COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bjanar2024

200 Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinë

Fusha përmban titullin, informacionin tjetër për titullin dhe të dhënat për përgjegjësinë, që lidhen me titullin, përfshirë dhe çdo të dhënë të mësipërme të përsëritur në gjuhë të tjera (titujt paralel, të dhënat paralele për përgjegjësinë etj.). Kjo fushë është në përputhje me zonën e ISBD-së për titullin dhe përgjegjësinë. Tek koleksionet fusha mund të përmbaj periudhën e formimit të materialit dhe/ose periudhën e formimit të shumicës së materialeve, nëse kjo llogaritet si pjesë e titullit.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
200Titulli dhe të dhënat për përgjegjësinënr
aTitulli i saktër
bPërcaktimi i përgjithshëm i materialitr
cTitulli i saktë i veprës së autorit tjetërr
dTitulli i saktë paralelr
eInformacioni tjetër për titullinr
fPërgjegjësia parësorer
gPersona të tjerë përgjegjësr
hNumri i pjesësr
iTitulli i pjesësr
jPeriudha e formimit të materialevenr
kPeriudha e formimit të shumicës së materialevenr
zGjuha e titullit të saktë paralelr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Rëndësia e titullit
0Titulli nuk është i rëndësishëm
1Titulli është i rëndësishëm
2Nuk është i përcaktuar

Vlera e treguesit tregon rëndësinë e titullit.

Vlera e treguesit është "1", nëse pikëqasja nuk është për emrin vetjak ose organizatën (shih shembujt 20, 23, 26, 27, 31, 37). Nëse vlera e treguesit është "0", në regjistrim duhet të jetë e pranishme fusha 700 ose 710. Në sistemet që shtypin skedat për katalogun manual, vlera "1" përcakton edhe përshkrimin shtesë për titullin.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

200a Titulli i saktë

Titulli i saktë i njësisë. Përfshin titullin alternativ, por jo informacionet e tjera për titullin (nëntitullin) dhe titujt paralel. Nëse njësia përmban disa pjesë të të njëjtit autor dhe titujt e këtyre pjesëve ndodhen në faqen e titullit ose në faqen e saj zëvendësuese, përsëritet nënfusha a për çdo titull shtesë (shih shembujt 5, 19, 21). Nënfusha është e detyrueshme për çdo regjistrim.

200b Përcaktimi i përgjithshëm i materialit

Teksti i përcaktimit të përgjithshëm të materialit. Nënfusha përmban termin që në përgjithësi tregon llojin e materialit të cilit i përket njësia, në gjuhën dhe shkrimin e institucionit që krijon regjistrimin. Termat e rekomanduar për përcaktimin e përgjithshme të materialit gjenden në ISBD-të për lloje të veçanta të materialit (shih shembujt 3, 9, 20, 21, 35, 36). Kur regjistrimi shfaqet, të dhënat janë të vendosura brenda kllapave katrore.

200c Titulli i saktë i veprës së autorit tjetër

Titulli i veprës së autorit tjetër, kur njësia ka vepra të dy autorëve, pa titull të përbashkët (shih shembullin 10). Nënfusha c përsëritet për titullin e parë të secilit autor. Titujt e tjerë të autorit të dytë dhe autorëve të tjerë shënohen në nënfushat a, pas të cilave vendoset nënfusha përkatëse c (shih shembullin 25).

200d Titulli i saktë paralel

Titulli në gjuhën dhe/ose shkrimin tjetër që lidhet me titullin e saktë në nënfushën a ose c (shih shembujt 4, 11, 12, 28, 35, 37). E përsëritshme për çdo titull tjetër paralel (shih shembullin 38).

200e Informacioni tjetër për titullin

Informacioni tjetër për titullin (nëntitulli) në nënfushën a, c ose d (shih shembujt 1, 2, 20). E përsëritshme për çdo informacion tjetër për titullin dhe për informacionin paralel për titullin (shih shembujt 8, 14, 24, 37).

Në nënfushë nuk shënohen variantet e tjera të titullit siç janë: titulli në shpinën e librit, titulli i kapakut dhe titujt e tjerë që gjenden jashtë burimit kryesor të të dhënave.

