COMARC/B | dhjetor | 2014 |
Bazë për krijimin e regjistrimeve bibliografike për burimet në vazhdim është baza e të dhënave ISSN, e cila është në dispozicion përmes sistemit të katalogimit të përbashkët. Transferimi i regjistrimeve nga baza e të dhënave ISSN (formati ISSN) në bazën e përbashkët të të dhënave (formati COMARC/B) është i automatizuar dhe bëhet përmes ISSN-së.
TREGUESI | VLERA | KUPTIMI |
1 | Niveli i interesit | |
⊔ | Nuk ka të dhëna | |
0 | Burimi në vazhdim me interes kombëtar ose ndërkombëtar | |
1 | Burimi në vazhdim me interes lokal | |
2 | Nuk është i përcaktuar |
Kjo e dhënë shënohet vetëm për artikujt, të cilët janë të lidhur me një serial, ISSN-ja (ose numri i përkohshëm ose numri COBIB) e të cilit është shënuar në këtë nënfushë.
Në këtë nënfushë shënohet numri COBIB dhe numri i PËRKOHSHËM i burimit në vazhdim (shih shembujt 7, 8).
Është një ISSN e përdorur saktë, përfshirë vizën ndarëse midis shifrës së katërt dhe të pestë.
Te burimet në vazhdim të huaja ISSN-ja është e vlefshme vetëm atëherë, kur në bazën e të dhënave të ISSN-së ekziston regjistrimi me këtë numër. Te burimet në vazhdim vendase ISSN-ja është e vlefshme, kur regjistrimi në bazën e përbashkët të të dhënave është redaktuar nga Qendra Kombëtare e ISSN-së.
Meqenëse në nënfushën 011a shënohet ISSN e artikullit, ISSN-ja e burimit në vazhdim shënohet në nënfushën 011e.
Për të evituar krijimin e regjistrimeve dublikatë në bazën e përbashkët të të dhënave, programi ekzekuton kontrollin automatik të uniformitetit të numrave identifikues (ISSN, ISSN e paverifikuar, numri COBIB, numri i përkohshëm, termi për kërkim: Select SP=011e OR SP=011f OR SP=011c OR SF=011e OR SF=011f OR SF=011c). Plotësimi i nënfushës 011e ose 011f ose 011c është i detyrueshëm.
ISSN-ja e paverifikuar shënohet vetëm për burimet e huaja në vazhdim, kur burimi në vazhdim ka një ISSN të shtypur, por regjistrimi për të nuk ndodhet në bazën e të dhënave të ISSN-së.
Qendra Kombëtare e ISSN-së siguron verifikimin e këtyre ISSN-ve përmes Qendrës Ndërkombëtare të ISSN-së në Paris, bazuar në fotokopjet e faqes së titullit dhe faqeve të tjera të rëndësishme. Nëse ndonjë bibliotekë kryen katalogimin analitik, këtyre botimeve u ndahet edhe numri i përkohshëm.
Pasi të bëhet verifikimi, Qendra Kombëtare vendos ISSN-në në nënfushën 011e dhe fshin nënfushën 011f. Nëse botimi ka numër të përkohshëm, ai mbetet në nënfushën 011c edhe pas verfikimit të ISSN-së (shih shembullin 8).
ISSN, që e ndan rrjeti i ISSN-së për lidhjen e burimeve në vazhdim, që janë në mjedise të ndryshme (shih shembujt 10, 11).
ISSN-L, që i është ndarë gabimisht burimit në vazhdim (shih shembullin 12).
Kjo e dhënë shënohet vetëm për artikujt nga seriali, i cili është seri me nënseri ose shtojcë e një seriali tjetër. Të dy serialet kanë ISSN-në e tyre, numrin e përkohshëm ose një numër COBIB.
Artikulli, zakonisht lidhet (nënfusha 011a) me serialin ku është botuar, me përjashtim të artikujve nga shtojca, që lidhen me njësinë kryesore.
ISSN-ja e serialit tjetër (alternativ) shënohet në nënfushën 011s, ndërsa numërtimi alternativ i serialit në nënfushat 215opqrs.
Çdo ISSN e pasaktë, përveç asaj të anuluar. Zakonisht janë numrat e ISSN-së të shtypur gabim. Shënohet ISSN-ja e shtypur në botim, mirëpo ndryshon nga ISSN-ja në bazën e të dhënave të ISSN-së. Një ISSN e vendosur në këtë nënfushë mund të ekzistojë si ISSN e vlefshme në nënfushën 011e, por në një regjistrim tjetër (shih shembullin 5).
