COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

970 Fusha për nevojat e bibliografisë*

Fusha përdoret për shënimin e të dhënave të nevojshme për përcjelljen e rezultateve të punës shkencore dhe nuk bëjnë pjesë në grupet e tjera të të dhënave të formatit COMARC/B.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
970Fusha për nevojat e bibliografisë*nr
aPërgjegjësia - organizatënr
bNumri i përgjithshëm i autorëvenr
cNumri i karakterevenr
dMënyra e botimit të përmbledhjes së punimeve/kontributitnr
eVeçantitë e vlerësimitnr
fNumri i përgjithshëm i bashkëpunëtorëve në kërkimnr
gKontributet e konferencave në revistanr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

970a Përgjegjësia - organizatë

Nënfusha përdoret për shënimin e të dhënave rreth përgjegjësisë parësore të një organizate. E dhëna vendoset vetëm kur përgjegjësia parësore nuk është e kuptueshme nga titulli në fushën 200. Në nënfushën 970a mund të shënohet edhe lloji i autorësisë (shih shembullin 2).

Në regjistrimet për kontributet në konferenca në këtë nënfushë mund të shënohet emri i konferencës, kur regjistrimi për përmbledhjen e punimeve nuk ekziston (shih shembullin 16).

970b Numri i përgjithshëm i autorëve

Nënfusha përdoret për shënimin e numrit të përgjithshëm të autorëve, nëse në fushat 70X nuk janë shënuar të gjithë autorët. Kur të gjithë autorët janë të shënuar në fushat 70X, numri i tyre i përgjithshëm nuk shënohet në nënfushën 970b. Personat që kanë bashkëpunuar në kërkimin shkencor, por jo edhe në përgatitjen e dokumentit (zakonisht artikullit), te numri i përgjithshëm i autorëve nuk respektohen. E dhëna në nënfushën 970b përdoret për të llogaritur pjesën e autorësisë së dokumentit.

970c Numri i karaktereve

Nënfusha përdoret për shënimin e numrit të karaktereve (me hapësirat dhe shenjat e pikësimit), të cilat i përmban materiali. Përdoret atëherë kur në bazë të të dhënave në nënfushën 215a – Përcaktimi specifik i materialit nuk mund të llogariten përmasat e tekstit në mënyrë automatike dhe në përputhje me rregullat e vlefshme për vlerësimin e performancës në kërkimin shkencor.

970d Mënyra e botimit të përmbledhjes së punimeve/kontributit

Në regjistrimet për përmbledhjet e punimeve që janë publikuar në kuadër të ndonjë reviste shkencore dhe në regjistrimet për kontributet, kur përmbledhja e punimeve nuk është e përpunuar, vendoset kodi që tregon nëse përmbledhja e punimeve është botuar si numër i rregullt apo numër special i revistës.

0numër i rregullt

Përmbledhja e punimeve/kontributi është botuar në numrin e rregullt të revistës ose me vendim të organit përgjegjës është trajtuar si numër i rregullt i revistës.

1numër special
970e Veçantitë e vlerësimit

Kodi përcakton se deri në çfarë mase respektohet vepra për vlerësimin e performancës së kërkimit shkencor.

0veprës i takojnë të gjitha pikët

Kodi vendoset në regjistrimet për veprat te të cilat në bazë të të dhënave të tjera numri i pikëve ose do të përgjysmohet ose vepra do të mbetet pa pikë. Në këtë rast llogaritja e performancës do të ishte e pasaktë. Në bazë të këtyre kodeve veprës i ndahen të gjitha pikët e mundëshme të parapara për kategorinë e llogaritur.

Shembull i tillë janë veprat e botuara vetëm si përkthime, por jo edhe origjinalet. Në bazë të këtyre kodeve përkthimi vlerësohet njëjtë sikur të ishte origjinali (shih shembullin 9). Nëse janë disa përkthime, nënfusha plotësohet vetëm për përkthimin e parë.

Kodi vendoset edhe në regjistrimet për disa pjesë përbërëse të botimeve. Kur regjistrimet janë të përcaktuara si ribotime, por në të vërtetë janë vetëm botime të plotësuara, kodi vendoset në regjistrimet për ata kapituj që janë shtuar (shih shembullin 13).

