COMARC/B | dhjetor | 2020 |
Fusha përmban emrin e personit që bartë përgjegjësinë dytësore për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik (p.sh. ilustrator, përkthyes, redaktor, këshillues (mentor), fotograf etj.). Emri shënohet në formën e përzgjedhur si emërtim (kryetitull) uniform.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
702 | Emër vetjak – përgjegjësi dytësore | r | |
a | Elementi hyrës | nr | |
b | Pjesa tjetër e emrit | nr | |
c | Shtesa të emrit (jo datat) | r | |
d | Numra romakë | nr | |
e | Vendi i punësimit** | nr | |
f | Datat | nr | |
s | Shkrimi* | nr | |
3 | Numri i regjistrimit të njësuar | nr | |
4 | Kodi për llojin e autorësisë | r | |
5 | Institucioni për të cilin zbatohet fusha | nr | |
6 | Të dhëna për lidhjen** | nr | |
7 | Kodi i kërkuesit shkencor* | nr | |
8 | Kodi i institucionit/organizatës* | r | |
9 | Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar* | nr |
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen* | |
⊔ | Nuk ka vlerë (shfaqet në bibliografinë personale) | |
0 | Shfaqet në bibliografi | |
1 | Shfaqet në bibliografi dhe katalogë | |
2 | Nuk shfaqet në bibliografinë personale | |
2 | Mënyra e shënimit të emrit | |
0 | Shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri | |
1 | Shënohet mbiemri dhe emri |
Treguesi i parë përcakton shfaqjen. Vlera "0" dhe "1" ndikojnë në përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Në sistemet e tjera treguesi nuk është i përcaktuar, me përjashtim të vlerës "2", me anë të së cilës mund të largohet njësia nga bibliografia personale.
Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit vetjak. Treguesi përcakton nëse emri është vendosur në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) ose në formë të përmbysur (mbiemri dhe emri).
Emri i institucionit në formë të koduar. Shënohet kodi i bibliotekës (sigla).
Fusha 702 mund të plotësohet edhe nëse nuk janë të plotësuara fushat 700 dhe 710. Në fushën 702 patjetër duhet të plotësohet nënfusha 4 – Kodi për llojin e autorësisë (shih Shtojca H).
Te katalogimi pa kontroll të njësuar duhet të plotësohet nënfusha 6 – Të dhëna për lidhjen**, e cila përdoret për lidhjen e emërtimit (kryetitullit) uniform me format e tjera të emrit të autorit. Fushat 702 dhe 902 lidhen duke vendosur në nënfushën 6 numrin e njëjtë (01–99) në të dyja fushat. Nëse fushës 702 i takojnë disa fusha 902, në nënfushën 6 vendoset numër i njëjtë në të gjitha fushat përkatëse 902. Me aplikimin e kontrollit të njësuar të emrave vetjakë nënfusha 7026 është larguar, sepse lidhja midis fushave 702 dhe 902 bëhet përmes nënfushës 3 – Numri i regjistrimit të njësuar.
Në sistemet COBISS, ku katalogët i kanë në disa lloje të shkrimit dhe aplikojnë kontrollin e njësuar, fusha 702 mund të përsëritet edhe për autorin e njëjtë (shih shembujt 7, 8). Regjistrimi i njësuar mund të përmbaj dy pikëqasje të njësuara në shkrime alternative (cirilik, latin), për këtë arsye edhe fusha 702 është e përsëritshme dhe lidhet me regjistrimin e tillë të njësuar. Në fushën e parë 702 shënohet emërtimi në shkrimin që përputhet me shkrimin e titullit të saktë.
Nëse vlera e treguesit të parë është "2", njësia largohet nga paraqitja e bibliografisë personale të autorit. Treguesi nuk ndikon në paraqitjen e bibliografive të tjera.
Nënfushat 70X7 dhe 70X8 përdoren për udhëheqjen dhe vlerësimin e bibliografive të kërkuesve shkencorë. Shënimi i të dhënave të autorëve për udhëheqjen e bibliografive të kërkuesve shkencorë në mënyrë të hollësishme është përshkruar në Shtojca Shtojca F.
