COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshtator2023

210 Botimi, shpërndarja etj.

Fusha përmban të dhëna për botimin, shpërndarjen dhe prodhimin e njësisë, përfshirë datat përkatëse. Fusha përputhet me zonën e botimit, shpërndarjes etj. të ISBD-së.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
210Botimi, shpërndarja etj.nr
aVendi i botimit, shpërndarjes etj.r
bAdresa e botuesit, shpërndarësit etj.r
cEmri i botuesit, shpërndarësit etj.r
dViti i botimit, shpërndarjes etj.nr
eVendi i prodhimitr
fAdresa e prodhuesitr
gEmri i prodhuesitr
hViti i prodhimitr

Tek burimet në vazhdim fusha është e përsëritshme.

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Renditja e të dhënave për botuesin
Nuk përdoret / Botuesi i parë i disponueshëm
0Botuesi i ndërmjetëm
1Botuesi aktual ose i fundit
2Lloji i shpërndarjes
Përgatitur në disa kopje, zakonisht botuar ose shpërndarë publikisht
1Nuk është botuar ose shpërndarë publikisht

Treguesi i parë përcakton nëse botuesi, shpërndarësi etj. ose vendi dhe viti i botimit është i pari, i ndërmjetmi ose aktuali. Vlera "0" dhe "1" përdoret vetëm për burimet në vazhdim, ndërsa te burimet e tjera përdoret vlera zbrazët.

Për burimet në vazhdim te katalogimi i parë përdoret vlera zbrazët. Të dhënën, të cilës i keni përcaktuar vlerën zbrazët, nuk duhet ta ndryshoni, përveç në rastet kur e dhëna është gabim ose më vonë arrijnë numrat me periudhën më të hershme të burimit në vazhdim me të dhëna ndryshe për botuesin.

Kur ndryshon botuesi ose vendi i botimit, mund të vendosni të dhënat shtesë për botuesin, që kanë të bëjnë me botuesin e parë ose të ndërmjetëm. Në këtë rast vlera e treguesit të parë është "0".

Kur ndryshon botuesi ose viti i botimit, mund të vendosni të dhënat aktuale të botuesit. Në këtë rast vlera e treguesit të parë është "1".

Vlera "1" e treguesit të dytë përcakton veprën e pabotuar, p.sh. dorëshkrim (shih shembujt 15, 16, 17).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

210a Vendi i botimit, shpërndarjes etj.

Vendi i botimi ose i shpërndarjes në formën siç është në njësi. Nëse vendi nuk është mjaftueshëm i njohur, është shënuar gabimisht ose është në formë të stërvjetëruar, brenda kllapave katrore mund të bëhet shënim sipas rregullave të ISBD-së (shih shembujt 2, 3, 24). Nënfusha përsëritet për çdo vend botimi shtesë (shih shembujt 5, 7, 25, 28, 39) ose për çdo vend botimi në gjuhë tjetër (shih shembujt 13, 26).

210b Adresa e botuesit, shpërndarësit etj.

Adresa e botuesit ose shpërndarësit shënohet kur botuesi nuk njihet mjaftueshëm (shih shembujt 4, 23). Kllapat katrore vendosen në mënyrë automatike.

210c Emri i botuesit, shpërndarësit etj.

Emri i botuesit ose shpërndarësit, i cili mund të jetë edhe në formë të shkurtuar për aq sa mund të njihet (shih shembullin 1). Pas emrit të shpërndarësit, në klapa katrore mund të shtohet termi "distributer" ose termi tjetër përkatës në gjuhë tjetër (shih shembujt 5, 28).

210d Viti i botimit, shpërndarjes etj.

Viti i botimit, viti i përafërt i botimit (shih shembullin 26), viti i së drejtës së autorit (shih shembujt 7, 34, 37) ose viti i prodhimit (shih shembullin 11). Mund të vendoset viti kur ka filluar të botohet (shih shembullin 6) ose periudha kohore (shih shembujt 10, 32, 38).

210e Vendi i prodhimit

Vendi i prodhimit të njësisë, p.sh. vendi ku është shtypur (shih shembujt 9, 28, 40). Nëse vendi nuk është mjaftueshëm i njohur ose është shënuar gabimisht, brenda kllapave katrore mund të bëhet shënim sipas rregullave të ISBD-së.