200f Përgjegjësia parësore

Përgjegjësia parësore për titullin në nënfushën a, c ose d, ose për numrin apo titullin e pjesës në nënfushat h ose i. E përsëritshme pas çdo nënfushe a, c, d, h ose i, të cilës i takon përgjegjësia (shih shembujt 10, 25). E përsëritshme për çdo përgjegjësi paralele (shih shembujt 6, 24, 28).

200g Persona të tjerë përgjegjës

Lloji i përgjegjësisë që vije pas përgjegjësisë parësore dhe i përket të njëjtit titull. E përsëritshme për çdo përgjegjësi tjetër (shih shembujt 1, 30, 32, 35, 37, 38) dhe për çdo përgjegjësi tjetër paralele (shih shembullin 12).

200h Numri i pjesës

Numri i seksionit ose pjesës te njësitë me titull të përbashkët dhe të pjesës (shih shembujt 3, 30). E përsëritshme për çdo nënseksion ose ndarje tjetër (shih shembullin 9) dhe për çdo numër paralel të pjesës. Për shpjegime shtesë shih Shtojca D.

200i Titulli i pjesës

Titulli i seksionit ose pjesës te njësitë me titull të përbashkët dhe të pjesës (shih shembujt 3, 7, 30). E përsëritshme për çdo nënseksion ose ndarje tjetër (shih shembujt 9, 31, 32) dhe për çdo titull paralel të pjesës. Për shpjegime shtesë shih Shtojca D.

200j Periudha e formimit të materialeve

Periudha kohore e lidhur me formimin, përbërjen, mbledhjen dhe/ose administrimin si dhe përdorimin e materialeve në njësinë që përshkruhet, kur kjo është e nevojshme si pjesë e titullit. Mund të bëhet fjalë për distancën midis formimit të materialit më të hershëm dhe atij më të ri brenda koleksionit (shih shembujt 14, 33), datën unike, nëse të gjitha materialet nga koleksioni janë formuar në të njëjtin vit (shih shembullin 17), ose datat e ndara me presje, nëse ekziston boshllëk i madh në renditjen kronologjike të materialeve brenda koleksionit (shih shembullin 15). Sipas nevojës, mund të përdorni edhe një datë të përafërt.

200k Periudha e formimit të shumicës së materialeve

Datat që kanë të bëjnë me formimin e shumicës së materialeve në njësinë e përshkruar, nëse ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga periudha e formimit të materialeve në nënfushën j (shih shembullin 16).

200z Gjuha e titullit të saktë paralel

Kodi i gjuhës së titullit të saktë paralel në nënfushën d (shih shembujt 4, 11). Nëse nënfusha d përsëritet, duhet të përsëritet edhe nënfusha z, dhe në këtë mënyrë kodet e gjuhëve janë në të njëjtën renditje si titujt paralelë. Kjo nënfushë gjithmonë është e fundit brenda fushës.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Të dhënat në këtë fushë vendosen në formën dhe renditjen e përcaktuar nga ISBD-ja. Nënfusha z nuk është element i ISBD-së. Te shfaqja e regjistrimit shenjat e pikësimit vendosen në mënyrë automatike, përveç te të dhënat paralele në nënfushat 200e, f, g, h dhe i. Lidhja midis nënfushave dhe elementet e ISBD-së shfaqen në tabelë poshtë.

NËNFUSHAEMRI I ELEMENTITPIKA ISBD(G)SHENJA E PIKËSIMIT
aTitulli i saktë1.1zonë e re
a (e përsëritur)Titulli i saktë i autorit të njëjtë1.6;
bPërcaktimi i përgjithshëm i materialit1.2[ ]
cTitulli i saktë i autorit tjetër1.6.
dTitulli paralel1.3=
eInformacioni tjetër për titullin (nëntitulli)1.4:
fPërgjegjësia parësore1.5/
gPersona të tjerë përgjegjës1.5;
hNumri i pjesës1.1.4 ISBD(S).
iTitulli i pjesës1.1.4 ISBD(S), (nëse është pas 200h, përndryshe është .)
Të dhënat paralele

Të dhënave paralele (të dhënat e përsëritura në një gjuhë dhe/ose shkrim tjetër) që ndodhen në njësi, sipas ISBD-së u paraprinë shenja e barazimit. Te nënfusha 200d shenja e barazimit vendoset në mënyrë automatike, ndërsa te nënfushat e tjera me të dhëna paralele e vendos kataloguesi.

