COMARC/B | mars | 2023 |
Lista e kodeve është e unifikuar në të gjitha sistemet COBISS në kuadër të rrjetit COBISS.Net.
005 | aktor Personi i cili tregon aftësitë aktruese në ndonjë shfaqje muzikore, dramë apo në ndonjë ngjarje tjetër argëtuese. |
010 | përshtatës Personi, i cili ndryshon një vepër për një audiencë tjetër, e cila është ndryshe nga audienca të cilës i dedikohet ajo vepër. Kodi përdoret edhe për përshtatësin e veprës për film ose mjedise të tjera audiovizuale, si dhe për autorin e tekstit të përshtatur në një tekst të ri. Për autorin e kompozimit muzikor të përshtatur përdoret kodi "030" – arranzhues. |
018 | animator Personi, i cili me ndihmën e teknologjisë, punës së tij artistike i jep përshtypjen e lëvizjes. |
020 | autor i shënimit Autori i shënimeve me dorë, komenteve, sqarimeve në një libër të shtypur. |
030 | arranzhues Personi, i cili përshtat një kompozim muzikor në një vepër tjetër instrumentale ose vokale; në një arranzhim pjesa më e madhe e përmbajtjes muzikore të veprës mbetet e pandryshuar; shih edhe "010" – përshtatës. |
040 | artist Piktor, skulptor etj. |
050 | përfaqësues (i autorizuar) Personi ose institucioni, në të cilin është bartur e drejta për shtypjen ose botimin; shih edhe "490" – pronari i parë i të drejtës për shtypjen dhe botimin. |
060 | emër i lidhur me njësinë Përcaktimi i përgjithshëm për emrin që është i lidhur me materialin ose është gjetur në të; mirëpo nuk bëhet fjalë për pronarin e mëparshëm (kodi "390" – pronar i mëparshëm) ose ndonjë lloj tjetër i autorësisë që tregon për prejardhjen e veprës. |
070 | autor Personi ose organizata që është autor parësor për përmbajtjen intelektuale dhe artistike të veprës. Kur këtë përgjegjësi e bartin disa persona ose organizata, kodi përdoret për aq emërtime sa është e nevojshme. |
071 | bashkautor** (shih 070) |
080 | autor i tekstit shtesë Autori i tekstit të shkurtër shtesë: hyrjes, parathënies, teksteve hyrëse, pasthënies, përfundimit, shënimeve, indekseve, fjalorëve, shënimeve të tjera kritike etj., i cili nuk është autori kryesor i veprës. |
090 | autor i skenarit etj. Autori i dialogut ose i komenteve të folura për një skenar ose regjistrim zanor. |
100 | pararendës bibliografik Autori i veprës, në të cilën në tërësi ose pjesërisht bazohet vepra e përshkruar në regjistrim. Kodi vendoset në regjistrimet për përshtatjet, indekset, vazhdimet nga autorë të ndryshëm, konkordancat etj. |
110 | libërlidhës |
120 | disenjator i lidhjes |
130 | disenjator grafik Personi ose organizata, e cila është përgjegjëse për projektimin grafik të materialit në tërësi (formën e shkronjave, vendosjen e ilustrimeve, përzgjedhjen e materialeve, procedurën e shtypjes etj.). |
140 | disenjator i mbështjellësit të kapakut të librit |
150 | disenjator i ekslibrisit (tiketës së librit) |
160 | librashitës |
170 | bukurshkrues |
180 | hartograf |
190 | censurues |
200 | koreograf |
206 | mbledhës i folklorit Personi, i cili në një fushë të caktuar mbledhë elemente muzikore, trashëgimi natyrore ose gojore që ka të bëjë me një territor, popullsi ose lloj të caktuar (shtazor ose bimor), duke krijuar transkripte ose audio, përkatësisht video regjistrime. |
210 | komentues (1) Personi, i cili shkruan komentin ose shpjegimin për tekstin. Për autorin e shënimeve me dorë në një libër të shtypur përdoret kodi "020" – autor i shënimit. (2) Personi, i cili bën interpretimin, analizën ose diskutimin rreth subjektit në një regjistrim, film ose mjedis tjetër audiovizual. |
220 | mbledhës Personi, i cili krijon një përmbledhje duke mbledhur materiale nga veprat e autorëve të ndryshëm (persona ose organizata). Gjithashtu, personi i cili përzgjedh dhe bashkon në një botim materiale nga veprat e një autori (person ose organizatë). |
