COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bmars2022

001 Etiketa e regjistrimit

Kjo fushë përmban të dhëna të përgjithshme, të nevojshme për përpunimin e regjistrimit. Etiketa e regjistrimit i është përshtatur kryesisht nevojave të katalogimit të përbashkët online. Për rrjedhojë, përdorimi i saj nuk është plotësisht në përputhje me ISO 2709, i cili është përcaktuar për shkëmbimin e të dhënave të lexueshme nga makina në shirita, disketa etj.

Numri identifikues i regjistrimit (sipas UNIMARC-ut në fushën 001) nuk shënohet në mënyrë manuale, sepse programi COBISS e përcakton atë në mënyrë automatike.

Te shkëmbimi ndërkombëtar i të dhënave, gjatë procesit të konvertimit të formatit COMARC në MARC, Etiketa e regjistrimit krijohet sipas ISO 2709.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
001Etiketa e regjistrimitnr
aStatusi i regjistrimitnr
bLloji i regjistrimitnr
cNiveli bibliografiknr
dNiveli hierarkiknr
eNumri i vjetër i regjistrimit*nr
gKodi i plotësisë së regjistrimitnr
hForma e përshkrimit bibliografiknr
tTipologjia e dokumenteve/veprave*nr
xNumri i regjistrimit zëvendësues*nr
7Shkrimi i katalogimitnr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

001a Statusi i regjistrimit

Kodi, i përbërë nga një karakter, përcakton statusin e përpunimit të regjistrimit. Nënfusha është e detyrueshme.

cregjistrim i redaktuar

Kodi vendoset, kur regjistrimi është redaktuar përfundimisht (pa gabime gramatikore dhe pa gabime në përmbajtje).

dregjistrim i fshirë

Kodi vendoset, kur regjistrimin dëshironi ta fshini nga baza e përbashkët bibliografike e të dhënave, mirëpo këtë nuk mund ta bëni, sepse regjistrimin tashmë e ka shkarkuar së paku një bibliotekë. Kodi përdoret për zgjidhjen e problemit me regjistrimet dublikatë dhe te monografitë me shumë vëllime, të kataloguara në mënyrë hierarkike (shih shembullin 1).

Regjistrimin e fshini sipas kësaj procedure:

  1. Në nënfushën 001a shënoni kodin "d" – regjistrim i fshirë.

  2. Në nënfushën 001x shënoni numrin identifikues (ID) të regjistrimit, sipas rregullave të përshkruara në nënfushën 001x.

  3. Regjistrimin e ruani në bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave.

  4. Regjistrimin në bazën lokale e fshini.

    Regjistrimi do të fshihet nga baza e përbashkët e të dhënave, kur edhe biblioteka e fundit ta fshij atë nga baza lokale.

ipërshkrimi i parë i regjistrimit*

Kodi përdoret për krijimin e regjistrimeve, për të cilat nuk keni të gjitha të dhënat e nevojshme bibliografike (botimi është në procesin e pasurimit). Kjo ka të bëjë më shumë me botimet e huaja, ndërsa botimet vendase bëjnë përjashtim (kur nuk është regjistrimi CIP). Regjistrimi mund të ketë kodin "i" vetëm për një kohë të shkurtër dhe në rrethana të veçanta. Kodi nuk përdoret për artikujt dhe pjesët e tjera përbërëse.

nregjistrim i ri

Kodi përdoret në çdo regjistrim të ri, me përjashtim të regjistrimeve CIP-it dhe regjistrimeve për botimet, të cilat janë në procesin e pasurimit.

pregjistrim paraprak i papërfunduar

Kodi përdoret për regjistrimet CIP.

rregjistrim i përkohshëm për librat e rrallë**

Kodi u përdor deri në vitin 1991 në regjistrimet për librat e rrallë.