1përjashtohet nga vlerësimi

Kodi vendoset nëse regjistrimi duhet të përjashtohet nga vlerësimi. Regjistrimi me këtë kod në bibliografinë personale shfaqet, respektohen citatet përkatëse, mirëpo vepra vlerësohet me 0 pikë (shih shembujt 10, 11, 12).

2veprës i takon gjysma e pikëve

Kodi vendoset në regjistrimet për veprat, te të cilat në bazë të të dhënave të tjera nga regjistrimi numri i pikëve për veprën ose do të përgjysmohet ose vepra do të mbetet pa pikë. Në këtë rast llogaritja e performancës do të ishte e pasaktë. Në bazë të këtyre kodeve veprës i ndahet gjysma e pikëve të parapara për kategorinë e llogaritur.

Gjysma e pikëve është e paraparë për botimet e tjera të veprave dhe për përkthimet e veprave të botuara. Kodi përdoret kur nga regjistrimi nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për botim të ri apo për përkthim.

970f Numri i përgjithshëm i bashkëpunëtorëve në kërkim

Nënfusha përdoret për të shënuar numrin e përgjithshëm të bashkëpunëtorëve në një kërkim shkencor, nëse nuk janë shënuar të gjithë në fushat 702 (shih shembujt 14, 15). E dhëna përdoret për të llogaritur pjesën e autorësisë në kërkimin shkencor.

970g Kontributet e konferencave në revista

Kodi vendoset vetëm në regjistrimet për kontributet në konferenca që nuk janë të lidhura me regjistrimin për përmbledhjen e punimeve, por vetëm me regjistrimin për revistën (shih shembullin 16). Përmbledhja e punimeve në raste të tilla është pjesë e revistës dhe nuk është e përshkruar si botim më vete. Nëse përmbledhja e punimeve është përshkruar si botim i pavarur dhe në të janë lidhur kontributet, nënfusha 970g te kontributet (artikujt) nuk plotësohet.

0vepra është një kontribut profesional ose i parecensuar në një konferencë

Ky kod vendoset në regjistrimet për kontributet profesionale ose shkencore të parecensuara në një konferencë, që janë botuar në një revistë.

1vepra është një kontribut shkencor i recensuar në një konferencë ndërkombëtare ose të huaj

Ky kod vendoset në regjistrimet për kontributet në një konferencë ndërkombëtare ose të huaj, që janë botuar në një revistë. Recensimi bëhet sipas kritereve për artikujt origjinal/recensues, përkatësisht për pjesët përbërëse shkencore në monografi. Nëse kontributet janë të recensuara në mënyrën e duhur është e dukshme nga të dhënat në botimin, i cili është i barasvlershëm me përmbledhjen e punimeve të kategorisë "2.31".

2vepra është një kontribut shkencor i recensuar në një konferencë vendëse

Ky kod vendoset në regjistrimet për kontributet në një konferencë vendëse, të publikuara në një përmbledhje punimesh që është pjesë e një reviste. Recensimi bëhet sipas kritereve për artikujt origjinal/recensues, përkatësisht për pjesët përbërëse shkencore në monografi. Nëse kontributet janë të recensuara në mënyrën e duhur është e dukshme nga të dhënat në botimin, i cili është i barasvlershëm me përmbledhjen e punimeve të kategorisë "2.32".

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Të dhënat në nënfushën 970a janë të nevojshme për përgatitjen e bibliografive në formën e referencave (ISO 690, IEEE ...). Shfaqja e përgjegjësisë parësore të organizatës nga nënfusha 710a nuk është e mundur, sepse ajo mund të dublohet me nënfushën 200a. Shfaqja e përgjegjësisë nga nënfusha 200f gjithashtu nuk është e përshtatshme, sepse përfshinë frazën hyrëse (p.sh. organizatorë, organizoi etj.). Nëse fusha 710 përmban nënfushën 4 – Kodi për llojin e autorësisë, lloji i autorësisë mund të vendoset edhe në nënfushën 970a (shih shembullin 2).

Nënfusha 970a mund të plotësohet edhe në regjistrimet për kontributet në konferenca. Nëse kontributet e konferencave janë botuar në një revistë shënohet emri i konferencës, por nuk bëhet regjistrim i veçantë për numrin e revistës që përmban këto kontribute. Regjistrimet për kontributet janë të lidhura vetëm me regjistrimin për revistën në tërësi, por ky regjistrim nuk përmban informacione për konferencën. Për këtë arsye emri i konferencës shënohet në nënfushën 970a në regjistrimet për kontributet e veçanta (shih shembullin 16). Për vlerësim të saktë të këtyre kontributeve duhet të shënohet edhe mënyra e botimit dhe lloji i kontributit në nënfushat 970d dhe 970g.