230 | kompozitor Personi, i cili krijon një vepër muzikore, pjesë muzikore në dorëshkrim ose në formë të shtypur. |
240 | radhitës |
245 | autor i idesë Personi ose organizata, që është përgjegjës për idenë origjinale, në të cilën bazohet vepra, përfshirë autorin e burimit audiovizual dhe autorin e idesë për reklamën ose sloganin. |
250 | dirigjent Personi, i cili udhëheq grupin që ekzekuton një vepër muzikore. |
260 | pronar i të drejtës së autorit |
270 | korrektor i dorëshkrimit Nëpunësi në zyrën e kopjimit, i cili përmirëson gabimet e kopjuesit (shkruesit). Për materialin e shtypur përdoret kodi "640" – korrektor teknik. |
275 | vallëzues Personi, i cili shfaq aftësitë në vallëzim në një shfaqje muzikore, dramë ose ngjarje argëtuese. |
280 | person ose institucion, të cilit i dedikohet libri (dorëshkrimi) Personi ose institucioni, të cilit i dedikohet libri (jo pranuesi i librit ose dorëshkrimit si dhuratë). |
290 | autor i dedikimit Personi, i cili ka shkruar dedikimin. Mund të jetë një fjali formale në formë të letrës ose të poezisë. |
291 | emër i shfaqur në dorëshkrim** |
292 | nënshkrues i dorëshkrimit** |
293 | autograf** |
300 | regjisor Personi, i cili është përgjegjës për oganizimin e punës ose realizimin e një shfaqjeje në teatër, një filmi ose regjistrimi zanor. |
305 | autor i disertacionit Personi, i cili është autor i një disertacioni për marrjen e një diplome të shkollës së lartë ose universitare. |
310 | shpërndarës Personi ose institucioni, i cili ka të drejtat tregtare ekskluzive ose të pjesshme për njësinë. |
320 | dhurues Personi ose institucioni, i cili materialin ia ka dhuruar pronarit aktual. Dhuruesi i pronarit të mëparshëm ka kodin "390" – pronar i mëparshëm. |
330 | autor i dyshimtë Personi, autorësia e të cilit është e dyshimtë ose e vendosur gabim. |
340 | redaktor Personi, i cili përgatit veprën për botim, mirëpo nuk është autor i asaj vepre. Puna redaktuese mund të jetë teknike ose intelektuale. Ky kod përdoret kur funksioni i redaktorit nuk është përcaktuar saktë. Për të përcaktuar më saktë punën e redaktuesit përdoren kodet nga "341" deri "349". |
341 | anëtar i këshillit redaktues* |
342 | redaktor i ftuar (i përkohshëm)* Personi, i cili redakton një pjesë të numrit të revistës (blloku tematik). |
343 | redaktor shkencor* |
344 | kryeredaktor* |
345 | redaktor përgjegjës* |
346 | kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës* |
347 | anëtar i këshillit redaktues* |
348 | kryetar i këshillit redaktues* |
349 | redaktor teknik* |
350 | gravurist |
360 | gdhendës |
370 | redaktor i filmit (montazher) |
380 | falsifikues |
390 | pronar i mëparshëm Personi ose institucioni, i cili dikur ka qenë pronar i njësisë. Kodi përfshin edhe personin ose institucionin, të cilit njësia dikur i është dhuruar dhe për këtë njofton një person ose institucion tjetër. Për personin ose institucionin, i cili njësinë ia ka dhuruar pronarit të tanishëm, përdoret kodi "320" – dhurues. |
400 | financues/sponsor Personi ose institucioni, i cili ka përgatitur kontratën dhe/ose ka siguruar mbështetjen financiare për botimin e njësisë, p.sh. ai "nën përkujdesin e të cilit" njësia është shkruar, shtypur, botuar etj. |
410 | teknik i grafikës Personi, i cili është përgjegjës për realizimin e dizajnit në mjedisin, nga i cili mund të prodhohet imazhi. Nëse personi, i cili përgatit konceptin e skicës (p.sh. ilustratori) edhe e realizon atë, përdoren të dy kodet ("440" – ilustrator dhe "410" – teknik i grafikës). |
420 | personi, në nderë apo kujtim të të cilit është dhuruar libri |
430 | ndriçues |
440 | ilustrator |
445 | producent muzikor Udhëheqësi ose producenti në një produksion muzikor ose teatral; edhe drejtori i operës. |
