COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2018

712 Emër organizate – përgjegjësi dytësore

Fusha përmban emrin e organizatës që bartë përgjegjësinë dytësore për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik. Emri vendoset në formë që është përzgjedhur për emërtimin (kryetitullin) uniform.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
712Emër organizate – përgjegjësi dytësorer
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElement i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
4Kodi për llojin e autorësisër
5Institucioni për të cilin zbatohet fushanr
6Të dhënat për lidhjennr
8Kodi i institucionit/organizatës*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë përcakton nëse autori kolektiv është organizatë apo mbledhje (konferencë, simpozium etj.). Nëse mbledhja është në varësi të organizatës treguesi i parë ka vlerën "0".

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës. Treguesi përcakton nëse emri i organizatës është shënuar në formë të përmbysur (kjo formë përdoret kur si element hyrës nuk është përzgjedhur fjala e parë nga emri i organizatës ose mbledhjes (konferencës)), sipas vendndodhjes ose juridiksionit (për organizatat që janë organe të njësisë politike e territoriale dhe të cilat vendosen sipas vendndodhjes), apo në renditje të drejtë (për të gjitha organizatat e tjera).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

7125 Institucioni për të cilin zbatohet fusha

Emri i institucionit në formë të koduar. Shënohet kodi i bibliotekës (sigla).

7126 Të dhënat për lidhjen

Shënohet një numër 2 shifror (01–99) për lidhjen e fushave 712 me fushat përkatëse 912 (shih shembullin 6).

Për nënfushat e tjera vlejnë udhëzimet e përshkruara në fushën 710 (shih përshkrimin e fushës 710).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Nënfusha 7126 përdoret vetëm në rastet kur organizata nuk është e lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 7123.

Udhëzimet e tjera për shënimin e të dhënave në fushën 712 janë të njëjta me udhëzimet për shënimin e të dhënave në fushën 710.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fgTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore, Persona të tjerë përgjegjës
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Emri i organizatës së shënuar në nënfushën f ose g që ka përgjegjësi dytësore për veprën vendoset në fushën 712.
710EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI PARËSORE
Emri i organizatës me përgjegjësi parësore vendoset në fushën 710.
711EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE
Emri i organizatës që ka përgjegjësi alternative shënohet në fushën 711.
912EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI DYTËSORE (VARIANTI I EMËRTIMIT)*
Emri paralel ose forma tjetër e emrit të organizatës me përgjegjësi dytësore vendoset në fushën 712.
916EMËR ORGANIZATE – FORMË E PALIDHUR*
Forma e emrit të organizatës ose takimit, që është marrë nga burimi dhe ende nuk është në regjistrimin e njësuar, e lidhur me fushën 711, vendoset në fushën 916.

SHEMBUJ

  1. 71202aIEA Coal Research
    (Në faqen e titullit shënon Coal research projects, United Kingdom, London, IEA Coal Research. IEA Coal Research është shënuar si botues, por me një përgjegjësi më të madhe se sa që ka zakonisht botuesi, p.sh. ka organizuar takimin ose ka përgatitur botimin.)
  2. 71202aNacionalna i sveučilišna biblioteka bKnjigoveznica 5ciZaNSB : R IV-4º -5b
    (Kopja e veprës Slava vojvodine Kranjske e vitit 1689, autor J. V. Valvasor më 23.5.1991 është lidhur përsëri në departamentin për lidhjen e librit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Zagreb.)
  3. * COBISS.net

    2001⊔aBazat teorike të elektroteknikës fBardhyl Golemi
    700⊔13760422 aGolemi aBardhyl
    71202aFakulteti i Inxhinierisë bKatedra e Elektroteknikës cTiranë
  4. * COBISS.net

    2001⊔aPoetët e rinj e(përmbledhje punimesh) e[konferencë shkencore], 4 prill 2014, Shtëpia e Kulturës, salla Azem Shkreli f[redaktor Vedat Hoxha]
    300⊔⊔a"festivali i 17-të i poezisë Poezia sot" → kolofon
    71212aPripovedovalski festival Pravljice danes d17 f2014 eLjubljana
    (Kur emri i mbledhjes nuk ndodhet në burimin e të dhënave, mirëpo brenda tekstit (p.sh. në kolofon), ai vendoset në fushëne 712.)
  5. * COBISS.net

    2000⊔aHistori e vjetër fKostë Çekrezi
    700⊔132790246 aÇekrezi bKostë
    71202aFedereata Shqiptare "Vatra" cBoston
  6. * COBISS.net

    2001⊔aRehabilitimi pas operacionit epërmbedhje punimesh etakimi i VIII-të profesional, Pejë, 17 nëntor 2011 f[organizator] Shoqata e Mjekëve të Kosovës-SHMK dhe [bashkëorganizator] Spitali Rajonal i Pejës g[redaktore e përmbledhjes së punimeve Drita Shehu]
    71202aShoqata e Mjekëve të Kosovës 601
    71202aSpitali Rajonal i Pejës
    91202aSHMK 601