200fg | TITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore, Persona të tjerë përgjegjës |
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Emërtimi (kryetitulli) uniform për personin nga nënfusha f ose g, i cili ka përgjegjësi dytësore, vendoset në fushën 702. | |
700 | EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI PARËSORE |
Te veprat me më së shumti tre autorë në fushën 700 shënohet emërtimi (kryetitulli) për autorin e parë. Të dhënat në fushën 700 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 702. | |
701 | EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE |
Fusha përdoret kur përgjegjësinë për veprën e bartin disa autorë të barasvlershëm. Të dhënat në fushën 701 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 702. | |
902 | EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI DYTËSORE (VARIANTI I EMËRTIMIT)* |
Varianti i emërtimit (kryetitullit) që është varianti apo forma e emrit të autorit e vendosur në fushën 702. | |
903 | EMËR VETJAK (EMËRTIM NË LIDHSHMËRI)* |
Emërtimi alternativ është emërtimi uniform që është i lidhur me emërtimin (kryetitullin) uniform në fushën 70X. | |
904 | EMËR VETJAK (EMËRTIM PARALEL)* |
Emërtimi paralel është emërtimi uniform për personin nga fusha 70X në një gjuhë ose shkrim tjetër. |
702 ⊔1 aIrvin bThomas Francis 4440 (Emri i personit me përgjegjësi dytësore, përfshirë kodin e autorësisë që në këtë shembull është ilustrator.) * COBISS.net
200 0⊔ aPranvera e përgjakur fAgim Xhaka g[përthyes dhe ilustrator Bardh Koka] 700 ⊔1 aXhaka bAgim 4070 702 ⊔1 aKoka bBardh 4080 4730 (Kur personi ka disa lloje të autorësisë përsëritet nënfusha 4. Në regjistrimet e krijuara para aplikimit të kontrollit të njësuar nënfusha 3 në fushat 70X mund të jetë e zbrazët.) * COBISS.net
200 0⊔ aHistoria e Shqipërisë epër shkollat e mesme fKristo Frashëri, Stefanaq Pollo gredaktore Vasilika Stavre 700 ⊔1 3535654 aFrashëri bKristo f1920-2016 700728 4070 701 ⊔1 34618598 aPollo bStefanaq 4070 702 ⊔1 36338150 aStavre bVasilika 4340 * COBISS.net
200 1⊔ aCIA kundër KGB earti i spiunazhit fAllen Dulles gpërktheu nga rusishtja Nikolla Sudar gredaktor Nexhat Myftiu 700 ⊔1 aDulles bAllen 4070 702 ⊔1 aSudar bNikolla 4730 702 ⊔1 aMyftiu bNexhat 4340 (Në regjistrimet e krijuara para aplikimit të kontrollit të njësuar nënfusha 3 në fushat 70X mund të jetë e zbrazët.) * COBISS.net
200 0⊔ aKoktej eVictor Hygo fpërgatitur nga Orion Zavalani gredaktor letrar Maksim Gjinaj 700 ⊔1 aHygo bVictor 4070 702 01 aZavalani bOrion 4220 702 01 aGjinaj bMaksim 4340 (Regjistrimi është krijuar në sistemin, në të cilin shtypen skedat për katalogun manual, për këtë arsye është përcaktuar treguesi i parë në fushat 702.) * COBISS.net
200 1⊔ aFjalor i shqipes së sotme eme rreth 35000 fjalë fhartuar nga Androkli Kostallari … [et al.] 702 01 aKostallari bAndrokli 4220 * COBISS.net
200 0⊔ aǂLes ǂhistoriens français à l'œuvre: 1995-2010 fsous la direction de Jean-François Sirinelli ... [et al.] 702 01 314127973 sba aSirinelli bJean-Francois f1949- 4340 702 01 314127973 sca aСиринели bЖан-Франсоа f1949- 4340 (Fushat paralele 70X përdoren vetëm në sistemet kombëtare COBISS që kanë katalogë në shkrim cirilik dhe latin.) * COBISS.net
200 1⊔ aИнтервенционизам Уједињених нација e1991-2004 fприредили Матс Бердал и Спирос Икономидис gпревела са енглеског језика Наташа Бошковић 702 11 313918873 scb aБердал bМатс 4340 4080 702 11 313918873 sba aBerdal bMats 4340 4080 702 01 313918903 scb aИкономидис bСпирос 4340 4080 702 01 313918903 sba aEconomides bSpyros 4340 4080 702 01 31497703 scb aБошковић bНаташа f1982- 4730 702 01 31497703 sba aBošković bNataša f1982- 4730