450 | autor i deklaratës për dhurimin Personi, i cili nënshkruan deklaratën për dhurimin. |
460 | i intervistuar |
470 | intervistues |
480 | libretist Autori i tekstit të një opere, oratorie etj. |
490 | pronari i parë i të drejtës për shtypjen dhe botimin Shih edhe "050" – përfaqësues (i autorizuar). |
500 | nënshkrues i lejes për shtypjen ose botimin (imprimatur) |
510 | litograf Personi, i cili përgatit gurin ose pllakën për imazhin litografik. Kodi përfshin edhe artistin e grafikës, i cili krijon modelin origjinal duke punuar direkt në sipërfaqen, nga e cila do të prodhohet imazhi. |
520 | autor i teksteve të këngëve |
530 | gravurist metali |
540 | mbikëqyrës/kontraktues Personi ose organizata, që mbikëqyr implementimin e kontratës dhe është përgjegjës/e për raportimin. Këtë detyrë shpesh e kryen porositësi ose institucioni mbikëqyrës. |
545 | muzikant Personi ose grupi, i cili ekzekuton muzikë ose kontribuon në përmbajtjen muzikore të një vepre. Ky term mund të përdoret për instrumentistin ose vokalistin, atëherë kur përcaktimi i saktë i rolit të personit nuk është i mundur. |
550 | folës (tregimtar) Folës në një film, regjistrim zanor ose vepër të një lloji tjetër. |
557 | organizator i mbledhjes Organizata përgjegjëse për organizimin e mbledhjes, nëse njësia është raport ose përmbledhje punimesh. |
560 | iniciator/themelues Autori ose institucioni që kryen punën, p.sh. emri i personit ose organizatës, që është e lidhur me përmbajtjen intelektuale të veprës. Ky kod vendoset për personin, i cili në vepër përmendet si kërkues shkencor ose kërkues shkencor kryesor. Kodi nuk përfshin botuesin, institucionin ku është i punësuar autori ose sponzorin, pos në rastet kur në të njëjtën kohë është edhe autor kolektiv. |
570 | tjetër Ky kod përdoret, kur kodet për autorësinë në formatin kombëtar nuk përputhen me formatin UNIMARC. |
580 | prodhues i letrës |
590 | interpretues Personi ose organizata, e cila performon në një shfaqje muzikore, dramë ose shfaqje argëtuese. Ky kod përdoret kur kodet si: aktor, valltar, muzikant, këngëtar, nuk janë të nevojshme. |
600 | fotograf (1) Personi, i cili fotografon. Kodi mund të përdoret në regjistrimin për fotografinë origjinale ose për riprodhimin në cilindo mjedis. (2) Personi, i cili është përgjegjës për fotografinë në film. |
605 | prezantues Personi, i cili udhëheq një emision në televizion ose radio. |
610 | shtypës, tipograf Tipografi i teksteve, edhe me klishe (p.sh. stereotipi). |
620 | shtypës i klisheve Personi, i cili shtyp ilustrimet ose vizatimet nga klishetë. |
630 | producent Personi, i cili ka përgjegjësinë kryesore për bërjen e filmit, duke përfshirë edhe aspektin ekonomik, organizimin dhe suksesin komercial të filmit. |
632 | disenjator i shfaqjes Personi, i cili është përgjegjës për pjesën vizuale të shfaqjes, përfshirë dritat, skenografinë, kostumografinë etj. |
635 | programer Personi ose organizata, e cila është përgjegjëse për përgatitjen e dokumenteve për krijimin e programeve kompjuterike, kodeve origjinale ose skedarëve digjital të lexueshëm nga makina si dhe dokumentacionin mbështetës. |
637 | udhëheqës i projektit Personi, i cili drejton punën në projekt drejt qëllimit të caktuar. |
640 | korrektor teknik Personi, i cili kontrollon anën estetike të një teksti (citimet, shënimet, bibliografinë, përmasat e faqes dhe karakteristika të tjera). Për dorëshkrimet përdoret kodi "270" – korrektor i dorëshkrimit. |
650 | botues |
660 | marrës Personi, të cilit i është adresuar letra. |
670 | inxhinier regjistrimi Personi, i cili mbikëqyr aspektet teknike të regjistrimit audio ose video. |
675 | kritik Personi, i cili vlerëson një libër, film, shfaqje etj. |