E dhëna për numrin e karaktereve në nënfushën 970c përdoret për të llogaritur numrin e faqeve, kur kjo llogaritje është e nevojshme për vlerësimin e saktë të regjistrimit. Këtë të dhënë, të cilën e siguron autori, kataloguesi duhet ta kërkoj në këto raste:

  • nëse në nënfushën 215a nuk ka të dhëna për numrin e faqeve (shih shembujt 6, 7);

  • nëse e dhëna për numrin e faqeve në nënfushën 215a është e shënuar në formën që nuk mundëson llogaritjen automatike të numrit të faqeve;

  • nëse madhësia e tekstit në një faqe ndryshon shumë (lartë ose poshtë) nga ajo e zakonshmja; zakonisht një faqe e materialit përmban rreth 2.000 karaktere (me hapësira dhe shenja pikësimi) (shih shembullin 5);

  • nëse teksti i njëjtë është pubikuar në disa gjuhë brenda një botimi (në këtë rast shënohet vetëm numri i faqeve të tekstit origjinal, shih shembullin 8).

Nëse në regjistrim është e plotësuar nënfusha 970c, numri i faqeve llogaritet duke pjestuar numrin e karaktereve me 2.000.

Nënfushat 970b dhe 970f përdoren kur autorët janë shumë për t'i shënuar të gjithë në fushat 70X. Në nënfushën 970b shënohet numri i personave, të cilëve në nënfushat 70X do t'u takonte kodi për llojin e autorësisë "070" – autor, ndërsa nënfushën 970f shënohet numri i personave të cilëve në fushat 702 do t'u takonte kodi "927" – *.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    001⊔⊔ac ba cm d0
    2000⊔aPërmbledhje leksionesh nga kursi i XXXI-të i kirugjisë për mjekët e mjekësisë së përgjithshme enga 9 deri11 shkurt 1995 fredaktoi Fehmi Gashi g[botuan] Klinika e Kirurgjisë, Qendra Klnike Universitare, Prishtinë
    702⊔1aGashi bFehmi 4340
    71012aKursi i kirurgjisë për mjekët e mjekësisë së përgjithshme d31 f1995 ePrishtinë
    71202aQendra Klinike Universitare cPrishtinë bKlinika e Kirurgjisë
    (Përgjegjësia parësore e organizatës (në këtë rast takim) shifet nga nënfusha 200a, për këtë arsye nënfusha 970a nuk është e nevojshme.)
  2. * COBISS.net

    2000⊔aTë kesh paqe ekoncert para udhëtimit në Rusi, salla Union, Maribor, 4 mars 2012 fKori Carmina Slovenica gdirigjent Karmina Šilec gpiano Nino Mureškič
    300⊔⊔aPërshkrimi bazuar në të dhënat në ftesë
    675⊔⊔a78.087.68 c78.08 vUDCMRF 2006
    702⊔138387683 aŠilec bKarmina 735579 4250 83-216.03
    702⊔1314886499 aMureškič bNino 4545
    71002aCarmina Slovenica 4590
    970⊔⊔aCarmina Slovenica (ekzekutues)
    (Organizata që bartë përgjegjësinë parësore nuk shfaqet në titullin e vendosur në nënfushën 200a, për këtë arsye ajo vendoset në nënfushën 970a. Në kllapa vendoset lloji i autorësisë, të cilën e bartë organizata tek vepra e ekzekutuar.)
  3. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.01
    2001⊔aǂThe ǂsecond data release of the Sloan Digital Sky Survey fKevork Abazajian ... [et al.]
    701⊔13110793059 aAbazajian bKevork 4070
    701⊔13...
    701⊔133442275 aSeljak bUroš 711181 4070
    701⊔13...
    970⊔⊔b163
    (Përgjegjës për artikullin janë 163 autorë. Për shkak të bibliografive të kërkuesve shkencorë rekomandohet që në regjistrime të vendosën sa më shumë autorë, sepse regjistrimi i kompletuar ndihmon për një krahasim sa më të mirë me bazat e huaja siç është p.sh. Scopus dhe për identifikim më të mirë të citimit. Mirëpo nëse janë shumë autorë dhe është e tepërt vendosja e të gjithëve, numri i tyre i përgjithshëm shënohet në nënfushën 970b.)
  4. *