210f Adresa e prodhuesit

Adresa e prodhuesit shënohet nëse prodhuesi nuk është mjaftueshëm i njohur (shih shembullin 30).

210g Emri i prodhuesit

Emri i prodhuesit (p.sh. shtypshkronja) që mund të jetë edhe në formë të shkurtuar (shih shembujt 9, 26, 38, 41).

210h Viti i prodhimit

Viti i prodhimit të njësisë, kur plotëson vitin e botimit (shih shembujt 12, 26).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Të dhënat vendosen në atë formë dhe rënditje siç e përcakton standardi ISBD. Shenjat e pikësimit ndërmjet nënfushave vendosen në mënyrë automatike, përveç nënfushave me të dhëna paralele. Të dhënat për prodhimin shfaqen në kllapa rrumbullake. Lidhja midis nënfushave dhe elementeve të ISBD-së duket në tabelën poshtë.

NËNFUSHAEMRI I ELEMENTITPIKA ISBD(G)SHENJA E PIKËSIMIT
aVendi i botimit, shpërndarjes etj.4.1zonë e re
a (e përsërit.) Vendi tjetër i botimit4.1;
cEmri i botuesit, shpërndarësit etj.4.2:
dViti i botimit, shpërndarjes etj.4.4,
eVend i prodhimit4.5(
e (e përsërit.) Vend tjetër i prodhimit4.5;
gEmri i prodhuesit4.6:
hViti i prodhimit4.7,)
Përsëritshmëria e fushave

Fusha është e përsëritshme për burimet në vazhdim, të cilat kohë pas kohe ndryshojnë, në mënyrë që në regjistrim të përfshihen të dhënat për botuesin e parë dhe atë aktual. Gjithashtu, mund të përfshihen edhe të dhënat për botuesin e ndërmjetëm (shih shembujt 1822 dhe 4347).

Fushat e përsëritshme 210 japin informacion për veprimtarinë e mëvonshme të botuesve të ndryshëm dhe/ose vendet e botimit në periudhën e caktuar kohore.

Të gjithë emrat e vendeve dhe botuesve që shfaqen në botimin e parë të burimit duhet të shënohen në fushën e parë 210. Nëse ndryshimi ka të bëjë vetëm me një botues, të gjithë emrat e vendeve dhe botuesve duhet të shënohen në fushën tjetër të përsëritshme 210 (shih shembullin 18).

Data në fushën e parë 210 tregon komplet periudhën e botimit të një burimi: vitin e fillimit dhe të mbarimit të botimit (siç është e paraqitur në nënfushat 100c dhe 100d), pavarësisht nga ndryshimi i botuesit dhe/ose vendit të botimit. E dhëna, se kur një botues ka filluar dhe ka ndalur së botuari burimin, duhet të vendoset në fushën e parë të përsëritshme 210, në të cilën vlera e treguesit të pare është "0".

Fushat e përsëritshme 210 plotësohen vetëm nëse të dhënat janë të sakta. Nëse keni vetëm emrat e botuesve, ndërsa periudhat e botimit nuk i dini, për ata bëhet shënim në fushën 300. Kur të dhënat i dini vetëm për disa vite të botimit ose e dini vetëm vitin e fillimit dhe të përfundimit të botimit, shënoni një periudhë të përafërt (shih shembullin 47).

Të dhënat paralele

Sipas ISBD-së, të dhënat paralele (të dhënat e përsëritura në një gjuhë dhe/ose shkrim tjetër) që ndodhen në njësi identifikohen me shenjën e barazimi. E dhëna e caktuar paralele shënohet në nënfushën e përsëritshme, ndërsa para të dhënave vendoset shenja e barazimit dhe hapësirë "= " (shih shembullin 27). Te grupet me të dhëna paralele fillimisht vendoset grupi i të dhënave në njëren gjuhë dhe/ose shkrim dhe më pas në tjetrën/tjetrin (shih shembujt 13, 26, 42).

Përmbajtja e nënfushave

Nëse vendi dhe/ose emri i botuesit nuk dihen, në nënfushën a përkatësisht c, në kllapa katrore vendoset shkurtesa "S. l." (sine loco) përkatësisht "s. n." (sine nomine) (shih shembujt 3, 9, 11, 29) ose termi përkatës në shkrim jolatin (shih shembullin 40).

