COMARC/A | shtator | 2018 |
Fusha përmban treguesin standard ndërkombëtar të emrave (ISNI). Ky numër siguron identifikimin e identiteteve të pjesmarrësve, që i përdorimin publikisht në krijimtarinë e tyre, prodhimin, administrimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve në industrinë mediatike.
ISNI përbëhet nga 16 numra, pa hapësira mes tyre. Nënfusha a është e detyrueshme, nëse është e pranishme nënfusha z.
Numri i ISNI-së që ka qenë i vlefshëm, mirëpo institucioni për ndarjen e ISNI-së e ka anuluar.
ISNI ndahet nga institucionet për ndarjen e ISNI-së sipas sistemit të centralizuar dhe në përputhje me ISO 27729. ISNI është numër »memec«, sepse asnjë pjesë e tij nuk ka ndonjë kuptim të rëndësishëm.
Në standardin ISO 27729 është e përcaktuar:
pjesmarrësi mund të ketë më shumë se një identitet publik dhe secili nga ata identifikohet me numrin e tij të ISNI-së;
i njëjti numër i ISNI-së mund të vlej vetëm për një identitet publik të pjesmarrësit;
drejtshkrimi alternativ, prezantimi alternativ, variantet e simboleve, shkrimet ose variantet e gjuhëve nuk mjaftojnë për ndarjen e numrave të ndryshëm të ISNI-së.
ISNI përbëhet nga 15 numra, pas të cilëve është numri i kontrollit. Numri i kontrollit mund të jetë nga 0 deri në 9, ose simboli X, i cili llogaritet në bazë të 15 numrave të parë në përputhje me ISO/IEC 7064, sipas algoritmit MOD11-2.
Numri 16 shifror i ISNI-së shënohet në formë të ngjeshur, pa hapësira apo shenja pikësimi. Para numrave nuk vendoset shenja e ISNI-së.
Për përdoruesit ISNI shfaqet si një numër 16 shifror, i ndarë në katër pjesë me nga katër numra, pjesët të ndara mes mes vete me hapësirë. Para tyre ndodhet shkurtesa ISNI dhe hapësira.
ISNI është i përdorshëm dhe i zbërthyeshëm si http:/www.isni.org/XXXXXXXXXXXXXXXX
010 ⊔⊔ a0000000121035067 200 ⊔1 aLévi-Strauss bClaude f1908-2009 300 0⊔ aPhilosophe et anthropologue 300 0⊔ aMembre de l'Académie française (élu en 1974) 400 ⊔1 aStrauss bClaude Lévi- f1908-2009 400 ⊔1 aLévy-Strauss bClaude f1908-2009 400 ⊔1 aStrauss bClaude Lévy- f1908-2009 (Regjistrimi përmban vetëm një identitet. Në fushat 400 janë vendosur format alternative të emrit, të cilat nuk i plotësojnë kushtet për ndarjen e numrit ISNI.) 010 ⊔⊔ a0000000120300340 200 ⊔1 aVargas bFred f1957-.... 300 0⊔ aArchéologue 300 0⊔ aAuteur de romans policiers 500 ⊔1 3120572294 aAudoin-Rouzeau bFrédérique f1957-.... 010 ⊔⊔ a000000036862981X 200 ⊔1 aAudoin-Rouzeau bFrédérique f1957-.... 300 0⊔ aArchéozoologue 300 0⊔ aMembre de l'ERA 38 du Centre de recherches archéologiques du CNRS de Sophia-Antipolis, Alpes de Haute-Provence et de l'URA 1415 (en 1991) 300 0⊔ aConnue également comme auteur de romans policiers sous le pseudonyme "Vargas, Fred (1957-....)" 400 ⊔1 aRouzeau bFrédérique Audoin- f1957-.... 400 ⊔1 aAudouin-Rouzeau bFrédérique f1957-.... 400 ⊔1 aRouzeau bFrédérique Audouin- f1957-.... 500 ⊔1 3120583593 aVargas bFred f1957-.... (Secili regjistrim përmban identitet tjetër për personin e njëjtë. Çdo regjistrim ka një fushë 010 për numrin ISNI, i cili është i lidhur me identitetin që e prezanton regjistrimi. Të dy regjistrimet janë të lidhur mes vete përmes fushës 500.) 010 ⊔⊔ a0000000121068125 210 02 aLondon school of economics and political science 410 02 aLSE 410 02 aLondon school of economics 410 02 aUniversity of London bLondon school of economics and political science (Në fushën 010 është shënuar numri ISNI i organizatës.)