COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2022

HYRJE

TË PËRGJITHSHME

COMARC/A, formati i lexueshëm nga makina për përshkrimin dhe shkëmbimin e të dhënave të njësuara në sistemin COBISS, bazohet në formatin për të dhënat e njësuara UNIMARC/A. Ky i fundit përfaqëson një standard ndërkombëtar që zhvillohet në kuadër të programit të IFLA-s UNIMARC Core Activity (UCA).

Përveç formatit COMARC/A, në sistemin COBISS përdoret edhe formati për të dhënat bibliografike COMARC/B dhe formati për koleksionet e bibliotekës COMARC/H, të cilët mbështesin funksionet e katalogut të përbashkët dhe katalogëve lokalë si dhe funksionet e udhëheqjes së bibliografive. Për të dy formatet ekzistojnë manuale të veçanta.

Për përgatitjen e manualit COMARC/A është përdorur si model manuali COMARC/B. Mbi të gjitha përfshinë fushat dhe nënfushat e formatit UNIMARC/A, ndërsa janë shtuar edhe disa karakteristika të veçanta në strukturën e regjistrimeve të njësuara në sistemin COBISS. Përditësimi i manualit bëhet paralelisht me zhvillimin e kontrollit të njësuar në sistemin COBISS.

Teksti i manualit bazohet në botimin UNIMARC/Të dhënat e njësuara (Instituti i Shkencave të Informacionit, Maribor 1994), i cili është përkthim i botimit UNIMARC/Authorities i vitit 1991, ndërsa janë respektuar edhe disa përditësime nga botimet e mëvonshme UNIMARC/Authorities.

Për momentin janë të përfshira përshkrimet e atyre fushave dhe nënfushave që kanë të bëjnë me kontrollin e njësuar të autorëve dhe emërtimeve lëndore nga Lista e përgjithshme e emërtimeve lëndore COBISS (SGC). Në manual nuk janë përfshirë udhëzimet dhe shembujt që nuk janë të lidhur me kontrollin e njësuar në sistemet COBISS. Përjashtim përmbën kapitulli Hyrje, Përkufizimet dhe Udhëzime për përdorim, në të cilat janë përfshirë edhe mundësitë nga UNIMARC/Authorities, të cilat në sistemet COBISS nuk përdoren.

Fushat dhe nënfushat që ndodhen vetëm në formatin COMARC/A, dhe jo në formatin UNIMARC/A, kanë simbolin "*".

Formati COMARC/A është përshtatur me sistemin e katalogimit të përbashkët, i cili është përshkruar në manualin COBISS3/Katalogimi. Formati COMARC/A përdoret në bazën e të dhënave CONOR dhe SGC.

Për ndihmë në procesin e përpunimit të materialeve, në kuadër të sistemit të katalogimit të përbashkët, janë përgatitur maskat për shënimin e të dhënave, të cilat përmbajnë fushat dhe nënfushat që përdoren më së shpeshti për krijimin e regjistrimeve të njësuara. Të gjitha fushat e tjera mund të përdoren vetëm nëse janë të parapara në modelin e direktorisë së maskës së caktuar. Në bazën e të dhënave CONOR ndodhet maska PN – emra vetjakë dhe CB – organizata, ndërsa në bazën e të dhënave SGC ndodhen këto maska: PN – emra vetjakë, CB – organizata, GN – emra gjeografikë, FN – emra të familjes, UT – tituj, NT – emër/titull, ET – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare, TN – emra të përgjithshëm, FS – format, zhanret ose karakteristikat fizike, CBR – organizata (regjistrimet referuese), GNR – emra gjeografikë (regjistrimet referuese), TNR – emra të përgjithshëm (regjistrimet referuese), FSR – format, zhanret ose karakteristikat fizike (regjistrimet referuese) dhe GER – regjistrimet e përgjithshme shpjeguese.

Në fillim të përshkrimit të një fushe të caktuar është paraqitur lista e nënfushave me shenjën e përsëritshmërisë (r) ose (nr).

Shenjat e pikësimit midis nënfushave nuk është e nevojshme të vendosen, sepse ato shfaqen në mënyrë automatike.

Në manual paraqiten dy lloj shembujsh. Shembujt që nuk kanë asnjë shenjë janë marrë nga manuali UNIMARC Manual. Authorities Format. Ata janë përgatitur sipas rregullave të ndryshme të katalogimit dhe në gjuhë të ndryshme si dhe nuk përshtaten gjithmonë me praktikën tonë. Simbolin "*" e kanë shembujt e shtuar sllovenë dhe shembujt nga bibliotekat e tjera të përfshira në rrjetin COBISS.net. Këta të fundit kanë edhe shenjën COBISS.net.

