COMARC/B | dhjetor | 2020 |
Fusha përmban të dhëna për botimin e njësisë, të dhëna të tjera shtesë për botimin dhe të dhëna për përgjegjësinë. Kjo fushë është në përputhje me zonën e botimit në ISBD.
Fjala, fraza ose grupi i karaktereve në formën e përgjegjësisë formale që identifikon njësinë si pjesë të një botimi. Nënfushë nuk është e përsëritshme, për këtë arsye të dhënat shtesë për botimin shënohen në nënfushën b.
Fusha përmban të dhëna shtesë për botimin, që janë të dhënat për shtypjen ose rishtypjen (shih shembujt 5, 7, 8, 10, 13, 15, 19) ose të dhënat alternative për botimin (shih shembujt 6, 14). Nënfusha përsëritet për rishtypjen paralel (shih shembullin 15) ose shtesë.
Nënfusha është në përputhje me të dhënat shtesë për botimin në ISBD.
Të dhëna për botimin në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër që dallon nga të dhënat për botimin në nënfushën a (shih shembujt 9, 15, 20). Nënfusha përsëritet për çdo të dhënë paralele shtesë.
Shënimet në fushë bëhen në formën dhe renditjen që e përcakton ISBD-ja. Lidhja midis nënfushave dhe elementeve të ISBD-së duket në tabelën poshtë.
NËNFUSHA | EMRI I ELEMENTIT | PIKA ISBD(G) | SHENJA E PIKËSIMIT |
a | Botimi | 2.1 | zonë e re |
b | Dalja nga shtypi | 2.4 | , |
d | Të dhëna paralele për botimin | 2.2 | = |
f | Përgjegjësia lidhur me botimin | 2.3, 2.5 | / |
g | Persona të tjerë përgjegjës | 2.3, 2.5 | ; |
Të dhënat për përgjegjësinë vendosen menjëherë pas të dhënave përkatëse për botimin ose rishtypjen. Nëse e dhëna për përgjegjësinë ka të bëj me veprën në tërësi dhe jo me botimin ose rishtypjen e veçantë, ajo vendoset në nënfushën 200f ose g. Në disa raste një përgjegjësi mund të përmbaj disa emra (shih shembujt 8, 16).
Nëse në njësi nuk është dhënë botimi por vetëm të dhënat për shtypjen apo rishtypjen, kjo e fundit vendoset në nënfushën a (shih shembujt 4, 12).
205 ⊔⊔ a16th ed. 205 ⊔⊔ aNew and revised ed. 205 ⊔⊔ aLarge print ed. 205 ⊔⊔ a2nd impression (Në njësi nuk është e dhëna për botimin, për këtë arsye e dhëna për rishtypjen është vendosur në nënfushën a.) 205 ⊔⊔ a3rd ed. b2nd (corrected) impression (Në njësi është shënuar "Third edition. Second (corrected) impression".) 205 ⊔⊔ aEnglishfull ed. b4th international ed. (Botimi i plotë anglez i KDUS-së është përcaktuar edhe si "Fourth international edition". Të dhënat alternative për botimin vendosen në nënfushën b.) 205 ⊔⊔ a2nd ed. breissued fwith a foreword by Magnus Magnusson gextra notes by P. Gardner (Rishtypja e botimit të dytë ka dal me parathënie të Magnus Magnusson dhe shënime shtesë të P. Gardner.) 205 ⊔⊔ a4th ed. frevised by H. G. Le Mesurier and E. McIntosh breprinted with corrections (Botimin e katërt e kanë përpunuar H. G. Le Mesurier dhe E. McIntosh. Rishtypja është bërë me përmirësime.) 205 ⊔⊔ a2nd ed. fedited by Larry C. Lewis d2e éd. frédigé par Larry C. Lewis (Njësia me të dhëna paralele për botimin dhe të dhënat e përgjegjësisë për botimin.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. 3 brishtypja 2 (Regjistrimi për rishtypjen e dytë të botimit të tretë. Termi për botimin shkurtohet.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aVersioni 3.0 (Regjistrimi për burimin elektronik. Edhe termat në lidhshmëri siç është p.sh. versioni mund të tregojnë të dhëna për botimin.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aRishtypa 2 (Kur në njësi nuk ka të dhëna për botimin e dhëna për rishtypjen vendoset në nënfushën a.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. jubile me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së artistit bshtypja 1 (Regjistrimi për shtypjen e parë të botimit jubile Vjeshta në qytetin tim. Të dhënat për botimin përshkruhen nga njësia.) *
205 ⊔⊔ aFaksimile bbibliofilska izd. furedila Marija Hernja Masten (Të dhënat alternative për botimin vendosen në nënfushën b. Në njësi është edhe e dhëna e përgjegjësisë për botimin.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. 3 i përpunuar brishtypja 1 d3., átdolgozott kiad. b1. nyomás (Njësia me të dhëna paralele për botimin dhe shtypjen në gjuhën hungareze.) Shfaqja në formatin ISBD: Bot. 3 i përpunuar, rishtypja 1 = 3., átdolgozott kiad., 1. nyomás
* COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. i ri, i plotësuar. f[redaktoi Valon Heda gpërkthimi i tekstit të ri Nik Brihman, Syzana Jashari gfotografitë në faqet për Shqipërinë Besart Bega] (Redaktori i botimit të plotësuar është shënuar në nënfushën f, ndërsa përgjegjësitë e tjera në nënfushat e përsëritura g. Të dhënat që nuk janë marrë nga faqja e titullit janë vendosur në kllapa katrore.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. 3 i korrigjuar dhe i plotësuar (Të dhënat për botimin përshkruhen nga njësia. Termi për botimin shkurtohet.) * COBISS.net
205 ⊔⊔ aBot. në gjuhën shipe fpërgatiti Marilena Heta (Regjistrimi për botimin në gjuhën shqipe me përgjegjësinë për botimin.) *
205 ⊔⊔ a5. izd. b[1. ekavsko] (Regjistrim për versionin "ekavica" të botimit të 5-të. Të dhënat nuk janë marrë nga burimi i përshkruar, prandaj janë vendosur brenda kllapave katrore. Termi për botimin shkurtohet.) *
001 ⊔⊔ 7cb 205 ⊔⊔ a[2.допуњено изд. d2nd supplemented ed.] (E dhëna për botimin është në shkrim cirilik dhe latin.) Shfaqja në formatin ISBD: [2. допуњено изд. = 2nd supplemented ed.]