Nëse të gjitha të dhënat në burimin e përshkruar janë në më shumë një gjuhë, fillimisht shënohet grupi i të dhënave në njërën gjuhë (blloku gjuhësor) e më pas në gjuhën tjetër.

Nëse në burimin e përshkruar ndodhen vetëm të disa të dhëna paralele, nuk ndërtohet blloku gjuhësor, mirëpo nënfushat përkatëse në gjuhë të ndryshme vendosen së bashku njëra pas tjetrës (shih shembujt 6, 12, 24, 28, 38).

Përcaktimi i përgjithshëm i materialit

Përcaktimi i përgjithshëm i materialit bëhet në gjuhën dhe shkrimin e institucionit që krijon regjistrimin. Listat e përcaktuesve të përgjithshëm të materialit gjenden në ISBD-të përkatëse. Nëse njësia ka një titull kryesor të përbashkët dhe përmban disa pjesë përbërëse që i takojnë llojeve të ndryshme të materialeve, përcaktimi bëhet si: "Dy media", "Multimedia" ose "Komplet", të cilat do të bëjnë dallimin e materialeve.

Të tjera

Në fushën 500 – Titulli uniform vendoset forma e vendosur e titullit të veprës, që ka dalë me tituj të ndryshëm, botime e përkthime të ndryshme etj. (shih shembujt 22, 33).

Titulli i përkthyer nga kataloguesit vendoset në fushën 541 – Titulli i përkthyer i vënë nga kataloguesi.

Nëse titulli i saktë përmban shkurtesa, iniciale, numra ose simbole, forma e zgjeruar e titullit vendoset në fushën 532 – Titulli i zgjeruar (shih shembullin 29).

Titulli me simbole matematike dhe simbole të tjera të veçanta mund të vendoset në fushën 539 – Titulli i saktë me komandat LaTeX* (shih Shtojca E).

Për kërkimin dhe indekset në bibliografi, të dhënat për veprat e autorëve të tjerë fiksohen në fushat 423 – Vepra e shtuar, e fshehur dhe e përfshirë (shih shembujt 10, 25, 26, 27).

Kur titulli fillon me nyjë të shquar ose të pashquar (ose me ndonjë fjalë tjetër të paklasifikuar), nyja vendoset mes dy shenjave për klasifikim NSB/NSE "ǂ", duke lënë hapësirë pas nyjës. Në këtë mënyrë nyja nuk do të respektohet në klasifikim dhe në kërkim (shih shembujt 1, 13, 30).

Nëse titullin e njësisë e përbëjnë titujt e veprave të veçanta të lidhur mes vete gramatikisht, lidhësja vendoset në nënfushën e titullit që paraprihet nga lidhësja (shih shembullin 5).

Të dhënat që nuk shënohen zëvendësohen me "... [et al.]" ose me termat përkatës në shkrim jolatin (shih shembullin 23).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

101GJUHA E NJËSISË
Nëse gjuha e titullit të saktë në nënfushën 200a ndryshon nga gjuha e tekstit, gjuha e titullit të saktë vendoset në nënfushën 101g. Gjuha e titullit paralel vendoset në nënfushën 200z.
423VEPRA E SHTUAR, E FSHEHUR DHE E PËRFSHIRË
Përdoret për shënimin e të dhënave për njësitë bibliografike, të cilat janë botuar bashkë me njësinë e përshkruar.
5XXBLLOKU I TITUJVE NË LIDHSHMËRI
Përdoret për titujt në gjuhët e tjera dhe për variantet e titujve (p.sh. titulli në shpinë).
530TITULLI KYÇ
Titulli kyç i burimit në vazhdim.
7XXBLLOKU I TË DHËNAVE PËR PËRGJEGJËSINË
Emrat e lidhur me përgjegjësinë vendosen në bllokun 7XX.