Në zhvillimin e formatit COMARC/A bashkëpunojnë ekspertë nga institucione të ndryshme dhe për këtë i falenderojmë në mënyrë të veçantë.

Lusim, të gjithë përdoruesit e këtij manuali, që me sugjerimet e tyre të ndihmojnë në përmirësimin e zgjidhjeve të realizuara deri tani.

PËRKUFIZIME

Termet e paraqitura në vazhdim të këtij manuali përdoren në kuptimin e veçantë; termet që përdoren në kuptimin e zakonshëm bibliografik nuk janë përcaktuar. Lista më e plotë e përkufizimeve, që kanë të bëjnë me regjistrimet e njësuara, ndodhet në botimet Guidelines for Authority and Reference Records (GARR), Guidelines for Subject Authority and Reference Entries (GSARE), Functional Requirements for Authority Data (FRAD) in Statement of International Cataloguing Principles (ICP).

Llojet e regjistrimeve

Regjistrim i njësuar – Regjistrimi në formën e lexueshme nga kompjuteri, elementi hyrës i të cilit është pikëqasja e njësuar për personin, organizatën, veprën, markën, emblemën e botuesit/shtypshkronjës, emrin e përgjithshëm, vendin apo formën, zhanrin ose karakteristikat fizike, siç e përcakton institucioni katalogues. Përveç pikëqasjes së njësuar regjistrimi përmban edhe shënimet, të gjitha variantet e pikëqasjes dhe pikëqasjet në lidhshmëri, nga të cilat janë ndërtuar referimet, pikëqasjet e njësuara në gjuhë ose shkrim tjetër, klasifikimin dhe informacionin për historinë e entitetit, shënimet për burimet e përdorura etj. si dhe identifikimin e institucionit katalogues që është përgjegjëse për vendosejen e të dhënave.

Regjistrim i përgjithshëm shpjegues – Regjistrimi në formën e lexueshme nga kompjuteri, elementi hyrës i të cilit është forma e zakonshme e shkurtuar ose ndryshe e stilizuar, e cila udhëzon përdoruesin drejt klasës së përgjithshme apo drejt llojit të caktuar të pikëqasjes. Regjistrimi i tillë shërben për të informuar përdoruesin e listës, katalogut, bibliografisë etj. me rregullat që përdoren në përgjithësi ose për llojin e veçantë të pikëqasjes, si dhe me udhëzimet për kërkimin e pikëqasjeve të tilla.

Regjistrim referues – Regjistrimi në formën e lexueshme nga kompjuteri, elementi hyrës i të cilit është varianti i pikëqasjes. Përdoruesin e listës, katalogut, bibliografisë etj. e drejton nga varianti i pikëqasjes drejt pikëqasjes përkatëse të njësuar (kjo është referimi "shih"). Regjistrimet referuese janë të përcaktuara vetëm për variantet e pikëqasjes, sepse referimet nga pikëqasjet e njësuara në pikëqasjet e njësuara në lidhshmëri (këto janë referimet "shih edhe") gjithmonë mund të krijohen nga regjistrimet e njësuara.

Llojet e pikëqasjeve

Pikëqasja

  1. Elementi hyrës i regjistrimit (skedës), që përdoret si elementi kryesor për klasifikim, kur renditja është alfabetike. Shih edhe pikëqasja e njësuar, pikëqasja referuese dhe pikëqasja e përgjithshme shpjeguese.

  2. Fjala "pikëqasja" mund të përdoret edhe në termet, siç është "pikëqasja e njësuar", "varianti i pikëqasjes" etj., që të shpjegohet statusi i një elementi në marrëdhënie me elementet e tjera të ngjashme. Në shembuj të tillë ajo përdoret pavarësisht nga funksionet që ka në regjistrimin e njësuar apo referues. Shih edhe pikëqasja e njësuar, pikëqasja e njësuar në gjuhë ose shkrim tjetër, pikëqasja në lidhshmëri, varianti i pikëqasjes dhe pikëqasja në shkrim alternativ.

  3. Termet, siç është "pikëqasja për emrin e organizatës", "pikëqasja për emrin vetjak" dhe "pikëqasja për titullin", mund të përdoren për të treguar llojin e pikëqasjes bazuar në llojin e emrit ose titullit, në të cilin pikëqasja bazohet, pavarësisht nga funksioni ose marrëdhënia me pikëqasjet e tjera.

Pjesa kryesore e pikëqasjes – Pjesa e pikëqasjes që identifikon emrin e entitetit dhe nuk përmban të dhënat për dallim. P.sh. në pikëqasjen "aNicolini da Sabbio bDomenico f15-- to 160-? cimprimeur-libraire" pjesa kryesore e pikëqasjes "aNicolini da Sabbio bDomenico" është në gjuhën italiane. Gjuha e katalogimit është frëngjishtja, për këtë arsye informacioni tjetër shtesë për emrin është shkruar në frëngjisht ("cimprimeur-libraire").