    001⊔⊔an ba cm d1
    2000⊔aǂV.M. ǂGoldschmidt Conference, Toulouse, 30th August-3rd September 1998 eextended abstracts
    2251⊔aMineralogical magazine x0026-461X vVol. 62A, September 1998
    71012aGoldschmidt Conference f1998 eToulouse
    970⊔⊔d0
    (Kodi "0" në nënfushën 970d tregon përmbledhjen e punimeve që është botuar si numër i rregullt i revistës shkencore Mineralogical magazine.)
  5. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.01 7ba
    2000⊔aTransition of smectic A to tilted phases in thin free standing films of liquid crystal fChia-Yuee Lum, Lye-Hock Ong & Mojca Čepič
    215⊔⊔af. 9-11 iǂVol. ǂ40 hǂno. ǂ1 k2011
    970⊔⊔c8269
    (Nga nënfusha 215a shifet se artikulli ka 3 faqe, ndërsa duke u bazuar në numrin e karaktereve, sipas kritereve të organit përgjegjës për vlerësimin e performancës në kërkimin shkencor artikulli është më i gjatë se 4 faqe (minimum 8.000 karaktere). Për shkak të vlerësimit të drejtë e dhëna për numrin e karaktereve duhet të vendoset në nënfushën 970c.)
  6. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d1 t2.01 7ba
    2001⊔aHandbook of research on wireless security fYan Zhang, Jun Zheng, Miao Ma [editors]
    215⊔⊔aVëll. 2 cme. il. d29 cm
    970⊔⊔c2400000
    (Nga nënfusha 215a nuk duket numri i faqeve, për këtë arsye për një vlerësim sa më të saktë të monografisë që ka më shumë se 50 faqe duhet të plotësohet nënfusha 970c.)
  7. *

    001⊔⊔an bl ca d2 t1.01 7ba
    011⊔⊔a1987-6092
    2000⊔aFrom local to global and vice versa bBurim elektronik ecomparative literature as a plural discipline fTomaž Toporišič
    215⊔⊔iǂVol. ǂ5 hǂissue ǂ1 k2011
    970⊔⊔c12243
    (Nga nënfusha 215a nuk duket numri i faqeve (artikulli është botuar në internet). E dhëna për numrin e faqeve sipas kritereve të organit përgjegjës është e rëndësishme për vlerësimin e performancës në kërkimin shkencor. Për këtë arsye numri i karaktereve vendoset në nënfushën 970c.)
  8. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.16 7ba
    1012⊔aslv aeng cslv
    2000⊔aUvod v mirila dMirila eǂa ǂcultural phenomenon fAndrej Pleterski
    215⊔⊔aF. 9-10, 209-210
    464⊔11251763456
    970⊔⊔c6633
    (Shembull i tekstit në disa gjuhë. Programi numëron faqet e të dy teksteve nga nënfusha 215a. Për shkak se sipas kritereve të organit përgjegjës për vlerësimin e performancës në kërkimin shkencor në botimet e tekstit të njëjtë në disa gjuhë respektohen vetëm faqet e tekstit origjinal, në nënfushën 970c duhet të vendoset numri i karaktereve të tekstit origjinal.)
  9. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d0 t2.01 7ba
    1011⊔aslv calb deng
    2000⊔aZgodovina Evrope fArdita Kola g[përktheu Alban Kokollari]
    300⊔⊔aVepra është përkthim i dorëshkrimit shqip për botimin e parë në gjuhën sllovene
    970⊔⊔e0
    (Nga vlera e treguesit në fushën 101 duket se bëhet fjalë për përkthim, çfarë sipas kritereve të organit përgjegjës për vlerësimin e performancës në kërkimin shkencor përgjysmon pikët. Për arsye se vepra në origjinal nuk është botuar kodi "0" në nënfushën 970e mundëson vlerësimin e përkthimit njëjtë sikur të ishte origjinal.)
  10. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d1 t2.01 7ba
    2001⊔aSot për nesës fredaktoi Suzana Tahiri g[ilustrimet Merita Shehu]
    215⊔⊔a142 f. cme il. d24 cm
    001⊔⊔an bl cm d0 7ba
    135⊔⊔av bi
    2001⊔aSot për nesër bBurim elektronik fredaktoi Suzana Tahiri g[ilustrimet Merita Shehu]
    230⊔⊔aLibër elektronik
    970⊔⊔e1
    (Monografia është botuar në formë të shtypur dhe elektronike. Për arsye se bëhet fjalë për përmbajtjen e njëjtë në mjedise të ndryshme, njërin nga regjistrimet duhet përjashtuar nga vlerësimi duke vendosur kodin "1" në nënfushën 970e.)
  11. *

