COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bnëntor2021

710 Emër organizate – përgjegjësi parësore

Fusha përmban emrin e organizatës që bartë përgjegjësinë parësore për veprën e përshkruar në regjistrimin bibliografik. Emri vendoset në formën e përzgjedhur për emërtimin (kryetitullin) uniform.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
710Emër organizate – përgjegjësi parësorenr
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr
3Numri i regjistrimit të njësuarnr
4Kodi për llojin e autorësisër
8Kodi i institucionit/organizatës*nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi i parë përcakton nëse autori kolektiv është organizatë apo mbledhje (konferencë, simpozium etj.). Nëse mbledhja është në varësi të organizatës treguesi i parë ka vlerën "0" (shih shembullin 12).

Treguesi i dytë përcakton formën apo mënyrën e shënimit të emrit të organizatës. Treguesi përcakton nëse emri i organizatës është shënuar në formë të përmbysur (kjo formë përdoret kur si element hyrës nuk është përzgjedhur fjala e parë nga emri i organizatës ose mbledhjes (konferencës); shih shembullin 9), sipas vendndodhjes ose juridiksionit (për organizatat që janë organe të njësisë politike e territoriale dhe të cilat vendosen sipas vendndodhjes; shih shembullin 11) apo në renditje të drejtë (për të gjitha organizatat e tjera).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

710a Elementi hyrës

Pjesa e emrit që në emërtim (kryetitull) përdoret si element klasifikimi, që mundëson klasifikimin dhe kërkimin në katalog. Kur përdoret fusha 710 nënfusha a duhet të jetë patjetër e plotësuar.

710b Nënndarje

Emri i organizatës vartëse (shih shembullin 10) apo emri i organizatës së shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit (shih shembullin 11). Nënfusha nuk përfshinë shpjegimin që bën kataloguesi për të dalluar organizatat me të njëjtin emër (shih nënfushën c). Nënfusha përsëritet për çdo organizatë me nivel më të ulët hierarkik.

710c Shtesa të emrit ose cilësori

Çfarëdo shtese te emri që e vendos kataloguesi, përveç numrave rendor, vendit dhe vitit të mbledhjes (shih shembujt 7 deri 10). Nënfusha përsëritet kur janë disa shtesa të llojeve të ndryshme. Nëse janë disa shtesa, mirëpo janë të gjitha të nivelit të njëjtë, ato shënohen në të njëjtën nënfushë dhe ndahen me " / ".

710d Numri i mbledhjes

Numri rendor i mbledhjes (shih shembullin 13). Shënohen numra arab.

710e Vendi i mbledhjes

Vendi i mbledhjes (shih shembujt 12, 13).

710f Viti i mbledhjes

Viti i mbledhjes (shih shembujt 12, 13).

710g Elementi i përmbysur

Cilado pjesë e emrit të organizatës që është larguar nga fillimi i emrit, për të shënuar emrin e organizatës me fjalën që ka më shumë mundësi të kërkohet (shih shembullin 9).

710h Pjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)

Te emërtimet (kryetitujt) me elementin e përmbysur në nënfushën h vendoset pjesa e emrit që nuk është element hyrës ose i përmbysur (shih shembullin 9).

7103 Numri i regjistrimit të njësuar

Në këtë nënfushë vendoset numri identifikues i regjistrimit të njësuar për emrin e organizatës (shih shembujt 7 deri 9).

7104 Kodi për llojin e autorësisë

Në nënfushë vendoset kodi që përcakton marrëdhënien midis organizatës së shënuar në këtë fushë dhe njësisë bibliografike (shih shembullin 8). Përdoret lista globale e kodeve (shih Shtojca H).

7108 Kodi i institucionit/organizatës*

Nënfusha përdoret për udhëheqjen e bibliografive të institucioneve në sistemet COBISS. Nënfusha është e detyrueshme në regjistrimet, të cilat institucioni i caktuar dëshiron t'i klasifikoj në bibliografinë e institucionit (shih shembullin 14). Përdoret lista globale e kodeve të institucioneve/organizatave (shih Shtojca F.7).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fusha përmban emërtimin (kryetitullin) uniform të organizatës që prezanton emërtimin (kryetitullin) e përshkrimit kryesor.

Në regjistrim nuk mund të jenë edhe fusha 710 edhe ajo 700 – Emër vetjak – përgjegjësi parësore, sepse nuk mund të jetë në të njëjtën kohë i përcaktuar si emërtim (kryetitull) i përshkrimit kryesor një emër vetjak dhe një emër organizate.

Shenjat e pikësimit në shfaqje (formati standard) vendosen në mënyrë automatike. Elementi hyrës duhet të jetë i shënuar me shkronja të vogla, të cilat në shfaqje shndërrohen në mënyrë automatike në shkronja të mëdha.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi. Emri i organizatës në nënfushën f, që ka përgjegjësi parësore për veprën, vendoset në fushën 710.
711EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE
Emri i organizatës që ka përgjegjësi alternative vendoset në fushën 711.
712EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI DYTËSORE
Emri i organizatës që ka përgjegjësi dytësore vendoset në fushën 712.
910EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI PARËSORE (VARIANTI I EMËRTIMIT)*
Emri paralel ose forma tjetër e emrit të organizatës me përgjegjësi parësore vendoset në fushën 910.
916EMËR ORGANIZATE – FORMË E PALIDHUR*
Forma e emrit të organizatës ose mbledhjes, që është marrë nga burimi dhe nuk është ende në regjistrimin e njësuar, e lidhur me fushën 710, vendoset në fushën 916.

