COMARC/A | prill | 2020 |
Fusha përmban të dhënat e përgjithshme, të cilat janë të nevojshme për krijimin e regjistrimit.
Kodi tregon gjendjen e regjistrimit dhe është i detyrueshëm.
c | regjistrim i korigjuar Kodi përdoret kur regjistrimi është korrigjuar përfundimisht, d.m.th. është pa gabime gramatikore dhe të përmbajtjes (shih shembullin 2). |
d | regjistrim i fshirë Kodi tregon se regjistrimi nuk është më i vlefshëm. Nëse regjistrimi përzgjidhet për t'u fshirë, në nënfushën 001x duhet të vendoset numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit të fshirë (shih shembullin 3). |
n | regjistrim i ri Kodi është i paracaktuar për çdo regjistrim të ri (shih shembujt 1, 5, 6, 7). |
r | regjistrim i ndarë Regjistrimi i pavlefshëm, i cili në nënfushën 001x përmban numrat identifikues të regjistrimeve për entitetet në të cilat është ndarë (shih shembullin 4). |
Kodi tregon llojin e regjistrimit. Vendosja e kodit është e detyrueshme; vlera e paracaktuar varet nga maska e përzgjedhur e shënimit të të dhënave.
x | regjistrim i njësuar Kodi tregon regjistrimin, i cili në fushën 2XX përmban pikëqasjen e njësuar. |
y | regjistrim referues Kodi tregon regjistrimin, i cili në fushën 2XX përmban variantin e pikëqasjes; ky variant i pikëqasjes në regjistrimet bibliografike nuk shfaqet kurrë si emërtim kryesor. Pikëqasja nga fusha 2XX shfaqet edhe në fushën 4XX në një nga regjistrimet e njësuara. |
z | regjistrim i përgjithshëm shpjegues Kodi tregon regjistrimin, i cili në fushën 2XX përmban pikëqasjen shpjeguese. Pikëqasjet e tilla nuk ndodhen në asnjë nga fushat 4XX në regjistrimet e njësuara. |
Kodi tregon llojin e entitetit, i cili ndodhet në fushën 2XX. Shënimi i kodit është i detyrueshëm; vlera e paracaktuar varet nga maska e përzgjedhur e shënimit të të dhënave.
a | emër vetjak |
b | emër organizate |
c | emër gjeografik |
e | emër familje |
f | titull |
h | emër/titull |
i | emër/titull përmbledhës |
j | emër i përgjithshëm |
l | formë, zhanër ose karakteristika fizike |
Kodi tregon shkallën e plotësisë së regjistrimit. Nënfushat nuk plotësohen, nëse regjistrimi është i plotë (përmban të dhënat e nevojshme, përfshirë edhe variantet e pikëqasjeve dhe pikëqasjet në lidhshmëri).
Nëse në bazën e të dhënave ndodhen disa regjistrime të njësuara për entitetin e njëjtë (dublikatë), duhet të përcaktoheni për regjistrimin që dëshironi ta mbani. Regjistrimet e tjera i përzgjidhni për t'u fshirë (në nënfushën 001a vendoset kodi "d" – regjistrim i fshirë). Në regjistrimet e përzgjedhura për t'u fshirë, në nënfushën 001x duhet të vendosni numrin identifikues të regjistrimit zëvendësues (shih shembullin 3).
Nëse regjistrimi i njësuar i përket disa entiteteve të ndryshme me të njëjtin emër, atë mund ta përzgjidhni si regjistrim të ndarë (në nënfushën 001a vendoset kodi "r" – regjistrim i ndarë) dhe për të gjitha entitetet krijoni regjistrime të reja të njësuara. Në regjistrimin me kodin "r" në nënfushën 001x vendosen numrat identifikues të të gjitha regjistrimeve të reja të njësuara (shih shembullin 4).
*
001 ⊔⊔ an bx ca g3 200 ⊔1 aHorvat bIrena (Regjistrim i ri, i pjesshëm.) *
001 ⊔⊔ ac bx ca 200 ⊔1 aHorvat bIrena f1965- (Regjistrim i përmirësuar, i plotë.) * COBISS.net
001 ⊔⊔ ad bx ca x<nnn> 200 ⊔1 aDakaj bMirlinda (Regjistrim i përzgjedhur për t'u fshirë. Në nënfushën x është numri identifikues i regjistrimit të njësuar që përdoret në vend të këtij regjistrimi.) 001 ⊔⊔ ac bx ca 200 ⊔1 aBerisha bMirlinda (Regjistrimi që mbetet (ID=nnn).) * COBISS.net
001 ⊔⊔ ar bx ca x<nnn, mmm> 200 ⊔1 aBartol bTomas (Regjistrim i përzgjedhur si i ndarë. Në nënfushën x janë numrat identifikues të regjistrimeve të reja të njësuara.) 001 ⊔⊔ an bx ca 200 ⊔1 aBartol bTomas f1962- (Regjistrim i ri (ID=nnn).) 001 ⊔⊔ an bx ca 200 ⊔1 aBartol bTomas f1968- (Regjistrim i ri (ID=mmm).) * COBISS.net
001 ⊔⊔ an bx cj g3 250 ⊔⊔ aZhytja e lirë (Regjistrim i ri, i pjesshëm.) * COBISS.net
001 ⊔⊔ an bx ce g3 220 ⊔⊔ aJasharët cfamilje fisnikësh (Regjistrim i ri, i pjesshëm.) * COBISS.net
001 ⊔⊔ an by cj 250 ⊔⊔ aGrupet etnike, popujt etj. (India) (Regjistrim i ri, udhëzues.)