    001⊔⊔an ba cm d0 t2.11 7ba
    2000⊔aUporaba metode benchmarking na področju komunalnih dejavnosti ediplomska naloga dThe application of benchmarking method for municipal activities egraduation thesis fŠpela Petelin
    001⊔⊔an ba cm d0 t2.25 7ba
    2000⊔aUporaba metode benchmarking na področju komunalnih dejavnosti edelo je pripravljeno v skladu s Pravilnikom o podeljevanju Prešernovih nagrad študentom pod mentorstvom izr. prof. dr. Albina Rakarja fŠpela Petelin
    970⊔⊔e1
    (Punimi i diplomës është publikuar edhe si projekt kërkimor (p.sh. projekti për çmimin Prešeren), për këtë arsye një regjistrim përjashtohet nga vlerësimi duke vendosur kodin "1" në nënfushën 970e.)
  12. * COBISS.net

    001⊔⊔ac ba ca d2 t1.01 7ba
    011⊔⊔a0268-3768
    2000⊔aDetection of the eroding surface in the EDM process based on the current signal in the gap fJoško Valentinčič, Mihael Junkar
    215⊔⊔af. 294-301 cMe il. iǂVol. ǂ28 hǂno. ǂ3/4 k2006
    3001⊔aArtikulli është botuar edhe në Vol. 33, no. 7/8, 2007 të së njëjtës revistë.
    001⊔⊔an ba ca d2 t1.01 7ba
    011⊔⊔a0268-3768
    2000⊔aDetection of the eroding surface in the EDM process based on the current signal in the gap fJoško Valentinčič, Mihael Junkar
    215⊔⊔af. 698-705 cMe il. iǂVol. ǂ33 hǂno. ǂ7/8 k2007
    300⊔⊔aArtikulli është botuar edhe në revistën e njëjtë Vol. 28, no. 3/4, 2006
    970⊔⊔e1
    (Artikulli është botuar gabimisht në dy numra të ndryshëm të së njëjtës revistë, për këtë arsye ekzistojnë dy regjistrime (dy regjistrime janë edhe në Web of Science). Njëri nga ta përjashtohet nga vlerësimi duke vendosur kodin "1" në nënfushën 970e. Regjistrimi me këtë kod shfaqet në bibliografinë personale, gjithashtu respektohen edhe citimet e mundshme.)
  13. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d1 t2.16
    100⊔⊔c2007 hslv lba
    2000⊔aRazpad fChinua Achebe g[prevedel Branko Avsenak gspremno besedo napisal Nikolai Jeffs]
    205⊔⊔aRibotim i plotësuar i vitit 1964
    215⊔⊔a219f.
    3001⊔aTit. i origj: Things fall apart
    700⊔1329454691 aAchebe bChinua f1930-2013 4070
    702⊔136652259 aAvsenak bBranko 4730
    702⊔136691939 aJeffs bNikolai 731375 4080
    (Ribotim i plotësuar i veprës Razpad.)
    001⊔⊔an ba ca d2 t1.16
    100⊔⊔c2007 hslv lba
    2000⊔aVzpon kritičnega bibliomita fNikolai Jeffs
    215⊔⊔af. 165-217
    464⊔⊔14752655 ((TI=Razpad AU=Achebe, Chinua AU=Avsenak, Branko AU=Jeffs, Nikolai))
    700⊔136691939 aJeffs bNikolai 731375 4070
    970⊔⊔e0
    (Regjistrimi për kapitullin Vzpon kritičnega bibliomita nga ribotimi i plotësuar i veprës Razpad. Në botimin e parë ky kapitull nuk ka qenë. Për këtë arsye kodi në nënfushën 970e tregon se pavarësisht që kapitulli është i botuar në ribotim atij i takojnë të gjitha pikët.)
  14. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.01
    2001⊔aKi-67 expression in breast carcinoma eits association with grading systems, clinical parameters, and other prognostic factors - a surrogate marker? fHelen Trihia ... [et al.]