SHEMBUJ

  1. 71002aLight Railway Transport League
    (Përgjegjësinë parësore për veprën me titull "Johannesburg tramways" e bartë organizata The Light Railway Transport League. Rregullat e përdorura të katalogimit te të gjitha emërtimet (kryetitujt) me emër organizate rekomandojnë të mos shënohet nyja e përparme.)
  2. 71002aBell and Howell. bMicro Photo Division
    (Kjo mënyrë e shënimit të të dhënave është e përshtatshme për sistemet që në shfaqjen e regjistrimit shenjat e pikësimit nuk vendosen në mënyrë automatike. Në sistemet COBISS shenjat e pikësimit midis nënfushave nuk vendosen në mënyrë manuale.)
  3. 71001aUnited States. bFarm Credit Administration. bPublic Affairs Division
    (Për veprën është përgjegjëse njësia që është e varur nga një organ tjetër i varur.)
  4. 71001aEssex c(County). bAdvisory Unit for Computer Education
    (Cilësori në nënfushën c tregon se bëhet fjalë për një qark.)
  5. 71002aNational Conference of Catholic Bishops c(United States)
    (Organizatat me të njëjtin emër në shtete të ndryshme dallohen duke vendosur emrin e vendit si cilësor në nënfushën c.)
  6. 71012aNASECODE II c(Conference) f(1981 : eTrinity College, Dublin)
    (Emri i mbledhjes vendoset në formë të strukturuar. Në faqen e titullit: "proceedings of the NASECODE II conference held at Trinity College Dublin from 17th to 19th June 1981". Termi për mbledhjen (konferencën) vendoset si cilësor te shkurtesa NASECODE II. Vlera e treguesit të parë është "1".)
  7. * COBISS.net

    2000⊔a30 vjet Bibliotekë Kombëtare f[kryeredaktor Arta Nika gfotografitë Mediaspeed]
    710023658365221 aBiblioteka Kombëtare cTiranë
  8. * COBISS.net

    2000⊔aMë shumë përrallë se sa e vërtetë bRegjistrim zanor fKori i të Rinjëve të Prishtinës gdirigjent Syzana Daci g[piano Antigona Muqolli]
    710023658365923 aKori i të Rinjëve cPrishtinë 4590
    (Kodi për llojin e autorësisë në nënfushën 4 tregon llojin e përgjegjësisë që bartë organizata e shënuar në fushën 710.)
  9. *

    2000⊔aPopis igrokaza za diletantska društva euposlena muška i ženska lica navedena su kod svakog igrokaza
    710003658365923 aKugli gSt. hknjižara cZagreb
    91001aSt. Kugli knjižara cZagreb
    (Emri i organizatës është shënuar në formë të përmbysur.)
  10. * COBISS.net

    2000⊔aPiktura shqiptare bBurim elektronik eekspozitë e studentëve të Degës së Arteve Figurative, shkurt/mars 2005 fmentor Gramos Diko g...
    71002aFakulteti i Arteve cPrishtinë bDega e Arteve Figurative
    (Organizata e varur shënohet në nënfushën 710b si nënemërtim.)
  11. * COBISS.net

    2000⊔aGjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës d≠The ≠Constitutional Court of the Republic of Kosova f[teksti Nina Hoti, Ben Apolloni gfotografitë Arben Hetemi gpërktheu Rilind Bytyçi]
    71001aKosovë bGjykata Kushtetuese
    (Organizatë e vendosur sipas vendndodhjes ose juridiksionit.)
  12. * COBISS.net

    2000⊔aMjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare f[Takim vjetor i Asociacionit për Sëmundjet Kardiovaskulare, Prizren, 20. dhe 21. maj 2005 gredaktorë Zana Mjaku, Petrit Osaj, Gazmend Zajmi]
    71002aShoqata e Kardiologëve të Kosovës bAsociacioni për Sëmundjet Kardiovaskulare bTakim vjetor f2005 ePrizren
    (Mbledhje, në varësi të organizatës. Kur bëhet fjalë për një mbledhje që nuk ka emër të veçantë (p.sh. takim vjetor, konferencë, diskutim), treguesi i parë duhet të ketë vlerën "0".)
  13. *

    2001⊔aMenaxhimi i tregut evropian epërmbledhje punimesh e konferencës së 1-rë të Universitetit Europian të Tiranës, Durrës, 10-11 nëntor 2010
    71002aUniversiteti Europian i Tiranës bKonferencë d1 f2010 eDurrës
    (Konferenca është në varësi të një organizate. Regjistrimi është krijuar në sistemin, në të cilin shtypen skedat për katalogun manual. Për shkak të përshkrimit shtesë vlera e treguesit të pare në fushën 200 është "1".)
  14. *

    2000⊔aManagement v evropskem okolju ezbornik 1. strokovnega posveta Visoke šole za management v Kopru, Bernardin, 10.-11. november 2000 f[risbe Alen Ježovnik]
    710023289588323 aVisoka šola za management bStrokovni posvet d1 f2000 eBernardin 83-402
    (Mbledhje që varet nga një organizatë. Kodi i institucionit është vendosur në 8.)