Pikëqasja e kontrolluar – Pikëqasja e shënuar në regjistrimin e njësuar. Pikëqasjet e kontrolluara përmbajnë format e njësuara të emrave dhe variantet e emrave.

Pikëqasjet bazuar në funksionin e tyre në regjistrim:

Pikëqasja e njësuar – Pikëqasja për regjistrimin e njësuar.

Pikëqasja referuese – Pikëqasja për regjistrimin referues.

Pikëqasja e përgjithshme shpjeguese – Pikëqasja për regjistrimin e përgjithshëm shpjegues.

Pikëqasjet bazuar në marrëdhëniet me pikëqasjet e tjera:

Pikëqasja e njësuar – Pikëqasja e formuar nga forma e rekomanduar si formë kryesore për përdorim.

Pikëqasja e njësuar në gjuhë ose shkrim tjetër – Forma alternative e pikëqasjes, e cila bazohet në formën e emrit, titullit ose lëndës në gjuhën ose shkrimin tjetër.

Pikëqasja në lidhshmëri – Njëra nga dy ose disa pikëqasje të njësuara për emrin e entiteteve të njëjta ose entiteteve në lidhshmëri, ku secila nga ato është në mënyrë bibliografike e lidhur me njëra-tjetrën.

Varianti i pikëqasjes – Pikëqasja për emrin e entitetit të njëjtë, e cila për nga forma ndryshon nga pikëqasja e njësuar. Zakonisht bazohet në variantin e emrit, të cilin herë pas here e përdor vet personi, organizata ose familja, apo e përdorin të tjerët për identifikimin e këtij personi, organizate, familje, marke, embleme të botuesit/shtypshkronjës ose veprës. Varianti i pikëqasjes mund të formohet sipas një modeli ndryshe nga ai sipas të cilit është përcaktuar pikëqasja e njësuar. Në rastin e pikëqasjes lëndore ky është varianti, i cili nuk është i njëjtë me elementin hyrës të pikëqasjes së njësuar lëndore.

Pikëqasja në shkrimin alternativ – Pikëqasja e njësuar në një shkrim tjetër.

Pjesët përbërëse të regjistrimit

Sistemi referues – Identifikimi në kuadër të regjistrimit të njësuar për variantet e pikëqasjeve ose pikëqasjet në lidhshmëri, prej të cilave duhet të ndërtohet referimi që orienton përdoruesit e listës, katalogut, bibliografisë etj. drejt pikëqasjes së duhur të njësuar. Sistemi referues përdoret për gjenerimin e udhëzimeve dhe si ndihmë për kataloguesin që të përcaktoj më lehtë cilat udhëzime janë krijuar.

Shënimi – Shënimi, i cili në katalogë, bibliografi etj. zakonisht shfaqet nën pikëqasjen e njësuar, referuese ose të përgjithshme shpjeguese dhe shpjegon marrëdhënien midis pikëqasjes dhe pikëqasjeve të tjera, të cilave u referohet.

Entiteti parësor – Entiteti, i cili është shënuar në bllokun 2XX dhe për të cilin është krijuar regjistrimi. Të dhënat në bllokun 1XX zakonisht kanë të bëjnë me karakteristikat e entitetit parësor.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Fushat e detyrueshme

Përveç fushës së sistemit 000, e cila plotësohet në mënyrë automatike, regjistrimi duhet të përmbaj këto fusha:

001 – Etiketa e regjistrimit
100 – Të dhënat e përgjithshme për përpunimin
2XX – Blloku i pikëqasjeve të njësuara

Përsëritshmëria e fushave dhe nënfushave

Nëse fusha apo nënfusha ka shenjën "r", atë fushë apo nënfushë mund ta përsëritni. Shenja "nr" do të thotë që fusha apo nënfusha nuk mund të përsëritet.

Shenjat e pikësimit

Shenjat e pikësimit midis nënfushave, të parapara nga GARR, nuk shënohen sepse ato vendosen në mënyrë atomatike. Shenjat e pikësimit janë: "=" (para pikëqasjes paralele), shenjat "<", ">", "<<" dhe ">>" (në sistemin referues), më pas ";" dhe "," (në zonën e burimit – blloku 8XX). As shenjat e tjera të pikësimit midis nënfushave (në pikëqasje, shënime etj.) nuk shënohen sepse në sistemet COBISS ato vendosen në mënyrë automatike.

Karakteri plotësues

Në regjistrime duhet të vendosen të gjitha të dhënat e nevojshme, mirëpo nganjëherë këto të dhëna nuk janë në dispozicion. Për raste të tilla ekziston karakteri plotësues "|", i cili përdoret kur nuk mund të përcaktohet vlera e treguesit ose e të dhënave të koduara.

