COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

607 Emër gjeografik si emërtim lëndor

Fusha përmban emrin gjeografik, i cili përdoret si emërtim lëndor.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
607Emër gjeografik si emërtim lëndorr
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

607a Elementi hyrës

Emri gjeografik në formën që e përcakton sistemi i përdorur i emërtimeve lëndore.

607x Përcaktuesi tematik

Termi për përcaktimin e emrit gjeografike, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.

607y Përcaktuesi gjeografik

Termi për përcaktimin e emrit gjeografik, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 5).

607z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me emrin gjeografik, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 1, 2, 4, 9, 10).

607w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembujt 5, 6).

6072 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 607 të plotësohet gjithmonë.

6073 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin gjeografik (shih shembujt 7, 8).

6076 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 607 me fushat përkatëse 967 (shih shembullin 9).

6079 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 607 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban të dhëna të vendosura në përputhje me sistemin e përdorur të emërtimeve lëndore.

Emrat e njësive politike-territoriale në formën e emrave gjeografikë përshkruhen në këtë fushë, nëse shfaqen më vete ose vetëm me përcaktuesit e shtuar lëndorë (shih shembujt 2, 4). Emrat e njësive politike-territoriale, të cilët kanë nënndarjen për organin vartës, vendosen në fushën 601.

Nënfusha 6076 përdoret vetëm në rastet kur emri gjeografik nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6073.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

601EMËR ORGANIZATE SI EMËRTIM LËNDOR
Emërtimet lëndore në formën e emrave të njësive politike-territoriale, të cilët kanë nënndarjen për organin vartës, vendosen në fushën 601.

SHEMBUJ

  1. 607⊔⊔aEurope xHistory z476-1492 2lc
    607⊔⊔aEurope, Western xHistory 2lc
    (Emërtimi lëndor gjeografik në regjistrimin për veprën e Froissartit Chronicles.)
  2. 607⊔⊔aGreat Britain xPolitics and government z1660-1714 2lc
    (Emërtimi lëndor gjeografik në regjistrimin për veprën e Macaulay History of England.)
  3. 607⊔⊔aExmouth, Eng. xSocial life and customs 2lc
    (Emërtimi lëndor gjeografik në regjistrimin për veprën Mrs Beer's House e autores Patricie Beer.)
  4. 607⊔⊔aRome xPolitics and government z510-30 B.C. 2lc
    (Emërtimi lëndor gjeografik në regjistrimin për veprën A short guide to electioneering: Quintus Cicero's 'Commentariolum petitionis'.)
  5. 607⊔⊔aUnited States xBoundaries yCanada wPeriodicals 2lc
  6. 607⊔⊔aEurope wRoad maps 2lc
  7. * COBISS.net

    607⊔⊔32340200 aOqeani i qetë 2SGC
  8. * COBISS.net

    607⊔⊔310786408 aTabor (Komuna Nova Gorica, Slovenia)2SGC
  9. * COBISS.net

    607⊔⊔aShtetet e Bashkuara të Amerikës xZgodovina z18.-20. st. 2NUK 601
    967⊔⊔aSHBA 2NUK 601
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin America as second creation: technology and narratives of new beginnings.)
  10. * COBISS.net

    607⊔⊔aБеоград xПозоришни живот z1920-1940