COMARC/B | dhjetor | 2019 |
Kjo fushë përmban kodin e gjuhës së njësisë, pjesëve të saj, titullit si dhe gjuhës së origjinalit, nëse njësia që përshkruhet është përkthim.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
101 | Gjuha e njësisë | nr | |
a | Gjuha e tekstit | r | |
b | Gjuha e tekstit të ndërmjetëm | r | |
c | Gjuha e veprës origjinale | r | |
d | Gjuha e përmbledhjes | r | |
e | Gjuha e faqes së përmbajtjes | r | |
f | Gjuha e faqes së titullit | r | |
g | Gjuha e titullit të saktë | nr | |
h | Gjuha e libretit etj. | r | |
i | Gjuha e materialit shoqërues | r | |
j | Gjuha e titrave | r |
Vlera "2" nuk përdoret nëse përkthimet e vetme në botim janë përmbledhjet ose abstraktet e artikujve etj.
Gjuha e tekstit, e regjistrimit zanor etj. Nënfusha përsëritet nëse teksti është në disa gjuhë (shih shembujt 5, 7, 13, 14).
Gjuha e përkthimit të ndërmjetëm kur njësia nuk është përkthim i origjinalit (shih shembujt 2, 4, 6, 15). Nënfusha përsëritet nëse teksti është përkthyer nga disa gjuhë të ndërmjetme (shih shembullin 6), ose përmes disa gjuhëve të ndërmjetme (p.sh. Greqisht – Latinisht – Frëngjisht - Anglisht).
Gjuha e veprës origjinale, kur njësia që përshkruhet është përkthim (shih shembujt 1, 2, 4, 6, 8, 15). Nënfusha përsëritet nëse teksti origjinal është në disa gjuhë.
Gjuha e përmbledhjeve/abstrakteve të njësisë ose të pjesëve të veçanta apo artikujve që përmban njësia. Nënfusha përsëritet nëse njësia përmban përmbledhje në disa gjuhë (shih shembullin 7).
Gjuha e faqes së përmbajtjes, kur ndryshon nga gjuha e tekstit (shih shembullin 3). Nënfusha përsëritet për çdo gjuhë të përmbajtjes.
Gjuha e faqes së titullit, kur ndryshon nga gjuha ose gjuhët e tekstit (shih shembujt 3, 8). Nënfusha përsëritet për çdo gjuhë të faqes së titullit.
Gjuha e titullit të saktë, kur ndryshon nga gjuha e tekstit në nënfushën e parë ose të vetme a (shih shembullin 1). Nënfusha nuk është e përsëritshme, sepse titulli i saktë zakonisht është në një gjuhë. Nëse titulli i saktë është edhe në një gjuhë tjetër ai quhet titull paralel. Kodi për gjuhën e titullit paralel vendoset në nënfushën 200z.
Gjuha e tekstit, kur njësia e përshkruar përfshin përmbajtje vokale (të folur ose të kënduar) në formë të shtypur, qoftë si material shoqërues ose si pjesë e njësisë. Nënfusha nuk përdoret vetëm për libreta (shih shembullin 9).
Gjuha e materialit shoqërues si: parathënie, komente, udhëzime etj. (shih shembullin 10).
Në nënfushë vendoset kodi i gjuhës i përbërë nga tre karaktere, sipas standardit ISO 639-2. Kur nënfusha përsëritet, renditja e kodeve të vendosura duhet të pasqyroj shtrirjen dhe rëndësinë e gjuhëve të njësisë. Në qoftë se kjo është e pamundur, atëherë kodet e gjuhëve renditen në radhë alfabetike. Nëse nënfushën duhet përsëritur disa herë, atëherë mund të përdoret kodi "mul" – shumëgjuhësh (shih shembullin 8). Nëse gjuha nuk mund të përcaktohet, përdoret kodi "und" – e papërcaktuar (shih shembullin 16). Kodi "zxx" – nuk ka përmbajtje gjuhësore përdoret kur njësia nuk përmban fjalë të shkruara ose të folura, p.sh. materialet muzikore me nota, fotografitë etj. (shih shembullin 17).
