COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bqershor2006

010 Numri Standard Ndërkombëtar i Librit (ISBN)

Kjo fushë përmban numrin standard ndërkombëtar të librit (ISBN) dhe shpjegimin, të cilin e përcakton ISBN, në rastet kur regjistrimi përmban më shumë se një ISBN. Fusha i përshtatet zonës së numrit sandard (ose të tjerë) dhe kushteve të disponueshmërisë në ISBD. Fusha mund të përmbajë kushte të disponueshmërisë dhe/ose çmimin, edhe kur nuk ka ISBN (shih shembullin 3).

Nënfushat & përsëritshmëria

FUSHA/NËNFUSHAPËRSËRITSHMËRIA
010Numri Standard Ndërkombëtar i Librit (ISBN)r
aNumrinr
bShpjegiminr
dKushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmiminr
zISBN e gabuarr

Treguesit

Vlerat e treguesve nuk janë të përcaktuara.

PËRSHKRIMI I NËNFUSHAVE

010a Numri

Numri i saktë i ISBN-së, përfshirë edhe vizat ndarëse. ISBN-ja përcaktohet nga agjencia kombëtare e ISBN-së.

010b Shpjegimi

Shpjegimi për ISBN-në në nënfushën a (nëse ekziston): zakonisht emri i botuesit, lloji i lidhjes së kopjes ose shpjegimi i marrëdhënies në mes të ISBN-së me kompletin ose me një vëllim të veçantë (shih shembujt 3, 5, 6, 7, 11, 12, 14). Në programin COBISS shpjegimin nuk e vendosni brenda kllapave sepse ato vendosen në mënyrë automatike.

010d Kushtet e disponueshmërisë dhe/ose çmimi

Çmimi i njësisë dhe çfarëdo shënimi për disponueshmërinë e saj (shih shembujt 1, 2, 3, 4, 5, 6, 8).

010z ISBN e gabuar

ISBN-ja që është vendosur gabim në njësi ose është e pavlefshme. Numri i njëjtë i ISBN-së mund të jetë vendosur në dy botime të ndryshme dhe për këtë arsye është anuluar (shih shembullin 8) ose mund të jetë printuar me gabime (shih shembullin 9). Agjencia Kombëtare e ISBN-së njofton bibliotekën nëse vëren se në nënfushën a është shënuar ISBN-ja e gabuar. Më pas biblioteka të dhënën nga nënfusha a e transferon në nënfushën z.

SHËNIME PËR PËRMBAJTJEN E FUSHËS

Struktura e ISBN-së

ISBN-ja është një numër unik, i cili i ndahet njësisë së botuar në përputhje me standardin ISO 2108.

ISBN-10 përbëhet nga katër pjesë, të cilat ndahen nga njëra tjetra me vizë ose me hapësirë. Këto pjesë janë:

  • Identifikuesi i grupit: Caktohet për çdo vend ose grupe vendesh ose grupe gjuhësh nga Agjencia Ndërkombëtare e ISBN-së. Edhe organizatat ndërkombëtare, p.sh. Kombet e Bashkuara, kanë identifikuesin e grupit të tyre.

  • Identifikuesi i botuesit: Caktohet për çdo botues nga Agjencia Kombëtare ose Rajonale e ISBN-së.

  • Identifikuesi i titullit: Caktohet për çdo titull (dhe çdo botimi të titullit) nga botuesi.

  • Shifra e kontrollit: Llogaritet në bazë të nëntë numrave të tjerë të ISBN-së.

ISBN-10 përbëhet prej numrave arab nga 0 deri te 9, me përjashtim të shifrës së kontrollit që mund të jetë numër arab ose romak X.

ISBN-13 përbëhet nga pesë pjesë; ISBN-së me 10 karaktere i është shtuar parashtesa (prefiksi) dhe shifra e kontrollit i cili llogaritet nga fillimi:

  • Parashtesa: numri treshifror EAN, i cili tregon industrinë e librit (978, 979).

  • Shifra e kontrollit: llogaritet në bazë të dymbëdhjetë numrave të tjerë të ISBN-së.

ISBN-13, bashkë me shifrën e kontrollit, përbëhet prej numrave arab nga 0 deri 9.

