COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

711 Emër organizate – përgjegjësi alternative

Fusha përmban emrin e organizatës që bartë përgjegjësinë alternative për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik. Vendoset forma e emrit të organizatës që është përzgjedhur për emërtimin (kryetitullin) uniform.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
711Emër organizate – përgjegjësi alternativer
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
4Kodi për llojin e autorësisër
6Të dhënat për lidhjennr
8Kodi i institucionit/organizatës*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë përcakton nëse autori kolektiv është organizatë apo mbledhje (konferencë, simpozium etj.). Nëse mbledhja është në varësi të organizatës treguesi i parë ka vlerën "0".

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës. Treguesi përcakton nëse emri i organizatës është shënuar në formë të përmbysur (kjo formë përdoret kur si element hyrës nuk është përzgjedhur fjala e parë nga emri i organizatës ose mbledhjes (konferencës)), sipas vendndodhjes ose juridiksionit (për organizatat që janë organe të njësisë politike e territoriale dhe të cilat vendosen sipas vendndodhjes), apo në renditje të drejtë (për të gjitha organizatat e tjera).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

7116 Të dhënat për lidhjen

Shënohet një numër 2 shifor (01–99) për lidhjen e fushave 711 me fushat përkatëse 911 (shih shembullin 3).

Për nënfushat e tjera vlejnë udhëzimet e përshkruara në fushën 710 (shih përshkrimin e fushës 710).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Nënfusha 7116 përdoret vetëm në rastet kur organizata nuk është e lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 7113.

Udhëzimet e tjera për shënimin e të dhënave në fushën 711 janë të njëjta me udhëzimet për shënimin e të dhënave në fushën 710.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Nëse në nënfushën f janë të shënuar disa emra, te emri i dytë dhe i tretë zakonisht bëhet fjalë për përgjegjësi alternative; nëse bëhet fjalë për emër organizate ai shënohet në fushën 711 në formën e pikëqasjes.
710EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI PARËSORE
Emri i organizatës me përgjegjësi parësore vendoset në fushën 710.
712EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI DYTËSORE
Nëse ekzistojnë organizata, të cilat kanë përgjegjësi më të vogël se organizatat e shënuara në fushat 710 dhe 711, ato shënohen në fushën 712.
911EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE (VARIANTI I EMËRTIMIT)*
Emri paralel ose forma tjetër e emrit të organizatës me përgjegjësi alternative vendoset në fushën 911.
916EMËR ORGANIZATE – FORMË E PALIDHUR*
Forma e emrit të organizatës ose takimit, që është marrë nga burimi dhe ende nuk është në regjistrimin e njësuar, e lidhur me fushën 711, vendoset në fushën 916.

SHEMBUJ

  1. 71001aPennsylvania. bState University bDept. of Agricultural Economics and Rural Sociology
    71101aPennsylvania. bAgricultural Experiment Station, University Park
    (Organizatat bartin përgjegjësi të përbashkët për burimin në vazhdim. Emri, i cili ndodhet i pari në renditje, i takon organizatës që bartë përgjegjësinë parësore. I dyti është emri i organizatës që ka përgjegjësi alternative.)
  2. * COBISS.net

    2000⊔aKatalogët e bibliotekave epërmbledhje referatesh nga takimi profesional i Shoqatës së Bibliotekarëve të Shqipërisë dhe Shoqatës së Kataloguesve, [14 mars 2008, Tiranë] f[redaktor Faton Vata]
    71002aShoqata e Bibliotekarëve të Shqipërisë bTakim profesional f2008 eTiranë
    71102aShoqata e Kataloguesve bTakim profesional f2008 eTiranë
  3. * COBISS.net

    2000⊔aRoli i bibliotekave speciale dhe akademike në procesin e integrimit evropian epërmbledhje referatesh dThe role of special and academic libraries in the process of European integration eproceedings fTakimi i 10-të profesional i bibliotekave speciale dhe takimi i 3-të profesional i bibliotekave akademike me pjesëmarrje ndërkombëtare, Prishtinë, 18-19 nëntor 2004 f= 10th Conference of Special Libraries and 3rd Conference of Academic Libraries with International Attendance, Prishtina, November 18-19, 2004 g[redaktorë Lindita Dashi, Vesa Paloja]
    71012aTakimi profesional i bibliotekave speciale d10 f2004 ePrishtinë
    71112aTakimi profesional i bibliotekaveakademike me pjesëmarrje ndërkombëtare d3 f2004 ePrishtinë 601
    91012aConference of Special Libraries d10 f2004 ePrishtina
    91112aConference of Academic Libraries with International Attendance d3 f2004 ePrishtina 601