COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Aprill2020

210 Pikëqasja e njësuar – emër organizate

Fusha përmban pikëqasjen për emrin e organizatës ose mbledhjes.

Emrat e njësive politike e territoriale, të cilat përdoren si pikëqasje për autorin, trajtohen si organizata (fusha 210). Si organizatë trajtohen edhe emrat e njësive politike e territoriale, të cilat pasohen nga nënndarja për organizatën dhe që përdoren si pikëqasje për autorët ose si pikëqasje lëndore. Emrat e njësive politike e territoriale që përdoren si pikëqasje lëndore, të vetme ose së bashku me përcaktuesit lëndor trajtohen si emra të territoreve (fusha 215).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
210Pikëqasja e njësuar – emër organizatenr
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
xPërcaktuesi i përgjithshëmr
zPërcaktuesi kohorr
7Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjesnr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0emër organizate
1mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0emër në formë të përmbysur
1emër sipas vendit ose juridiksionit
2emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë tregon nëse organizata është mbledhje (konferencë, simpozium etj.) apo jo. Nëse mbledhja është e varur nga organizata, atë e trajtoni si emër të organizatës (shih shembullin 4).

Treguesi i dytë tregon formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfushat x dhe z janë përshkruar në kapitullin Përcaktuesit, ndërsa nënfusha 7 dhe 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

210a Elementi hyrës

Pjesa e emrit, e cila në pikëqasje përdoret si element për klasifikim dhe që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Nënfusha është e detyrueshme.

210b Nënndarje

Emri i organizatës së varur në aspektin hierarkik, kur emri përfshin hierarkinë (shih shembujt 1, 9), ose emrin e organizatës, njësinë e varur politike-territoriale (shih shembujt 2, 7, 11). Nënfusha nuk përfshin shpjegimet, të cilat vendosen për të bërë dallimin midis institucioneve me emrin e njëjtë (shih nënfushat c, g dhe h). Nënfusha përsëritet kur në hierarki ndodhen më shumë se dy nivele.

210c Shtesa të emrit ose cilësori

Çfarëdo shtese, të cilën kataloguesi ia shton emrit të organizatës, përveç numrit, vitit dhe vendit të mbledhjes (shih shembujt 3, 4, 8, 9, 12).

210d Numri i mbledhjes

Numri i mbledhjes (shih shembujt 4, 10).

210e Vendi i mbledhjes

Vendi i mbledhjes, kur është e nevojshme të shënohet si pjesë e pikëqasjes (shih shembujt 4, 5, 10).

210f Viti i mbledhjes

Viti i mbledhjes, kur është e nevojshme të shënohet si pjesë e pikëqasjes (shih shembujt 4, 5, 10).

210g Elementi i përmbysur

Cilado pjesë e emrit të organizatës që është larguar nga pjesa e parë emrit, në mënyrë që organizata të vendoset me fjalën, me të cilën ka më shumë mundësi të kërkohet. Kjo nënfushë më shpesh përdoret te variantet e pikëqasjeve (shih shembullin 4 te fusha 410).

210h Pjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)

Tek rastet e formës së përmbysur të emrit, në këtë nënfushë vendoset pjesa e emrit që nuk është element hyrës ose i përmbysur.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit të organizatës, që është formuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.

Pjesën kryesore të pikëqasjes, e cila identifikon emrin e organizatës, e krijon përmbajtja e nënfushave a, b, g dhe h.

Në sistemet COBISS, ku përdorin katalogët në disa shkrime, fusha është e përsëritshme.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

150TË DHËNAT E KODUARA PËR EMRIN E ORGANIZATËS
410VARIANTI I PIKËQASJES – EMËR ORGANIZATE
510PIKËQASJA NË LIDHSHMËRI – EMËR ORGANIZATE
710PIKËQASJA E NJËSUAR NË GJUHË DHE/APO SHKRIM TJETËR – EMËR ORGANIZATE

SHEMBUJ

  1. 21002aBrunel University. bEducation Liaison Centre
  2. 21001aOntario. bOffice of Arbitration
  3. 21002aMuzeu i dëshmorëve c(Prekaz)
  4. 21002aLabour Party c(Great Britain). bConference d(72nd; f1972 ; eBlackpool, Lancashire)
  5. 21012aNorth Carolina Conference on Water Conservation f(1975 ; eRaleigh)
  6. 21002aChurch of England
  7. 21001aUnited States bArmy
  8. * COBISS.net

    21002aMuzeu Kombëtar cTiranë
    (Emrit të organizatës i është shtuar edhe përcaktuesi, që në këtë rast është emër gjeografik.)
  9. * COBISS.net

    21002aDhoma Tregtare Shqiptare bDhoma Rajonale Shkodër cLezhë
    (Organizatë që nuk është e pavarur dhe që identifikohet me institucionin kryesor.)
  10. * COBISS.net

    21012aDitët e ortopedisë d19 f2001 ePrishtinë
    (Mbledhje që identifikohet me numrin, vendin dhe vitin.)
  11. * COBISS.net

    21001aShqipëria bForcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
    (Organizata është organ i njësisë politike e territoriale.)
  12. * COBISS.net

    21002aAurora canije udhëtarësh
    (Regjistrim nga SGC.)