ISSN-ja e burimit në vazhdim përcaktohet në përputhje me ISO 3297. Sistemi për përcaktimin e ISSN-ve kontrollohet nga Qendra Ndërkombëtare e ISSN-ve në Paris. Qendrat Kombëtare përcaktojnë ISSN-të për burimet e reja në vazhdim nga grupi i numrave të përcaktuar për ta nga Qendra Ndërkombëtare e ISSN-ve. Më pas të dhënat për këtë ia komunikojnë Qendrës Ndërkombëtare.
Sistemi ISSN, si pjesë e programit UNISIST, u krijua në fillim të viteve 1970, me firmosjen e një marrëveshje midis UNESCO-s dhe qeverisë franceze. Në këtë mënyrë u krijua Qendra Ndërkombëtare për regjistrimin dhe identifikimin e serialeve, më shumë e njohur si Qendra Ndërkombëtare e ISSN-së. Detyra kryesore e saj është ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemit të automatizuar për identifikimin dhe regjistrimin e burimeve në vazhdim, përkatësisht ndërtimin e bazës ndërkombëtare të të dhënave për burimet në vazhdim, kryesisht për ato që përmbajnë njohuri të reja shkencore dhe teknologjike.
Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të ISSN-së janë të ngarkuara Qendrat kombëtare dhe rajonale të ISSN-së. Përmes marrëveshjeve specifike me Qendrën Ndërkombëtare në sistem janë përfshirë edhe shtetet, të cilat formalisht nuk janë anëtare.
Bazën për identifikimin uniform të burimeve në vazhdim e formojnë: ISSN-ja, titulli kyç dhe titulli kyç i shkurtuar. Këto elemente janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Qendrës Ndërkombëtare të ISSN-së.
Për përditësimin e bazës së përbashkët të të dhënave, e cila bazohet në identifikimin uniform të burimeve në vazhdim me ndihmën e numrit të ISSN-së, bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të ISSN-ve nevojitet zakonisht në dy raste. Nevojitet gjithmonë kur:
botimi ka ISSN të shtypur, mirëpo regjistrimi ende nuk është në bazën e të dhënave të ISSN-së, ose
botimi nuk ka ISSN.
Te botimet, të cilat kanë ISSN të shtypur, por regjistrimi për to nuk ndodhet në bazën e të dhënave të ISSN-së, numri i ISSN-së duhet të verifikohet. Te botimet, të cilat akoma nuk kanë ISSN, ndërsa i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara, duhet të fillohet procedura për marrjen e ISSN-së.
Në këtë rast, Qendrës Kombëtare të ISSN-së duhet t’i dërgohet fotokopja e faqeve të të titullit dhe/ose faqeve të tjera të relevante, së bashku me formën e aplikimit të përcaktuar nga Qendra Kombëtare. Më e rëndësishmja është faqja e kolofonit.
Procedura për verifikim dhe marrjen e një ISSN-je për burimet në vazhdim:
Numrat e ISSN-së për burimet në vazhdim Qendra Kombëtare i ndanë në dy mënyra:
botuesit para se botimi të dal ose
në bazë të kopjes së detyruar.
Mund të ndodhë, që ndonjë nga pjesëmarrësit në sistemin e katalogimit të përbashkët të siguroj një botim para se ai të arrij në qendrën e ISSN-së.
Në rastin e parë, Qendra Kombëtare e ISSN-së përcakton ISSN-në dhe përgatit regjistrimin fillestar bazuar mbi të dhënat që ka marrë nga botuesi. Pasi merr kopjen e detyruar, Qendra Kombëtare e ISSN-së përfundon regjistrimin dhe ia dërgon atë bazës Ndërkombëtare të ISSN-së. Nëse botuesi nuk ka kërkuar numër të ISSN-së para se burimi në vazhdim të jetë botuar, Qendra Kombëtare krijon regjistrimin bazuar në kopjen e detyruar. Nëse ndonjë nga pjesëmarrësit në sistemin e përbashkët të katalogimit e merr botimin para se Qendra Kombëtare e ISSN-së të marrë kopjen e detyruar, ai ia dërgon asaj fotokopjet e faqeve relevante, në bazë të të cilave Qendra Kombëtare krijon regjistrimin fillestar, të cilin pjesëmarrësit e tjerë e shkarkojnë në bazat e tyre lokale. Pasi Qendra Kombëtare e ISSN-së merr botimin, regjistrimi përditësohet.
Kërkesat për verifikimin ose ndarjen e numrit të ISSN-së për burimet e huaja në vazhdim, Qendra Kombëtare e ISSN-së ia dërgon Qendrës Ndërkombëtare në Paris.
Kur Qendra Kombëtare merr një kërkesë për verifikim ose ndarje të një ISSN-je, burimit në vazhdim i ndan një numër të përkohshëm dhe për këtë njofton institucionin që ka bërë kërkesën. Kërkesën për verifikimin e ISSN-së ekzistuese ose ndarjen e një ISSN-je të re ia dërgon Qendrës Ndërkombëtare.
