COMARC/B | shkurt | 2021 |
Fusha 969 përmban variantin e emërtimit lëndor për formën, zhanrin dhe/ose karakteristikat fizike të vendosura në fushën 609.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen | |
⊔ | Nuk ka vlerë | |
0 | Nuk shfaqet** | |
1 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut** | |
2 | Fusha shfaqet për nevojat e bibliografisë** | |
3 | Fusha shfaqet për nevojat e katalogut dhe bibliografisë** | |
2 | Nuk është i përcaktuar |
Për të gjitha nënfushat vlejnë udhëzimet e përshkruara tek fusha 609 (shih përshkrimin e fushës 609).
Fusha përdoret për vendosjen e varianteve të atyre emërtimeve lëndore, të cilat nuk janë të lidhura me regjistrimet e njësuara. Vendoset forma, e cila ndryshon nga forma në fushën 609. Kërkimi bëhet njëherësh në fushat 609 dhe 969.
Nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen, e cila përdoret për lidhjen e të gjitha formave të emërtimeve lëndore, është e detyrueshme (shih shembujt 1, 2). Fusha 609 lidhet me fushën përkatëse 969 duke vendosur në të dyja fushat numër të njëjtë (01–99) në nënfushën 6. Nëse fushës 609 i takojnë disa fusha 969, në të gjitha nënfushat 6 të fushave përkatëse 969 vendoset numri i njëjtë.