COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Aprill2020

715 Pikëqasja e njësuar në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik

Fusha përmban pikëqasjen për emrin e njësisë politike-territoriale ose emrin gjeografik, që është në një gjuhë dhe/ose shkrimi tjetër nga ai pikëqasjes në fushën 215.

Emrat e njësive politike-territoriale që përdoren si pikëqasje lëndore, të vetme ose vetëm me përcaktuesit e shtuar lëndorë, trajtohen si emra territoresh (fusha 715). Emrat e njësive politike-territoriale që përdoren si pikëqasje për autorët, trajtohen si organizata (fusha 710). Si organizata trajtohen edhe emrat e njësive politike-territoriale, pas të cilëve ndodhet nënndarja për organizatën dhe të cilët përdoren si pikëqasje për autorët ose si pikëqasje lëndore.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
715Pikëqasja e njësuar në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografikr
aElementi hyrësnr
xPërcaktuesi i përgjithshëmr
zPërcaktuesi kohorr
2Kodi i sistemitnr
8Gjuha e katalogimitnr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfusha a është përshkruar tek fusha 215, nënfusha x dhe z në kapitullin Përcaktuesit, ndërsa nënfusha 2, 8 dhe 9 në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e emrit të njësisë politike-territoriale ose emrit gjeografik, që është formuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore dhe është e lidhur me formën në fushën 215.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

215PIKËQASJA E NJËSUAR – EMËR I NJËSISË POLITIKE-TERRITORIALE OSE EMËR GJEOGRAFIK

SHEMBUJ

  1. 001⊔⊔aA123456
    215⊔⊔aSchweiz
    715⊔⊔8fre aSuisse
    715⊔⊔8ita aSvizzera
    (Regjistrim në katalogun në gjuhën gjermane.)
    001⊔⊔aA234567
    215⊔⊔aSuisse
    715⊔⊔8ger aSchweiz
    715⊔⊔8ita aSvizzera
    (Regjistrim në katalogun në gjuhën franceze.)
    001⊔⊔aA345678
    215⊔⊔aSvizzera
    715⊔⊔8ger aSchweiz
    715⊔⊔8fre aSuisse
    (Regjistrim në katalogun në gjuhën italiane.)
  2. *

    100⊔⊔ba cslv gba
    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aSava (vodotok)
    715⊔⊔2sgce 8eng aSava River
    (Fusha 715 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në gjuhën sllovene në fushën 215.)
  3. *

    100⊔⊔ba cslv gba
    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aKoroška (Avstrija)
    715⊔⊔2sgce 8eng aCarinthia (Austria)
    (Fusha 715 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në gjuhën sllovene në fushën 215.)
  4. * COBISS.net

    100⊔⊔ba calb gba
    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aAkropoli (Athinë, Greqi)
    715⊔⊔2sgce 8eng aAcropolis (Athens, Greece)
    (Fusha 715 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në gjuhën shqipe në fushën 215.)
  5. * COBISS.net

    100⊔⊔ba calb gba
    152⊔⊔bsgc
    215⊔⊔aTsavo (Keni ; park kombëtar)
    715⊔⊔2sgce 8eng aTsavo National Park (Kenya)
    (Fusha 715 përmban formën e emrit në gjuhën angleze që korrespondon me formën e emrit në gjuhën shqipe në fushën 215.)