001b Lloji i regjistrimit

Disa kode për llojin e regjistrimit, por jo të gjithë, janë të ngjashëm me përcaktimin e përgjithshëm të materialit. E dhëna për llojin e regjistrimit është shumë e rëndësishme, sepse përdoret si kriter bazë për të bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të materialeve në kuadër të të gjitha moduleve të programit COBISS. Nënfusha është e detyrueshme.

amaterial tekst, i shtypur
bmaterial tekst, dorëshkrim
cmateriale muzikore të shtypura
dmateriale muzikore, dorëshkrim
ematerial hartografik, i shtypur
fmaterial hartografik, dorëshkrim
gmaterial projektimi dhe video
iregjistrime zanore, jo muzikore
jregjistrime zanore, muzikore
kmaterial grafik dydimensional (piktura, vizatime etj.)
lburime elektronike
mmultimedia
rmateriale tredimensionale dhe reale
ungjarje*

Kodi u shtua për nevojat e regjistrimit të rezultateve të punës shkencore. Ky kod përdoret, kur për një vepër të ekzekutuar nuk ekziston forma fizike.

001c Niveli bibliografik

Të përcaktuara janë këto vlera:

aanalitik (pjesë përbërëse)

Njësia bibliografike, e cila është pjesë fizike e një njësie tjetër. Identifikimi i pjesës përbërëse varet nga identifikimi i njësisë, pjesë e së cilës është. Një pjesë përbërëse mund të jetë në një ose në disa pjesë.

Shembuj të materialeve të shënuara me kodin "a": artikull në një revistë; rubrikë e përhershme ose fejton në një gazetë; pjesë përbërëse në një përmbledhje punimesh; kapitull në një libër.

ckoleksion

Regjistrimi për njësinë bibliografike, e cila është një koleksion i krijuar në mënyrë artificiale. Kodi më herët është përdorur edhe në regjistrimet për koleksionet e librave. Në bazën e të dhënave COBIB.SI ekzistojnë regjistrime të vjetra për koleksionet e librave, të cilat kanë këtë kod. Në regjistrimet e reja përdoret kodi "c" vetëm në regjistrimet për koleksionet e krijuara në mënyrë artificiale.

Shembuj të materialeve, në regjistrimet e të cilave vendoset kodi "c": një koleksion broshurash të vendosura në kuti; suvenire të ndryshme që përbëjnë një koleksion; koleksion dorëshkrimesh të një autori.

dvepër e ekzekutuar*

Kodi është shtuar për nevojat e bibliografisë. Përdoret vetëm në rastet kur forma fizike e veprës nuk ekziston. Zakonisht, për njësi të tilla nuk ekziston dokumenti parësor, prandaj regjistrimi bëhet duke u bazuar në një certifikatë ose në disa dokumente të tjera për veprën e ekzekutuar.

Shembuj të materialeve, në regjistrimet e të cilave vendoset kodi "d": leksion i pabotuar; ekspozitë; koncert.

iburim i integruar

Burim bibliografik, që plotësohet ose ndryshohet me përditësimet, të cilat integrohen në tërësinë e burimit. Burimet e integruara mund të jenë të përfunduara (fundi i botimit dihet) ose që vazhdojnë (fundi i botimit nuk dihet).

Shembuj të materialeve, në regjistrimet e të cilave vendoset kodi "i": fletë të palidhura me përmbajtje të këmbyeshme; bazë e të dhënave; faqe elektronike.

mmonografi

Njësi bibliografike, e përfunduar në një apo disa pjesë (të ndara fizikisht), numri i të cilave është i kufizuar paraprakisht.

Shembuj të materialeve, në regjistrimet e të cilave vendoset kodi "m": monografi; monografi në disa pjesë; vëllim i një monografie me shumë vëllime që katalogohet i veçantë; libër në një koleksion; numër special i një seriali që katalogohet i veçantë; hartë në një koleksion; koleksion i përfunduar i hartave; glob gjeografik.

sserial

Burim në vazhdim, që del me numra të veçantë ose pjesë të njëpasnjëshme, zakonisht të numërtuara, ndërsa fundi i botimit nuk është i paracaktuar.

Shembuj të materialeve, në regjistrimet e të cilave vendoset kodi "s": revistë; gazetë; revistë elektronike; regjistër; raport vjetor; seri monografike.

Niveli bibliografik i regjistrimit lidhet me pjesën kryesore të regjistrimit, përkatësisht me njësinë parësore bibliografike, titulli i së cilës është i shënuar në fushën 200. Nënfusha është e detyrueshme.

