COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Aqershor2021

230 Pikëqasja e njësuar – titull

Fusha përmban pikëqasjen për titullin. Pikëqasja për titullin lidh regjistrimet për të gjitha botimet e një vepre, e cila është botuar me tituj të ndryshëm, ose regjistrimet për njësitë brenda një serie.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
230Pikëqasja e njësuar – titullnr
aElementi hyrësnr
bPërcaktimi i përgjithshëm i materialitr
hNumri i pjesësr
iTitulli i pjesësr
kData e botimitnr
lNënndarje formenr
mGjuhanr
nTë dhëna të ndryshmer
qVersioni (ose data e versionit)nr
rMënyra e ekzekutimit (në muzikë)r
sPërcaktuesi numerik (në muzikë)r
uTonaliteti (në muzikë)nr
wTë dhëna për aranzhimin (në muzikë)nr
9Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjesnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Nënfusha 9 është përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit.

230a Elementi hyrës

Titulli me të cilin është e njohur vepra, pa shpjegime shtesë ose të dhëna për pjesët e veçanta. Nënfusha është e detyrueshme.

230h Numri i pjesës

Numri i pjesës, nëse njësia, të cilës i përket titulli, është vetëm pjesë e veprës dhe ka titullin e vet (shih shembullin 8). E përsëritshme për nëndarjet në vazhdim (shih shembullin 9).

230i Titulli i pjesës

Titulli i pjesës, nëse njësia të cilës i përket titulli është vetëm pjesë e veprës dhe ka titullin e vet (shih shembullin 9). E përsëritshme për nëndarjet në vazhdim.

230k Data e botimit

Data e botimit, nëse është pjesë e titullit.

230l Nënndarje forme

Fraza standarde që i shtohet pikëqasjes për përcaktim shtesë të titullit (shih shembullin 1).

230m Gjuha

Gjuha e njësisë, nëse është e nevojshme si pjesë e titullit (shih shembujt 1, 4, 8). Nëse vepra është në disa gjuhë, të gjitha gjuhët vendosen në një nënfushë m (shih shembullin 11).

230n Të dhëna të ndryshme

Të dhënat që nuk mund t'i vendosni në nënfushat e tjera.

230q Versioni (ose data e versionit)

Identifikuesi i versionit të veprës, të cilin e përfaqëson njësia; mund të jetë emri ose viti origjinal i versionit (shih shembullin 1).

230r Mënyra e ekzekutimit (në muzikë)

Orkestrimi i njësisë etj. (shih shembullin 10).

230s Përcaktuesi numerik (në muzikë)

Numër, të cilin e vendos kompozitori ose ndonjë person tjetër për të bërë dallimin e veprave. Ky mund të jetë numër i serisë, opusit ose numër nga indeksi tematik. Si numër mund të përdoret edhe data (shih shembullin 10).

230u Tonaliteti (në muzikë)

Çelësi muzikor si pjesë e emrit (shih shembullin 10).

230w Të dhëna për aranzhimin (në muzikë)

Të dhëna që tregojnë se vepra muzikore është aranzhim (shih shembullin 2).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban formën e titullit, që është përcaktuar në përputhje me rregullat kombëtare të katalogimit ose me sistemin e emërtimeve lëndore.

Pjesën kryesore të pikëqasjes, e cila e identifikon titullin, e krijon përmbajtja e nënfushave a, i dhe h.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

430VARIANTI I PIKËQASJES – TITULL
530PIKËQASJA NË LIDHSHMËRI – TITULL
730PIKËQASJA E NJËSUAR NË GJUHË DHE/APO SHKRIM TJETËR – TITULL

SHEMBUJ

  1. 230⊔⊔aBible mEnglish qAuthorized lSelections
  2. 230⊔⊔aGod save the King warr
  3. 230⊔⊔aCrónica de los Reyes de Castilla
  4. 230⊔⊔aJuliana mMiddle English
  5. 154⊔⊔aa
    230⊔⊔aCBMS regional conference series in mathematics
  6. 154⊔⊔ab
    230⊔⊔aCambridge history of Iran
  7. 154⊔⊔ac
    230⊔⊔aViking books
  8. 230⊔⊔aIliad hBook 24 mEnglish
  9. 230⊔⊔aPièces de viole h4e livre h23e partie iArabesque
  10. 230⊔⊔aConcertos roboes(2), string orchestra sop.9, no.3 uF major
  11. 230⊔⊔a≠Le ≠malade imaginaire mEnglish & French
  12. * COBISS.net

    230⊔⊔aDorëshkrimet Qumran