Nëse janë disa botues, ata vendosen në nënfushat e përsëritura c. Para çdo botuesi vendoset vendi përkatës i botimit në nënfushën e përsëritshme a (shih shembujt 5, 12, 28, 39). Nëse vendet ose botuesit në vazhdim nuk dëshironi t'i vendosni, shënoni shkurtesën "etc." (shih shembujt 10, 37) ose termin përkatës në shkrim jolatin, në kllapa katrore (shih shembullin 41).

Vitet

E dhëna për vitin e botimin është e detyrueshme. Nëse viti i botimit nuk dihet, në nënfushën d vendoset viti i të drejtës së autorit (copyright) ose viti i prodhimit me shpjegimin përkatës (shih shembujt 11, 37). Nëse asnjëra nga këto të dhëna nuk ekziston, në kllapa katrore shënohet viti i përafërt i botimit (shih shembullin 26).

Nëse përkrah vitit të botimit shënohet edhe viti i të drejtës së autorit (copyright), të dy vitet vendosen në nënfushën d, dhe ndahen me presje (shih shembullin 34). Viti i prodhimit, përkatësht i shtypjes, i cili shënohet përkrah vitit të botimit, vendoset në nënfushën h (shih shembullin 12). Në nënfushën d ose h mund të shënohet periudha kohore (shih shembujt 10, 32, 38).

Te njësitë në disa vëllime/pjesë që botohen më shumë se një vit (në nënfushën 100b është kodi "g"), në nënfushën d me anë të kllapave këndore "<>" tregohet se e dhëna është e përkohëshme (shih shembullin 32). Të dhënat e përkohëshme ndryshohen pas çdo botimi të vëllimit/pjesës në vazhdim. Pas botimit të vëllimit/pjesës së fundit kllapat këndore fshihen. E dhëna në nënfushën 210d duhet të përputhet me të dhënat në nënfushën 100c – Viti i botimit 1 përkatësisht 100d – Viti i botimit 2, si dhe me të dhënat për numrin e vëllimeve/pjesëve në nënfushën 215a – Përcaktimi specifik i materialit (shih shembujt 32, 33).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

100cdTË DHËNAT E PËRGJITHSHME PËR PËRPUNIMIN, Viti i botimit 1, Viti i botimit 2
Nënfushat 100c dhe 100d përmbajnë vitin e botimit varësisht nga kodi në nënfushën 100b (shih shembujt 24, 26, 32, 33, 34, 35, 37, 38).
102SHTETI I BOTIMIT OSE I PRODHIMIT
Fusha përmban kodin për një ose disa shtete të botimit ose prodhimit të njësisë (shih shembujt 25, 37, 41).
205TË DHËNAT PËR BOTIMIN
Fusha përmban të dhëna për botimin. Viti i shtypjes, rishtypjes etj. mund të jenë pjesë e të dhënave për botimin apo rishtypjen.
620KËRKIMI ME VEND TË BOTIMIT
Nëse dëshironi të mundësoni kërkimin me vendin e botimit ose prodhimit, në fushën 620 duhet të vendosni emrin e vendit (shih shembullin 36).