001d Niveli hierarkik

Kodi tregon nëse regjistrimi është i lidhur në mënyrë hierarkike me regjistrimet e tjera dhe cili është pozicioni i tij. Nënfusha është e detyrueshme.

0nuk ka lidhje hierarkike
1regjistrim në nivelin më të lartë
2regjistrim nën nivelin më të lartë

Në programin COBISS zbatohet vetëm lidhja hierarkike e regjistrimeve për pjesët përbërëse, të cilat gjithmonë duhet të lidhen me regjistrimin për burimin kryesor, sepse nuk përmbajnë të dhëna të mjaftueshme për të ekzistuar si regjistrime të pavarura.

Në regjistrimin për pjesën përbërëse vendoset gjithmonë kodi "2". Në regjistrimin për serialin ose monografinë vendoset kodi "0", në qoftë se nuk katalogohet në mënyrë analitike ose "1", në qoftë se në bazën e të dhënave ekziston edhe regjistrimi për ndonjërën nga pjesët përbërëse të tyre.

001e Numri i vjetër i regjistrimit*

Nënfusha përmban numrin e vjetër identifikues (është numër identifikimi nga baza origjinale e të dhënave) në regjistrimet, që janë transferuar përmes konvertimit nga bazat e tjera të të dhënave.

001g Kodi i plotësisë së regjistrimit

Kodi tregon nivelin e plotësisë së një regjistrimi dhe jep informacion nëse njësia është kontrolluar gjatë krijimit të regjistrimit apo jo. Nënfusha nuk plotësohet nëse regjistrimi krijohet duke patur njësinë në duar.

1nënniveli 1 (të dhënat janë marrë nga skedat e katalogut klasik)

Njësia nuk është kontrolluar gjatë krijimit të regjistrimit. Të dhënat mund të jenë marrë nga skeda e katalogut, prandaj nuk janë aq të sakta sa mund të ishin, sikur të merreshin nga materiali origjinal.

2nënniveli 2 (regjistrimi CIP)

Regjistrim para botimit (CIP). Këto regjistrime bëhen përpara se materiali të botohet dhe për këtë arsye, zakonisht nuk janë të plota.

3nënniveli 3 (përshkrim jo i plotë)

Regjistrimi nuk përmban përshkrimin e plotë. Regjistrimi mund të plotësohet më pas.

001h Forma e përshkrimit bibliografik

Kodi tregon formën e përdorur për pjesën përshkruese të regjistrimi. Nënfusha plotësohet vetëm nëse fushat nga 200 deri 225 nuk janë të krijuara plotësisht sipas rregullave të ISBD-së. Vlerat e kodeve janë:

iregjistrimi është pjesërisht në formën e ISBD-së

Vetëm disa fusha në regjistrim janë plotësuar sipas rregullave të ISBD-së.

nregjistrimi nuk është në formën e ISBD-së

Asnjë e dhënë në regjistrim nuk është shënuar sipas rregullave të ISBD-së.

001t Tipologjia e dokumenteve/veprave*

Nënfusha plotësohet për klasifikimin e dokumenteve/veprave në bibliografi (shih shembullin 4) .

Plotësimi i nënfushës është i detyrueshëm te regjistrimet e të gjitha dokumenteve/veprave, autorët e të cilave janë regjistruar si kërkues shkencorë në Agjencinë për Veprimtarinë Kërkimore, dhe te regjistrimet për artikujt nga serialet, të cilat i bashkëfinancon ministria. Plotësimi i nënfushës është i detyrueshëm edhe te të gjitha regjistrimet e tjera për dokumentet/veprat, të cilat dëshironi t’i klasifikoni sipas tipologjisë në përgatitjen e bibliografisë personale ose në përgatitjen e bibliografisë së institucionit/organizatës.

