COMARC/A | prill | 2020 |
400 | Varianti i pikëqasjes – emër vetjak |
410 | Varianti i pikëqasjes – emër organizate |
415 | Varianti i pikëqasjes – emër i njësisë politike-territoriale ose emër gjeografik |
420 | Varianti i pikëqasjes – emër familje |
430 | Varianti i pikëqasjes – titull |
440 | Varianti i pikëqasjes – emër/titull |
443 | Varianti i pikëqasjes – emër/titull konvencional për tekstet ligjore dhe fetare |
450 | Variant i pikëqasjes – emër i përgjithshëm |
480 | Varianti i pikëqasjes – forma, zhanri ose karakteristikat fizike |
Blloku përmban variantin e pikëqasjes. Nga secila fushë 4XX mund të gjenerohet udhëzimi, që drejton përdoruesin nga varianti i pikëqasjes tek pikëqasja e njësuar në fushën 2XX (shenja për referim shih).
Fushat 4XX kanë tregues të njëjtë me fushat 2XX dhe gjithashtu shumica e nënfushave janë të njëjta. Për këtë arsye te fushat 4XX përshkrimet e nënfushave të njëjta nuk përsëriten.
Në fushat 4XX mund të përdoren këto nënfusha të kontrollit:
2 | Kodi i sistemit |
3 | Numri i regjistrimit |
5 | Kodi për marrëdhënien |
7 | Shkrimi i pjesës kryesore të pikëqasjes |
8 | Gjuha e katalogimit |
9 | Gjuha e pjesës kryesore të pikëqasjes |
Përdorimi i nënfushave është përshkruar në kapitullin Nënfushat e kontrollit (para bllokut 2XX).