Përdorimi i formatit

Regjistrimet e njësuara

Ky format, parasegjithash, përdoret për shkëmbimin e regjistrimeve të njësuara për pikëqasjet e njësuara. Këto regjistrime mund të pëmbajnë edhe sistemin referues të varianteve të pikëqasjes ose pikëqasjes në lidhshmëri (siç është e përshkruar në GARR, 0.3.1), për të cilat, sipas nevojës, mund të gjenerohen në mënyrë autormatike referimet (nga fushat 4XX gjenerohen variantet e pikëqasjes, ndërsa nga fusha 5XX gjenerohen pikëqasjet në lidhshmëri). Shih shembullin 1, 6 dhe 9.

Në raste të veçanta referimet mund të vendosen në regjistrimet e njësuara në formën e shënimeve: fusha 305 – Shënimi referues në formë teksti "shih edhe". Shënimet referuese përdoren kur referimi është shumë i komplikuar për t'u gjeneruar si duhet nga një ose disa pikëqasje në lidhshmëri. Pikëqasjen e njësuar nga fusha 2XX e gjeni edhe në fushat 5XX në regjistrimet e njësuara për pikëqasjen e vendosur në fushën 305. Gjenerimi automatik i pikëqasjeve në lidhshmëri nga këto fusha 5XX zakonisht nuk është i mundur (kodi për përjashtimin e shfaqjes së referimit në nënfushën 5), sepse fusha 305 tashmë përmban referimin. Shih shembullin 2.

Regjistrimet referuese

Regjistrimi referues për variantin e pikëqasjes krijohet vetëm kur referimi është shumë i komplikuar për të gjeneruar variantin e duhur të pikëqasjes nga fushat 4XX në regjistrimin e njësuar. Regjistrimi referues përmban variantin e pikëqasjes në fushën 2XX si dhe fushën 310 – Shënimi referues në formë teksti "shih". Pikëqasjen nga fusha 2XX e gjeni edhe në fushat 4XX në regjistrimet e njësuara për pikëqasjet e njësuara të vendosura në fushën 310. Gjenerimi automatik i varianteve të pikëqasjes nga këto fusha 4XX zakonisht nuk lejohet (kodi për përjashtimin e shfaqjes së referimit në nënfushën 5), sepse për këtë pikëqasje tashmë ekziston regjistrimi referues. Shih shembullin 3, 10 dhe 11.

Regjistrimet e përgjithshme shpjeguese

Regjistrimet e përgjithshme shpjeguese i krijoni kur keni nevojë për variantet e pikëqasjes nga pikëqasjet shpjeguese. Regjistrimi i përgjithshëm shpjegues përmban pikëqasjen shpjeguese në fushën 2XX dhe shënimin me referimin e përgjithshëm shpjegues në 320. Pikëqasja shpjeguese nga fusha 2XX nuk është në asnjë regjistrim të njësuar. Shih shembullin 4.

Marrëdhëniet midis pikëqasjeve

Të dhënat paralele

Mundësia e parë

Për krijimin e regjistrimit në këtë format vlenë parimi që duhet jetë e vendosur një formë e një pikëqasjeje dhe kjo pikëqasje është e përshtatshme për katalogun në gjuhën e përcaktuar në fushën 100. Shenjat për referim përfaqësojnë strukturën referuese për këtë pikëqasje në këtë katalog.

Për ndërtimin e katalogut paralel në gjuhën tjetër, institucioni i katalogimit mund transferoj format ekuivalente ose paralele të pikëqasjeve nga fusha 2XX, bashkë me shënimet në sistemin referues, të cilat u përshtaten pikëqasjeve paralele. Nuk rekomandohet që shënimet dhe sistemi referues për pikëqasjet paralele, të cilat bazohen në dallimet në gjuhë, të jenë të pranishme në të njëjtën kohë në një regjistrim të njësuar. Pikëqasjet paralele duhet të kenë regjistrime të njësuara të ndara, në të cilat shfaqen si pikëqasje të njësuara, ndërsa struktura e tyre është përshkruar në fushat 4XX, 5XX (variantet e pikëqasjeve dhe pikëqasjet në lidhshmëri) dhe 3XX (shënime).

Pikëqasjet paralele, jo vetëm kur janë në gjuhën tjetër por edhe kur në shkrimin tjetër kodohen sipas rregullave për të dhënat paralele. Kur pikëqasjet janë në shkrim tjetër, mirëpo në gjuhën e njëjtë sikurse fusha e tyre përkatëse, duhet të respektohen rregullat për shkrimet alternative.

