COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

601 Emër organizate si emërtim lëndor

Fusha përmban emrin e organizatës, e cila trajtohet në burimin bibliografik, dhe atë në formën e pikëqasjes, që mund të ketë informacione shtesë për lëndën.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
601Emër organizate si emërtim lëndorr
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë përcakton nëse bëhet fjalë për organizatë apo mbledhje (konferencë, simpozium etj.). Nëse mbledhja është në varësi të organizatës, treguesi i parë ka vlerën (shih shembullin 10).

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

601a Elementi hyrës

Pjesa e emrit që në emërtimin lëndor përdoret si element klasifikimi dhe që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Nënfusha është e detyrueshme.

601b Nënndarje

Emri i organizatës vartëse, kur emri përfshinë hierarkinë, ose emri i organizatës vartëse të njësisë politike-territoriale (shih shembullin 9). Nënfusha nuk përfshinë shpjegimin që bën kataloguesi për të dalluar organizatat me të njëjtin emër (shih nënfushat c, g dhe h). Nënfusha përsëritet, kur në hierarki janë më shumë se dy nivele.

601c Shtesa të emrit ose cilësori

Çfarëdo shtese, të cilën kataloguesi ia shton emrit të organizatës, përveç numrit, vendit dhe vitit të mbledhjes (shih shembujt 4, 5, 7, 8, 11).

601d Numri i mbledhjes

Numri rendor i mbledhjes (shih shembullin 10).

601e Vendi i mbledhjes

Vendi i mbledhjes, kur kjo e dhënë është e nevojshme të vendoset si pjesë e emërtimit lëndor (shih shembullin 10).

601f Viti i mbledhjes

Viti i mbledhjes, kur kjo e dhënë është e nevojshme të vendoset si pjesë e emërtimit lëndor (shih shembullin 10).

601g Elementi i përmbysur

Cilado pjesë e emrit të organizatës, e cila është larguar nga fillimi i emrit, për të shënuar emrin e organizatës me fjalën që ka më shumë mundësi të kërkohet.

601h Pjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)

Tek forma e përmbysur, në këtë nënfushë vendoset pjesa e emrit, e cila nuk është element hyrës ose i përmbysur.

601x Përcaktuesi tematik

Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 2, 5, 6, 8, 14).

601y Përcaktuesi gjeografik

Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me organizatën, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 6).

601z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me organizatën, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 9, 12).

601w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembujt 2, 3, 14).

6012 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 601 të plotësohet gjithmonë.

6013 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin e organizatës (shih shembullin 11).

6016 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 601 me fushat përkatëse 961 (shih shembujt 12, 13).

6019 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 601 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e emrave të organizatave si emërtime lëndore. Këto emërtime janë të formuara në të njëjtën mënyrë sikurse pikëqasjet për organizatat, të cilët janë përgjegjës për përmbajtjen e burimit bibliografik. Nënfushat a, b, c, d, e, f, g dhe h kanë formën e njëjtë sikurse në fushën 710, ku janë në dispozicion edhe shpjegimet shtesë për përmbajtjen e këtyre nënfushave.

Për dallim nga fusha 710, fusha 601 mund të përfshijë më shumë se vetëm emrin e organizatës dhe shtesat e emrit. Emërtimit lëndor mund t'i shtoni termat për përcaktimin e detajuar të formës, temës, vendit ose kohës. Nënfushat janë krijuar në përputhje me sistemin e emërtimeve lëndore.

Në këtë fushë vendosen emrat e njësive politike-territoriale, pas të cilëve ndodhet nënndarja për organin vartës (shih shembullin 9). Nëse emri i njësisë politike-territoriale shfaqet vetëm ose me përcaktuesit e shtuar lëndorë, atë e vendosni në fushën 607.

Nënfusha 6016 përdoret vetëm në rastet kur emri i organizatës nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6013.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

600EMËR VETJAK SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është personi dhe jo organizata, përdoret fusha 600.
602EMËR FAMILJE SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është familja e jo personi, përdoret fusha 602.
604EMËR DHE TITULL SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është autori/titulli, përdoret fusha 604.
607EMËR GJEOGRAFIK SI EMËRTIM LËNDOR
Njësitë politike-territoriale, të cilat i përfaqësojnë emrat gjeografikë, vendosen në fushën 607, nëse shfaqen vetëm ose vetëm me përcaktuesit e shtuar lëndorë.

SHEMBUJ

  1. 60102aHardy Heating Co Ltd 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Hardy Developments Ltd: test and cases in management accounting.)
  2. 60102aChurch of England. xClergy. wBiography 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Charles Lowder and the ritualistic movement (në këtë shembull janë ruajtur shenjat e pikësimit).)
  3. 60102aStrategic Arms Limitation Talks wJuvenile literature 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin për fëmijë me titull The nuclear arms race.)
  4. 60102aBeagle Expeditions c1831-1836 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për The adventures of Charles Darwin: a story of the Beagle voyage.)
  5. 60102aEgba cAfrican tribe xHistory 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Lugard and the Abeokuta uprising: the demise of Egba independence.)
  6. 60102aCatholic Church yScotland xGovernment 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Scotia pontificia: papal letters to Scotland before the Pontificate of Innocent III.)
  7. 60102aSpray cShip 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për In the wake of the Spray (për shkak se emri Spray nuk është i dallueshëm, në nënfushën c është shtuar cilësori, i cili tregon se bëhet fjalë për anije.))
  8. 60102aTemplars cOrder of chivalry xHistory 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për The Knights Templar.)
  9. 60101aGreat Britain bManpower Services Commission z1981-1985 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për planin strategjik të organit Manpower Services Commission për vitin 1981, 1982, 1983, 1984 dhe 1985.)
  10. 60102aUnited Nations bConference on the Law of the Sea d3rd f1973-1975 eNew York, etc. 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për dokumentet nga konferenca e tretë e Kombeve të Bashkuara për të drejtën detare.)
  11. *

    6010239503592 aKalaja e Bledit cBled, Slovenia 2SGC
  12. * COBISS.net

    60102aShoqata e Zjarrëfikësve Vullnetarë Gorenje në Zreče z1990-2020 2NUK 601
    96102aSZV cGorenje në Zreče 2NUK 601
    (Emërtimi lëndor për librin 30 vjet të Shoqatës së Zjarrëfikësve Vullnetarë Gorenje në Zreče.)
  13. * COBISS.net

    60102aUnited Nations 2LC 601
    60102aNations Unies 2CAF
    96102aKombet e Bashkuara 601
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin Basic facts about the United Nations.)
  14. * COBISS.net

    60102aGrupi Irwin xArtet e bukura wKatalogët e ekspozitave 2BH