COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

701 Emër vetjak – përgjegjësi alternative

Fusha përmban emrin e personit që bartë përgjegjësinë alternative për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik. Emri shënohet në formën e përzgjedhur si emërtim (kryetitull) uniform.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
701Emër vetjak – përgjegjësi alternativer
aElementi hyrësnr
bPjesa tjetër e emritnr
cShtesa të emrit (jo datat)r
dNumra romakënr
eVendi i punësimit**nr
fDatatnr
sShkrimi*nr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
4Kodi për llojin e autorësisër
6Të dhënat për lidhjen**nr
7Kodi i kërkuesit shkencor*nr
8Kodi i institucionit/organizatës*r
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë (shfaqet në bibliografinë personale)
0Shfaqet në bibliografi
1Shfaqet në bibliografi dhe katalogë
2Nuk shfaqet në bibliografinë personale
2Mënyra e shënimit të emrit
0Shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri
1Shënohet mbiemri dhe emri

Treguesi i parë përcakton shfaqjen. Vlera "0" dhe "1" ndikojnë në përshkrimet shtesë në sistemet, të cilat shtypin skedat për katalogun manual. Në sistemet e tjera treguesi nuk është i përcaktuar, me përjashtim të vlerës "2", me anë të së cilës mund të largohet njësia nga bibliografia personale.

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit vetjak. Treguesi përcakton nëse emri është vendosur në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) ose në formë të përmbysur (mbiemri dhe emri).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

7016 Të dhënat për lidhjen**

Shënohet një numër 2 shifror (01-99) për lidhjen e fushave 701 me fushat përkatëse 901.

Për nënfushat e tjera vlejnë udhëzimet e përshkruara në fushën 700 (shih përshkrimin e fushës 700).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Në regjistrimin për veprën e dy apo tre autorëve individualë, emërtimi (kryetitulli) për autorin e parë vendoset në fushën 700 (si emërtim i përshkrimit kryesor), për të dytin në fushën 701 dhe për të tretin në fushën e përsëritshme 701. Në një regjistrim që përmban fushën 700 mund të jenë më së shumti dy fusha 701.

Në regjistrimin për veprën me më shumë se tre autorë individualë fusha 700 nuk plotësohet. Emërtimi (kryetitulli) për autorin e parë shënohet në fushën 701. Nëse përcaktoheni për shënimin e një numri më të madh të autorëve, për çdo autor shtoni një fushë të re 701 (shih Shtojca F).

Në fushën 701 patjetër duhet të plotësohet edhe nënfusha 4 – Kodi për llojin e autorësisë (shih Shtojca H).

Te katalogimi pa kontroll të njësuar duhet të plotësohet nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen** (shih shembujt 5, 6) e cila përdoret për lidhjen e emërtimit (kryetitullit) uniform me format e tjera të emrit të autorit. Fushat 701 dhe 901 lidhen duke vendosur në nënfushën 6 numrin e njëjtë (01–99) në të dyja fushat. Nëse fushës 701 i takojnë disa fusha 901, në nënfushën 6 vendoset numër i njëjtë në të gjitha fushat përkatëse 901. Me aplikimin e kontrollit të njësuar të emrave vetjakë nënfusha 7016 është larguar, sepse lidhja midis fushave 701 dhe 901 bëhet përmes nënfushës 3 – Numri i regjistrimit të njësuar.

Në sistemet COBISS, ku katalogët i kanë në disa lloje të shkrimit dhe aplikojnë kontrollin e njësuar, fusha 701 mund të përsëritet edhe për autorin e njëjtë (shih shembujt 7, 8). Regjistrimi i njësuar mund të përmbaj dy pikëqasje të njësuara në shkrime alternative (cirilik, latin), për këtë arsye edhe fusha 701 është e përsëritshme dhe lidhet me regjistrimin e tillë të njësuar. Në fushën e parë 701 shënohet emërtimi në shkrimin që përputhet me shkrimin e titullit të saktë.

Bibliografitë e kërkuesve shkencorë

Nëse vlera e treguesit të parë është "2", njësia largohet nga paraqitja e bibliografisë personale të autorit. Treguesi nuk ndikon në paraqitjen e bibliografive të tjera.

Nënfushat 70X7 dhe 70X8 përdoren për udhëheqjen dhe vlerësimin e bibliografive të kërkuesve shkencorë. Shënimi i të dhënave të autorëve për udhëheqjen e bibliografive të kërkuesve shkencorë në mënyrë të hollësishme është përshkruar në Shtojca F.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Nëse në nënfushën f janë të shënuar disa persona (deri në tre), te personi i dytë dhe i tretë zakonisht bëhet fjalë për përgjegjësi alternative dhe të dhënat për autorin shënohet në fushën 701.
700EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI PARËSORE
Te veprat me më së shumti tre autorë në fushën 700 shënohet emërtimi (kryetitulli) për autorin e parë. Të dhënat në fushën 700 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 701.
702EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI DYTËSORE
Fusha përdoret për personat, përgjegjësia e të cilëve për veprën është më e vogël se e personave nga fushat 700 dhe/ose 701. Të dhënat në fushën 702 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 701.
901EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE (VARIANTI I EMËRTIMIT)*
Varianti i emërtimit (kryetitullit) që është varianti apo forma e emrit të autorit e vendosur në fushën 701.
903EMËR VETJAK (EMËRTIM NË LIDHSHMËRI)*
Emërtimi alternativ është emërtimi uniform që është i lidhur me emërtimin (kryetitullin) uniform në fushën 70X.
904EMËR VETJAK (EMËRTIM PARALEL)*
Emërtimi paralel është emërtimi uniform për personin nga fusha 70X në një gjuhë ose shkrim tjetër.