Regjisterimet për formulime të ndryshme të pikëqasjes, të krijuara për katalogët në gjuhë të ndryshme, mes vete mund të jenë të lidhura përmes fushave 7XX për pikëqasjet e njësuara në gjuhë ose shkrim tjetër. Në çdo regjistrim të njësuar në fushat 7XX mund të vendoset secila pikëqasje paralele dhe numri përkatës i regjistrimit të saj të njësuar (nënfusha 3). Shih shembullin 7.

Mundësia e dytë

Institucioni trajton format paralele të pikëqasjes së njësuar nga fusha 2XX si variante të zakonshme ose pikëqasje në lidhshmëri në fushat 4XX ose 5XX me simbolin e gjuhës ose pa të. Referimet për formën paralele nuk janë të nevojshme dhe nuk janë të përfshira në regjistrim. Përzgjedhja e teknikës varet nga praktika e institucionit katalogues.

Në regjistrimin e dhënë dallohet:

  1. gjuha e katalogimit që përdoret për cilësorët në pikëqasjet (2XX), variantet e pikëqasjeve (4XX), pikëqasjet në lidhshmëri (5XX), pikëqasjet e njësuara në gjuhë ose shkrim tjetër (7XX) dhe për shënimet (3XX);

  2. gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjes, kjo është pjesë e pikëqasjes që identifikon entitetin, mirëpo nuk përmban të dhënat për ndryshimin. P.sh. në pikëqasjen "aNicolini da Sabbio bDomenico f15-- to 160-? cimprimeur-libraire" pjesa kryesore e pikëqasjes është "aNicolini da Sabbio bDomenico" në gjuhën italiane. Gjuha e katalogimit është frëngjitshtja, për këtë arsye informacioni shtesë te emri është në frëngjitsht ("cimprimeur-libraire").

Të dhënat për shkrimet alternative

Shkrimi i katalogimit (pikëqasja, shënimi, sistemi referues etj.) në regjistrim është i përcaktuar në fushën 100. Disa institucione kanë nevojë për pikëqasje, shënime dhe sistem referues në disa shkrime, për shkak të transliterimit dhe rregullave të drejtshkrimit për shkrimet e tjera që përdoren për gjuhën e caktuar (p.sh. cirilik dhe latin). Format e pikëqasjeve, shënimet dhe sistemet referuese në shkrimet alternative mund të jenë njëkohësisht të pranishme në të njëjtin regjistrim të njësuar ose në regjistrime të ndara, që janë të lidhur mes vete. Kur format në shkrimet alternative ndryshojnë nga pikëqasjet përkatëse edhe në gjuhë, vlejnë rregullat për të dhënat paralele.

Kur format e pikëqasjeve në shkrimet alternative janë të pranishme në të njëjtin regjistrim, regjistrohen si fusha të përsëritshme 2XX me nënfushë 7 – Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjes. Format e shënimeve ose sistemeve referuese në shkrimin alternativ vendosen në blloqet përkatëse si fusha të përsëritshme. Shih shembullin 8.

Kur format në shkrimet alternative janë prezente në regjistrimet e ndara, regjistrimet janë të lidhura përmes fushave 7XX për pikëqasjet e njësuara, të cilat përmbajnë formën nga fusha 2XX në shkrim alternativ. Fusha 7XX përmban nënfushën 7 – Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjes. Në fushën 7XX mund të vendoset edhe numri i regjistrimit të njësuar për pikëqasjen në shkrimin alternativ.

Të dhënat e gjeneruara sipas rregullave të tjera

Për formimin e pikëqasjeve në regjistrimin e njësuar vlenë parimi, që forma e saj është e kontrolluar ose me rregullat e përshkruara të katalogimit ose me rregullat e klasifikimit lëndor, të vendosura në fushën 152 – Rregullat. Mirëpo, për shkak të arsyeve të ndryshme katalogu përmban pikëqasjet ose komplet regjistrimet e njësuara, të përcaktuara sipas sistemeve të ndryshme të rregullave. Kur këto pikëqasje ose regjistrime të njësuara kanë të bëjnë me entitetin e njëjtë, duhet të përcaktohet marrëdhënia midis tyre.

Disa institucione vendosin pikëqasjet e formuara sipas rregullave të tjera, në regjistrimin e njëjtë të njësuar, ose ato i vendosin në regjistrimet e ndara, të cilat mes tyre janë të lidhura me komplet strukturën e regjistrimeve të njësuara (p.sh. pikëqasjet me përparësi, variantet e pikëqasjeve, shënimet, informacionet për burimet e të dhënave). Kur në regjistrimin e njëjtë ndodhen të dhënat sipas rregullave të ndryshme, format e përcaktuara sipas rregullave të tjera nga pikëqasja në fushën 2XX, vendosen si variante të pikëqasjes në fushat e përsëritshme 4XX, ndërsa marrëdhënia shpjegohet përmes kodit "n" në nënfushën 5 – Kodi për marrëdhënien. Kur të dhënat sipas rregullave të ndryshme janë në regjistrime të ndryshme të njësuara, format e tjera të pikëqasjes nga fusha 2XX vendosen si pikëqasje në lidhshmëri në fushën 5XX, me nënfushën 5 – Kodi për marrëdhënien për sqarimin e marrëdhënies. Shih shembullin 5 dhe 12.

