COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Atetor2012

3XX BLLOKU I SHËNIMEVE

LISTA E FUSHAVE

300Shënimi informues
305Shënimi referues në formë teksti "shih edhe"
310Shënimi referues në formë teksti "shih"
320Shënimi me referimin e përgjithshëm shpjegues
330Shënimi i përgjithshëm për qëllimin
340Shënimi për biografinë dhe veprimtarinë
356Shënimi gjeografik

Shënimet në regjistrimet e njësuara përdoren për paraqitjen e të dhënave historike të pikëqasjes ose për informacionet shtesë, kur udhëzimet e thjeshta, të cilat gjenerohen nga variantet e pikëqasjeve ose pikëqasjet në lidhshmëri, nuk mund të shpjegojnë mjaftueshëm marrëdhënien midis këtyre pikëqasjeve dhe pikëqasjes së njësuar. Shënimi në regjistrimin referues shpjegon marrëdhënien midis pikëqasjes referuese dhe pikëqasjeve të njësuara, të cilave u referohet. Shënimet në regjistrimin e përgjithshëm shpjegues shpjegojnë rregullat që përdoren për formimin dhe klasifikimin e atyre pikëqasjeve, të cilat mund të gjenden në formën e dhënë në pikëqasjen shpjeguese.

Shënimet në bllokun 3XX bëhen për përdoruesit dhe janë të shënuara në formën e përshtatshme për paraqitje publike. Shënimet për kataloguesit ndodhen në bllokun e informacionit për burimin e të dhënave 8XX.