    701⊔13<n.z.1> aTrihia bHelen 4070
    701⊔13<n.z.2> aMurray bSusan 4070
    701⊔13<n.z.3> aPrice bKaren 4070
    701⊔13<n.z.4> aGelber bRichard D. 4070
    701⊔13<n.z.5> aGolouh bRastko 702686 4070 84-024
    701⊔13<n.z.6> aGoldhirsch bAron 4070
    701⊔13<n.z.7> aCoates bAlan S. 4070
    701⊔13<n.z.8> aCollins bJohn 4070
    701⊔13<n.z.9> aCastiglione-Gertsch bMonica 4070
    701⊔13<n.z.10> aGusterson bBarry A. 4070
    702⊔13<n.z.11> aLamovec bJanez 704376 4927 84-024
    702⊔13<n.z.12> aJančar bJanez 709170 4927  84-024
    702⊔13<n.z.13> aLindtner bJurij 705278 4927 84-024
    702⊔13<n.z.14> aNovak bJanez 702882 f1941- 4927 84-024
    702⊔13<n.z.15> aEržen bDarja 714441 4927 84-024
    702⊔13<n.z.16> aNaglas bM. 4927
    702⊔13<n.z.17> aSenčar bMojca 709216 4927
    702⊔13<n.z.18> aČervek bJožica 703289 4927 84-024
    702⊔13<n.z.19> aCerar bOlga 715832 4927 84-024
    702⊔13<n.z.20> aŠtabuc bBorut 711949 4927
    702⊔13<n.z.21> aŠebek bSlava 4927
    970⊔⊔f54
    (Përveç 10 autorëve në regjistrimin për artikullin janë shënuar edhe 54 anëtarët e grupit kërkimor International Breast Cancer Study Group, rezultatet e të cilit i përshkruan artikulli. Në nënfushën 970f shënohet numri i përgjithshëm i të gjithë anëtarëve të grupit kërkimor.)
  15. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.01
    2001⊔aSearch for new phenomena in the WW [to] l[nulʹ[nu]ʹfinal state in pp collisions at [square root] s = 7 TeV with the ATLAS detector f[prepared by]ATLAS Collaboration
    702⊔133088739 aCindro bVladimir 709081 4927
    702⊔1323035235 aDolenc bIrena 724260 f1978- 4927
    702⊔132805091 aFilipčič bAndrej 707525 4927
    702⊔1324534627 aFratina bSaša 723570 4927
    702⊔134607075 aGorišek bAndrej 718277 4927
    702⊔134607331 aKerševan bBorut Paul 718278 4927
    702⊔134260451 aKramberger bGregor 715642 4927
    702⊔13105470819 aMaček bBoštjan 728481 4927
    702⊔133666275 aMandić bIgor 712313 f1966- 4927
    702⊔1382629475 aMijović bLiza 726577 4927
    702⊔132309219 aMikuž bMarko 704763 4927
    702⊔13194012771 aTykhonov bAndrii 731187 4927
    970⊔⊔aATLAS Collaboration f2891
    (Në nënfushën 970a është vendosur grupi kërkimor, i cili në dokument është shënuar si autor i artikullit. Në fushat 702 janë shënuar anëtarët e grupit kërkimor që janë nga Sllovenia. Numri i përgjithshëm i të gjithë anëtarëve të grupit shënohet në nënfushën 970f.)
  16. *

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.08
    011⊔⊔a0098-1354
    2000⊔aǂThe ǂimportance of proper economic criteria and process modeling for single- and multi-objective optimizations fZorka Novak Pintarič, Zdravko Kravanja
    215⊔⊔af. 35-47 iǂVol. ǂ83 kDec. 2015
    970⊔⊔aESCAPE, 16 - 18 June 2014, Budapest d0 g1
    (Regjistrimi për kontributin e recensuar në një konferencë ndërkombëtare, i cili është botuar në numrin e rregullt të revistës. Regjistrimi për përmbledhjen e punimeve nuk ekziston. Se bëhet fjalë për numër të rregullt të revistës tregon kodi në nënfushën 970d.)