COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

700 Emër vetjak – përgjegjësi parësore

Fusha përmban emrin e personit që ka përgjegjësi parësore për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik. Emri vendoset në formën e emërtimit (kryetitullit) uniform.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
700Emër vetjak – përgjegjësi parësorenr
aElementi hyrësnr
bPjesa tjetër e emritnr
cShtesa të emrit (jo datat)r
dNumra romakënr
eVendi i punësimit**nr
fDatatnr
sShkrimi*nr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
4Kodi për llojin e autorësisër
7Kodi i kërkuesit shkencor*nr
8Kodi i institucionit/organizatës*r
9Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Treguesi për shfaqjen*
Nuk ka vlerë (shfaqet në bibliografinë personale)
2Nuk shfaqet në bibliografinë personale
2Mënyra e shënimit të emrit
0Shënohet vetëm emri ose emri dhe mbiemri
1Shënohet mbiemri dhe emri

Treguesi i parë përcakton nëse njësia shfaqet në bibliografinë personale ose jo.

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit vetjak. Treguesi përcakton nëse emri është vendosur në renditje të drejtë (vetëm emri ose emri dhe mbiemri) ose në formë të përmbysur (mbiemri dhe emri).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

700a Elementi hyrës

Pjesa e emrit që në emërtim (kryetitull) përdoret si element klasifikimi dhe që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Element hyrës zakonisht është mbiemri. Nëse pjesa e parë e emrit përbëhet nga dy apo më shumë elemente, ashtu vendoset edhe në nënfushën a (shih shembujt 3, 4, 6, 7, 9, 17). Nënfusha a në fushën 700 është e detyrueshme.

700b Pjesa tjetër e emrit

Pjesa tjetër e emrit (emri ose emrat) kur mbiemri është element klasifikimi. Nëse kjo nënfushë është e plotësuar, vlera e treguesit të dytë duhet të jetë "1" (shih shembujt 16, 8, 1017, 19).

700c Shtesa të emrit (jo datat)

Shtesa të ndryshme të emrit (përveç datave) që nuk janë pjesë përbërëse e emrit, p.sh. titujt, nofkat etj. (shih shembujt 8, 9). Nëse janë disa shtesa të emrit nënfusha përsëritet.

Shtesa shënohet kur disa autorë kanë të njëjtin emër dhe duhet të bëhet dallimi.

700d Numra romakë

Numrat romakë që janë pjesë e emrave të papëve, mbretërve dhe klerikëve. Nëse me numrin është e lidhur edhe nofka (ose emri shtesë), të dyja të dhënat vendosen në këtë nënfushë, edhe numri edhe nofka. Nëse nënfusha plotësohet, treguesi i dytë duhet të ketë vlerën "0" (shih shembullin 9).

700e Vendi i punësimit**

Nënfusha është plotësuar deri në vitin 1991 për printimin e botimit Bulletin Scientifique.

700f Datat

Datat e lidhura me emrin vetjak. Në këtë nënfushë mund të vendosen edhe shenjat që tregojnë llojin e datës (p.sh. data e lindjes, data e vdekjes, periudha e veprimtarisë), në formë të plotë ose të shkurtuar.

Data ka rolin e elementit dallues kur janë disa autorë me emra të njëjtë. Zakonisht vendoset në formën "viti i lindjes–" ose "viti i lindjes–viti i vdekjes" (shih shembujt 10, 12, 13).

700s Shkrimi*

Nënfusha përmban kodin për shkrimin e emërtimit (kryetitullit) (shih shembujt 18, 19). Përdoret vetëm në sistemet COBISS ku katagolët janë në disa shkrime.

7003 Numri i regjistrimit të njësuar

Në këtë nënfushë shënohet numri identifikues (ID) i regjistrimit të njësuar për emrin vetjak (shih shembujt 414).

7004 Kodi për llojin e autorësisë

Në këtë nënfushë vendoset kodi që tregon marrëdhënien midis personit dhe njësisë bibliografike (shih shembujt 519). Përdoret lista globale e kodeve (shih Shtojca H).

7007 Kodi i kërkuesit shkencor*

Nënfusha përdoret për udhëheqjen e bibliografive në sistemin COBISS.

Në sistemin COBISS.SI përdoret në regjistrimet për të gjitha dokumentet ose veprat, autorët e të cilave janë të regjistruar në sistemin SICRIS ose kanë kodin që e ndanë IZUM-i. Në sistemin COBISS.AL përdoret në regjistrimet për të gjitha dokumentet ose veprat, autorët e të cilave janë të regjistruar në sistemin E-CRIS. Lista globale e kodeve të kërkuesve shkencorë përmban këto të dhëna: kodin e kërkuesit shkencor, mbiemrin dhe emrin, vitin e lindjes dhe fushën e veprimtarisë (shih shembujt 12, 13).

7008 Kodi i institucionit/organizatës*

Nënfusha përdoret për udhëheqjen e bibliografive të institucioneve në sistemin COBISS. Nënfusha është e detyrushme në regjistrimet, të cilat institucioni i caktuar dëshiron t'i klasifikoj në bibliografinë e institucionit (shih shembullin 13). Përdoret lista globale e kodeve të institucioneve /organizatave (shih Shtojca F7).

