COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

604 Emër dhe titull si emërtim lëndor

Fusha përmban emrin/titullin e veprës që trajtohet në burimin bibliografik.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
604Emër dhe titull si emërtim lëndorr
aEmrinr
tTitullinr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Mënyra e shënimit të emrit*
Nuk ka emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare
1Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas shtetit ose emrave të tjerë gjeografikë
2Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas formës tjetër të emrit

Treguesi i dytë plotësohet vetëm tek emërtimet lëndore për emrin/titullin konvencional për tekstet ligjore dhe fetare. Vlera "1" përdoret tek emrat gjeografikë nën juridiksion, ndërsa vlera "2" tek emrat e kishave.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

604a Emri

Emri i personit, organizatës ose familjes, që bartë përgjegjësinë intelektuale parësore për veprën e shënuar në nënfushën t. Kur në nënfushën a janë bashkuar disa nënfusha standarde, për ndarjen e elementeve duhet të përdoren shenjat e pikësimit.

604t Titulli

Titulli, me të cilin njihet vepra. Kur në nënfushën t janë bashkuar disa nënfusha standarde, për ndarjen e elementeve duhet të përdoren shenjat e pikësimit sipas ISBD-së.

604x Përcaktuesi tematik

Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 4).

604y Përcaktuesi gjeografik

Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me emrin/titullin e përbashkët uniform, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.

604z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me emrin/titullin e përbashkët uniform, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.

604w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit.

6042 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 604 të plotësohet gjithmonë.

6043 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin dhe titullin (shih shembujt 5, 6).

6046 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 604 me fushat përkatëse 964.

6049 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 604 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e emrit të veprës në formën e emrit/titullit si emërtime lëndore.

Nënfusha 6046 përdoret vetëm në rastet kur emri/titulli nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6043.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

600EMËR VETJAK SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është personi dhe jo organizata, përdoret fusha 600.
601EMËR ORGANIZATE SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është organizata dhe jo familja, përdoret fusha 601.
602EMËR FAMILJE SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është vetëm familja, përdoret fusha 602.
605TITULL SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është vetëm titulli, përdoret fusha 605.
4XXBLLOKU PËR LIDHJE

SHEMBUJ

  1. 604⊔⊔aBeethoven, Ludwig van, 1770-1827. tSymphonies, no. 5, op. 67, C minor 2lc
  2. 604⊔⊔aOvid, 43B.C.-17 or 18. tMetamorphoses. Liber 2 2lc
  3. 604⊔⊔aUnited States. tConstitution. 1st Amendment. 2lc
  4. 604⊔⊔aCervantes Saavedra, Miguel de, 1547-1616 tDon Quixote xIllustrations 2lc
  5. 604⊔⊔3456123789 aAquin, Hubert (1925-1977) tTrou de mémoire 2rameau
  6. *

    604⊔⊔325692163 aKogoj, Marij, 1892-1956 tČrne maske 2SGC