Verifikimi i shifrës së kontrollit për ISBN-në me numër 10 shifror

Saktësia e ISBN-së verifikohet në këtë mënyrë: çdo shifër shumëzohet me një numër, vlera e të cilit varet nga pozicioni i shifrës (pesha), shifrat mblidhen dhe rezultati pjesëtohet me 11. Në qoftë se pas pjestimit me 11 rezultati nuk është 0, atëherë një ose disa shifra janë gabim. Për ilustrim mund të përdorni shembullin 9:

ISBN011884094X (d.m.th. 10)
pesha10987654321
rezultati098564820027810 = gjithsej 186

186 nuk plotpjesëtohet me 11, si përfundim ISBN-ja është e gabuar.

Verifikimi i shifrës së kontrollit për ISBN-në me numër 13 shifror

Shifra e kontrollit llogaritet duke përdorur një algoritëm me 10 module.

Secili prej dymbëdhjetë numrave të parë të ISBN-së, pos shifrës së kontrollit, shumëzohet në mënyrë alternative me 1 ose 3 nga e majta në të djathtë. Në mënyrë që ISBN të jetë e saktë, shuma e përfituar e rezultateve, së bashku me shifrën e kontrollit, duhet të pjesëtohet me 10 dhe nuk duhet të ketë mbetje.

Shembull:

parashtesaidentifikuesi i grupitidentifikuesi i botuesitidentifikuesi i titullitnr.i kontr.shuma
ISBN9780393040029
pesha131313131313-
rezultati92180327304006-81+9

Gjithsej: 81 + 9 (shifra e kontrollit) = 90

90 plotpjesëtohet me 10, si përfundim ISBN 978-0-393040-02-9 ështe numër i saktë standard ndërkombëtar i librit.

Forma e të dhënave

Shkurtesa ISBN, e cila në botim është e shtypur bashkë me numrin, nuk shënohet në fushën 010.

Çdo ISBN, e cila është shtypur gabim në njësi, mund të shënohet në nënfushën 010z – ISBN e gabuar. Në këtë mënyrë mundësohet kërkimi edhe përmes numrit të gabuar që ndodhet në njësi.

Vizat ndarëse përdoren për të ndarë ISBN-në në katër (ISBN-10) ose pesë (ISBN-13) pjesë në nënfushat a dhe z. Përdorimi i shenjave të tjera të pikësimit nuk lejohet. Kur ISBN-ja shfaqet në skedë vendosja e vizave ndarëse ose hapësirave është e detyrueshme. Shumë agjenci kombëtare nuk i vendosin vizat ndarëse apo hapësirat në regjistrime, sepse ato mund të përftohen nëpërmjet algoritmit nëse njihen identifikuesit e botuesve. Te shkëmbimi ndërkombëtar i regjistrimeve nuk është e domosdoshme, që pranuesi i regjistrimeve të njohë identifikuesit e botuesit, të vendosur në pjesën e parë të ISBN-së. Prandaj rekomandohet, që për shkak të paraqitjes së saktë vizat ndarëse të shënohen gjithmonë.

Zakonisht, çdo libër ka një ISBN. Në një regjistrim duhet të vendosen disa ISBN në këto raste: kur botuesi publikon një vepër në disa lidhje të ndryshme ose forma fizike me ISBN të ndryshme, por të gjitha janë të përfshira në një regjistrim; kur krijohet një regjistrim i vetëm për njësinë me disa vëllime (pjesë) dhe botuesi i ka vendosur çdo vëllimi dhe kompletit ISBN të ndryshme; kur një njësi ka disa botues ose shpërndarës, dhe secili nga ata i ka vendosur njësisë ISBN-në e tij.

Kur në regjistrim ndodhen disa ISBN, shtohet shpjegimi për të bërë dallimin midis tyre.

Shpeshherë, çdo ISBN ka kushtet e veta të disponueshmërisë dhe çmimin. Kjo e dhënë shënohet në të njëjtën fushë.

