COMARC/B Formati për të dhënat bibliografike

PDFCOMARC/Bshkurt2021

4XX BLLOKU PËR LIDHJE

LISTA E FUSHAVE

410Seria
411Nënseria
421Shtojca
422Burimi i shtojcës
423Vepra e shtuar, e fshehur dhe e përfshirë
430Është vazhdim i
431Pjesërisht është vazhdim i
434Përvetëson
435Pjesërisht përvetëson
436Formuar nga bashkimi i _, _ dhe _
440Vazhdon si
441Pjesërisht vazhdon si
444Përvetësuar nga
445Pjesërisht përvetësuar nga
446Ndarë në _, _ dhe _
447Bashkuar me _, _ për të formuar _
452Botim tjetër në mjedis tjetër
453Përkthim ose botim në gjuhë tjetër
454Përkthim i
461Grupi
462Nëngrupi
464Njësia kryesore (monografi)
481Lidhur në këtë vëllim edhe
482Lidhur me
488Vepër tjetër në lidhshmëri

Fushat në bllokun 4XX përdoren për të treguar marrëdhënien ndërmjet burimit në vazhdim që përshkruhet me burimet e tjera në vazhdim në lidhshmëri ose ndryshe të lidhura. Fushat 41X dhe 42X tregojnë marrëdhënien hierarkike të pjesëve me tërësinë (nënseritë, shtojcat), fushat 43X dhe 44X tregojnë marrëdhënien kronologjike (titujt e mëparshëm dhe pasues ), ndërsa fushat 45X dhe 488 tregojnë marrëdhënien horizontale (botime të ndryshme, botime në gjuhë dhe shkrime të tjera ose botime të lidhura ndryshe).

Në regjistrimet për burimet në vazhdim, fushat e bllokut 4XX mund të përmbajnë nënfushat a – Titulli i saktë/kyç dhe x – ISSN. Në këto nënfusha shënohet titulli kryesor dhe ISSN-ja e burimit në vazhdim në lidhshmëri. Nënfusha a nuk plotësohet, nëse në bazën e përbashkët të të dhënave ndodhet edhe regjistrimi për burimin në vazhdim në lidhshmëri nga fusha 4XX dhe ky regjistrim përmban titullin kyç.

Fushat e bllokut 4XX kanë të përcaktuar vetëm treguesin e dytë, i cili tregon shfaqjen e shënimit. Nëse treguesi i dytë ka vlerën "1" – Shënimi shfaqet, shënimi do të përftohet nga frazat përkatëse hyrëse, titulli dhe ISSN-ja, nëse ekziston.

Në regjistrimet për monografitë, në bllokun 4XX ndodhen fushat e fiksuara. Në fushat 421, 423, 481, 482 dhe 488 ato i fiksoni me ndihmën e nënfushës 1. Në nënfushën 1 shënoni shenjën e fushës, të cilin dëshironi ta fiksoni, dhe treguesit përkatës. Në nënfushat në vazhdim shënohet përmbajtja.