Nëse botimi ka ISSN, por regjistrimi ende nuk është në bazën e të dhënave të ISSN-së, ISSN-ja shënohet në nënfushën 011f – ISSN e paverifikuar* (shih shembullin 8).
Në sistemin e përbashkët të katalogimit është e nevojshme të dallohen burimet në vazhdim, për të cilat ndarja e ISSN-së nuk është justifikuar. Për këto botime ndahet numri COBIB. Numrin COBIB e ndan Qendra Kombëtare e ISSN-së e cila është përgjegjëse për zonën kombëtare, në bazë të kopjes së detyruar ose kërkesës së botuesit, nëse burimi në vazhdim nuk i përmbush kriteret për të marrë një ISSN.
Numrin COBIB e marrin burimet në vazhdim që nuk i përmbushin kriteret për të marrë një ISSN. Nga ana tjetër këto botime janë të rëndësishme për bazën e përbashkët të të dhënave (për përgatitjen e bibliografive, funksionimin e katalogëve online për serialet e huaja, katalogimin analitik etj.).
Numri COBIB ka strukturë të ngjashme me ISSN-në, por fillon me shkronjën "C". Numri në pozicionin e dytë identifikon Qendrën Kombëtare të ISSN-së (p.sh. C500-0022 është numri COBIB i caktuar nga NUK).
Para se të caktoj një numër COBIB, Qendra Kombëtare duhet të kontrolloj nëse ekziston regjistrimi për burimin në vazhdim në bazën e përbashkët të të dhënave COBIB. Nëse po, regjistrimi shkarkohet bashkë me numrin COBIB ekzistues. Regjistrimi sipas nevojës redaktohet.
Qendra Kombëtare ndan numrin COBIB bazuar në fotokopjet e faqes së titullit dhe faqeve të tjera relevante të këtyrë botimeve.
Numri i përkohshëm u ndahet vetëm burimeve të huaja në vazhdim.
Qendra Kombëtare e ISSN-së, e cila dërgon kërkesë për identifikimin e burimit në vazhdim Qendrës Ndërkombëtare të ISSN-së, ndan numrin e përkohshëm vetëm për burimet në vazhdim që:
kanë ISSN të shtypur dhe përpunohen në mënyrë analitike, por regjistrimet për to nuk ndodhen në bazën e të dhënave të ISSN-së,
nuk kanë ISSN dhe
përveç kriterit të botimit (të botuara pas vitit 1971), plotësojnë edhe kriteret e tjera për t'u përfshirë në bazën e të dhënave të ISSN-së,
nuk plotësojnë kriterin e botimit (të botuara pas vitit 1971), mirëpo Qendra Kombëtare justifikon ndarjen e ISSN-së me rëndësinë e botimit.
Numri i përkohshëm ka strukturë të ngjashme me ISSN-në, por fillon me shkronjën "Y". Numri në pozicionin e dytë identifikon Qendrën Kombëtare të ISSN-së (p.sh. Y500-0022 është një numër i përkohshëm i caktuar nga NUK)
Qendra Kombëtare merr ISSN-në nga Qendra Ndërkombëtare në Paris, bazuar në fotokopjet e faqeve të titujve dhe faqeve të tjera relevante të këtyre botimeve.
Pasi regjistrimi të ruhet në bazën e të dhënave të ISSN-së, Qendra Kombëtare vendos ISSN-në në nënfushën 011e. Numri i përkohshëm mbetet në nënfushën 011c, nëse përmes tij janë lidhur artikujt me burimin (shih shembullin 7).
Para se të ndahet numri i përkohshëm, Qendra Kombëtare duhet të kontrollojë nëse regjistrimi për këtë burim në vazhdim ekziston në bazën e përbashkët të të dhënave COBIB. Nëse po, ai shkarkohet bashkë me numrin ekzistues. Qendra Kombëtare, e cila ka ndarë numrin e përkohshëm dhe ka nisur kërkesën për ISSN tek Qendra Ndërkombëtare, pas marrjes së numrit të ISSN-së duhet të informoj për këtë pjesëmarrësit e tjerë në sistemin e përbashkët të katalogimit.
Numri i ISSN-së përbëhet nga 8 shifra, dy grupe me nga 4 numra të ndarë nga një vizë. Këto janë numra arabë nga 0 deri 9, përveç numrit të fundit (shifra e kontrollit), i cili mund të jetë numër romak X. Shifra e kontrollit llogaritet nga një modul me bazë 11 duke përdorur vlerat 8 deri 2. Llogaritja është e ngjashme me atë që realizohet për ISBN-në (shih fushën 010). Ne fushën 011 shënohet vetëm numri i ISSN-së me vizën ndarëse, ndërsa shkurtesa ISSN shfaqet në mënyrë automatike.
