COMARC/A Formati për të dhënat e njësuara

PDFCOMARC/Amars2018

100 Të dhënat e përgjithshme për përpunimin

Fusha përmban të dhënat e koduara që kanë të bëjnë me të gjitha llojet e regjistrimeve në bazën e njësuar të të dhënave. Fusha është e detyrueshme.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
100Të dhënat e përgjithshme për përpuniminnr
bKodi për statusin e pikëqasjes së njësuarnr
cGjuha e katalogimitnr
dKodi për transliteriminnr
gShkrimi i katalogimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

100b Kodi për statusin e pikëqasjes së njësuar

Kodi tregon statusin e pikëqasjes në regjistrimin e njësuar. Kjo nënfushë nuk duhet të ngatërrohet me nënfushën 001g – Kodi i plotësisë së regjistrimit, e cila ka të bëjë me regjistrimin në tërësi.

ae pranuar

Pikëqasja është e verifikuar dhe e pranuar (shih shembujt 1, 2, 3, 4).

ce përkohshme

Pikëqasja nuk është përfunduar për shkak të informacioneve të mangëta dhe të papërshtatshme. Kur të përdorni atë sërish duhet ta analizoni për informacionet e mundshme shtesë.

xpikëqasja e njësuar nuk ekziston

Regjistrimi është referues ose i përgjithshëm shpjegues, dhe për këtë arsye fusha 2XX përmban variantin e pikëqasjes ose pikëqasjen shpjeguese (shih shembullin 5).

100c Gjuha e katalogimit

Kodi ndahet në mënyrë automatike dhe tregon gjuhën që përdor biblioteka gjatë katalogimit (shih shembujt 3, 4).

Pikëqasja në fushën 2XX është krijuar sipas rregullave të katalogut, gjuha e të cilit është vendosur në këtë fushë. Të gjitha shtesat në fushën 2XX, shënimet dhe udhëzimet janë në gjuhën e katalogimit.

Pjesa kryesore e pikëqasjes mund të jetë edhe në një gjuhë tjetër nga ajo e katalogimit. P.sh. sipas disa rregullave të katalogimit titulli uniform i një vepre anonime franceze do të formohet në gjuhën franceze, pavarësisht gjuhës së katalogimit.

100d Kodi për transliterimin

Kodi tregon llojin e sistemit për transliterimin që përdoret për pjesën kryesore të pikëqasjes së parë në fushën 2XX.

atabelë transliterimi ISO
btjetër
cdisa transliterime

Kodi përdoret kur në nënfushat 7 të fushave për pikëqasjet janë të vendosura disa shkrime (shih kap. Nënfusha 7).

dtabelë transliterimi e institucionit kombëtar bibliografik
etransliterim pa tabela transliterimi të identifikuara
ftabela të tjera transliterimi të identifikuara
ytransliterimi nuk ekziston
100g Shkrimi i katalogimit

Kodi ndahet në mënyrë automatike dhe tregon shkrimin që është përdorur gjatë katalogimit. Në këtë lloj shkrimi janë shtesat në fushën 2XX, shënimet dhe udhëzimet e tjera.

balatin

Shih shembullin 3.

cacirilik - i papërcaktuar

Shih shembullin 4.

cbcirilik – serb*
cccirilik – maqedon*

SHEMBUJ

  1. 100⊔⊔ba cfre gba
    (Gjuha e katalogimit është gjuha franceze, ndërsa shkrimi latin.)
  2. 100⊔⊔ba cper gfa
    (Katalogimi është bërë në gjuhën persiane dhe në shkrim arab.)
  3. * COBISS.net

    100⊔⊔ba calb gba
    (Pikëqasja është e pranuar, gjuha e katalogimit është gjuha shqipe, shkrimi latin.)
  4. * COBISS.net

    100⊔⊔ba cbul gca
    (Pikëqasja është e pranuar, gjuha e katalogimit është gjuha bullgare, shkrimi cirilik.)
  5. * COBISS.net

    100⊔⊔bx cslv gba
    (Pikëqasja në fushën 2XX është variant i pikëqasjes ose pikëqasje shpjeguese në regjistrimin referues ose në regjistrimin e përgjithshëm shpjegues, gjuha e katalogimit është gjuha sllovene, ndërsa shkrimi latin.)