SHEMBUJ

  1. 210⊔⊔a[Cambridge, Mass.] cHarvard Univ. P. d1981
    (Vendi i botimit nuk ndodhet në burimin e të dhënave në njësi, për këtë arsye është vendodhur në kllapa katrore. Emri i botuesit është i shkurtuar.)
  2. 210⊔⊔aBrampton [Cumbria] cL.Y.T.C. d[1978 or 1979]
    (Vendi i botimi nuk është mjaftueshëm i njohur, për këtë arsye është shtuar emri i qarkut. Viti i botimit nuk është i sigurt.)
  3. 210⊔⊔aNottigham [i.e. Nottingham] c[s. n.] d1966 gSherwood Printers
    (Emri i vendit të botimit është i shënuar gabimisht, ndërsa botuesi nuk është shënuar fare. E dhëna për botuesin është e detyrueshme; nëse kjo e dhënë nuk ekziston vendoset shkurtesa "[s. n.]" ose termi përkatës në shkrim jolatin.)
  4. 210⊔⊔aLondon b(52, St. George's Avenue, N7) cSt. George's Church d[1975]
    (Në regjistrim është shënuar edhe adresa e botuesit. Viti i botimit nuk ndodhet në burimin e të dhënave, për këtë arsye është vendosur brenda kllapave katrore.)
  5. 210⊔⊔aColorado Springs cMyles aLondon cHouseman [distributor] d1980
    (Në njësi janë dy botues. Në nënfushën c, në kllapa është shënuar funksioni i shpërndarësit.)
  6. 210⊔⊔aLondon cMacmillan for the Linnean Society d1964-
    (Njësia botohet më shumë se një vit, për këtë arsye është shënuar viti i parë dhe viza.)
  7. 210⊔⊔aLondon aBoston cButterworth dcop. 1982
    (Njësia është botuar në dy vende të ndryshme. Viti i të drejtës së autorit (copyright) është shënuar me shkurtesën cop.)
  8. 210⊔⊔aIpswich cBoydell P. aBungay cWaveney Publications d1976
    (Në njësi janë dy botues.)
  9. 210⊔⊔a[S. l. cs. n.] d1974 eManchester gUnity Press
    (Në njësi janë vetëm të dhënat për shtypshkronjën, për këtë arsye në nënfushat a dhe c, në kllapa katrore janë shënuar shkurtesat "S. l." dhe "s. n.".)
  10. 210⊔⊔aLondon [etc.] cO.U.P. d1978-1981
    (Kur vendet e tjera të botimit nuk shënohen, vendoset shkurtesa "[etc.]" ose termi përkatës në shkrim jolatin. Vëllimet e veçanta të njësisë janë botuar disa vite.)
  11. 210⊔⊔aBombay c[s. n.] d1980 printing
    (Në vend të vitit të botimit në njësi është viti i shtypjes, i cili vendoset në nënfushën d me shpjegimin përkatës.)
  12. 210⊔⊔aGeneva cWHO aLondon cdistributed by H.M.S.O. d1970 h1973 printing
    (Kur në kolofon është edhe funksioni i shpërndarësit, e dhëna vendoset në tërësi. Kur viti i shtypjes ndryshon nga viti i botimit, shpjegimi përkatës bëhet në nënfushën h.)
  13. 210⊔⊔aBern cBundeskanzlei a= Berne cChancellerie fédérale d1974
    (Vendi i botimit dhe emri i botuesit në njësi janë në dy gjuhë. Para të dhënave paralele vendoset shenja e barazimit dhe hapsirë "= ".)
  14. 210⊔⊔aA Paris cChez l'auteur dAvec Privilège du Roy, 1700
    (Në njësi është vetëm viti i privilegjit.)
  15. 210⊔1aVenezia cAntonio Vivaldi d1716
    (Dorëshkrimi i Vivaldit është krijuar në Venecia në vitin 1716.)
  16. 210⊔1aNapoli cLuigi Marescalchi d[2nd half of 18th cent.]
    (Dorëshkrim i konservatorit të Milanit nga gjysma e shekullit të 18-të.)
  17. 210⊔1aAlcobaҫa cMosteiro de Santa Maria d1495
    (Dorëshkrim i krijuar në shtypshkronjën e manastirit Santa Maria.)
  18. 210⊔⊔aOxford cUniversity Press aAmsterdam cElsevier d1970-
    2100⊔aOxford cUniversity Press aAmsterdam cElsevier d1970-1975
    2100⊔aLondon cPergamon aAmsterdam cElsevier d1975-1979
    2100⊔aOxford cPergamon aAmsterdam cElsevier d1980-1990
    2101⊔aAmsterdam cElsevier d1990-
    (Në fushat e përsëritshme 210 vendosen ndryshimet te vendi i botimit dhe te botuesi, si dhe periudha përkatëse e botimit për burimin në vazhdim.)
  19. 210⊔⊔aGjakovë cMuzeu i Qytetit të Gjakovës d1978-
    2100⊔aGjakovë cMuzeu i Qytetit të Gjakovës d1978-1980
    2100⊔aPejë cMuzeu i Pejës d1991-1992
    2101⊔aPrishtinë cShoqata e Muzeve të Kosovës d1993-
    (Serialin Muzeu nga viti 1993 e boton Shoqata e Muzeve të Kosovës në Prishtinë. Botuesi i parë, midis viteve 1978 dhe 1980, ka qenë Muzeu i Qytetit të Gjakovës, ndërsa botuesi i ndërmjetëm ka qenë Muzeu i Pejës nga Peja midis viteve 1991 dhe 1992.)
  20. 210⊔⊔aTiranë cShoqata e Minatorëve të Republikës së Shqipërisë d1954-1986
    2100⊔aTiranë cShoqata e Minatorëve të RP të Shqipërisë d1954-1962
    2100⊔aTiranë cShoqata e Minatorëve të RS të Shqipërisë d1963-1977
    2101⊔aDurrës cShoqata e Minatorëve RS d1978-1986
    (Seriali Ljevarstvo nuk botohet më. Botuesi i parë, midis viteve 1954 dhe 1962 ka qenë Shoqata e Minatorëve të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ndërsa botuesi i fundit midis viteve 1978 dhe 1986, kur botimi ka ndaluar së botuari, ka qenë Shoqata e Minatorëve RS nga Durrësi. Botuesi i vetëm i ndërmjetëm ka qenë Shoqata e Minatorëve të RS të Shqipërisë në Tiranë midis viteve 1963 dhe 1977.)
  21. 210⊔⊔aParis cElsevier d1989-
    2100⊔aParis cElsevier d1989-1999
    2101⊔aLes Ulis cEDP Sciences d2000-
  22. 210⊔⊔aParis cCNRS, Centre de documentation sciences humaines d1977-
    2100⊔aParis cCNRS, Centre de documentation sciences humaines d1977-1981
    2100⊔aParis cSociété française d'histoire des sciences et techniques d1982-1997
    2101⊔aFontenay-aux-Roses cENS éd. d1998-
  23. * COBISS.net

