COMARC/B | tetor | 2022 |
Fusha përmban kodin për një ose disa shtete të botimit ose prodhimit të njësisë.
Kodi me tre karaktere që tregon shtetin, në të cilin është botuar ose prodhuar njësia. Kodet shënohen sipas standardit ISO 3166. Respektohet gjendja aktuale e shteteve (kodet e vendeve ekzistues), pavarësisht se kur është botuar njësia. Nënfusha përsëritet nëse njësia është botuar në disa shtete.
Në listën e kodeve të shteteve është edhe kodi "int" – organizatë ndërkombëtare. Kodi shfaqet gjatë shkarkimit të regjistrimeve nga baza e të dhënave e ISSN-së. Këtë kod e kanë regjistrimet për serialet, botuar nga organizatat ndërkombëtare.
Çdo nënfushë b duhet të vendoset menjëherë pas nënfushës a, të cilës i referohet. Rekomandohet vendosja e kodit për çdo vend botimi ose prodhimi që ndodhet në fushën 210.
Te monografitë e vjetra emri i shtypshkronjës dhe vendi i shtypjes janë të barasvlershme me botuesin ose shpërndarësin. Për këtë arsye, në këtë fushë vendoset kodi i shtetit ose i rajonit të shtypshkronjës, botuesit ose shpërndarësit. Kodet vendosen sipas gjendjes aktuale të kufijve të vendit.
Në nënfushën 102a shënohet kodi "xxx" – shteti nuk dihet (shih shembullin 6), kur shteti nuk mund të përcaktohet.
102 ⊔⊔ ahun (Njësia është botuar në Hungari.) 102 ⊔⊔ aita (Njësia është botuar në Venecia në vitin 1485.) *
102 ⊔⊔ asrb bvj (Njësia është botuar në Vojvodinë.) * COBISS.net
102 ⊔⊔ abih bfb (Njësia është botuar në Federatën BiH.) *
102 ⊔⊔ asvn 210 ⊔⊔ a[Sllovenia] cCreativ d2000- (Vepra është botuar në Slloveni. Për shkak se vendi i botimit nuk dihet, në nënfushën 210a shënohet zona më e gjërë gjeografike.) *
102 ⊔⊔ axxx 210 ⊔⊔ a[S. l.] cWulfenia Journal d[2012]- (Vendi dhe shteti i botimit nuk dihen.)