7009 Numri i regjistrimit të mëparshëm të njësuar*

Nënfusha krijohet gjatë bashkërendimit automatik të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara që janë të përzgjedhura për t'u fshirë ose përmbajnë fushën 990 – Rilidhjet.

Nëse fusha 700 është e lidhur me një regjistrim të tillë të njësuar, gjatë procesit të bashkërendimit në nënfushën 3 vendoset në mënyrë automatike numri identifikues i regjistrimit të njësuar, i cili përdoret në vend të regjistrimit "të fshirë" ose "të ndarë", ndërsa përmbajtja e nënfushës 3 transferohet në nënfushën 9 (shih shembullin 14).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Kur regjistrimi shfaqet në formatin ISBD, nga fusha 700 formohet emërtimi (kryetitulli) i përshkrimit kryesor. Në regjistrim nuk mund të jenë të plotësuara edhe fusha 700 edhe fusha 710 – Emër organizate – përgjegjësi parësore, sepse nuk mund të jenë në të njëjtën kohë të përcaktuara si emërtime (kryetitull) të përshkrimit kryesor edhe emri vetjak edhe emri i organizatës.

Në fushën 700 duhet të plotësohet patjetër nënfusha 4 – Kodi për llojin e autorësisë (shih Shtojca H).

Në sistemet COBISS që kanë katalogë në disa shkrime dhe aplikojnë kontrollin e njësuar, fusha 700 është e përsëritshme (shih shembujt 18, 19). Regjistrimi i njësuar mund të përmbaj dy pikëqasje të njësuara në shkrime alternative (cirilik, latin), për këtë arsye fusha e përsëritshme 700 është e lidhur me regjistrimet e tilla të njësuara. Në fushën e parë 700 shfaqet emërtimi (kryetitulli) në shkrimin që përputhet me shkrimin e titullit të saktë.

Elementi hyrës duhet të shënohet me shkronja të vogla, të cilat shndërrohen në mënyrë automatike në shkronja të mëdha kur regjistrimi shfaqet.

Bibliografitë e kërkuesve shkencorë

Nëse vlera e treguesit të parë është "2", njësia largohet nga paraqitja e bibliografisë personale të autorit. Treguesi nuk ndikon në paraqitjen e bibliografive të tjera.

Nënfushat 70X7 dhe 70X8 përdoren për udhëheqjen dhe vlerësimin e bibliografive të kërkuesve shkencorë. Shënimi i të dhënave të autorëve për udhëheqjen e bibliografive të kërkuesve shkencorë në mënyrë të hollësishme është përshkruar në Shtojca F.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Në fushën 700 shënohet emri i personit që ka përgjegjësi parësore për veprën dhe është i shënuar në nënfushën f.
701EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE
Fusha përdoret kur përgjegjësinë për veprën e bartin disa autorë të barasvlershëm. Të dhënat në fushën 701 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 700.
702EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI DYTËSORE
Fusha përdoret për personat, përgjegjësia e të cilëve për veprën është më e vogël se e personave nga fushat 700 dhe/ose 701. Të dhënat në fushën 702 vendosen sipas të njëjtave rregulla, të cilat respektohen për vendosjen e të dhënave në fushën 700.
900EMËR VETJAK – PËRGJEGJËSI PARËSORE (VARIANTI I EMËRTIMIT)*
Varianti i emërtimit është varianti ose forma e papranuar e emrit të autorit, i cili është shënuar në fushën 700.
903EMËR VETJAK (EMËRTIM NË LIDHSHMËRI)*
Emërtimi në lidhshmëri është emërtimi uniform, që është i lidhur me emërtimin uniform në fushën 70X.
904EMËR VETJAK (EMËRTIM PARALEL)*
Emërtimi paralel është emërtimi uniform për personin nga fusha 70X në një gjuhë ose shkrim tjetër.

SHEMBUJ

  1. 700⊔1aBenson, bRowland S.
    (Kjo mënyrë është e përshtatshme për sistemet që shenjat e pikësimit nuk vendosen në mënyrë automatike gjatë shfaqjes së regjistrimit. Në sistemet COBISS presja nuk vendoset në fund të nënfushës a.)
  2. 700⊔1aLawrence bD.H.
    700⊔1aLawrence bDavid Herbert
    700⊔1aLawrence bD.H. gDavid Herbert
    (Emri i autorit të njëjtë është shënuar në forma të ndryshme në fushat 700. Shembulli shërben si ilustrim për të treguar se në institucione të ndryshme përdoren rregulla të ndryshme të katalogimit.)
  3. 700⊔1aDay Lewis, bCecil
    (Cecil Day Lewis ka dy mbiemra, midis të cilëve nuk ka vizë. Emri i tij është shënuar në përputhje me rregullat, të cilat përcaktojnë shënimin e emrit të autorit në formën Day Lewis, Cecil.)
  4. 700⊔13014678 aBridges-Webb, bCharles
    (Në nënfushën 3 është shënuar numri identifikues i regjistrimit të njësuar.)
  5. * COBISS.net

