COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

602 Emër familje si emërtim lëndor

Fusha përmban emrin e familjes, e cila trajtohet në burimin bibliografik, dhe atë në formën e pikëqasjes, që mund të ketë informacione shtesë për lëndën.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
602Emër familje si emërtim lëndorr
aElementi hyrësnr
cLloji i familjesnr
fDatatnr
xPërcaktuesi tematikr
yPërcaktuesi gjeografikr
wPërcaktuesi i formësr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
6Të dhënat për lidhjennr
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë
0Nuk shfaqet**
1Fusha shfaqet për nevojat e katalogut**
2Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë**
3Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë**
2Nuk është i përcaktuar

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

602a Elementi hyrës

Emri i familjes si element për kërkim.

602c Lloji i familjes

Termi i përgjithshëm për llojin e familjes, që përmban kategoritë si: klani, dinastia, njësia familjare, patriarkia, matriarkia etj. (shih shembullin 4).

602f Datat

Datat që lidhen me familjes, kur ato janë të nevojshme të jenë pjesë e emërtimit lëndor (shih shembullin 2).

602x Përcaktuesi tematik

Përdoret për përcaktimin e mëtejshëm të temës, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembujt 5, 6).

602y Përcaktuesi gjeografik

Përdoret për përcaktimin e vendit që lidhet me familjen, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor.

602z Përcaktuesi kohor

Përdoret për përcaktimin e periudhës kohore, e cila lidhet me familjen, të cilën e përfaqëson emërtimi lëndor (shih shembullin 6).

602w Përcaktuesi i formës

Përdoret për përcaktimin më të detajuar të llojit të materialit (shih shembujt 1, 2, 6).

6022 Kodi i sistemit

Kodi i sistemit ose i listës së emërtimeve lëndore (thesaurus), prej nga është marrë emërtimi lëndor. Rekomandohet, që nënfusha 2 në fushën 602 të plotësohet gjithmonë.

6023 Numri i regjistrimit të njësuar

Numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin e familjes (shih shembujt 3, 4).

6026 Të dhënat për lidhjen

Numri dyshifror (01–99) për lidhjen e fushave 602 me fushat përkatëse 962.

6029 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë.

Nëse fusha 602 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përdoret për vendosjen e emrave të organizatave si emërtime lëndore. Nënfusha a përmban emrin e familjes, ndërsa shpjegimet shtesë vendosen në nënfushat c, d dhe f.

Fusha mund të përmbaj më shumë se vetëm emrin e famijes në nënfushën a. Emërtimit lëndor mund t'i shtoni termat për përcaktimin e detajuar të formës, temës, vendit ose kohës. Nënfushat janë krijuar në përputhje me sistemin e emërtimeve lëndore.

Nënfusha 6026 përdoret vetëm në rastet kur emri i familjes nuk është i lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 6023.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

600EMËR VETJAK SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është personi dhe jo organizata, përdoret fusha 600.
601EMËR ORGANIZATE SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është organizata dhe jo familja, përdoret fusha 601.
604EMËR DHE TITULL SI EMËRTIM LËNDOR
Kur lëndë është autori/titulli, përdoret fusha 604.

SHEMBUJ

  1. 602⊔⊔aSwinnerton cFamily wPeriodicals 21c
    (Emërtimi lëndor për dokumentin me titull Swinnerton family history: heraldic and genealogical studies of the Swinnerton family.)
  2. 602⊔⊔aArchaemenid dynasty f559-330 B.C.
  3. * COBISS.net

    602⊔⊔34777576 aCankar (familje) 2SGC
    (Emërtimi lëndor për librin Rod in mladost Ivana Cankarja e autorit Ivan Cankar.)
  4. * COBISS.net

    602⊔⊔33116648 aHerbersteini cfamilje fisnikësh 2SGC
  5. * COBISS.net

    602⊔⊔aArko (familje) xHistoria 2NUK
  6. * COBISS.net

    602⊔⊔aБалшићи (династија) z1360-1421 xПовеље wИзложбени каталози 2CG