COMARC/A | prill | 2020 |
200 | Pikëqasja e njësuar – emër vetjak |
210 | Pikëqasja e njësuar – emër organizate |
215 | Pikëqasja e njësuar – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik |
220 | Pikëqasja e njësuar – emër familje |
230 | Pikëqasja e njësuar – titull |
240 | Pikëqasja e njësuar – emër/titull |
243 | Pikëqasja e njësuar – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare |
250 | Pikëqasja e njësuar – emër i përgjithshëm |
280 | Pikëqasja e njësuar – forma, zhanri ose karakteristikat fizike |
Blloku përmban pikëqasjen, për të cilën është krijuar regjistrimi. Në regjistrimin e njësuar kjo është pikëqasja, në regjistrimin referues është varianti i pikëqasjes, ndërsa në regjistrimin e përgjithshëm shpjegues është pikëqasja shpjeguese.
Çdo regjistrim duhet të përmbaj një fushë nga blloku 2XX. Fushat nga blloku 2XX mund të përsëriten vetëm në sistemet COBISS që kanë nevojë për pikëqasjet në disa shkrime.
Në fushat 2XX përdoret ky kontroll i nënfushave:
Përdorimi i nënfushave të kontrollit është përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit (para bllokut 2XX).