SHEMBUJ

  1. 700⊔1aNewton, bClive R. (autori parësor)
    701⊔1aParker, bR.S. (autori alternativ)
  2. * COBISS.net

    2000⊔aFjalor sinonimik i gjuhës shqipe dmbi 30.000 zëra fAli Dhrimo, Edmond Tupja, Eshref Ymeri gdrejtuar dhe redaktuar nga Ali Dhrimo
    700⊔132038630 aDhrimo bAli 4070
    701⊔13180326 aTupja bEdmond 4070
    701⊔13169318 aYmeri bEshref 4070
    (Kur njësia është vepër e më së shumti tre autorëve me përgjegjësi të barasvlershme, në fushën 700 shënohet autori i parë, ndërsa në fushat 701 dy të tjerët.)
  3. * COBISS.net

    2001⊔aGramatika e gjuhës shqipe hǂVëll. ǂ2 isintaksa fMehmet Çeliku ... [et al.]
    701⊔131121126 aÇeliku bMehmet 4070
    (Kur vepra ka më shumë se tre autorë me përgjegjësi të barasvlershme, zakonisht në fushën 701 shënohet autori i parë. Nuk është e detyrueshme, mirëpo mund të shënoni të gjithë autorët, nëse dëshironi të jenë të kërkueshëm ose të shfaqen në formatin standard të regjistrimit.)
  4. * COBISS.net

    2001⊔aGastroenterologjia fBashkim Resuli ... [et al.] g[redaktore Angjelina Ceka]
    3000⊔aBashkëautorë: Skerdi Prifti, Ilir Bibolli, Ilir Kajo, Jovan Basho, Adriana Babameto
    701⊔13257638 aResuli bBashkim 700513 4070
    701⊔13249446 aPrifti bSkerdi 700517 4070
    701⊔13257382 aBibolli bIlir 700516 4070
    701⊔13496486 aKajo bIlir 4070
    701⊔133174 aBasho bJovan 700514 4070
    701⊔13496742 aBabameto bAdriana 4070
    702⊔13496998 aCeka bAngjelina 4340
    (Kur vepra ka më shumë se tre autorë në regjistrim mund të shtohen disa fusha 701, ndërsa për bashkëautorët bëhet shënim në fushën 300. Te regjistrimet e krijuara para aplikimit të kontrollit të njësuar, nënfusha 3 në fushat 70X mund të jetë e zbrazët.)
  5. *

    2000⊔aFoundations of psychology fJoan E. Grusec, Robert S. Lockhart, Gary C. Walters
    700⊔135554278 aGrusec bJoan E. 4070
    7011135554534 aLockhart bRobert S. 4070
    7011135554790 aWalters bGary C. 4070
    (Regjistrimi është krijuar në sistemin, në të cilin shtypen skedat për katalogun manual. Për shkak të përshkrimit shtesë në fushën 701 vlera e treguesit të parë është "1".)
  6. * COBISS.net

    2001⊔aTeknologjia e informacionit fArben Rama … [et al.] g[redaktor Endrit Kelmendi]
    70111aRama bArben 4070
    70201aKelmendi bEndrit 4440
    (Nëse njësia ka më shumë se tre autorë me përgjegjësi të barasvlershme, në fushën 701 zakonisht vendoset autori i parë.)
  7. * COBISS.net

    2001⊔aНајлепше класичне бајке fАндерсен, Грим, Перо gизабрала и приредила Снежана Кићовић-Пејаковић
    7011137661415 scb aАндерсен bХанс Кристијан f1805-1875 4070
    7011137661415 sba aAndersen bHans Christian f1805-1875 4070
    7010133079271 scb aГрим bЈакоб f1785-1863 4070
    7010133079271 sba aGrimm bJacob f1785-1863 4070
    7010133079527 scb aГрим bВилхелм f1786-1859 4070
    7010133079527 sba aGrimm bWilhelm f1786-1859 4070
    7010133079271 scb aПеро bШарл f1628-1703 4070
    7010133079271 sba aPerrault bCharles f1628-1703 4070
    (Fusha paralele 70X përdoret vetëm në sistemet kombëtare COBISS që kanë katalogë në shkrim cirilik dhe latin.)
  8. * COBISS.net

    2000⊔aЕлектроенергетика fПеткоНотов, Стефка Неделчева
    700⊔1310230629 sca aНотов bПетко Петров f1935- 4070
    700⊔1310230629 sba aNotov bPetko Petrov f1935- 4070
    70111313328229 sca aНеделчева bСтефка Иванова f1953- 4070
    70111313328229 sba aNedelčeva bStefka Ivanova f1953- 4070
    (Nënfushat 3 në fushat paralele 70X përmbajnë të njëjtin numër të regjistrimit të njësuar, sepse format paralele të emërtimit (kryetitullit) transferohen nga regjistrimi i njëjtë i njësuar.)