COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Aprill2020

710 Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër organizate

Fusha përmban pikëqasjen e njësuar për emrin e organizatës, që është në gjuhën dhe/apo shkrimin tjetër nga pikëqasja në fushën 210.

Emrat e njësive politike e territoriale, të cilat përdoren si pikëqasje për autorin, trajtohen si organizata (fusha 710). Si organizatë trajtohen edhe emrat e njësive politike e territoriale, të cilat pasohen nga nënndarja për organizatën dhe përdoren si pikëqasje për autorët ose pikëqasje lëndore. Emrat e njësive politike e territoriale që përdoren si pikëqasje lëndore, vetëm ato ose së bashku me përcaktuesit lëndorë trajtohen si emra të territoreve (fusha 715).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
710Pikëqasja e njësuar në gjuhë dhe/apo shkrim tjetër – emër organizater
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
xPërcaktuesi i përgjithshëmr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
3Numri i regjistrimitnr
7Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjesnr
8Gjuha e katalogimitnr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0emër organizate
1mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0emër në formë të përmbysur
1emër sipas vendit ose juridiksionit
2emër në renditje të drejtë

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfushat nga a deri h janë përshkruar tek fusha 210, ndërsa nënfusha 2, 3, 7, 8 dhe 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit të organizatës, që është formuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore dhe është e lidhur me formën në fushën 210.

Fusha përdoret në sistemet COBISS që posedojnë katalogë në disa gjuhë. Fusha është e përsëritshme. Në sistemin COBISS.SI përdoret vetëm në bazën e njësuar të të dhënave SGC.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

210PIKËQASJA E NJËSUAR – EMËR ORGANIZATE

SHEMBUJ

  1. 001⊔⊔a80-123456
    21002aNational Library of Canada
    71002380-239876 8fre 9fre aBibliothèque nationale du Canada
    (Regjistrim në katalogun në gjuhën angleze.)
    001⊔⊔a80-239876
    21002aBibliothèque nationale du Canada
    71002380-123456 8eng 9eng aNational Library of Canada
    (Regjistrim në katalogun në gjuhën franceze.)
  2. * COBISS.net

    100⊔⊔ba calb gba
    152⊔⊔bsgc
    210029eng aChallenger canije kozmike
    710022sgce 8eng aChallenger cSpacecraft
    (Fusha 710 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në fushën 210.)
  3. *

    100⊔⊔ba cslv gba
    152⊔⊔bsgc
    21002aSkupnost neodvisnih držav
    710022sgce 8eng aCommonwealth of Independent States
    (Fusha 710 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në fushën 210.)
  4. *

    100⊔⊔ba cslv gba
    152⊔⊔bsgc
    21002aKolosej cRim, Italija
    710022sgce 8eng aColosseum cRome, Italy
    (Fusha 710 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në fushën 210.)