COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

964 Emër dhe titull si emërtim lëndor (varianti)*

Fusha 964 përmban variantin e emërtimit lëndor për emrin/titullin e vendosur në fushën 604.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
964Emër dhe titull si emërtim lëndor (varianti)*r
aEmrinr
tTitullinr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
6Të dhënat për lidhjennr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Mënyra e shënimit të emrit
Nuk ka emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare
1Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas shtetit ose emrave të tjerë gjeografikë
2Emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare i vendosur sipas formës tjetër të emrit

Treguesi i dytë plotësohet vetëm tek emërtimet lëndore për emrin/titullin konvencional për tekstet ligjore dhe fetare. Vlera "1" përdoret tek emrat gjeografikë nën juridiksion, ndërsa vlera "2" tek emrat e kishave.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 604 (shih përshkrimin e fushës 604).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 604. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 604 dhe 964.

Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 604 lidhet me fushën përkatëse 964 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 604 i takojnë disa fusha 964, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 964 vendoset numri i njëjtë.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

604EMËR DHE TITULL SI EMËRTIM LËNDOR
Forma e njësuar e emërtimit lëndor nga fusha 964.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    604⊔⊔aShakespeare, William, 1564-1616 tHamleti 601
    964⊔⊔aShakespeare, William, 1564-1616 tHamleti, princi danez 601
  2. *

    604⊔⊔aHerberstein, Žiga, 1486-1566 tRerum Moscoviticarum commentarii 601
    964⊔⊔aHerberstein, Žiga, 1486-1566 tMoscovia 601