Fusha duhet të përsëritet për çdo ISBN të vlefshme. Ajo duhet të përsëritet edhe për ISBN-në e pavlefshme, përveç nëse kjo ISBN e pavlefshme lidhet qartë me ISBN-në e vlefshme të shënuar në regjistrim; në këtë rast ISBN e pavlefshme vendoset në të njëjtën fushë si ISBN-ja e vlefshme përkatëse (shih shembujt 8, 9).

FUSHAT NË LIDHSHMËRI

011ISSN
Një numër i ngjashëm në përdorim me ISBN-në por që zbatohet për burimet në vazhdim.

SHEMBUJ

  1. 010⊔⊔a0-246-11007-4 d£2.95
    (Libër i botuar në Angli, lidhje pëlhure, çmimi £2,95, ISBN-ja në njësi është në formën: 0 246 11007 4.)
  2. 010⊔⊔a963-592-149-7 d$25.00 (outside Hungary)
    (Libër i botuar në Hungari. Jashtë vendit shitet me çmimin $25,00.)
  3. 010⊔⊔d£3.50
    010⊔⊔bpbk d£2.50
    (Libër i lidhur me pëlhurë dhe në formë broshure. Nuk ka ISBN.)
  4. 010⊔⊔a0-85997-276-3 d£5.20 (£3.90 to members of the Library Association)
    (Libër i botuar me ulje çmimi për anëtarët e Library Association.)
  5. 010⊔⊔a0-915408-15-5 dUnpriced
    010⊔⊔a0-915408-16-3 bSigned ed. dUnpriced
    (Libër i lidhur me pëlhurë, në dispozicion edhe me kapak të trashë dhe i firmosur nga përkthyesi. Secila formë ka ISBN-në e vet.)
  6. 010⊔⊔a0-306-35054-8 d£22.05
    010⊔⊔a0-306-35050-5 bSet of six vols d£97.29
    (Regjistrim për vëllimin e 4-të të monografisë "Treatise on solid state chemistry", botuar në 6 vëllime, secili me ISBN-në e vet. Kompleti ka gjithashtu ISBN-në e vet dhe çmimin.)
  7. 010⊔⊔a0-563-12887-9 b(B.B.C.)
    010⊔⊔a0-233-96847-4 b(Deutsch)
    (Libër i botuar nga British Broadcasting Corporation dhe Deutsch.)
  8. 010⊔⊔a0-95045-372-2 d£0.55 z0-95045-711-6
    (Botuesi vendos gabimisht të njëjtën ISBN në të gjitha njësitë. Agjencia Kombëtare e ISBN-së ndan ISBN-të e vlefshme për secilën njësi. Në regjistrimin e çdo njësie ISBN-ja e saktë vendoset në nënfushën a, ndërsa e gabuara në nënfushën z.)
  9. 010⊔⊔a0-11-884094-0 z0-11-884094-X
    (ISBN 0-11-884094-X është shtypur gabimisht me shifrën e kontrollit X.)
  10. * COBISS.net

    010⊔⊔a86-11-02519-9
    2000⊔aFuqia e fjalës
  11. * COBISS.net

    010⊔⊔a978-99956-16-16-8 bVëll. 1
    010⊔⊔a99927-1-786-6 bVëll. 2
    010⊔⊔a99927-36-60-7 bVëll. 4
    2000⊔aShqiptarët midis lindjes dhe perëndimit
  12. * COBISS.net

    010⊔⊔a99-92787-91-0 bbrosh.
    2001⊔aShqiptarët në udhëkryq
  13. * COBISS.net

    010⊔⊔a0-393040-02-X
    010⊔⊔a978-0-393040-02-9
    (Shifrat e kontrollit të ISBN-ve me numra 10 shifror dhe 13 shifror janë të ndryshme.)
  14. * COBISS.net

    010⊔⊔a978-951-45-9693-3
    010⊔⊔a978-951-45-9694-0 bbrosh.
    010⊔⊔a978-951-45-9695-7 bPDF
    010⊔⊔a978-951-45-9696-4 bHTML
    (Libër i lidhur në pëlhurë dhe në formë broshure, si dhe në formë elektronike në formatin PDF dhe HTML. Nga 1 Janari 2007 të gjithë botimet e reja do të kenë ISBN me numër 13 shifror.)