COMARC/A | mars | 2018 |
Fusha përmban pikëqasjen për emrin/titullin. Pikëqasja për emrin/titullin lidh regjistrimet për botimet e ndryshme të një vepre ose njësitë e një serie.
Nënfusha 9 është e përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit.
Emri i personit, organizatës ose familjes që bartë përgjegjësinë parësore për veprën e shënuar në nënfushën t. Kur në nënfushën a bashkohen disa nënfusha standarde, për ndarjen e elementeve duhet të përdoren shenjat e pikësimit sipas rregullave të ISBD-së.
Titulli me të cilin është e njohur vepra. Kur në nënfushën t bashkohen disa nënfusha standarde, për ndarjen e elementeve duhet të përdoren shenjat e pikësimit sipas rregullave të ISBD-së.
Fusha përmban formën e emrit/titullit, që është përcaktuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.