ARTIKUJ DHE PJESË TË TJERA PËRBËRËSE
1.01artikull shkencor origjinal
1.02artikull recensues
1.03artikuj të tjerë shkencorë
1.04artikull profesional
1.05artikull popullor
1.06kontribut shkencor i botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)
1.07kontribut profesional i botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)
1.08kontribut shkencor i botuar në konferencë
1.09kontribut profesional i botuar në konferencë
1.10përmbledhje (abstrakt) e kontributit shkencor të botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)
1.11përmbledhje (abstrakt) e kontributit profesional të botuar në konferencë (ligjëratë e të ftuarit)
1.12përmbledhje (abstrakt) e kontributit shkencor të botuar në konferencë
1.13përmbledhje (abstrakt) e kontributit profesional të botuar në konferencë
1.16pjesë përbërëse shkencore e pavarur ose kapitull në një monografi
1.17pjesë përbërëse profesionale e pavarur ose kapitull në një monografi
1.18pjesë përbërëse profesionale në fjalor, enciklopedi ose leksikon
1.19recension, recension libri, kritikë
1.20parathënie, editorial, pasthënie
1.21polemikë, diskutim, koment
1.22intervistë
1.23pjesë përbërëse artistike
1.24bibliografi, indeks etj.
1.25pjesë të tjera përbërëse
1.26pjesë përbërëse shkencore në fjalor, enciklopedi, leksikon
MONOGRAFI DHE VEPRA TË TJERA TË PËRFUNDUARA
2.01monografi shkencore
2.02monografi profesionale
2.03tekst mësimor universitar, i arsimit të lartë ose i shkollës së lartë, i recensuar
2.04tekst mësimor për shkollat fillore, të mesme ose tekste të tjera mësimore të recensuara
2.05material tjetër mësimor
2.06fjalor, enciklopedi, leksikon, manual, atlas, hartë
2.07bibliografi
2.08disertacion për doktoratë
2.09tezë për master
2.10tezë për specialist
2.11punim diplome (universitare)
2.12raport përfundimtar i rezultateve të kërkimit
2.13trajtesë, studim paraprak, studim
2.14dokumentacion projekti (projekt paraprak, projekt pune)
2.15vendime ekspertize, arbitrazhi
2.16vepër artistike
2.17katalog ekspozite
2.18film shkencor, botim shkencor audio ose video
2.19transmetim në radio ose televizion, podkast, intervistë, konferencë për gazetarë
2.20koleksion i plotë shkencor i të dhënave kërkimore
2.21program (softuare)
2.22varietet i ri
2.23aplikimi për patentë
2.24patentë
2.25monografi të tjera dhe vepra të tjera të përfunduara
2.26fjalor themelor shkencor ose leksik
2.27fjalor terminologjik shkencor, enciklopedi ose leksikon tematik
2.28botim kritik
2.29model
2.30përmbledhje të kontributeve profesionale ose shkencore të parecensuara nga konferencat
2.31përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat ndërkombëtare ose të huaja
2.32përmbledhje të kontributeve shkencore të recensuara nga konferencat kombëtare
2.33film shkencor, videoregjistrim ose audioregjistrim
VEPRA TË EKZEKUTUARA (NGJARJE)
3.10interpretim artistik
3.11ngjarje në radio ose televizion
3.12ekspozitë
3.13organizimi i takimeve shkencore dhe profesionale**
3.14leksion në universitetin e huaj
3.15kontribut konference i pabotuar
3.16leksion i të ftuarit në konferencë i pabotuar
3.25vepra të tjera të ekzekutuara

Një kategori e veçantë e rezultateve të veprës kërkimore është autorësia dytësore, e cila nuk shënohet në nënfushën për tipologjinë e dokumenteve/veprave. Në bibliografi kjo paraqitet në bazë të kodeve të autorësisë në fushat 702 dhe 712, përkatësisht nga baza e të dhënave për serialet retrospektive.

Përcaktimet për tipologjinë e dokumenteve/veprave dhe rekomandimet lidhur me klasifikimin e llojeve të veçanta ndodhen në Shtojcën F.6.

001x Numri i regjistrimit zëvendësues*

Nënfusha përdoret për zgjidhjen e problemit me regjistrimet dublikatë. Përmban numrin identifikues të regjistrimit, që duhet të shkarkohet në vend të regjistrimit, i cili është shënuar për t’u fshirë me kodin "d" në nënfushën 001a.