    210⊔⊔aPrishtinë bRruga "Agim Ramadani" 305, Prishtinë cToena d2003
    (Në njësi është edhe adresa e botuesit.)
  24. *

    100⊔⊔bd c1966
    210⊔⊔aUniversity Park (Pa.) cPennsylvania State University, Department of Slavic Languages d1966
    (Vendi i botimit nuk është mjaftueshëm i njohur, për këtë arsye është shënuar shteti federal amerikan. E dhëna është marrë nga burimi i të dhënave, për këtë arsye është brenda kllapave katrore. Kur botuesi është së bashku me institucionin kryesor (suprem), të dhënat vendosen në atë renditje siç janë në njësi. Viti në nënfushën 210d duhet të përputhet me vitin në nënfushën 100c.)
  25. *

    102⊔⊔afra agbr ausa
    210⊔⊔aParis aLondres aNew York cGordon & Breach d1974
    (Në njësi ndodhen tre vende botimi. Të dhënat në nënfushat a duhet të përputhen me të dhënat e koduara në fushën 102.)
  26. *

    100⊔⊔bf c1999 d2000
    210⊔⊔aPiran cPomorski muzej "Sergej Mašera" a= Pirano cMuseo del mare "Sergej Mašera" d[1999 ali 2000] eLjubljana g"Jože Moškrič" h2000
    (Viti i botimit nuk dihet. Në nënfushën 100c shënohet viti më i hershëm, ndërsa në 100d viti më i vonë i mundshëm. Emri i personit që është pjesë e emrit të shtëpisë botuese ose shtypshkronjës vendoset brenda thonjëzave. Vendi i botimit dhe emri i botuesit janë në dy gjuhë. Para të dhënave paralele vendoset shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    Piran : Muzeo detar "Sergej Mašera" = Pirano : Museo del mare "Sergej Mašera", [1999 ose 2000] (Ljubljana : "Jože Moškrič", 2000)

  27. * COBISS.net

    210⊔⊔aTiranë cInstituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë c= Anstalt zum Schutz des Kulturerbes von Albanien c= Institute for the Protection of Cultural Heritage of Albania d2002 e[Tiranë] gDea
    (Emri i botuesit është në tri gjuhë. Para të dhënave paralele vendoset shenja e barazimit dhe hapësirë "= ". Vendi i prodhimit nuk ndodhet në burimin e të dhënave, për këtë arsye është brenda kllapave.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    Tiranë : Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë = Anstalt zum Schutz des Kulturerbes von Albanien = Institute for the Protection of Cultural Heritage of Albania, 2002 ([Tiranë] : Dea)