SHEMBUJ

  1. 2000⊔aǂThe ǂGreat Fear of 1789 erural panic in revolutionary France f[by] Georges LeFebvre gtranslated from the French by Joan White gintroduction by George Rudé
    (Nyja "The" nuk respektohet te klasifikimi i regjistrimeve me titull të saktë.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    The Great Fear of 1789 : rural panic in revolutionary France / [by] Georges LeFebvre ; translated from the French by Joan White ; introduction by George Rudé

  2. 2001⊔aWhat is modern mathematics? eǂa ǂguide to teachers in further education fYorkshire and Humberside Council for Further Education
    (Pikëpyetja "?" në titullin e saktë gjatë përshkrimit bibliografik vendoset ashtu siç është në njësi)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    What is modern mathematics? : a guide to teachers in further education / Yorkshire and Humberside Council for Further Education

  3. 2001⊔aBulletin signalétique hSection 9 iSciences de l'ingénieur bMicroform fCentre national de la recherche scientifique
    (Përcaktimi i përgjithshëm i materialit në nënfushën b është në gjuhën e institucionit që ka krijuar regjistrimin. Kjo e dhënë vendoset pas nënfushave h dhe i.)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    Bulletin signalétique. Section 9, Sciences de l'ingénieur [Microform] / Centre national de la recherche scientifique

  4. 2001⊔aIndustrialsteam locomotives of Germany and Austria dDampfloks auf Industriebahnen der BRD, DDR, und Österreich fcompiled by Brian Rumary gGerman translations by M. Spellen zger
    5101⊔aDampfloks auf Industriebahnen der BRD, DDR, und Österreich zger
    (Botimi ka titull paralel në gjuhën gjermane. Institucionit katalogues i nevojitet përshkrimi shtesë për titullin paralel, për këtë arsye titulli paralel është vendosur edhe në fushën 510.)
  5. 2000⊔aFlash and filigree aand, The Magic Christian fby Terry Southern
    (Botimi përmban dy vepra të autorit të njëjtë, ku secila ka titullin e saj.)
  6. 2001⊔aBibliographica belgica fCommission belge de bibliographie f= Belgische Commissie voor bibliografie
    (Botimi ka titull në latinisht, ndërsa përgjegjësia është e shënuar në gjuhën franceze dhe holandeze. Para shënimit të përgjegjësisë paralele në nënfushën f duhet të vendosen shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".)
  7. 2000⊔aThree adventures of Asterix iAsterix in Switzerland ftext by Goscinny gdrawings by Uderzo gtranslated by Anthea Bell and Derek Hockridge
    (Regjistrim për njërën nga tri vëllimet e panumërtuara, që kanë titull të përbashkët, por secili vëllim ka edhe titullin e tij. Përgjegjësia parësore është vendosur në nënfushën f, ndërsa të tjerat në nënfushat g. Mund të jenë disa autorë.)
  8. 2000⊔aLife wish ereincarnation ereality of hoax fMaurice Rawlings
    (Shembull i disa informacioneve të tjera për titullin (disa nëntituj.)
  9. 2001⊔aBritish standard methods of analysis of fat and fatty oils hPart 1 iPhysical methods hSection 1.12 iDetermination of the dilation of fats bPrinted text
    (Standard me seksione dhe nënseksione në bibliografitë e llojeve të ndryshme të botimeve.)
  10. 2000⊔aPour les valeurs bourgeoises fpar Georges Hourdin cContre les valeurs bourgeoises fpar Gilbert Ganne
    423⊔112000⊔ aContre les valeurs bourgeoises 1700⊔1 aGanne, bGilbert
    (Botimi përmban dy vepra të autorëve të ndryshëm, pa titull të përbashkët. Nënfusha f përsëritet pas çdo titulli. Të dhënat për veprën e autorit të dytë fiksohen në fushën 423. Institucionit katalogues i nevojitet përshkrimi shtesë, për këtë arsye vlera e treguesit është "1".)
    Shfaqja në formatin ISBD:

    Pour les valeurs bourgeoises / par Georges Hourdin. Contre les valeurs bourgeoises / par Gilbert Ganne