Nënfushat 011a dhe 011s përdoren vetëm në regjistrimet për artikujt, ndërsa nënfushat e tjera 011 përdoren vetëm në regjistrimet për botimet në vazhdim.
010 | NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I LIBRIT (ISBN) |
Numër i ngjashëm për nga përdorimi me ISSN-në, por që përdoret për librat. | |
040 | CODEN |
Sistem tjetër për identifikimin e serialeve. | |
225 | SERIA |
ISSN-ja e serisë, të cilës i takon njësia që përshkruhet. Shënohet në nënfushën 225x. | |
530 | TITULLI KYÇ |
Titulli kyç i burimit në vazhdim. | |
531 | TITULLI KYÇ I SHKURTUAR |
Titulli kyç i shkurtuar i burimit në vazhdim. | |
4XX | BLLOKU PËR LIDHJE |
ISSN-në e burimit në vazhdim, i cili është i lidhur me burimin në vazhdim që përshkruhet (seria, nënseria), mund ta shënoni në nënfushën x të fushës përkatëse në bllokun 4XX. |
011 ⊔⊔ e0003-9756 (ISSN për "Archives européennes de sociologie".) 011 ⊔⊔ e0105-0064 y0036-5646 ("Scandinavian times" dhe "Scandinavian times magazine" kanë pasur ISSN të njëjtë. Ky numër i ISSN-së është anuluar dhe secilit botim i është ndarë ISSN e re. Shembulli tregon përmbajtjen e fushës 011 në regjistrimin "Scandinavian times".) 011 ⊔⊔ e0260-7743 dFree to members of thefederation only (Në regjistrimin për "Newsletter" të Federatës Londineze dhe Galerive të Arteve ndodhet edhe e dhëna për kushtet e disponueshmërisë.) 011 ⊔⊔ e0009-3947 d£1.00 d£13.25 yearly (Në regjistrim është shënuar çmimi për një numër dhe abonimi për një vit.) 011 ⊔⊔ e0263-3264 z0226-7223 z0068-2691 (Botimi "Yearbook of European law", 1984, ka dy ISSN të ndryshme dhe të dyja janë të pasakta. Në regjistrim përveç ISSN-së së saktë janë shënuar edhe dy ISSN-të e pasakta.) 011 ⊔⊔ d£2.95 (Botimi ka të shtypur çmimin, por jo numrin e ISSN-së.) *
011 ⊔⊔ cC500-0017 200 1⊔ aNova proga eglasilo Slovenskih železnic (Ka numër të përkohshëm.) 011 ⊔⊔ cC500-0017 e1408-3728 200 1⊔ aNova proga eglasilo Slovenskih železnic (Pas marrjes së ISSN-së së vlefshme.) *
011 ⊔⊔ cY501-3674 f0939-6233 200 1⊔ aVestigia Bibliae eJahrbuch des Deutschen Bibel-Archivs Hamburg (Botimi ka ISSN të shtypur, por regjistrimi për të nuk ndodhet në bazën e të dhënave të ISSN-së.) 011 ⊔⊔ e0939-6233 cY501-3674 200 1⊔ aVestigia Bibliae eJahrbuch des Deutschen Bibel-Archivs Hamburg (Pas verifikimit të ISSN-së, domethënë regjistrimi është ruajtur në bazën e të dhënave të ISSN-së.) *
011 ⊔⊔ e0371-4039 y0081-3966 200 1⊔ aGlas fSrpska akademija nauka i umetnosti. Odeljenje medicinskih nauka (Në njësi janë shënuar ISSN-ja e vlefshme dhe ISSN-ja e anuluar.) 011 0⊔ e1819-1371 l1819-1371 (ISSN dhe ISSN-L e burimit në vazhdim "Construction law international", i botuar në formë të shtypur; botimi në mjedisin mjedisit tjetër nuk ekziston.) 011 0⊔ e1818-5894 l1818-5894 (ISSN dhe ISSN-L e burimit në vazhdim "Social policy highlight", i botuar në formë të shtypur.) 011 0⊔ e1818-5940 l1818-5894 (ISSN dhe ISSN-L e burimit në vazhdim "Social policy highlight", i botuar në formë elektronike.) 011 0⊔ e1234-1231 l1234-1231 (Regjistrimi për versionin e shtypur.) 011 0⊔ e1560-1560 l1234-1231 m1560-1560 (Regjistrimi për versionin elektronik. Versionet i burimit në mjedise të ndryshme janë identifikuar veç e veç dhe është bërë gabim sepse nuk janë lidhur menjëherë.)