  28. * COBISS.net

    210⊔⊔aPrishtinë cShoqata e Stomatologëve të Kosovës a[Ferizaj] cInfograf [distributor] d2001 ePrishtinë gRilindja
    (Në njësi është botuesi dhe distributori. Në nënfushën c, në kllapa katrore është vendosur e dhëna për funksionin e distributorit.)
  29. *

    210⊔⊔a[S. l. cs. n.] d1951
    (Në njësi nuk ka të dhëna për vendin e botimit dhe botuesin, për këtë arsye në kllapa katrore shënohen shkurtesat "S. l." in "s. n.".)
  30. * COBISS.net

    210⊔⊔aPrizren cvetëbot. d1993 ePrizren fUlpiana 8 gEurota
    (Në njësi shënon "vetëbotues", ndërsa në nënfushën c termi shkurtohet në vetëbot. Në njësi është edhe adresa e prodhuesit.)
  31. * COBISS.net

    210⊔⊔aShkodër c[A. Vinca] d2002
    (Autorët e punimeve të diplomës, tezave të doktoratës etj. llogaritën si botues individual; emri vetjak shkurtohet dhe vendoset brenda kllapave.)
  32. * COBISS.net

    100⊔⊔bg c1971 d1997
    210⊔⊔aPrishtinë cAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dl971-<1997>
    215⊔⊔aVëll. <1-2> d24 cm
    (Vëllimet e veçanta të monografisë botohen disa vite. Botimi ende nuk ka dalë në tërësi, për këtë arsye viti i dytë në nënfushën 210d vendoset në kllapa këndore. Pasi të pranohet edhe vëllimi i fundit kllapat fshihen. Vitet në nënfushën 210d duhet të përputhen me vitet në nënfushat 100c dhe d.)
  33. * COBISS.net

    100⊔⊔bg c2001 d9999
    210⊔⊔aTiranë cBuzuku d2001-
    215⊔⊔aVëll. <1-> cilustr. d24 cm
    (Ka dalë vetëm vëllimi i parë i monografisë që do të botohet disa vite. Në nënfushën 210d shënohet viti dhe viza. Viti në 210d duhet të përputhet me vitin në nënfushën 100c. Në nënfushën 100d shënohet "9999".)
  34. * COBISS.net

    100⊔⊔bh c2000 d1999
    210⊔⊔aKorçë cDituria d2000, cop. 1999 eKorçë gColograf
    (Kur në njësi është edhe viti i botimit edhe i të drejtës së autorit (copyright), fillimisht vendoset viti i botimit dhe pastaj copyright me simbolin përkatës.)
  35. * COBISS.net

    100⊔⊔be c1994 d1584
    210⊔⊔aTirana cDituria d1994 eTirana g"Daniela Bregu"
    324⊔⊔aBot. origj.: Wittemberg, 1584
    (Te përshkrimi i një faksimile në fushën 210 vendosen të dhënat për rishtypjen dhe jo të dhënat për botimin origjinal. E dhëna në nënfushën 210d duhet të përputhet me të dhënën në nënfushën 100c. Viti i botimit i origjinalit shënohet në nënfushën 100d.)
  36. *

    210⊔⊔aLabaci cimpensis Michaelis Promberger d1773 eLabaci gliteris Egerianis
    620⊔⊔dLjubljana
    (Vendi i botimit në njësi është i shënuar në formë të vjetër. Për të mundësuar kërkimin edhe me formën moderne të emrit të vendit të botimit, ai duhet të vendoset në nënfushën 620d.)
  37. *

    100⊔⊔bh c1992
    102⊔⊔ausa
    210⊔⊔aBerkeley [etc.] cUniversity of California Press dcop. 1992
    (Kur në njësi janë më shumë se tri vende të botimit, shënohet vetëm i pari dhe më pas shkurtesa "[etc.]" ose termi përkatës në shkrim jolatin. E dhëna e koduar në fushën 102 ka të bëjë me vendin e vendosur në nënfushën 210a.)
  38. * COBISS.net

