COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bdhjetor2020

916 Emër organizate – formë e palidhur*

Fusha 916 përmban formën e emrit të organizatës ose mbledhjes që është marrë nga burimi dhe ende nuk është në regjistrimin e njësuar, lidhur me fushën në bllokun 71X.

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
916Emër organizate – formë e palidhur*r
aElementi hyrësnr
bNënndarjer
cShtesa të emrit ose cilësorir
dNumri i mbledhjesnr
eVendi i mbledhjesr
fViti i mbledhjesnr
gElementi i përmbysurnr
hPjesa e emrit (jo elementi hyrës ose i përmbysur)nr

Treguesit

TREGUESIVLERAKUPTIMI
1Lloji i organizatës
0Emër organizate
1Mbledhje
2Mënyra e shënimit të emrit
0Emër në formë të përmbysur
1Emër i shënuar sipas vendndodhjes ose juridiksionit
2Emër në renditje të drejtë

Treguesi tregon nëse bëhet fjalë për organizatë apo për mbledhje (konferencë, simposium etj.). Nëse mbledhja është e varur nga organizata, ajo trajtohet si emër organizate.

Treguesi i dytë tregon formën ose mënyrën e shënimit të emrit të organizatës. Treguesi përcakton nëse emri është i vendosur në formë të përmbysur (përdoret kur si element hyrës nuk është përzgjedhur fjala e parë nga emri i organizatës ose mbledhjes), sipas vendndodhjes ose juridiksionit (për organizatat që janë organ të njësisë politike-territoriale dhe shënohen në bazë të vendndodhjes) apo në renditje të drejtë (për të gjitha organizatat e tjera).

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

Për vendosjen e të dhënave në fushën 916 dhe nënfushat përkatëse vlejnë udhëzimet e përshkruara te fusha 710 (shih përshkrimin e fushës 710).

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Fushën e plotësojnë vetëm kataloguesit që kanë autorizime për redaktimin e regjistrimeve të njësuara për organizatat. Në rastet kur fusha e bllokut 71X është e lidhur me regjistrimin e njësuar, në fushën 916 shënohen ato forma të emrit të organizatës që mungojnë në regjistrimin e njësuar.

Fusha 916 përdoret parasëgjithash për kërkimin me format e emrit të organizatave që nuk janë në regjistrimet e njësuara.

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

200fgTITULLI DHE TË DHËNAT PËR PËRGJEGJËSINË, Përgjegjësia parësore, Persona të tjerë përgjegjës
Në fushën 200 shënohen të dhënat në formën siç janë në njësi.
71XEMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI PARËSORE, EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI ALTERNATIVE, EMËR ORGANIZATE – PËRGJEGJËSI DYTËSORE
Emërtimi uniform për organizatën e shënuar në fushën 916.

SHEMBUJ

  1. * COBISS.net

    2000⊔aNga zemra e shkollës sonë e100 vjet të SHF "Pavarësia" f[këshilli redktues Elizabeta Rudi ... et al.]
    7100232881115 aShkolla Fillore "Pavarësia"
    91602aSHF "Pavarësia"
    (Në regjistrimin e njësuar për Shkollën Fillore "Pavarësia" nuk është forma e emrit SHF "Pavarësia". Kataloguesi nuk ka pasur autorizimet për redaktimin e regjistrimeve për organizatat, për këtë arsye ka përdorur fushën 916 për të shënuar këtë formë të emrit që nuk është e lidhur me regjistrimin e njësuar.)
  2. * COBISS.net

    2001⊔aHulumtim për edukimin dhe shkollimin sot epërmbledhje punimesh ekonferenca e 2-të kombëtare, Prishtinë, 25 shtator 2017 f[organizatorë] Instituti Pedagogjik (IP) dhe Shoqata e Kërkuesve Shkencorë të Kosovës në Fushën e Edukimit (SHKSHKFE) g[redaktorë Alma Berisha, Vera Zeqiri, Ben Bruti]
    71202328885711 aInstituti Pedagogjik cPrishtinë
    71202aShoqata e Kërkuesve Shkencorë të Kosovës në Fushën e Edukimit 601
    91202aSHKSHKFE 601
    91602aIP cPrishtinë
    (Në bazën e njësuar ekziston regjistrimi për Institutin Pedagogjik, për këtë arsye emri i tij është lidhur me regjistrimin e njësuar përmes nënfushës 7123 në regjistrimin bibliografik. Për shkak se në regjistrimin e njësuar nuk ndodhet varianti IP i formës së emrit, ai është vendosur në fushën 916. Regjistrimi i njësuar për Shoqatën e Kërkuesve Shkencorë të Kosovës në Fushën e Edukimit nuk është në bazën e njësuar, për këtë arsye ajo është vendosur në mënyrë manuale në fushën 712. Forma e papranuar e emrit SHKSHKFE është vendosur në fushën 912.)