  11. 2000⊔aApplications of ecological (biophysical) land classification in Canadа eproceedings of the second meeting dApplications de la classification écologique (biophysicale) du territoire au Canada ecompte rendu de la deuxième réunion fCanada Committee on Ecological (Biophysical) Land Classification, 4-7 April 1978, Victoria, British Columbia gcompiled and edited by C.D.A. Rubec zfre
    (Titulli dhe informacioni tjetër për titullin janë në gjuhën angleze dhe franceze, ndërsa përgjegjësitë nuk kanë forma paralele.)
  12. 2000⊔aPrinting at Gregynog easpects of a great private press dArgraffu yng Ngregynog eagweddau ar wasg breifat fawr fMichael Hutchins gtranslated by David Jenkyns g= y cyfieithiad gan David Jenkyns zwel
    (Përgjegjësia parësore është e njëjtë për të dyja gjuhët. Para përgjegjësisë paralele në nënfushën e përsëritshme g vendoset shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".)
  13. 2001⊔aǂLe ǂwestern, nouvelle éd. cÉvolution et renouveau du western (1962-1968)
    (Botimi nuk ka titull të përbashkët dhe për këtë arsye të dhënat e botimit për njërin nga titujt janë vendosur në zonën e titullit dhe jo në zonën e botimit. Në regjistrim kjo e dhënë është vendosur si pjesë e titullit të saktë, gjë e cila nuk është diçka e zakonshme.)
  14. 2001⊔aВорошилов Климент Ефремович. Партийный и государственный деятель. 1881-1969 j1920-1960
    (Arkivi i Kliment Vorošilov (1881–1969), materiali në arkiv daton midis viteve 1920 dhe 1960.)
  15. 2001⊔aВыпускницы Высших Бестужевских курсов j1880-е–1983, 1987
    (Koleksioni arkivor përfshinë shënimet e diplomantëve të ligjëratave të Bestužev. Shënimet janë nga periudha e viteve të tetëdhjeta të shekullit 19 deri në vitin 1983 si dhe nga viti 1987 (nga periudha 1984–1986 nuk ekzistojnë dokumente). Data e krijimit të shënimit më të hershëm është e përafërt.)
  16. 2001⊔aШаховская Зинаида Алексеевна (Малевская-Малевич, Жак-Круазе). Княгиня, писательница, редактор. 1906 - j1877-1996 k1923-1996
    (Arkivi i Zinaida Shahovska (princesë ruse, shkrimtare dhe poete, që ka krijuar nën pseudonimin Jaques Croise). Arkivi përfshinë materialet nga periudha midis viteve 1877 dhe 1996, ndërsa shumica e materialeve buron nga periudha midis viteve 1923 dhe 1996.)
  17. 2001⊔aАвтобиография А.А.Адамова с приложением фотографии j7 июля 1937
    (Dokument nga arkivi rus i emigrantëve përmban autobiografinë e A. Adamov të datës 7 korrik 1937.)
  18. * COBISS.net

    2000⊔aOrganizimi i informacionit emanual për përdorimin e burimeve elektronike epër nxënësit e shkollave të mesme fRobert Barry g[përkthyes Olsi Deda]
    (Regjistrim për botimin me dy informacione për titullin (dy nëntituj). Përgjegjësia parësore është në nënfushën f, ndërsa përgjegjësia dytësore në nënfushën g. E dhëna për përkthyesin nuk ndodhet në faqen e titullit, për këtë arsye është vënë brenda kllapave katrore.)
  19. *

    2000⊔aGrivarjevi otroci aPastirci aPestrna fFrance Bevk g[spremna beseda in opombe Martina Šircelj]
    (Botimi ka tri vepra të të njëjtit autor, secila vepër ka titullin e saj.)
  20. * COBISS.net

    2001⊔aWorld ocean atlas 2001 bBurim elektronik eobjectively analyzed fields and statistics fprepared by the Ocean Climate Laboratory, National Oceanographic Data Center geditor Sidney Levitus
    (Regjistrim për atlasin në CD-ROM. Përcaktimi i përgjithshëm i materialit në nënfushën b është në gjuhën e institucionit që ka krijuar regjistrimin.)
  21. * COBISS.net

    2000⊔aSerenata bRegjistrim zanor aZonjës aNjë lule e vyshkur aYlber ekantatë fShpresa Goga
    (Regjistrim për regjistrimin zanor që përmban katër vepra të autorit të njëjtë.)
  22. * COBISS.net

    2000⊔aSi të zhvillojmë inteligjencën emocionale fChristian Weisbach dhe Ursula Dachs g[përktheu Mariana Luka]
    50000aPiesek przydrożny mgjuha shqipe
    (Regjistrim për veprën e përkthyer. Titulli i origjinalit në gjuhën polake vendoset në fushën 500. Në nënfushën 500m vendoset gjuha e titullit të saktë kryesor nga 200a.)
  23. *

