtetit ose emrave të tjerë gjeografik
2emër i shënuar sipas formës tjetër të emrit

Vlera "1" e treguesit të dytë përdoret tek emrat gjeografik nën juridiksion.

Vlera "2" e treguesit të dytë përdoret te emrat e kishës.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfusha 9 është përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

243a Elementi hyrës

Elementi hyrës i emrit të juridiksionit me të cilin janë botuar të gjitha ligjet dhe rregullat e tjera ligjore. Nënfusha është e detyrueshme.

243t Titulli konvencional

Forma e njësuar e titullit konvencional për tekstin që katalogohet.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit/titullit konvencional, që është përcaktuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

443VARIANTI I PIKËQASJES – EMËR/TITULL KONVENCIONAL PËR TEKSTET LIGJORE DHE FETARE
543PIKËQASJA NË LIDHSHMËRI – EMËR/TITULL KONVENCIONAL PËR TEKSTET LIGJORE DHE FETARE
743PIKËQASJA E NJËSUAR NË GJUHË DHE/APO SHKRIM TJETËR – EMËR/TITULL KONVECIONAL PËR TEKSTET LIGJORE DHE FETARE

SHEMBUJ

  1. 243⊔1aPortugal tLeis, decretos, etc.
  2. *

    106⊔⊔a2
    243⊔1aFranca tKushtetuta (1791)
  3. *

    106⊔⊔a2
    243⊔1aLubjana (Sllovenia ; bashkia) tStatutet