SHEMBUJ

  1. 21002aPittsburgh Research Center
    41001aUnited States bBureau of Mines bPittsburgh Research Center
    510025a aPittsburgh Mining and Safety Research Center Center
    (Regjistrim i njësuar me pikëqasje të njësuar në fushën 210. Në fushën 410 është varianti i pikëqasjes nga sistemi referues i varianteve të pikëqasjes, ndërsa në fushën 510 pikëqasja në lidhshmëri nga sistemi referues i pikëqasjeve në lidhshmëri.)
  2. 200⊔1aJapp bAlexander H.
    3050⊔aFor works of this author written under pseudonyms, see also bGray, E. Condor aand bPage, H.A.
    (Regjistrim i njësuar me referimin në formë teksti "shih edhe" në fushën 305.)
    200⊔1aGray bE. Condor
    500⊔15z0 aJapp bAlexander H.
    (Regjistrim i njësuar me pikëqasjen në lidhshmëri nga sistemi referues i pikëqasjeve në lidhshmëri, i cili në fushën 500 ka kodin për përjashtimin e shfaqjes së referimeve.)
    200⊔1aPage bH.A.
    500⊔15z0 aJapp bAlexander H.
    (Regjistrim i njësuar me pikëqasjen e njësuar nga sistemi referues i pikëqasjeve në lidhshmëri, i cili në fushën 500 ka kodin për përjashtimin e shfaqjes së referimeve.)
  3. 200⊔1aKacew bRomain
    3100⊔aÉcrit sous deux pseudonymes bAjar, Émile bGary, Romain
    (Regjistrim referues me variantin e pikëqasjes si pikëqasje referuese në fushën 200 dhe me referimin në formë teksti "shih" në fushën 310.)
    200⊔1aAjar bÉmile
    400⊔15z0 aKacew bRomain
    (Regjistrim i njësuar me variantin e pikëqasjes nga sistemi referues i varianteve të pikëqasjes, i cili në fushën 400 ka kodin për përjashtim nga shfaqja e referimit.)
    200⊔1aGary bRomain
    400⊔15z0 aKacew bRomain
    (Regjistrim i njësuar me variantin e pikëqasjes nga sistemi referues i varianteve të pikëqasjes, i cili në fushën 400 ka kodin për përjashtim nga shfaqja e referimit.)
  4. 21012aConference…
    320⊔⊔aConference proceedings are entered under the name of the conference, etc., or the title of the publication if the conference, etc., lacks a name. Thus, see also: Symposium..., Workshop..., etc.,
    (Regjistrim i përgjithshëm shpjegues me pikëqasje shpjeguese në fushën 210 dhe shënim me referimin e përgjithshëm shpjegues në fushën 320.)
  5. 152⊔⊔aPPIAK
    200⊔1aMirković bMijo
    400⊔15e aBalota bMate
    500⊔12uni-PPIAK 5n 5f aMirković bMijo
    500⊔12uni-PPIAK 5n 5e aBalota bMate
    (Sipas rregullave kroate për implementimin e PPIAK në katalogun online me formatin UNIMARC për regjistrimet e njësuara emri Mijo Mirković dhe pseudonimi Mate Balota janë trajtuar si pikëqasje në lidhshmëri. Pseudonimi Mate Balota në PPIAK është trajtuar si variant i pikëqasjes.)
  6. * COBISS.net

    21002aUniversiteti i Prishtinës bFakulteti i Arkitekturës
    510023<nnn> 5a aUniversiteti i Prishtinës bFakulteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeoezisë
  7. * COBISS.net

    200⊔17cb aФром bЕрих f1900-1980
    200⊔17ba aFromm bErich f1900-1980
    (Në sistemin COBISS.SR kanë katalog në shkrim cirilik dhe latin, për këtë arsye regjistrimet e njësuara përmbajnë dy fusha 200. Në fushën e parë është emri në shkrim cirilik, ndërsa në fushën e dytë në shkrim latin. Fushat përmbajnë nënfushën 7, e cila tregon shkrimin e pjesës kryesore të pikëqasjes.)
  8. * COBISS.net