    2001⊔aVisokogorska jezera v vzhodnem delu Julijskih Alp dHigh-mountain lakes in the Eastern part of the Julian Alps furednik Anton Brancelj gprevajalci Marjeta Humar ... [et al.] gavtorji fotografij Jure Andjelič ... [et al.]
    (Regjistrim për veprën anonime. Vlera e treguesit duhet të jetë "1". Botimi ka titullin paralel në gjuhën angleze. Kur llojin e njëjtë të përgjegjësisë e kanë më shumë se tre autorë, shënohet vetëm i pari dhe më pas shënohen "... [et al.]".)
  24. * COBISS.net

    2000⊔aMagdalena ekatalog festivali e= festival catalogue fFestivali Ndërkombëtar i Komunikimit Vizual f= International Festival of Visual Communications
    (Botimi ka titull në gjuhën shqipe dhe informacion tjetër për titullin e të dhëna për përgjegjësinë në gjuhën shqipe e angleze. Nënfushat e dhe f janë të përsëritshme, ndërsa para të dhënave paralele shënohet shenja e barazimit dhe hapësirë "= ".)
  25. *

    2000⊔aǂDie ǂPlaneten bRegjistrim zanor fGustav Holst cUnheimliche Begegnung der dritten Art aKrieg der Sterne fJohn Williams g[[in allen Werken] Frauenstimmen des Los Angeles Master Chorale gLos Angeles Philharmonic Orchestra ggeleitet von Zubin Mehta]
    423⊔012000⊔ aUnheimliche Begegnung der dritten Art aKrieg der Sterne aUnheimliche Begegnung der dritten Art 1700⊔1 aWilliams bJohn 4230
    (Botimi përmban tri vepra të dy autorëve të ndryshëm, pa titull të përbashkët. Të dhënat për veprat e autorit të dytë fiksohen në fushën 423, ndërsa e dhëna për autorin nuk përsëritet në fushën 701.)
  26. * COBISS.net

    2001⊔aKonventa për importin e përkohshëm f[redaktor përgjegjës Drilon Zeka]
    327100Përmban edhe: aLigji për ratifikimin e konventës për importin e përkohshëm
    423⊔012001⊔ aLigji për ratifikimin e konventës për importin e përkohshëm 15031⊔ aLigjet etj. 171001 aKosova
    (Botimi përmban edhe ligjin, i cili nuk është në faqen e titullit. Të dhënat vendosen në fushën 327 dhe fiksohen në fushën 423 për shkak të kërkimit.)
  27. * COBISS.net

    2001⊔aDrama moderne f[redaktore Era Rusi]
    327120Përmbajtja në faqen e tit.: aMbretëresha e zezë / Antigona Aliu aBukuroshja e fjetur / Melisa Hoxha aMali magjik / Albana Kokollari
    423⊔012000⊔ aMbretëresha e zezë 1700⊔1 aAliu bAntigona 4070
    423⊔012000⊔ aBukuroshja e fjetur 1700⊔1 aHoxha bMelisa 4070
    423⊔012000⊔ aMali magjik 1700⊔1 aKokollari bAlbana 4070
    (Regjistrim për botimin që përmban drama. Në faqen e titullit ndodhen titujt e veprave të veçanta të autorëve të ndryshëm, të cilët për shkak të shënimeve të detyrueshme vendosen në fushën 327 dhe fiksohen në fushat 423.)
  28. * COBISS.net

    2000⊔aKonferenca e 5-të sllovene për mbrojtjen e bimëve d5th Slovenian Conference on Plant Protection epërmbledhje e abstrakteve e= abstract volume e6 - 8 mars 2001, Maribor, Slovenia f[redaktoi Danica Dobrovoljc, Gregor Urek]
    (Regjistrim për përmbledhjen e abstrakteve të punimeve nga konferenca. Titulli dhe informacioni i parë tjetër për titullin janë edhe në gjuhën angleze. Para informacionit tjetër paralel për titullin vendoset shenja e barazimit dhe hapësira "= ".)
  29. * COBISS.net

    2000⊔a1001 netë
    53211aNjë mijë e një netë
    (Regjistrimi për veprën, titulli i së cilës fillon me numër. Forma e zgjeruar vendoset në fushën 532.)
  30. * COBISS.net

