COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Aqershor2021

200 Pikëqasja e njësuar – emër vetjak

Fusha përmban pikëqasjen për emrin vetjak.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
200Pikëqasja e njësuar – emër vetjaknr
aElementi hyrësnr
bPjesa tjetër e emritnr
cShtesa të emrit (jo datat)r
dNumra romakënr
fDatatnr
rKodi i kërkuesit shkencor*nr
7Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjesnr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Nuk është i përcaktuar
2Mënyra e shënimit të emrit
0shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri
1shënohet mbiemri dhe emri

Treguesi përcakton nëse emri është i shënuar në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) apo në formë të përmbysur (mbiemër dhe emër).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfushat 7 dhe 9 janë përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

200a Elementi hyrës

Pjesa e emrit, e cila në pikëqasje përdoret si element për klasifikim dhe që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Nënfusha është e detyrueshme.

200b Pjesa tjetër e emrit

Pjesa tjetër e emrit (emri i lindjes ose emri), kur elementi hyrës është mbiemri (shih shembujt 1, 3, 4, 8, 10, 11, 12). Nëse nënfusha plotësohet, vlera e treguesit duhet të jetë "1".

200c Shtesa të emrit (jo datat)

Të gjitha shtesat te emri, që nuk janë pjesë përbërëse e emrit, p.sh. titujt, nofkat etj. (shih shembujt 2, 4, 5, 6, 7, 9, 11, 15, 16). Nëse janë disa shtesa, nënfusha përsëritet (shih shembujt 4, 5).

200d Numra romakë

Numrat romakë që janë pjesë e emrave të disa papëve, sundimtarëve dhe personaliteteve fetare (shih shembujt 2, 9). Nëse me numrin është e lidhur nofka (ose emri shtesë i lindjes), në nënfushë vendosen të dy, edhe numri edhe nofka (shih shembullin 6). Nëse nënfusha plotësohet vlera e treguesit duhet të jetë "0".

200f Datat

Datat që i janë shtuar emrit vetjak (shih shembujt 1, 2, 3, 7, 8, 10, 12). Në nënfushë mund të vendoset edhe shenja e llojit të datës (p.sh. lindur, vdekur, periudha e veprimtarisë), në formën e plotë ose të shkurtuar (shih shembullin 7).

200r Kodi i kërkuesit shkencor*

Nënfusha përdoret për udhëheqjen e bibliografive të kërkuesve shkencorë në sistemin COBISS. Në sistemin COBISS.SI plotësimi i nënfushës është i detyrueshëm te regjistrimet për të gjithë kërkuesit shkencorë, të cilët janë të regjistruar në evidencën e kërkuesve shkencorë në MŠZŠ. Përdoret lista globale e kodeve të kërkuesve shkencorë nga evidencat zyrtare MŠZŠ me këto të dhëna: kodi i kërkuesit shkencor, mbiemri dhe emri i kërkuesit, mbiemri i vajzërisë, viti i lindjes dhe fusha e veprimtarisë (shih shembullin 12).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit vetjak, që është formuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.

Pjesën kryesore të pikëqasjes, e cila identifikon emrin personale, e krijojnë nënfushat a, b dhe d.

Në sistemet COBISS, në të cilat kanë nevojë për katalogë në disa shkrime, fusha përsëritet.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

400VARIANTI I PIKËQASJES – EMËR VETJAK
500PIKËQASJA NË LIDHSHMËRI – EMËR VETJAK
700PIKËQASJA E NJËSUAR NË GJUHË DHE/APO SHKRIM TJETËR – EMËR VETJAK

SHEMBUJ

  1. 200⊔1aHorne, bDonald, f1921-
  2. 200⊔0aAlexander dI, cEmperor of Russia, f1771-1825
  3. 200⊔1aRiano y Montero, bJuan Facundo, f1828-1901
  4. 200⊔1aArundel, bPhilip Howard, cSaint, cEarl of
  5. 200⊔0aAlexandra, cEmpress, cConsort of Nicholas II, Emperor of Russia
  6. 200⊔0aJohn dII Comnenus, cEmperor of the East
  7. 200⊔0aJoannes, cDiaconus, ffl. 1226-1240
  8. * COBISS.net

    200⊔1aÇajupi bAndon Zako f1866-1930
  9. * COBISS.net

    200⊔0aJoannesPaulus dII cpapë
  10. * COBISS.net

    200⊔1aRaçi bArben f28.1.1955-
    200⊔1aRaçi bArben f4.6.1955-
    (Dy autorë me emra të njëjtë dhe me vit të lindjes të njëjtë, identifikohen përmes datës së plotë të lindjes.)
  11. * COBISS.net

    200⊔1aDara bGavril cI riu
    200⊔1aDara bGavril cPlaku
  12. * COBISS.net

    200⊔1aShuteriqi bDhimitër f1915-2003 r00742
  13. * COBISS.net

    200⊔17cb aНушић bБранислав f1864-1938
    200⊔17ba aNušić bBranislav f1864-1938
    (Fusha 200 përsëritet vetëm për pikëqasjen e njësuar në shkrimin tjetër. Te shkrimet alternative duhet të vendoset kodi për shkrimin e pjesës kryesore të pikëqasjes.)
  14. * COBISS.net

    200⊔17ca aДостоевский bФедор Михайлович f1821-1881
    200⊔17ba aDostoevskij bFedor Mihajlovic f1821-1881
    700⊔1310126949 7ca 9bul aДостоевски bФьодор Михайлович f1821-1881
    (Pikëqasjet e njësuara janë në shkrimet alternative, cirilik dhe latin. Në sistemin COBISS.BG përdoret edhe pikëqasja e tretë e njësuar, që është në shkrim cirilik bullgar, prandaj është vendosur në regjistrim të ndarë. Regjistrimet mes vete lidhen përmes fushës 700.)
    200⊔17ca 9bul aДостоевски bФьодор Михайлович f1821-1881
    700⊔1310127205 7ca aДостоевский bФедор Михайлович f1821-1881
    700⊔1310127205 7ba aDostoevskij bFedor Mihajlovic f1821-1881
    (Pikëqasja e njësuar është në shkrim cirilik bullgar. Përmes fushës 700 regjistrimi është i lidhur me formën origjinale të emrit në shkrim cirilik rus dhe me formë alternative të transliteruar në shkrim latin.)
  15. * COBISS.net

    200⊔0aDionisi cperëndi greke
    (Regjistrim nga SGC.)
  16. * COBISS.net

    200⊔1aBrilej bRoman cmatematikan
    200⊔1aBrilej bRoman cpublicist
    (Adashët mes vete mund të dallohen duke shënuar profesionin e tyre etj., kur viti i tyre i lindjes/vdekjes nuk dihet ose kur autori nuk lejon publikimin e vitit të lindjes.)