COMARC/B | shkurt | 2021 |
Fusha 968 përmban variantin e emërtimit lëndor për përcaktimin e periudhës kohore të vendosur në fushën 608.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen | |
⊔ | Nuk ka vlerë | |
0 | Nuk shfaqet** | |
1 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut** | |
2 | Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë** | |
3 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë** | |
2 | Nuk është i përcaktuar |
Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 608 (shih përshkrimin e fushës 608).
Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 608. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 608 dhe 968.
Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 608 lidhet me fushën përkatëse 968 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 608 i takojnë disa fusha 968, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 968 vendoset numri i njëjtë.