680 | rubrikator Autori i udhëzimeve, rregullave (liturgjike), të shënuara me ngjyrë të kuqe. |
690 | skenarist Autori i një skenari filmi. |
700 | kopjues Personi, i cili kopjon (përshkruan) në mënyrë manuale materialin e shtypur. Ky kod përdoret edhe për kopjuesit e dorëshkrimeve. |
710 | sekretar Sekretari, raportuesi, redaktori ose një person tjetër, i cili është përgjegjës për prezantimin e qëndrimeve të organizatës. |
720 | nënshkrues Kodi përdoret për personin, i cili është nënshkruar në një libër pa u prezantuar dhe pa shënuar asnjë të dhënë për prejardhjen. |
721 | këngëtar Personi ose personat që përdorin zërin e tyre, me ose pa përcjellje muzikore, për të prodhuar muzikë. Performanca e këngëtarit mund të jetë me ose pa tekst. |
730 | përkthyes Personi, i cili përkthen nga një gjuhë në një gjuhë tjetër ose nga një formë më e vjetër e gjuhës në një variant më bashkëkohor të saj, duke i qëndruar, pak a shumë, besnik origjinalit. |
740 | disenjator i shkronjave Personi, i cili përcakton formën e shkronjave. |
750 | tipograf Personi, i cili është përgjegjës, parasegjithash, për përzgjedhjen dhe rregullimin e shkronjave. Nëse personi, i cili përzgjedh dhe rregullon shkronjat, është përgjegjës edhe për aspekte të tjera të dizajnit grafik të njësisë, që do të thotë është disejnator grafik, mund të përdoren të dy kodet ("130" – disenjator grafik dhe "750" – tipograf). |
760 | gdhendës në dru |
770 | autor i tekstit në një material shoqërues Autor i tekstit në një material të rëndësishëm, i cili shoqëron një regjistrim zanor ose një material tjetër audio-vizual. |
900 | autor i fjalorit** (shih 080) |
901 | recensues* |
902 | përshtatës** (shih 010, 070, 340) |
903 | redaktor i përkthimit* |
904 | autor i ekspozitës* |
905 | diskutues* |
906 | autor i indeksit** (shih 080) |
907 | autori i tekstit tek riprodhimet** (shih 080) |
908 | shkrues i notave muzikore* |
909 | personi, vepra e të cilit riprodhohet** (040) |
910 | personi, leksioni i të cilit botohet** (070) |
911 | autor i bashkëbisedimit** (080) |
912 | autor i parathënies** (080) |
913 | autor i përmbledhjes (abstraktit)* |
914 | përkthyes i përmbledhjes (abstraktit)* |
915 | redaktor** (shih 340) |
916 | anëtar i bordit redaktorial** (shih 341) |
917 | bashkëpunëtor** (070) |
918 | hartues i bibliografisë** (080) |
919 | redaktor artistik* |
920 | autor i vizatimeve** (shih 440) |
921 | autor i skicave (vizatimeve) në libër** (shih 440) |
922 | folës (tregimtar)** (shih 550) |
923 | kënduar nga** (shih 721) |
924 | shkruar nga** (shih 070, 340) |
925 | konsulent* Personi, i cili bashkëpunon (duke dhënë këshilla, ide etj.) në një detyrë kërkimore-zhvillimore ose në dokumentacionin e projektit. |
926 | korrektor gjuhësor* Personi, i cili kontrollon gabimet gramatikore, të pikësimit dhe të drejtshkrimit në një tekst. |
927 | bashkëpunëtor në një kërkim shkencor* Personi, i cili në një dokument (zakonisht artikull), është i shënuar si anëtar i grupit kërkimor. Kodi shënohet vetëm te veprat shkencore dhe atë vetëm te bashkëpunëtorët, të cilët nuk janë autor të dokumentit. |
928 | autori korrespondues* Personi që në grupin e autorëve është personi i kontaktit, përgjegjës për komunikimin me botuesin dhe me autorët e tjerë në procedurën e revizionit dhe miratimit përfundimtar të dorëshkrimit. Kodi përdoret për artikujt e botuar në revista. Burim i të dhënave është vet artikulli ose letra shoqërues që i është dërguar botuesit bashkë me artikullin. |
929 | bartësi i trashëgimisë* Autori, mbledhësi; personi, familja ose institucioni që ka krijuar dhe/ose ka mbledhur burimet në koleksionin trashëgues. |
991 | këshillues (mentor)* |
992 | anëtar i komisionit* |
993 | anëtar i komisionit të mbrojtjes* |
994 | bashkëkëshillues (komentor)* |