    100⊔⊔bg c1952 d1955
    210⊔⊔aGjilan cDrita d1952-1955 eGjilan g"Denis Mjaku"
    (Botimi ka përfunduar, ndërsa vëllimet e veçanta janë botuar për disa vite. Të dhënat në nënfushën 210d duhet të përputhen me të dhënat në fushën 100. Emri i personit që është pjesë e emrit të prodhuesit shënohet në formën e plotë dhe brenda thonjëza.)
  39. * COBISS.net

    210⊔⊔aElbasan cLibri cToena aLezhë cRilindja d2002 eShkup gGrafika
    (Në njësi janë tre botues me seli në dy vende të ndryshme.)
  40. * COBISS.net

    001⊔⊔7cb
    210⊔⊔aБеоградc[б.и.] d1921 eБеоградg"Вук Караџић"
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik serb (kodi në nënfushën 0017). Në njësi nuk ndodhet botuesi, për këtë arsye në nënfushën c është vendosur shkurtesa "[b. i.]".)
  41. *

    001⊔⊔7cc
    102⊔⊔amkd
    210⊔⊔aСкопје[и др.] cПросветно дело[идр.] d1988 eБјеловарgПросвета
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik maqedon (kodi në nënfushën 0017). Në njësi ndodhen më shumë se tri vende botimi ose botues, për këtë arsye është shënuar vetëm i pari dhe është shtuar shkurtesa "[i dr.]".)
  42. * COBISS.net

    001⊔⊔7cc
    210⊔⊔aСтругаcСтрушки вечери на поезијатаc=Soirées poétiques de Struga d1981 eКумановоgПросвета
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik maqedon (kodi në nënfushën 0017). Emri i botuesit në njësi është në dy gjuhë dhe në dy lloje shkrimesh. Para të dhënave paralele shënohet shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".)
  43. * COBISS.net

    210⊔⊔aTiranë cShoqata e Fizioterapistëve të Shqipërisë d1992-
    2100⊔aTiranë cShoqata e Fizioterapistëve të Shqipërisë d1992-2016
    2101⊔aTiranë cLidhja e Fizioterapistëve të Shqipërisë d2016-
    (Revistën Fizioterpia fillimisht e ka botuar Shoqata e Fizioterapistëve të Shqipërisë, ndërsa më vonë Lidhja e Fizioterapistëve të Shqipërisë. Në fushën e parë 210 vendosen të dhënat nga zona e 4-të e ISBD-së. Më pas shtohen edhe dy fusha 210 dhe në to vendosen të dhënat për çdo botues veç e veç.)
  44. * COBISS.net

    210⊔⊔aDurrës cGeni d1971-
    2100⊔aDurrës cGeni d1971-2011
    2100⊔aDurrës cSalomon d2011-2015
    2101⊔aDurrës cAri Media d2016-
    300⊔⊔aNga 26.8.2015 deri më 6.6.2016 revista nuk është botuar
    (Në fushën e parë 210 vendosen të dhënat për botuesin në përputhje me ISBD-në. Më pas në fushat 210 vendosen të dhënat për secilin botues të revistës Femra.)
  45. * COBISS.net

    210⊔⊔aPrishtinë cVideotop d2004-
    2100⊔aPrishtinë cVideotop d2004-2014
    2100⊔aFerizaj cDea d2014-2015
    2101⊔aFerizaj cDeaPrint d2015-
    (Të dhënat për botuesit e revistës Kamera digjitale.)
  46. * COBISS.net

    210⊔⊔aPrizren cDrita d1968-
    2100⊔aPrizren cDrita d1968-2011
    2100⊔aPrizren cSalomon d2011-2015
    2100⊔aPrizren cMedia 24 d2015-2016
    2101⊔aGjilna cDielli d2016-
    300⊔⊔aNga 26.8.2015 deri më 5.10.2016 revista nuk është botuar
    (Të dhënat për botuesit e revistës Stop.)
  47. * COBISS.net

    210⊔⊔aVlorë cDielli d1971-
    2100⊔aVlorë cDielli d1971-[201-]
    2100⊔aVlorë cFishta d[201-]-2015
    2101⊔aVlorë cMekuli d2016-
    (Emrat e të gjithë botuesve dihen, ndërsa nga vitet e botimit saktë dihet vetëm viti i parë.)