COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

605 Titull si emërtim lëndor

Fusha përmban titullin e veprës, e cila trajtohet në burimin bibliografik.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
605Titull si emërtim lëndorr
aElementi hyrësnr
hNumri i pjesësr
iTitulli i pjesësr
jTë dhëna për aranzhimin (në muzikë)nr
kData e botimitnr
lNënndarje formenr
mGjuhanr
nTë dhëna të ndryshmer
qVersioni (ose data e versionit)nr
rMënyra e ekzekutimit (në muzikë)r
sPërcaktuesi numerik (në muzikë)r
uTonaliteti (në muzikë)nr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

605a Elementi hyrës

Titulli i saktë ose i shkurtuar.

605h Numri i pjesës

Numri i pjesës, nëse njësia, të cilës i përket titulli është vetëm pjesë e veprës së emërtuar me titullin. E përsëritshme për nënndarjen apo ndarjen e mëtejshme.

605i Titulli i pjesës

Titulli i pjesës, nëse njësia, të cilës i përket titulli është vetëm pjesë e veprës së emërtuar me titullin. E përsëritshme për nënndarjen apo ndarjen e mëtejshme (shih shembujt 3, 10).

605k Data e botimit

Data e botimit të njësisë e shtuar në emërtimin lëndor, në mënyrë që njësia të dallohet nga të tjerat.

605l Nënndarje forme

Fraza standarde e shtuar në emërtimin lëndor për përcaktimin shtesë të titullit uniform.

605m Gjuha

Gjuha e njësisë, nëse nevojitet si pjesë e emërtimit lëndor, sepse ndryshon nga gjuha që zakonisht lidhet me veprën, të cilës i përket titulli, ose kur vepra nuk ka gjuhën kryesore. Nëse vepra është në disa gjuhë, vendosen të gjitha gjuhët në një nënfushë m.

605n Të dhëna të ndryshme

Informacione që nuk mund të vendosen në asnjë nënfushë tjetër (shih shembujt 4, 5, 9).

605q Versioni (ose data e versionit)

Identifikimi i versionit të veprës, që e përfaqëson njësia; kjo mund të jetë emri ose viti origjinal i botimit të versionit (shih shembullin 6).

605r Mënyra e ekzekutimit (në muzikë)

Të dhënat për orkestrimin e njësisë.

605s Përcaktuesi numerik (në muzikë)

Numër i caktuar nga kompozitori ose ndonjë person tjetër për të dalluar veprat. Ky mund të jetë numër serie, opusi apo numër nga indeksi tematik, por mund të përdoret edhe data.

605u Tonaliteti (në muzikë)

Mënyra e tonit si pjesë e titullit uniform.

605j Të dhëna për aranzhimin (në muzikë)

Të dhëna që tregojnë se vepra muzikore është aranzhim.

605x Përcaktuesi tematik

Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 2).

605y Përcaktuesi gjeografik

Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me titullin, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.

605z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me titullin, të cilin e përfaqëson emërtimi lëndor.

605w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembujt 3, 6, 7, 10).

6052 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 605 të plotësohet gjithmonë.

6053 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për titullin (shih shembujt 8, 9).

6056 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 605 me fushat përkatëse 965 (shih shembullin 10).

6059 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 605 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban titullin uniform, sepse shumica e titujve të tjerë, të cilët përdoren si emërtime lëndore, vendosen në fushën 604. Në fushën 605 vendosen të gjitha veprat anonime, të cilat janë lëndë e burimit bibliografik. Informacionet shtesë dhe shembujt e plotësimit të nënfushave ndodhen në fushën 500. Titulli i saktë, që vendoset në këtë fushë, duhet të shënohet në nënfushën a, ku sipas nevojes vendosen edhe informacionet e tjera të lidhura me titullin.

Nënfusha 6056 përdoret vetëm në rastet kur titulli nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6053.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

604EMËR DHE TITULL SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është autori/titulli, përdoret fusha 604.

SHEMBUJ

  1. 605⊔⊔aǂThe ǂreporter 2lc
    (Emërtimi lëndor i Bibliotekës së Kongresit në regjistrimin për Concerned about the planet: 'The reporter' magazine and American liberation, 1949-1968 të autorit Martin K. Doud.)
  2. 605⊔⊔aBible xAbstracting and indexing 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin që flet për përpunimin e abstrakteve dhe indeksimin e biblës. Për burimin bibliografik në formën e indeksit shih shembullin 7.)
  3. 605⊔⊔aBible iN.T. iJohn XIII-XVII wCommentaries 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për veprën Love revealed: meditations on chapters 13–17 of the Gospel by John by George Bowen.)
  4. 605⊔⊔aǂThe ǂArchers n(Radio program) 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin me titull Forever Ambridge: thirty years of the Archers, që flet për historinë e emisioneve në radio.)
  5. 605⊔⊔aEmpire strikes back n(Motion picture) 2lc
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për Once upon a galaxy: a journal of the making of 'The Empire Strikes back'. Institucioni katalogues nuk i vendos nyjet (për krahasim shih shembullin 4).)
  6. 605⊔⊔aAnglo-American cataloguing rules q2nd ed. wCongresses 2lc
    (Emërtimi lëndor ka të bëjë me botimin e caktuar të veprës dhe shfaqet në regjistrimin për Seminar on AACR 2: proceedings of a seminar organised by the Cataloguing and Indexing Group of the Library Association.)
  7. 605⊔⊔aVariety wIndexes 2lc
  8. * COBISS.net

    605⊔⊔31152872 aDorëshkrimet Qumran 2SGC
  9. * COBISS.net

    605⊔⊔32606696 aTraktati i Rapallos n1920 2SGC
  10. * COBISS.net

    605⊔⊔aBibla iN. T. iActus apostolorum wKomente biblike 2NUK 601
    965⊔⊔aLibri i shenjtë iLidhja e re iPjesa apostolike 601
    (Emërtimi lëndor në regjistrimin për librin The Acts of the Apostles.)
  11. * COBISS.net

    605⊔⊔aЗаконик Данила првог 2CG