    200⊔17cb aНушић bБранислав f1864-1938
    200⊔17ba aNusic bBranislav f1864-1938
    700⊔13357 7ca 9bul aНушич bБранислав f1864-1938
    200⊔179bul aНушич bБранислав f1864-1938
    700⊔13613 7cb aНушић bБранислав f1864-1938
    700⊔13613 7ba aNusic bBranislav f1864-1938
    (Në sistemin COBISS.BG për emrat vetjakë përdorin tri pikëqasje të njësuara. Në regjistrimin e parë janë pikëqasjet në shkrimet alternative, forma origjinale e emrit në shkrim cirilik dhe forma e transliteruar në shkrim latin. Në regjistrimin e dytë është emri në gjuhën bullgare. Regjistrimet janë të lidhura përmes fushës 700.)
  9. * COBISS.net

    250⊔⊔aOrnitologjia
    450⊔⊔aStudiuesit e zogjve
    550⊔⊔5g aZoologjia
    550⊔⊔5z aOrnitologjia
    (Regjistrim i njësuar me pikëqasjen e njësuar në fushën 250. Në fushën 450 është varianti i pikëqasjes, ndërsa në fushat 550 janë pikëqasjet në lidhshmëri.)
  10. * COBISS.net

    215⊔⊔aPerandoria Osmane zshekulli 19
    3101⊔aËshtë i nevojshëm kombinimi bPerandoria Osmane a+ bHistoria a+ b1800-1899
    (Regjistrim referues me pikëqasjen referuese në fushën 215 dhe shënimin referues në fushën 310, i cili ju udhëzon drejt pikëqasjes përkatëse të njësuar. Regjistrimet e njësuara nuk përdoren për përcaktuesit kohorë)
    215⊔⊔aPerandoria Osmane
    (Regjistrim i njësuar për pikëqasjen e njësuar nga fusha 310 në regjistrimin e parë.)
    250⊔⊔aHistoria
    (Regjistrim i njësuar për pikëqasjen e njësuar nga fusha 310 në regjistrimin e parë.)
  11. * COBISS.net

    250⊔⊔aBalada amerikane
    3101⊔aËshtë i nevojshëm kombinimi bBaladat angleze a+ bShtetet e Bashkuara të Amerikës
    (Regjistrim referues me pikëqasjen referuese në fushën 250 dhe shënimin referues në fushën 310, i cili ju udhëzon drejt pikëqasjeve përkatëse të njësuara.)
    250⊔⊔aBaladat angleze
    (Regjistrim i njësuar për pikëqasjen e njësuar nga fusha 310 në regjistrimin e parë.)
    215⊔⊔aShtetet e Bashkuara të Amerikës
    (Regjistrim i njësuar për pikëqasjen e njësuar nga fusha 310 në regjistrimin e parë.)
  12. *

    152⊔⊔bsgc
    250⊔⊔aРust
    450⊔⊔2lc 3sh 85020377 5n 8eng aCarnival
    450⊔⊔2ram 3FRBNF11936675 5n 8fre aCarnavals
    450⊔⊔2sears 3SSEA93000244 5n 8eng aCarnival
    (Në fushat 450 ndodhet pikëqasja për termin nga fusha 250, e formuar sipas rregullave LCSH, RAMEAU dhe SEARS. Nga kodet në nënfushën 5 kuptohet se bëhet fjalë për pikëqasjen e formuar sipas rregullave të tjera.)

Pasqyra e përmbajtjes së regjistrimeve

Përmbajtja e regjistrimitZona, siç është e përcaktuar në GARR
E pranishme në të gjitha llojet e regjistrimeve:
0XXBlloku i identifikimitZona ISADN (ku përdoret)
1XXBlloku i të dhënave të koduara
8XXBlloku i informacionit për burimin e të dhënaveZona e shënimeve të kataloguesit, Zona e burimit
Regjistrimi i njësuar (lloji i regjistrimit = x):
2XXBlloku i pikëqasjeve të njësuara (pikëqasja e njësuar)Zona e pikëqasjeve të njësuara
300Shënimi informuesZona e shënimeve informuese
305Shënimi referues në formë teksti "shih edhe"
4XXBlloku i varianteve të pikëqasjeveZona e sistemit referues të varianteve të pikëqasjes
5XXBlloku i pikëqasjeve në lidhshmëriZona e sistemit referues të pikëqasjeve në lidhshmëri
7XXBlloku i pikëqasjeve të njësuara në gjuhët dhe/apo shkrimet e tjeraZona e emërtimit të njësuar
Regjistrimi referues (lloji i regjistrimit = y):
2XXBlloku i pikëqasjeve të njësuara (varianti i pikëqasjes)Zona e pikëqasjeve referuese
300 Shënimi informues Zona e shënimeve informuese
310 Shënimi referues në formë teksti "shih" Zona e emërtimit uniform
7XXBlloku i pikëqasjeve të njësuara në gjuhët dhe/apo shkrimet e tjeraZona e emërtimit referues
Regjistrimi i përgjithshëm orientues (lloji i regjistrimit = z):
2XXBlloku i regjistrimeve të njësuara (pikëqasja shpjeguese)Zona e emërtimit shpjegues
320 Shënimi me referimin e përgjithshëm shpjegues Zona e shënimeve informuese
7XXBlloku i pikëqasjeve të njësuara në gjuhët dhe/apo shkrimet e tjeraZona e emërtimit shpjegues