    2000⊔aMurgjit e bardhë hǂVëll. ǂ1 iNgritja e manastirit ehistori nga gjysma e pare e shek. XV fJanez Höfler gfotografitë Valdete Gashi g[përkthyes Valdrin Stefaj]
    (Regjistrim për botimin me titull të përbashkët dhe tituj të pjesëve. Çdo pjesë (vëllim) është i numërtuar dhe ka titullin e saj. Termi "Vëll." Nuk respektohet te klasifikimi i regjistrimeve. Përgjegjësitë e ndryshme dytësore shënohen në nënfushat e përsëritura g.)
  31. * COBISS.net

    2001⊔aBjeshkët tona iAlpet shqiptare iLuboteni fzgjodhën dhe përgatitën Zeqir Baci dhe Drilon Kajtazi gilustrimet Teuta Demo
    (Botim me titull të përbashkët dhe titull të pjesës në dy nivele (shih edhe shembullin 28).)
  32. * COBISS.net

    2000⊔aBjeshkët tona iAlpet shqiptare iBoga fautorë Zeqir Baci dhe Premtim Paloka gskicat Zeqir Baci
    (Shih shembullin 27.)
  33. * COBISS.net

    2001⊔aTrashëgimia e Fan S. Nolit j1918-1965
    (Regjistrimi pë trashëgimin e Fan S. Nolit. Dokumentet janë nga periudha midis viteve 1918 dhe 1965.)
  34. * COBISS.net

    2000⊔aBroken April fIsmail Kadare gpërktheu Johanson Blair
    50000aPrilli i thyer mgjuha shqipe
    (Regjistrim për veprën e përkthyer. Titulli origjinal në gjuhën shqipe shënohet në fushën 500, ndërsa në nënfushën 500m vendoset gjuha e titullit të saktë 200a.)
  35. * COBISS.net

    2000⊔aNjeriu që vodhi diellin bMaterial muzikor dL'homme qui a volé le soleil fAlbert Rama g[redaktore Zoja Vladi]
    5101⊔aL'homme qui a volé le soleil zgjuha frënge
    (Regjistrim për materialin muzikor me titull paralel në gjuhën franceze. Përcaktimi i përgjithshëm i materialit në nënfushën b bëhet në gjuhën e institucionit që ka krijuar regjistrimin. Sistemi bibliotekar përdor skedat për katalogun manual, për shkak të përshkrimit shtesë titulli paralel është vendosur edhe në fushën 510.)
  36. * COBISS.net

    001⊔⊔7ba
    2000⊔aPërmbledhje punimesh bBurim elektronik fKonferenca X Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë, Tiranë, 26 tetor 2012.
    (Regjistrim për përmbledhjen e punimeve nga konferenca në CD-ROM. Përcaktimi i përgjithshëm i materialit në nënfushën b bëhet në gjuhën e institucionit që ka krijuar regjistrimin.)
  37. * COBISS.net

    001⊔⊔7cb
    2001⊔aБелгијска уметностXIXиXXвека eиз збирке Народног музеја у Београду dL'art Belge des XIX et XX siecles ede la collection du Musée national de Belgrade f[уводни текст и каталог Татјана Бошњак gизбор графичких радова и каталог Драгана Ковачевић gсарадници ЈеленаДергенц, Петар Петровић gпреводMarie-Paule Bertrand-Stanković gфотографије Небојша Борић]
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik dhe kjo tregohet përmes kodit në nënfushën 0017. Titulli i saktë në faqen e titullit është në shkrim cirilik, ndërsa titulli paralel në latin)
  38. * COBISS.net

    001⊔⊔7cc
    2000⊔aПоезија dПоэзия dPoetry dPoesie fЈован Котески f=Jovan Koteski gизбор и поговор Венко Андоновски g[препеви на англиски јазик Зоран Анчевски, Драги Михајловски, Дејвид Бовен, на француски јазик Љиљана Узуновиќ, на руски јазик Тања Урошевиќ gликовен уредник Кочо Фидановски]
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik maqedon dhe kjo tregohet përmes kodit në nënfushën 0017. Titulli i saktë dhe titulli i parë paralel që ndodhen në faqen e titullit, janë shkrim cirilik, ndërsa të tjerët në latin.)