COMARC/A | mars | 2018 |
Fusha përmban treguesin e lidhur me entitetin e vendosur në fushën 2XX, që nuk i përshtatet asnjë fushe tjetër dhe shpjegimin, që bënë definimin shtesë të treguesit, kur në regjistrim ekzistojnë disa. Fusha përmban edhe burimin e treguesit.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Lloji i identifikuesit | |
7 | sistemi, i përcaktuar në nënfushën 2 | |
8 | lloji i identifikuesit nuk është përcaktuar | |
2 | Nuk është i përcaktuar |
Identifikuesi, i cili te entitetet e caktuara është përdorur gabimisht, ose në një mënyrë tjetër është i pavlefshëm. Identifikuesi mund t'u jetë ndarë dy entiteteve të ndryshme dhe për këtë arsye është anuluar. Nëse identifikuesi i vlefshëm nuk dihet, në fushën 017 mund të jetë e pranishme vetëm nënfusha z.
Identifikuesit e tjerë janë uniformë, të përhershëm dhe kode alfanumerike të pranuara ndërkombëtarisht, që përdoren për identifikimin e entitetit. Strukturën e identifikuesve e vendosin institucionet që i përcaktojnë ata.
Nënfusha 2 përdoret vetëm kur treguesi i parë ka vlerën "7" – sistemi, i përcaktuar në nënfushën 2.