Përputhshmëria midis COMARC/A dhe COMARC/B

Fushat për pikëqasjen në COMARC/APërdorimi i pikëqasjeve në fushat COMARC/B
200Emër vetjak700, 701, 702
4XX me fushat e fiksuara 700, 701, 702
600
210Emër organizate710, 711, 712
4XX me fushat e fiksuara 710, 711
601
215Emër gjeografik710, 711, 712
4XX me fushat e fiksuara 710, 711
607
220Emër familje602
230Titull500
4XX me fushat e fiksuara 500
605
240Emër/titull604
243Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare604
250 Emër i përgjithshëm 606, 608
280 Forma, zhanri ose karakteristikat fizike 606, 609

Shfaqja e regjistrimeve referuese dhe atyre të njësuara

Për kodimin e të dhënave, për shfaqje më fleksibël të regjistrimeve referuese dhe atyre të njësuara, ashtu siç lejon GARR, përdoren këto metoda:

  1. Sistemet referuese janë të ndara në fushat 4XX për variantet e pikëqasjeve dhe fushat 5XX për pikëqasjet në lidhshmëri. Në këtë mënyrë karakteri i parë i shenjës së këtyre fushave tregon se në shfaqjen e referimeve duhet të përdoret simboli ">" ose simboli ">>". Ndërsa në shfaqjen e regjistrimeve të njësuara, shenjat e fushave 4XX dhe 5XX kërkojnë përdorimin e simbolit "<" dhe "<<" ose referimin shih dhe shih edhe.

  2. Në fushë mund të përdoret nënfusha 5 – Kodi për marrëdhënien, në mënyrë që në formë të koduar të vendosur një nga shumë standardet e mundshme të marrëdhënieve midis sistemit referues dhe pikëqasjes në fushën 2XX. Këto kode u mundësojnë sistemeve shfaqjen e të dhënave për marrëdhëniet specifike në regjistrimet referuese dhe atyre të njësuara. Për shkak se teksti i gjeneruar në bazë të kodit varet nga sistemi, marrëdhënia specifike ose referimi mund të shprehen në gjuhë, të cilën e përzgjedh përdoruesi. E dhëna për marrëdhënien apo referimi shfaqen bashkë me simbolet ">", ">>", "<" dhe "<<" jo në vend të tyre.

  3. Nëse marrëdhënia midis pikëqasjes në fushën 2XX dhe sistemit të referimit nuk është njëra nga ato, për të cilat parashihen vlerat e kodit për marrëdhënien në nënfushën 5, mirëpo ende bëhet fjalë për marrëdhënien njëra kundër tjetrës, për vendosjen e udhëzimeve është paraparë nënfusha 0 – Udhëzimi. Për shkak se udhëzimi është në formë teksti, institucionet që të dhënën në atë gjuhë nuk mund ta përdorin, atë gjatë shfaqjes së regjistrimeve të njësuara apo atyre referuese mund të mos e vendosin, sepse nga shenja e fushës gjenerohen edhe shenjat më të pasakta ">", ">>", "<" dhe "<<". Nëse në nënfushën 5, përveç kodit për marrëdhënien shfaqet edhe nënfusha 0, udhëzimi nga nënfusha 0 është më i përshtatshëm për shfaqje, përveç nëse kjo nuk është e dëshirueshme për shkak të gjuhës ose arsyeve të tjera.

  4. Nëse marrëdhënia midis referimit dhe pikëqasjes është disa kundër një ose marrëdhënia është në ndonjë mënyrë tjetër e komplikuar, që e bën të dëshirueshme për transferimin e udhëzimit (përveç sistemit referues) edhe në formën e shënimit, mund të përdoren shënimet në fushat 3XX. Variantet e pikëqasjes, të cilave u referoheni dhe pikëqasjet me përparësi, të cilave u referoheni në shënime, duhet të shfaqen edhe në regjistrimet e njësuara në formën e sistemit referues. Kjo u mundëson institucioneve, të cilat nuk mund të përdorin shënimet, të shfaqin të dhënat referuese nga sistemi i referimit bazuar në fushat 4XX dhe 5XX.