COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

608 Emërtimi lëndor kronologjik*

Fusha përmban termin për përkufizimin e periudhës kohore, e cila përdoret si emërtim lëndor.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
608Emërtimi lëndor kronologjik*r
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
6Të dhënat për lidhjennr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

608a Elementi hyrës

Termi për periudhën e përzgjedhur kohore në formën, të cilën e përcakton sistemi i përdorur i emërtimeve lëndore.

608x Përcaktuesi tematik

Termi për përcaktimin e periudhës kohore, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor.

608y Përcaktuesi gjeografik

Termi për përcaktimin e vendit të lidhur me periudhën kohore, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 3).

608z Përcaktuesi kohor

Termi për përcaktimin e mëtejshëm të periudhës kohore, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor.

608w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembullin 3).

6082 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 608 të plotësohet gjithmonë.

6086 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 608 me fushat përkatëse 968.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban të dhëna të vendosura në përputhje me sistemin e përdorur të emërtimeve lëndore.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

606EMËR LËNDE SI EMËRTIM LËNDOR
Fusha përmban lëndën si emërtim lëndor.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    608⊔⊔aEpoka e bronzit xNë letërsinë për fëmijë 2NUK
  2. * COBISS.net

    608⊔⊔a11 shtator 2001 xNë letërsinë për fëmijë 2NUK
    (Emërtimi lëndor për veprën 11 shtator --- gjithçka hidhet përtokë.)
  3. * COBISS.net

    608⊔⊔aNeolit xHulumtim arkeologjik yKroacia wPërmbledhje punimesh