    2000⊔aPrincesha Argjiro epoemë për fëmijë të moshës së mesme dhe të rritur shkollorë fIsmail Kadare
    700⊔13412774 aKadare bIsmail 4070
    (Në nënfushën 3 është shënuar numri identifikues i regjistrimit të njësuar në bazën e të dhënave CONOR.AL.)
    200⊔1aKadare bIsmail
  6. * COBISS.net

    2000⊔aOra e ligë fGabriel Garcia Marquez
    700⊔133641446 aGarcía Márquez bGabriel 4070
  7. *

    2000⊔aSamorastniki ekoroške povesti fPrežihov Voranc
    700⊔03955235 aPrežihov Voranc 4070
    (Nëse nënfusha b nuk është e plotësuar, vlera e treguesit të dytë duhet të jetë "0".)
  8. * COBISS.net

    2000⊔aStina ime fMartin Doli, i riu
    700⊔13xxxxxx aDoli bMartin ci riu 4070
  9. * COBISS.net

    2000⊔aCatholic church fJoannes Paulus II
    700⊔03xxxxxx aJoannes Paulus dII cpapë 4070
    (Nëse është plotësuar nënfusha d, vlera e treguesit të dytë është "0".)
  10. * COBISS.net

    2000⊔aIdentiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose-Kadare fKristo Frashëri
    700⊔13535654 aFrashëri bKristo f1920-2016 4070
  11. * COBISS.net

    2000⊔aPinoku f[shkroi dhe ilustroi Melisa Dreshaj]
    700⊔13xxxxxx aDreshaj bMelisa 4070 4440
    (Autorja ka shkruar tekstin dhe ka bërë ilustrimet për këtë arsye është përsëritur nënfusha 4.)
  12. * COBISS.net

    2000⊔aSamiu ynë i madh fKristo Frashëri
    700⊔13535654 aFrashëri bKristo f1920-2016 r00728 4070
    (Kodi i kërkuesit shkencor nga nënfusha 200r e regjistrimit të njësuar transferohet në nënfushën 7007 të regjistrimit bibliografik.)
    200⊔1aFrashëri bKristo f1920-2016 r00728
    (Kërkuesi shkencor Kristo Frashëri ka kodin 00728.)
  13. *

    2000⊔aEnergija - za življenje in gospodarstvo fFranc Lobnik
    700⊔131649507 aLobnik bFranc f1942- 700952 4070 83-104.01
    (Kërkuesi shkencor me kodin 00952 është i angazhuar në Departamentin për Agronomi, Fakulteti Biotenik, Universiteti i Lubjanës me kodin e institucionit 3-104.01.)
  14. * COBISS.net

    2000⊔aGjuha jonë sa e mirë etregime, përralla, vjersha e poema fNaim Frashëri
    700⊔131064806 9485478 aFrashëri bNaim 4070
    (Në nënfushën 9 pas bashkërendimit të regjistrimeve bibliografike me regjistrimet e njësuara në mënyrë automatike transferohet numri identifikues (ID) i regjistrimit të njësuar, i cili është përzgjedhur për t’u fshirë, ndërsa në nënfushën 3 numri identifikues i regjistrimit të njësuar që zëvendëson regjistrimin e "fshirë".)
    001⊔⊔ad bx ca x6006115
    200⊔1aManfredi bMassimo Valerio
    835⊔⊔aDuplikat bManfredi, Valerio Massimo d20030521
    200⊔1aManfredi bValerio Massimo
    836⊔⊔bManfredi, Massimo Valerio d20030521
  15. * COBISS.net

    2000⊔aAgolli fDitëro
    700⊔1aAgolli bDritëro 4070
  16. * COBISS.net

    2000⊔aGjarpërinjtë e gjakut froman fAdem Demaçi
    700⊔1aDemaçi bAdem 4070
  17. * COBISS.net

    2000⊔aKualifikimi i mësimdhënësve në kuadër të politikave të të mësuarit gjatë gjithë jetës fArbërore Berisha-Bicaj
    700⊔1aArbërore Berisha bBicaj 4070
  18. * COBISS.net

    1010⊔abul
    2000⊔aНоев ковчег eроман fЙордан Димитров Радичков
    700⊔131854053 sca aРадичков bЙордан Димитров f1929-2004 4070
    700⊔131854053 sba aRadičkov bJordan Dimitrov f1929-2004 4070
    (Fusha paralele 70X përdoret vetëm në sistemet kombëtare COBISS që kanë katalogë në shkrim cirilik dhe latin.)
  19. * COBISS.net

    100⊔⊔bd c1985 hbul lba
    1010⊔aeng
    2000⊔aMr. William Shakespeares comedies, histories and tragedies, published according to the true original copies
    700⊔13975717 sba aShakespeare bWilliam f1564-1616 4070
    700⊔13975717 sca aШекспир bУилям f1564-1616 4070
    (Te fushat paralele 70X nënfusha s është e detyrueshme. Shkrimi në fushën e parë 700 përputhet me shkrimin e titullit të saktë.)