COMARC/B | dhjetor | 2020 |
Fusha 901 përmban variantin e emërtimit (kryetitullit), i cili është varianti ose forma e papranuar e emrit të autorit të shënuar në fushën 701.
FUSHA/NËNFUSHA | PËRSËRITSHMËRIA | ||
901 | Emër vetjak – përgjegjësi alternative (varianti i emërtimit)* | r | |
a | Elementi hyrës | nr | |
b | Pjesa tjetër e emrit | nr | |
c | Shtesa të emrit (jo datat) | r | |
d | Numra romakë | nr | |
f | Datat | nr | |
s | Shkrimi | nr | |
z | Forma unike e emrit** | nr | |
3 | Numri i regjistrimit të njësuar | nr | |
5 | Kodi për marrëdhënien | nr | |
6 | Të dhënat për lidhjen** | nr | |
9 | Gjuha | nr |
Kuptimi i treguesve në fushat e lidhura me bazën e njësuar ndryshon nga kuptimi i treguesve në fushat që nuk kanë një lidhje të tillë.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen | |
⊔ | Nuk ka vlerë (shfaqet në bibliografinë personale) | |
0 | Shfaqet në bibliografi** | |
1 | Shfaqet në bibliografi dhe katalogë** | |
2 | Nuk shfaqet në bibliografinë personale | |
2 | Mënyra e shënimit të emrit | |
0 | Shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri | |
1 | Shënohet mbiemri dhe emri |
Vlera e treguesit të parë te fusha 901 transferohet në mënyrë automatike nga fusha 701. Vlera e treguesit të dytë transferohet në mënyrë automatike nga fusha 400 e regjistrimit të njësuar.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Treguesi për shfaqjen | |
⊔ | Nuk ka vlerë | |
0 | Shfaqet në bibliografi | |
1 | Shfaqet në bibliografi dhe katalogë | |
2 | Forma e emrit | |
0 | Emër ose emër dhe mbiemër – forma etimologjike | |
1 | Emër ose emër dhe mbiemër – forma fonetike | |
2 | Emër ose emër dhe mbiemër – pseudonim | |
3 | Mbiemër dhe emër – forma etimologjike | |
4 | Mbiemër dhe emër – forma fonetike | |
5 | Mbiemër dhe emër – pseudonim | |
6 | Mbiemër i dyfishtë | |
8 | Iniciale | |
9 | Tjetër |
Treguesi i parë në fushën 901 duhet të ketë vlerën e njëjtë sikurse treguesi i parë në fushën 701. Treguesi i dytë përcakton variantin e emrit të autorit të shënuar në fushën 901.
Te katalogimi pa kontroll të njësuar duhet të plotësohet nënfusha 6 – Të dhënat për lidhjen**, e cila përdoret për lidhjen e emërtimit (kryetitullit) uniform me format e tjera të emrit të autorit. Fusha 701 lidhet me fushën përkatëse 901 duke vendosur të njëjtin numër në nënfushat 6 të të dyja fushave (01–99). Nëse fushës 701 i takojnë disa fusha 901, në nënfushën 6 vendoset numri i njëjtë te të gjitha fushat përkatëse 901. Me fillimin e aplikimit të kontrollit të njësuar për emrat vetjakë, nënfusha 7016 është larguar, sepse lidhja midis fushave 701 dhe 901 është vendosur përmes nënfushës 3 – Numri i regjistrimit të njësuar.
* COBISS.net
200 0⊔ aSistemet e informacionit në turizëm fKozeta Sevrani, Klodiana Gorica, Ermelindja Kordha 700 ⊔1 31970278 aSevrani bKozeta 4070 701 ⊔1 3468838 aGorica bKlodiana 4070 701 ⊔1 37982438 aKordha Tolica bErmelinda 4070 901 ⊔1 37982438 aTolica bErmelinda Kordha 5j 901 ⊔1 37982438 aKordha bErmelinda 5k (Në fushat 901 janë shënuar variantet e emrit të autorit.) * COBISS.net
200 0⊔ aǂA ǂking and a premier econstruction of political charisma and the return of Simeon II to Bulgarian politics fBoris Gurov, Emilia Zankina 701 01 349767269 sba aZankina bEmilija 4070 701 01 349767269 sca aЗанкина bЕмилия 4070 901 01 349767269 sba 9eng aZankina bEmilia (Regjistrim nga sistemi, në të cilin shtypin skeda të katalogut manual, kanë katalogë paralel në shkrim latin dhe cirilik, si dhe aplikojnë kontrollin e njësuar.)