Në regjistrimin e shënuar për t’u fshirë, përveç nënfushës 001a, në të cilën vendoset kodi "d" për regjistrimin e fshirë, duhet të plotësohet edhe nënfusha 001x , ku shënohet numri identifikues i regjistrimit zëvendësues (shih shembullin 1).

Në rastet kur regjistrimi zëvendësues nuk ekziston – kjo më së shpeshti ndodhë tek regjistrimet CIP, ku botuesi kërkon regjistrimin CIP për botimin, i cili më vonë nuk botohet – në nënfushën 001x shënohet "-".

Në qoftëse kjo fushë plotësohet në mënyrën e duhur, mund të realizohet kontrolli i herëpashershëm automatik rreth përputhjes së bazës lokale dhe bazës së përbashkët të të dhënave. Të gjitha bibliotekat, të cilat në bazat e tyre lokale kanë shkarkuar një regjistrim të shënuar për t’u fshirë, marrin një mesazh përmes postës elektronike, i cili ndihmon në rritjen e cilësisë së bazës së të dhënave. Mesazhi përmban një tabelë me ID-të e regjistrimeve dublikatë, përkatësisht regjistrimeve të cilat duhet të fshihen dhe ID-të e regjistrimeve, të cilat duhet të shkarkohen në vend të regjistrimeve të fshira.

0017 Shkrimi i katalogimit

Përmes kësaj nënfushe përcaktohet shkrimi i shfaqjes së të dhënave në fushat, të cilat shfaqen në shkrimin, të cilin e përdor biblioteka për katalogun.

E dhëna është e detyrueshme. Bibliotekat mund të përdorin një nga këto kode:

balatin
cacirilik – i paspecifikuar*
cbcirilik – serb*
cccirilik – maqedon*
vvdisa shkrime*

Kodi përdoret nga bibliotekat, të cilat kanë dy katalogë – një në shkrim cirilik dhe një në latin.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Etiketa e regjistrimit ndodhet në fillim të çdo regjistrimi dhe përmban të dhëna për regjistrimin. Nënfushat a, b, c dhe d janë të detyrueshme, dhe për to, varësisht nga maska për shënimin e të dhënave, vetitë zakonisht paracaktohen.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

Të dhënat, të cilat ndodhen në etiketën e një regjistrimi nuk janë të pranishme askund tjetër në formatin COMARC. Megjithëse duket që, disa nga vlerat e kodeve për llojin e regjistrimit dhe nivelin bibliografik kanë kuptim të njëjtë me disa të dhëna të tjera të koduara, kodet në etiketën e regjistrimit i referohen karakteristikave të regjistrimit dhe jo vetëm njësisë bibliografike.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    001⊔⊔ad x35997440 ba cm d0
    2000⊔aTehnična keramika fDrago Kolar g[ilustrirala Medeja Gec]
    (Bibliotekat, të cilat kanë shkarkuar këtë regjistrim në bazën e tyre lokale të të dhënave, do të marrin përmes postës elektronike një listë me regjistrime, që duhet të fshihen. Në mesin e tyre do të jetë edhe regjistrimi me ID 3698696 – dublikatë.)
  2. * COBISS.net

    001⊔⊔ac bl cs d0 7ba
    2001⊔aPIRS bRačunalniška datoteka eposlovni imenik Republike Slovenije
    (Regjistrim i redaktuar për serialin në një mjedis të lexueshëm nga makina.)
  3. * COBISS.net

    001⊔⊔an be cm d0 7ba
    2001⊔aKolovec bKartografsko gradivo ekarta za orientacijski tek freambulacija Anderluh Gregor … [et al.] grisal Anderluh Gregor
    (Regjistrim i ri për material hartografik.)
  4. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba ca d2 t1.04 7ba
    2000⊔aIzjave v podporo Majniške deklaracije fVlasta Stavbar
    (Regjistrim për një artikull profesional.)
  5. * COBISS.net

    001⊔⊔an bl ci d0 7ba
    2001⊔aVodja.com bElektronski vir epraktični nasveti za vodenje podjetja in ljudi
    (Regjistrim për një burim në vazhdim.)
  6. * COBISS.net

    001⊔⊔an ba cm d0 7cc
    (Shkrimi i katalogimit është cirilik maqedon, të cilin e tregon kodi në nënfushën 0017.)