100h | TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR PËRPUNIMIN, Gjuha e katalogimit |
Nënfusha përmban kodin e gjuhës që e përdor kataloguesi për ato pjesë të regjistrimit, të cilat nuk varen nga gjuha e njësisë (p.sh. shënimet). | |
200 | TITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË |
Gjuha e titullit paralel, që shfaqet në këtë fushë, vendoset në nënfushën 200z. | |
510 -541 | TITUJT NË LIDHSHMËRI |
Disa fusha të bllokut 5XX kanë nënfushën z, ku vendoset kodi për gjuhën e titullit paralel, nëse ndryshon nga gjuha kryesore e njësisë. |
101 1⊔ afre ceng geng (Libri me titull "Guidebook to Henry VIII's Palace of Hampton Court" është përkthim në frëngjisht nga origjinali në anglisht. Titulli i saktë është në anglisht, dhe pasohet nga një titull paralel në frengjisht; teksti është në frëngjisht.) 101 1⊔ afre beng crus (Një material shkencor në rusisht, të cilën një agjenci ndërkombëtare e ka përkthyer në anglisht. Këtë tekst të ndërmjetëm (tekstin në anglisht) një institut kërkimor francez e ka përkthyer në frëngjisht.) 101 0⊔ ajpn eeng feng (Një botim zyrtar japonez që ka përmbajtjen dhe faqen shtesë të titullit në anglisht; teksti është në japonisht.) 101 1⊔ aeng bger crus (Ditari i një udhëtari me titull "Journey to Khiva through the Turkoman country" i autorit Nikolay Murav'yov. Origjinali në rusisht është përkthyer në gjermanisht dhe më pas nga gjermanishtja në anglisht.) 101 0⊔ aeng awel (Botimi zyrtar i Gwent County Council me tekst paralel në dy gjuhë: anglisht dhe në gjuhën e Uellsit.) 101 1⊔ aeng bger bfre cakk (Një tekst në gjuhën e vjetër Akkadian, është përkthyer një pjesë në gjermanisht dhe një pjesë në frëngjisht. Përkthimi në anglisht është bazuar në përkthimin gjermanisht dhe frëngjisht.) 101 0⊔ aeng afre ager deng dfre dger ("IFLA Journal" përmban abstraktet nga të gjitha kontributet në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Shumica e kontributeve janë në anglisht të ndjekura paralelisht dhe në frëngjisht dhe gjermanisht.) 101 2⊔ amul ceng ffre (Libër për lexuesit francezë që ka faqen e titullit në frengjisht dhe përmban përkthime nga anglishtja të akteve të dramave të Shekspirit në 25 gjuhë.) 101 2⊔ afre hfre hger (Regjistrim zëri, këngë në frëngjisht me tekst shoqërues në frëngjisht dhe gjermanisht.) 101 2⊔ azxx ieng (Regjistrim zëri që nuk ka tekst, mirëpo shënimet janë në anglisht.) 101 2⊔ aswe jfre (Filmi "Tystnaden" i Bergman me titra në frangjisht.) 101 0⊔ azxx jeng (Filmi "Modern Times" i Chaplin me titra në anglisht.) *
101 0⊔ aeng afre 200 1⊔ aAnnotated bibliography of national sources of adult education statistics (Bibliographie annotée des sources nationales de statistiques sur l'éducation des adultes (Botimi është në dy gjuhë paralele, në anglisht dhe frëngisht.) * COBISS.net
101 0⊔ ascr aeng ager 200 1⊔ aRadovi (Serial me tekst në tre gjuhë.) * COBISS.net
101 1⊔ aalb bger cchi 200 0⊔ aKur Kina ende kishte shpresë 300 1⊔ aPërkthim i: Pekingmenschen (Libri është përkthyer në gjuhën shqipe, bazuar në përkthimin gjerman.) *
101 1⊔ aeng cund 200 1⊔ aFear f[edited by Monica Narula, Shuddhabrata Sengupta, Jeebesh Bagchi gtranslations Shveta Sarda] (Gjuha e tekstit origjinal nuk dihet ose nuk mund të verifikohet, për këtë arsye në nënfushën 101c shënohet kodi "und" – e papërcaktuar.) * COBISS.net
101 0⊔ azxx fslv 200 0⊔ a25 vjet të bendit të zjarrëfikësve Lovrenc në Pohorje bRegjistrim zanor f[dirigjent Andrej Branko] (Burimi përmban instrumentale muzikore. Për shkak se materiali nuk ka tekst, në nënfushën 101a vendoset kodi "zxx" – nuk ka përmbajtje gjuhësore. Plotësohet edhe nënfusha 101f, ku vendoset kodi i gjuhës së faqes së titullit.)